17/05/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

17 maj 1995

Mbledhje e Komisionit të Bujqësisë në mjediset e KD të PSSH-së të Tiranës

Dje në një nga mjediset e KD të Partisë Socialiste në Tiranë, u mblodh Komisioni i Bujqësisë i cili diskutoi gjerësisht rreth projekt-ligjit për shit - blerjen e tokës të miratuar nga Qeveria, i cili së afërmi do të paraqitet për miratim në Parlament. Anëtarët e Komisionit, ku bëjnë pjesë specialistë ndër më të mirët të vendit, ngritën probleme nga më të ndryshmet, shumica e të cilave kishin të bënin me disavantazhet e krijuara nga PD-ja për moszbatimin e ligjit të shpërndarjes së tokës, për të hedhur hapa të mëtejshëm për thellimin e reformës agrare. Unanimi[sht?], ata u shprehën për mbarëvajtjen e ligjit për shitblerjen e tokës, po edhe theksuan një sërë problemesh e vështirësish, të cilat do të përmbidh[?] në një material të posaçëm që do t'i paraqitet kryesisë së partisë dhe grupit parlamentar socialist.

PS, forcë e aftë politike për të çuar përpara demokracinë

Natyrisht, nuk do të pretendojnë botimet e rezultateve të sondazhit, për të krijuar e mbrojtur mendimin se Partia Socialiste do të jetë forca politike, që do të fitojë në zgjedhjet e ardhshme dhe do të qeverisë vendin. Ato, vetëm sa e përforcojnë atë dhe shtojnë një argument shkencor, në këtë parashikim. Statistikat japin një pamje të përmbysur të rezultateve të marsit 1992, që sollën në pushtet Partinë Demokratike. Kthesa e parë në kurbën ngritëse të PS-së u shënua, vetëm pak kohë nga këto zgjedhje, atëherë, kur elektorati shqiptar votoi për pushtetin lokal, duke u dhënë fitoren kandidatëve socialistë. Më pas, zhvendo[s]ja e elektoratit do të ndodhte «nën perde» për t'u manifestuar plotësisht, në votimin e 6 nëntorit kur me «Jo» u hodh poshtë projekt kushtetuta e paraqitur dhe mbrojtur nga Berisha dhe PD. Një analizë e plotë e rezultateve, pavarësisht nga kompleksiteti i problemeve, në themel të saj, ka sqarimin e pyetjes, se cilat janë faktorët që çuan në humbjen e elektoratit të PD-së, dhe pse PS ka shënuar rritje të ndjeshme? Hyrja e PD-së, në jetën politike të vendit, si partia e parë opozitare, i rezervoi edhe fatin, që si shumë parti të tjera të lindjes, të ishte afër pushtetit dhe ta merrte atë. Zhvendesja të tilla të elektoratit në momente e periudha tranzicioni, janë të justifikuara dhe normale. Fushata e ethshme propagandistike, premtimet e bujshme, manifestimet politike, për herë të parë në Shqipëri, të shoqëruara herë herë edhe me presione e kërcënime, bashkë me dëshirën e njerëzve, për të ndryshuar mënyrën e qeverisjes së vendit, i dhanë asaj shansin historik të ardhjes në pushtet. Por, shumë shpejt largimet e para të elektoratit nga PD, të cilët u manifestuan për herë të parë në zgjedhjet e pushtetit lokal, ku vetëm disa muaj pas ardhjes së saj në pushtet, Partia Socialiste fitoi shumëçka. Më pas, gjatë qeverisjes së saj ajo filloi t'i shtojë gabimet duke i shoqëruar ato në mënyrë të pandërprerë edhe me largime gjithnjë e në masë të elektoratit, me të cilin erdhi në pushtet. Ndërziti filluan të shikojnë dhe të ndjenjë në kuriz të tyre kapitalizmin e egër, që filloi të ndërtohet, polarizimi i skajshëm që në vitet e para të ekonomisë së tregut, nxorri qartë thelbin e programit ekonomik të PD-së. Më pas këto veprime u shoqëruan me një privatizim që në themel të saj kishte përvetësimin e pasurisë kombëtare. Jo pak i kushtoi PD-së edhe mënyra e ngritjes së aparatit të saj administrativ, largimet e motivuara për bindje politike, hoqën nga drejtimi i punëve shumë specialistë të zot e të përkushtuar, për t'i zëvendësuar ata me të paaftë e hera - herës me një kontigjent, që u bë, që në ditët e para thelbi i korrupsionit. Një pjesë e madhe e elektoratit të marsit, që me të vërtetë inspirojnë për një jetë ligjor dhe të drejtë, do të largoheshin kur në radhët e PD-së filloi të shfaqet hapur lufta e klaneve dhe e dominimeve të grupeve. Së pari, u shkëputën mocionistët që më pas u grupuan në PAD dhe për hir të së vërtetës morën pas vetes pjesën më të pastër dhe të kompletuar që ndodhë në Partinë Demokratike. Më pas u larguan nga spektri i PD-së grupimet nga spektri i PD-së grupimet nga Legaliteti, Balli Kombëtar, shoqata e të Përsekutuarve, të etj., të cilat përsëri i hoqën jo pak elektoratit largimet e para të elektoretit nga PD, të cilët Partia Socialiste fitoi shumëçka. në pushtet. Por, shumë shpesh premtimet zhurmëmedha do të ktheheshin në zhgënjime të thella. Lufta e ashpër politike që ajo filloi të aplikojë në jetën e vendit, qëndrimet e egra ndaj opozitës dhe veçanërisht ndaj Partisë Socialiste, aplikimi i reformës «shok» në ekonomi, etj.; dhënë si (Vijon në faqen 2) ve. Së pari, u shkëputën mocionistët që më pas u grumbulluan në PAD dhe për hir të së vërtetës morën pjesë pjesën më të pastër dhe më të kompletuar që ndodhej PD-së grupimet e Legalitetit, Balli Kombëtar, shoqata e të Persekutuarve, të cilët, të tillë përsëri i hoqën jo pak elektorat asaj, për të përfunduar në goditjen e fundit që ju dha ish kryetarit të PD-së Selami. Këta faktor kompleks, nuk do të ishin të plotë,

KORRUPSIONI - GJERDAN AKUZASH NË QAFËN E PUSHTETIT TË PD-së

- Pas konsensusit Berisha-Ruli-Meksi, lufta kundër korrupsionit pushoi dhe Blerimi u kthye në bazë - - Deri kur do të heshtet? Korrupsioni shtetëror ndodhte në dorën e Kontrollit të Shtetit - kështu ka deklaruar kohë më parë në parlament kryetari i këtij kontrolli, zoti Blerim Cela. Provoi të këpuste zinxhirin e të ngrirë-bëjë nivelin e detyrës z. Cela, por e zhytën në rrugacërinë tuaj, por me faktet. Po ju kujtoj, se burimi i kujtimit dhe i pasqyrës sëme në marrëdhënie me cilindo, qëndron pikërisht në faktin, se ju kam shpëtuar rrjetave të merminangës së zezë në të kaluarën dhe bluar në të sotmen. Hapini letrat

Sot në Parlament: PD vazhdon përpjekjet për të mbajtur të nënshtruar pushtetin gjyqësor!

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike, nuk po i resht përpjekjet e veta për të mbajtur ende të nënshtruar, hallka të caktuara të pushtetit gjyqësor. Sot në parlament, deputetët do të kenë përpara një projekt vendim ku sipas kërkes- kërkesës së këtij grupi, do të kërkohet anulimi i vendimit për zgjedhjen si anëtar të Gjykatës së Kasacionit të Petrit Plloçit dhe të Tefta Zakës. Sipas këtij relacioni, të grupit të PD-së, del se të dy gjyqtarët nuk plotësojnë kushtet e vjetërsisë në punë, pasi nuk kanë 7 vjet në organet e drejtësisë ose si pedagogë të Fakultetit të Drejtësisë. Duke i quajtur këto emërime si të papajtueshme me kërkesat e dispozitave kushtetuese, ata kërkojnë që këto vendime të anulohen. Kërkesa që drejton ky grup nuk është e mbështetur në ligj dhe është e pamotivuar. Kuvendi Popullor kur ka marrë vendimin, për t’i e- (Vijon në faqen 4)

- Deri kur do të heshtet?

Pushoi dhe Blerimi u kthye më bazë - Korrupsioni shtetëror ndodh në dorën e Kontrollit të Shtetit - kështu ka deklaruar kohë më parë në parlament kryetari i këtij kontrolli, zoti Blerim Çela. Korrupsioni shtetëror ndodh në dorën e Kontrollit të Shtetit - këtij kontrolli, zoti Blerim Çela. Provoi ta këpuste zinxhirin e të ngrënit në nivelin e detyrës z. Çela por e zhytën në ujën e pisët të korrupsionit deri sa piu e u bë kacak. Ndërsa zoti Brozi i cili deklaroi se kërkon të vejë para përgjegjësisë të gjithë mafiozët e rangut të lartë dhe se nuk mund të luftojë i vetëm mafien në pushtet, për pak sa e pa veten në birucë. Teta në parlament një vit më parë kërkoi të ngrihet një komision për shqyrtimin e rasteve të korrupsionit, por mori përgjigje negative. Pas konsensusit Berisha - Meksi - Ruli lufta kundër korrupsionit pushoi dhe Blerimi u kthye në bazë. Vëmendja përqendrohet në korrupsionin e pushtetarëve lokalë, duke vërtetuar se PD-ja e ka përvetësuar mirë artin e luftës popullore, se mbrojtja më e mirë është sulmi. Por ky veprim i deritanishëm, siç po duket nuk e çon aspak Partinë Socialiste. Pra ndaj zoti Blerim, do të bën mirë të nxirrni çfarë keni e çfarë nuk keni për cilindo drejtues të Partisë Socialiste në pushtetin lokal e në drejtim të saj, pa harruar as të dhënat që paraqisni në RD në adresën time. Megjithëse, nuk dënoj të merrem me rrugëçaritë tuaja, por me faktet. Po ju kujtoj, se burimi i guximt tim dhe i pavarësisë sime kam shpëtuar rrjetave të merimangës së zezë në të kaluarën dhe blu në të sotmen. Hapini letrat të kthjellohet e vërteta. Sa për sajmet tuaj ndaj meje kujtoj e nga çdo krah unë nuk merakosem fare. Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra - thotë populli. Ajo mund të jetojë vetëm 40 ditë. Përpara na presin vitet. Ato do të vërtetojnë bardhësinë e fytyrave tona. Fakti që ju harroni ose neglizhoni, listën «Teta» dhe të gjitha akuzat e tjera që janë bërë në shtypin shqiptar nga njëra anë dhe rrëzimi i akuzave kundra Nanos e drejtuesve të tjerë socialistë të akuzuar për korrupsion, nga ana e juaj, i ka bërë dhe i bën gjithnjë e më pak të besueshme sulmet tuaja. Për t’i rikujtuar edhe një herë opinionit publik se çfarë ka zgjedhur Kontrolli i Shtetit nga çështjet e ngritura e në një vit më parë, po ribotojmë edhe në herë listën Teta, me shpresën se Blerimi i partisë do t’i thërasë ndërgjegjes së tij, se ka punë me përgjegjësi për të bërë. Vetëm një pyetje do të desha t’i bëj zotit Çela; ku i ke gjetur milionat e lekëve që ke investuar në shtëpinë tënde??

Shqipëria urë për kriminalitetin ndërkombëtar dhe po thyen embargon

Kanali televiziv gjerman Nr. 1 ARD në një emision të posaçëm mbi embargon ndaj Jugosllavisë së cunguar «shfaqi» të Hënën një emision të përgatitur në Shqipëri nga gazetari Klaus Vaizman. Ai thekson se Shqipëria është shndërruar në një urë për kriminalitetin ndërkombëtar dhe po thyen embargon e vënë nga Kombet e Bashkuara ndaj asaj që ka mbetur nga ish Jugosllavia, pasi Beogradi përpiqet të furnizojë me lëndë djegëse serbët e Bosnjës, thuhet në këtë program të televizionit gjerman ARD. Faktet tregojnë, vazhdon Vaizman, se Shqipëria importon një herë e gjysmë më shumë lëndë djegëse se ç’janë nevojat e saj praktike për konsum. Vetëm ditët e fundit Shqipëria është në sasi ditë llogariten në shesh 1500 tonësh kersoni, lëndë djegëse e përdorur për avionë, në një kohë, kur Shqipëria nuk ka vetë asnjë aviacion civil. Jo vetëm kerson, por edhe diezel benzinë dhe nënprodukte të tjera të naftës, të cilat importohen nga vende të tjera anëtare të Bashkimit Evropian si Italia dhe Greqia. Përfaqësuesi i komisionit të rinj nga Bashkimi Evropian për kontrollin e embargos, z. Ricard York, është i mendimit se në bazë të fakteve është vërtetuar se këto shtete evropiane, pra Greqia dhe Italia janë furnizuesit kryesorë të Shqipërisë dhe se 40 për qind e sasisë së transportuar ilegalisht në Serbi Malin e Zi, janë transportuar përmes Shqipërisë. Sipas të dhënave vazhdon më tej Vork, malli i transportuar arrin së pari në portin e (Vijon në faqen 3) NË TË NJEJTËN DITË KUR MINISTRI MUSARAJ DEKLARON SE ËSHTË PARALIZUAR KONTRABANDA E KARBURANTEVE DHE KLANDESINËVE.

Vazhdon trafiku klandestin i refugjatëve

Burimet e policisë kufitare italiane bëjnë të ditur se gjatë dy ditëve të fundit që deti ka qenë i keq nuk ka patur lëvizje refugjatësh. Por, të martën në mëngjes një numër prej afërsisht 160 refugjatësh klandestinë janë arrirur të zbarkojnë në brigjet italiane. Grupi i parë i kurdëve të identifikuar dhe kapur ishte 22 veta. Mes tyre kishte dhe gra e fëmijë. Një grup tjetër ishte prej 13 vetash. Të gjithë ishin të lagur dhe në gjendje të vështirë, për faktin se motoskafi nuk i kishin zbarkuar në breg, por në ujë për t’iu ruajtur kapjes nga forcat e kufirit. Bëhet e ditur se policia kishte ndaluar në det edhe një motoskaf me refugjatë kurdë në bord.

Deklaratë e Këshillit Drejtues të Q.B.E. «Progresi» SH.P.K.

Në kuadrin e «kërkimeve» për të «zbuluar» të ashtuquajturin skandal të 400 mijë dollarëve, Prokuroria e Tiranës deri tani ka marrë në përgjegjësi penale, në gjendje arresti, mbylljeje në shtëpi, apo dorëzani, 6 punonjës të Shoqërisë sonë dhe të Gazetës «Zëri i Popullit». Nisur nga analiza e situatës së krijuar Këshilli Drejtues i Qendrës Botuese Ekonomike «Progresi» deklaron për opinionin publik se; 1. Masat e marra nga Prokuroria e Tiranës janë të pabazuara në ligj, në kundërshtim me Kodin Penal. Të nxitur dhe të çoroditur nga thirrjet histerike të dhondë lideri i PD-së, dhe organit të saj, RD, bazuar në informacione të rreme të ndonjë «eksperti» ky organ ka filluar procedimin e personave të pafajshëm. Sipas ligjit për të drejtat dhe liritë themelore të njeriut «askush nuk mund të ndalohet apo arrestohet pa të dhëna të mjaftueshme». Në kundërshtim me këtë Prokurori A. Qeleshi ka arrestuar dhe ndaluar qytetarë me të dhëna të pjesshme, të pasakta, pa kërkuar sqarime, pa bërë ballafaqime, pa pasur të dhëna të mjaftueshme, veprime të cilat mbartin motive hakmarrëse. Disa akuzohen se kanë shpërdoruar detyrën, shtetërore duke qenë thjeshtë persona privatë, të tjerë akuzohen për veprimtari të kryera në periudha kur nuk kanë qenë në marrëdhënie pune me këtë shoqëri etj. Secili nga të akuzuarit dhe Këshilli Drejtues në tërësi disponojnë të dhëna të plota që hedhin poshtë akuzat e prokurorit. 2. Qendra Botuese Ekonomike «Progresi» është pronë e PSSH. Ajo, ashtu si dhe të partive të tjera, është krijuar në bazë të aktit të vetë themelimit, në përputhje me ligjin për «Partitë politike» dhe në Ligjin «Për sanksionimin dhe mbrojtjen e pronës private, nismës së lirë, veprimtarisë private të pavarur dhe privatizimit» vitit 1991. Është regjistruar si person juridik me vendim të Gjykatës së rrethit të Tiranës në Nr. 6256, datë 7 gusht 1992 për të ushtruar veprimtari në fushat: «botim gazetash, revistash, libra, import-eksport mallrash të ndryshme, transport pasagjerësh brenda dhe jashtë vendit, investime në turizëm, bujqësi, industri etj.». Me vendimin Nr. 3232, datë 31.3.1994 është riregjistruar si person juridik në shoqëri me përgjegjësi të kufizuar. Në veprimtarinë e saj i është përmbajtur objektit të miratuar, licencës së Zyrës së Tatimeve Nr. 3 në Tiranë dhe i është nënshtruar kontrolleve periodike nga organet kompetente. 3. Nga 7 gushti 1992 deri më 31 mars 1994 në strukturën e Q.B.E. «Progresi» Redaksia e Gazetës ZP ka bërë pjesë si sektor me llogari më vete. Ish drejtori P. Xhixha ka pasur kompetenca ligjore dhe të drejta të përcaktuara në statut si dhe firmën e depozituar në Bankë, për të kryer veprime me të dy llogaritë brenda shoqërisë. Faksimilet që paraqet RD e datës 16.5.1995 tregojnë se çdo veprim është kryer me dokumenta të rregullta. Komentet e tjera që bën ky organ janë një propagandë e pështirë, e destinuar për ata që i kapërdinë. Nga 1 prilli 1994 e në vazhdim Q.B.E. «Progresi» Sh. P. K. dhe «Zëri i popullit» veprojnë së bashku si person juridik të pavarur. 4. Përsa i përket çështjes së 400 mijë dollarëve sqarime të hollësishme janë dhënë dhe deklaratë e shtypit të PSSH, botuar në Gazetën «Zëri i Popullit», më 1.4.1995 nga e cila del qartë se kush e ka penguar dhe e pengon blerjen e shtypshkronjës në Kanada. 5. Këshilli Drejtues proteston për këto veprime antligjore, që kërkojnë medoemos dhe pa shkak të nxjerrin viktima të një skandali të sajuar prej segmentëve të partisë - shtet; të cilat kanë si synim strategjik goditjen e PS, e cila ka demaskuar hapur korrupsionin real dhe galopant, që ka përfshirë të gjitha strukturat e pushtetit të sotëm PD-ist. KËSHILLI DREJTUES I Q.B.E. Tiranë, 16.5.1995 «PROGRESI» SH.P.K.

Politikanë e shtetërore që akuzojnë

Akuza drejtuar institucioneve shtetërore

1. Shërbimi i Kontrollit të Shtetit, përkrah korrupsionin në Vlorë, mbron firmën «Kodhima». 2. Kuvendi Popullor - Shpërdorim fondesh dhe dieta. 3. Partia Demokratike Shqiptare - Financuar nga qeveria Greke. 4. Partia Socialiste Shqiptare - Shpërdorim fondesh në Peshkopi. 5. Partia Republikane - Shogëria detare «Shpresa». 6. Firma «Shqiponja» - Tanxher. 7. Firma «Progresi» - Çështja e shtypshkronjës. 8. Banka Kombëtare Shqiptare - Pagesa të kontrabandës së naftës. 9. Ministria e Arsimit - akuzuar për birësime të paligjshme për ’92-’94. 10. Ministria e Punës - Akuzuar për birësime të paligjshme për ’92-’94. 11. Ministria e Shëndetësisë - Akuzuar për birësime të paligjshme të viteve ’92-’94. 12. Ministria e Rendit Publik - Garanton kontrabandën e naftës Malin e Zi (Rasti i Muriqanit). 13. Ministria e Mbrojtjes - Skandali «Bullgaria-2» (700.000 dollarë) (Tregti e armëve) anija «Velaluka». 14. Pushteti lokal Shkodër - Vje- (Vijon në faqen 2) 1. Pjetër Arbnori-Ndërtim banese në Shkodër, duke paguar me tarifat e vjetra, shpërdorim fondesh shtetërore. 2. Aleksandër Meksi-Magazinat në Berat (privatizim), frigorifer, pjesëmarrës në kontrabandën e naftës, marrje trulli në Golem, ndihmat ushqimore angleze (biskotat) formosje për të dhënë dy tragetë Partisë Republikane. 3. Eduard Selami-Marrëveshja e shatorit 92 me D. C. italiane shpërdorim fondesh shtetërore, marrje trulli pa të drejtë, hotel «Shebeniku» në Librazhd. 4. Bashkim Kopliku-Ngrohesit, kontrabanda e naftës, privatizimi. 5. Alfred Serreqi-Ngrohësit. 6. Ali Spahia-Birësimet, ndihmat mjekësore, nafta, shpërdorim fondesh shtetërore. 7. Safet Zhulali-360 mijë dollarë; vjedhja e 10 mijë dollarëve në bankë, shpenzimet për shtëpinë prej 2,6 milionë lekë. Çështja Pitro Kuçi, shitja e armatimit, dhënia banorëve të Recit para zgjedhjeve lokale, dhënie objekti ushtarak Tomor Golemit, kontrabandë cigaresh (SOTIRIUS) shitje armatimi Izraelit me çmime të ulëta. 8. Tritan Shehu-2 milionë dollarë ilaçe të skaduara, president i firmës «Shqiponja». 9. Ilir Manushi-Biznes me firma maqedonase. 10. Genc Ruli-Arsidi, Cooper. 11. Ilir Hoti-Arsidi, blerja e një makine 30 tonë. 12. Petritka Minga-20 mijë dollarë ryshfet, privatizimet në Korçë, firma Evroil, Ilixhat e Leskovikut. 13. Blerim Çela-Dëshmitarët e falsifikuar, birra «Kruna», firma «Epida- (Vijon në faqen 2)

Blerim Çela ka mbërritur në Ballsh...

VËZHGIM Strategu i korrupsionit Blerim Çela, pasi ka zgjidhur problemet e korrupsionit që ja kanë zënë gryken pushtetit dhe partisë së tij, ka vendosur të merret me problemet e grave, veprim i cil padysim nuk do të pëlqelet pa xhelozi nga kryetarja e Gruas Demokratike, Flutura Hasko. Në këtë kontekst ndofta duhet parë zhvillimi pardje në qytetin e Ballshit i Aktivit të Gruas Demokratike të këtij rrethi, ku mori pjesë zoti Blerim Çela. Për t’i siguruar kushte sa më të mira pune këtij aktivi dhe vetë zotit Blerim Çela, Gjykata vuri në dispozicion zyrat e saj. Krahas kësaj, pjesëmarrja në aktiv u realizua nëpërmjet urdhërit të dhënë punonjësve të rajonit herë kurbador (grave) pa të cilat do gje do të kishte ndodhur. I kujtojmë zotit Blerim Çela se përpara se të shkojë në aktivin e grave në Ballsh, do të bënte më mirë të merrej me korrupsionin ekzistues në rajonin hekurudhor dhe në qendrën e naftës po në këto qytete. Korresp. i «Zërit të Popullit»