Si do të sillet elektorati shqiptar në zgjedhjet parlamentare?
4 muaj pas referendumit:
(Nga rezultatet e një sondazhi, mars 1995)
4 muaj pas referendumit:
Si do të sillet elektorati shqiptar në zgjedhjet parlamentare?
(Nga rezultatet e një sondazhi, mars 1995)
I. Rezultati i referendumit të 6 nëntorit 1994 ishte një test i qartë për mbështetjen e forcave të ndryshme politike në elektoratin shqiptar. Pa dyshim, edhe një test për shkallën e popullaritetit të presidentit Berisha. Është fakt se për atë «JO» të madh që i tha populli shqiptar atij projekti u angazhuan 16 parti politike parlamentare e jo parlamentare. PDSH për herë të parë pas 3 vjet jete mbeti e izoluar, pa aleatë, në një aksion të madh politik.
Qëllimi i këtij sondazhi, 4 muaj pas referendumit, ishte që të sqarohej tre çështje themelore:
1, Cilat janë aktualisht simpatitë politike të elektoratit shqiptar, pra cilat parti do të kenë mbështetjen e tij në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
2, Si do të sillet elektorati shqiptar përpara kutisë së votimit: do të priret ai të votojë për programet e partive, për simbolin e partisë që e simpatizon, apo do të votojë për kandidatin, pra do të preferojë kandidaturën me aftësitë e cilësitë më të larta profesionale, politike e morale.
3, Cila është periudha më e përshtatshme për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, sipas mendimit të shumicës së elektoratit shqiptar, pavarësisht nga përkatësitë apo simpatitë partiake e bindjet politike.
Gjatë muajit mars u anketuan:
Në Tiranë, — 235 persona
Në Shkodër 148 « »
Në Kukës 92 « »
II. Simpatitë politike të shqiptarëve sot: simpatitë apo mbështetja politike për partitë është si më poshtë:
PSSH 60.2% (60.3%) meshkuj +39.7% femra
prej tyre (58.1%) meshkuj +41.9% femra
PDSH 15.8% (66.7%) meshkuj
PAD 4.5%
PSD 3.7% (50%) meshkuj +50% femra
LDSH
(PR - BK - LEG) 2.9% 78.7% meshkuj +24.3% femra
PUK 1,2% (33.3%) meshkuj +66.7% femra
PDD 0.5% (100%) meshkuj
PE 1% (23%) meshkuj +77% femra
PA 0.7% (100%) meshkuj — femra
Parti të tjera:
(PDNJ, PDK) -0.6% (87.5%) meshkuj +12.5% femra
Nuk votoj për asnjë parti 9% (54%) meshkuj +46% femra
Në rast se nuk do të llogarisim numrin e zgjedhësve që do të abstënojnë (9%) i tërë zgjedhësve - një shifër kjo e ulët në krahasim me abstënimin e vërejtur gjatë referendumit të 6 nëntorit 1994) atëherë grihet disa përqind mbështetja politike për secilën nga subjektet e lartpërmendur.
Duke u nisur nga krahasimi i rezultateve në tre rrethet në Veri, në qendër e në Jug, Shkodër, Tiranë, Gjirokastër, në rast se do të bëheshin zgjedhjet nesër, do të votonin për subjektet e mëposhtme:
Shkodër
1. PDSH 15.5%
2. PSSH 41.8%
3. PAD 9.1%
4. PSD 10.6%
5. LDSH 7.4%
Tiranë
1. PDSH 20.3%
2. PSSH 48.3%
3. PAD 8.3%
4. PSD 6%
5. LDSH 3.4%
Gjirokastër
1. PDSH 3.3%
2. PSSH 79.3%
3. PAD 2%
4. PSD 4%
5. LDSH 0.7%
Po të shikojmë nga afër strukturën moshare të zgjedhësve që mbështesin secilën forcë politike rezulton se elektorati i tyre është si më poshtë:
— PSSH përbëhet nga 50.8% i gr-moshës 18 - 35 vjeç
39.2% i gr-moshës 36 - 60 vjeç
10% i gr-moshës mbi 60 vjeç
— PDSH: respektivisht 71.6% 24.3% 4.1%
— PAD respektivisht 82.2% 15.5% 2.2%
— PSD respektivisht 67.6% 26.5% 5.9%
Shqipëria shkel sistematikisht embargon
Ndërkohë që Musaraj deklaron se është nën paralizuar kontrabanda e naftës—
- 40 përqind e naftës në Serbi shkon nga Shqipëria pohon përgjegjësi i Bashkimit Evropian për kontrollin e embargos kundër Jugosllavisë në BE Ricardo York -
Agjencia franceze e lajmeve, AFP, duke iu referuar revistës «Reporter», pohon se Shqipëria shkel sistematikisht embargon ekonomike të vendosur më 1992 kundër RF të Jugosllavisë.
Ndërkohë që Musaraj deklaron se është nën paralizuar kontrabanda e naftës—
Shqipëria shkel sistematikisht embargon
- 40 përqind e naftës në Serbi shkon nga Shqipëria pohon përgjegjësi i Bashkimit Evropian për kontrollin e embargos kundër Jugosllavisë në BE Ricardo York -
Agjencia franceze e lajmeve, AFP, duke iu referuar revistës «Reporter», pohon se Shqipëria shkel sistematikisht embargon ekonomike të vendosur më 1992 kundër RF të Jugosllavisë dhe është bërë furnizuesja e parë e karburanteve të këtij vendi, sipas revistës «Reporter», e cituar nga kanali i parë i televizionit gjerman ARD. Rreth 500 mijë litra karburant kalojnë çdo ditë kufirin sipas revistës në fjalë, e cila citon burime të Bashkimit Europian. «Ne vlerësojmë që 40 për qind e karburanteve që hyjnë kontrabandë në Serbi dhe Malin e Zi, vjen nga Shqipëria», i deklaroi ARD përgjegjësi i Bashkimit Evropian për kontrollin e embargos, Ricardo Yorke, pohon AFP. Revista «Reporter», citon informacione nga Departamenti i Shtetit, pas të cilës Shqipëria ka importuar në Mars dhe në Prill naftë më shumë se 50 për qind të nevojave të saj. Sipas revistës, nafta vjen nga Greqia, dhe shkarkon në portin e Durrësit dhe nga Italia. Shoqëria italiane API, lëvron naftë me anije cisternë nga porti italian i Falkanarës në portin shqiptar të Vlorës. Që andej nafta transportohet në autobote në Shkodër afër kufirit me Malin e Zi. Kontrabandistët profesionistë e kalojnë me pas naftën përtej kufirit nga Buna ose Liqeni i Shkodrës. Ky trafik funksionon 7 ditë të javës.
◆◆◆◆◆◆◆◆◆◆◆◆◆◆◆◆◆◆◆◆
Tiranë!!
KONFERENCË SHTYPI E MINISTRIT TË BRENDSHËM
Është kujtuar shumë vonë, ministri i brendshëm Musaraj e dikasteri i tij, për të filluar luftën kundër klandestinëve dhe thyerjes së embargos ndaj Serbisë e Malit të Zi. Për më shumë se dy vjet, problemet e mësipërme kanë zënë faqet e para të gazetave vendase e të huaja, por përgjigjet zyrtare ndaj tyre kanë qenë vetëm përgjërime, duke përfshirë edhe ato të Ministrisë së Brendshme. E pavarësisht nga dëshirat e zyrtarëve shqiptarë, problemet do të kërkojnë zgjidhje nga diplomacia ndërkombëtare. Vetëm pak ditë më parë, embargo e thyer nga Shqipëria bëhet objekt në OKB, ndërsa valës së madhe të klandestinëve në nisur nga brigjet shqiptare, qeveria italiane u detyrua të nxjerrë përpara trupat e ushtrisë. Në këtë mënyrë, problemi nuk mund të fshihej e kërkonte medoemos, ndërhyrjen e autoriteteve të vendit.
— si ajo që dha dje paradite ministri Musaraj.
Duke bërë në parantezë, një ekspoze të vogël të punës së dikasterit të tij, ai theksoi se gjatë periudhës 1 Janar - 30 Prill 1995, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ka patur ulje me rreth 504 vepra penale. Por, pavarësisht nga këto, ai ishte i detyruar të pranonte, se ka patur rritje me rastet e trafikut të drogës, armëve dhe mbajtjes së pengjeve.
Problemet më pas u fokusuan në atë të kalimit të paligjshëm të klandestinëve dhe të pengimit të tyre. Ky fenomen është i njohur në këtë tha ai, dhe grupet që organizojnë një trafik të tillë, gjetën ortak edhe në Shqipëri. Ministri Musaraj, u ndal vetëm në detët e fundit dhe nuk tha asnjë fjalë se ishte vepruar me këtë lloj trafiku për një kohë të gjatë, ndaj të cilës organet e tij janë treguar të—
Spekullatorët kërkojnë letrat me (pa) vlerë të pensionistëve
Gjatë muajit mars u anketuan:
Në Tiranë, — 235 persona
Në Shkodër — 148 “ “
Në Kukës — 92 “ “
Në Mirditë — 100 “ “
Në Laç — 100 “ “
Në Përmet — 100 “ “
Në Lushnjë — 91 “ “
Në Vlorë — 124 “ “
Në Gjirokastër — 150 “ “
Në Korçë — 138 “ “
Gjithsej 1278
— PSSH përbëhet nga 50.8% i gr-moshës 18 - 35 vjeç
39.2% i gr-moshës 36 - 60 vjeç
10% i gr-moshës mbi 60 vjeç
— PDSH: respektivisht 71.6% 24.3% 4.1%
— PAD respektivisht 82.2% 15.5% 2.2%
— PSD respektivisht 67.6% 26.5% 5.9%
— LDSH respektivisht 48.6% 43.2% 8.1%
— PUK respektivisht 55.6% 22.2% 22.2%
— PPDD respektivisht 48% 33.3% 66.7%
— PE respektivisht 92.6% 7.7% 7.7%
— PA respektivisht 50% 50% —
— P. të tjera respektivisht 37.5% 37.5% 25%
— Nuk votoj për asnjë parti 68.7% 27.8% 3.5%
TOTALI 55.2%, 35.8%, 9%.
Radhët e gjata të më se 4 mijë pensionistëve që po marrin ikët me parë të bonove dhe privatizimit, po krijojnë edhe stres, edhe zhgënjim njëherësh. Përpos të tjerave kjo gjendje shkaktohet edhe nga oferta që po u bëhet atyre për ta shitur letrën 20 mijë lekëshe me 25-30 për qind të vlerës së saj.
Ndërsa dikush mendonte se zhvlerësimi i letrave me vlerë normalisht mund të shkonte deri në kufijtë e 10 përqindshit, rënia e menjëhershme në 70 për qind, gjithsesi provon se shpërndarja e tyre është një akt i pastër politik.
Të paktën në Elbasan janë shtitur [?] për me kohë objektet apo ndërmarrjet që konsideroheshin produktive. Padys[h]im «merita» të padiskutueshme për këtë përzgjedhje ka bordi i privatizimit. Asaj pasurie që ka mbetur pa u shitur deri tani, askush nuk guxon t’i afrohet për ta blerë. Kështu që më duket edhe shkaku i vërtetë i zhvleftësimit të menjëhershëm të bonove, që në çastin e shpërndarjes së kësaj të parë, madje edhe për një numër të vogël personash.
(Vijon në faqen 2)
SIMPOZIUM: Mundësitë e zhvillimit ekonomik në Shqipëri
Dje në mjediset e Pallatit të Kongreseve, Fondacioni Publik Gjerman «Friedrich Ebert» në bashkëpunim me Fakultetin Ekonomik dhe Administrim Biznesin të Universitetit të Tiranës organizuan simpoziumin «Mundësitë e Zhvillimit ekonomik në Shqipëri».
Është ky simpoziumi i katërt që organizohet për këtë problem nga fondacioni «Friedrich Ebert» ku rol të rëndësishëm ka luajtur pedagogia gjermane Carla Stull e cila prej disa vitesh jep mësim në këtë fakultet. Pas hapjes së simpoziumit nga dekani i Fakultetit Ekonomik dhe Administrim Biznesit dr. Shqyqyri Llaci dhe fjalës së përfaqësuesit të qeverisë, Sekretarit të Shtetit për Marrëdhëniet Ekonomike me Jashtë z. Helmut Belortaja, përshëndeti në emër të ambasadës gjermane në Tiranë z. Sagovej, i cili pastaj referoi përpara auditorit temën «Disa mendime mbi tranzicionin nga kapitalizmi shtetëror në kapitalizmin privat».
Gjatë punimeve të djeshme të simpoziumit u referuan temat «Mundësi dhe drejtime të akumulimit të kapitalit në Shqipëri» nga dr. Ahmet Ceni, «Roli i sipërmarrjes në stimulimin e zhvillimit të ekonomisë shqiptare» nga dr. Sherif Bundo, «Formimi i forcës punëtore - faktor përcaktues i zhvillimit dhe rritjes ekonomike» nga dr. Zana Kolli, «Hapësira ekonomike dhe integrimi me botën - faktor i rëndësishëm zhvillimi» nga dr. Luljeta Minxhozi dhe «Zhvillimi rajonal dhe struktura administrative - territoriale në Shqipëri» nga dr. Ilia Kristo.
Temat studimore të paraqitura në këtë simpozium ishin me mjaft interes çka flet për nivel të lartë të referuesve dhe bashkëautorëve të tyre. Pedagogët e Fakultetit Ekonomik dhe Administrim Biznesit të cilët i kishin angazhuar në këto tema studimore u përgjigjën për mjaft pyetje të bëra nga të ftuarit dhe pjesëmarrësit në auditor.
Punimet e këtij simpoziumi u ndoqën nga përfaqësues të qeverisë, pedagogë, deputetë, specialistë të kësaj fushe dhe nga përfaqësues të shtypit dhe medias.
Korresp. i «Zërit të popullit»
Takim me kardinal Mikel Koliqin
Nënkryetari i PS Luan Hajdaraga deputet i Kuvendit Popullor, i biri dhe një vizitë urimi në Shkodër kardinalit të Kishës Katolike Shqiptare, Imzot Mikel Koliqit.
Me këtë rast, z. Hajdaraga, i shprehu imzot Mikel Koliqit, urimet e përzemërta për shugurimin e tij si i pari kardinal i Kishës Katolike Shqiptare nga vetë shenjtëria e tij Papa Gjon Pali i dytë.
Shugurimin e imzot Mikel Koliqit, Kardinal të Kishës Katolike Shqiptare z. Hajdaraga e konsideroi si një vlerësim madhor të Selisë së Shenjtë për kontributin dhe rolin që ka luajtur dhe luan Kisha dhe Kleri Katolik shqiptar për emancipimin shpirtëror dhe kulturor të popullit tonë.
Me këtë vizitë urimi nënkryetari i Partisë Socialiste Luan Hajdaraga shoqërohej nga deputeti i PS Alfred Paloka.
Korresp. i «Zërit të Popullit»
Spital i ri në Arras
Prej ditësh një grup holandezësh katash [?] holla ndi, ndërtim i fundit [?] po punojnë intensivisht për ngritjen e një spitali për zonën e Arrësit dhe të Cidh[n]ës në Komunën e Arrasit, të rrethit të Dibrës.
Për ngritjen e këtij institucion[al] në shërbim të kësaj zone të thellë malore është shfrytëzuar një hangar dy-katësh tani, ndërtim i fundit të viteve ’80-të që ka shpëtuar nga shkatërrimet e kësaj periudhe.
Hollandezët kanë prurë, nëpërmjet tre mauneve të mëdha, të gjitha pajisjet e nevojshme për spital.
Këto ditë pritet të bëhet përurimi i tij.
Në debatin politik nuk ka vend për dhunë
- Deklaratë e Komitetit Shqiptar të Helsinkit -
Në shtyp, tani së fundi, u bë i njohur një raport, që është mbajtur para disa ditësh në Konferencën II Kombëtare të ish të përndjekurve politikë nga zoti Kurt Kola, kryetar i Shoqatës.
Raporti përmban disa analiza dhe kërkesa që kanë një bazë reale. Ansjë pushtet demokratik nuk mund t’i injorojë ato, sidomos kur është angazhuar solemnisht të tregojë kujdesin e duhur dhe gatishmëri të plotë për të zgjidhur problemet jetike, që ende preokupojnë këtë shtresë të shumëvuajtur të popullsisë. Një opinion i gjerë është tashmë i ndjeshëm tek ne për problemet e tyre dhe është një dëshirë e përgjithshme, që organet kompetente të të gjitha niveleve, të merren seriozisht me përmbushjen e kërkesave të arsyeshme dhe legjitime.
Mprehtësia e problemeve dhe vështirësitë e hasura në zgjidhjen e tyre, me sa duket, kanë ndikuar edhe në frymën e përgjithshme që përshkon raportin, në frymë kjo, që u le mëshë vend mllefeve e pasioneve e më pak moderacionit e komunikimit konstruktiv midis palëve. Gjithsesi, le të marrim këtë vërejtje, si një rekomandim për të krijuar një atmosferë të vullnetshme, që do të mënjanonte konfrontimin dhe do të lehtësonte gjetjen e pikave të përbashkëta për zgjidhjen e problemeve.
Por, shkakton brengosje serioze deklarata me të cilën e mbyll raportin e tij z. Kurt Kola. Duke folur për Partinë Socialiste, në çështje shprehet me këto fjalë: «... Nëse ajo (PS) do të ishte në pushtet, ne si kundërshtarë të përjetshëm të më, nuk do t’ia kërkonim me lutje e peticione të drejtat tona, por do t’ia rrëmbenim me pushkë...». Kjo është një deklarata që bie ndesh me ligjin, i cili njeh çdo parti politike të regjistruar rregullisht dhe të përfaqësuar në Parlament. Në gjykimin e këtyre rasteve, nuk mund të aplikohen kritere të ndryshme.
K.H. u referohet ekskluzivisht akteve ligjore dhe parimeve kushtetuese, që janë në themel të shtetit të së drejtës dhe të shoqërisë pluraliste, pa kurrfarë paragjykimi ose diskriminimi në adresë të çfarëdo partie ose grupimi politik që vepron mbi baza ligjore. Po të gjykohet në këtë mënyrë, një deklaratë me këtë përmbajtje jep bazë për inkriminimin e autorit për qëndrime e madje thirrje që bien ndesh me dispozitat kushtetuese që rregullojnë aktualisht jetën politike. Në një regjim demokratik, siç është vendi ynë, problemet zgjidhen me mjete dhe rrugë vetëm demokratike, aty nuk ka vend për ultimatum, kërcënime dhe dhunë, për ushtrimin e dhunës dhe përdorimin e armëve. Krijohen përsh[t]ypja se z Kurt Kola nuk është i vetëdijshëm për pasojat tepër të rrezikshme të deklaratave të kësaj natyre.
Z. Kola është tani edhe një ndër liderët e asaj që është shfaqur kohët e fundit në skenën politike si Lidhja e Djathtë Shqiptare. Kjo e shton përgjegjësinë që ai merr kur del me deklarata publike. Ky koalicion partish u grupua nuk ka shans tjetër për të vepruar në jetën politike, veçse duke përjashtuar dhunën e duke u distancuar nga qëndrimet dhe përgjegjësi [?] dhe thirrje antikushtetuese.
K.SH. i ripohon angazhimin e tij për sensibilizimin e opinionit brenda jashtë vendit, për integrimin e plotë të ish të përndjekurve në jetën normale të shoqërisë pluraliste, për zgjidhjen e qëndrueshme mund të arrihet vetëm brenda kuadrit të parimeve demokratike.
kombëtare. Vetëm pak ditë më parë, embargo e hyrë të klandestinëve të për të krijuar idenë e qëndrueshme të luftës kundër tyre, ku krahas kronikave në TV, u planifikua dhe një konferencë shtypi,
(Vijon në faqen 3)