TË GJITHË TË PANDEHUR SEPSE KEMI BOTUAR «ZËRIN E POPULLIT»
Dje në orët e mesditës, rreth «Zërit të popullit» u duk për të satën herë hija e zezë e «briskut», këtij «engjëlli me frota» të regjimit të Berishës.
Prokuroria kishte vendosur ndjekjen penale të kryeredaktorit të «Zërit të popullit» Thoma Gëllçi. Akuza: Neni 106 i Kodit Penal, «Shpërdorim detyre». Bashkë me të thirrën në prokurori dhe ish gazetarët e «Zërit të popullit» Medi Koxhaj dhe Selim Hoxha.
Cili është krimi për të cilin akuzohen?
Ky «krim» përmblidhet në nënshkrim kontrate për blerje letre dhe autorizim për Bankën e Shtetit për kryerjen e veprimeve financiare për këtë qëllim. Gjithçka sipas të gjitha rregullave të vendosura, në bazë të kontratës së rregullit në çelje kredie nëpërmjet Bankës. Ky është «krimi» zyrtar.
Por, «krimi» i vërtetë dhe akuza e vërtetë nuk është as për blerjen e letrës dhe lidhjen e kontratave dhe as për kryeredaktorin e gazetës dhe gazetarët e saj. «Krimi» i vërtetë i këtyre njerëzve që punojnë në atë vend pune është se ata kanë botuar «Zërin e popullit», gazetën e mallkuar nga pushteti i sotëm, sepse kanë kritikuar ashpër korrupsionin e vërtetë dhe shpërdorimin e vërtetë të pasurisë Kombëtare.
Nuk ka asnjë shpërdorim të fondeve të gazetës siç pretendojnë në akuzën e tij qorre Kontrolli i Shtetit, ky «repart 326» i epokës së demokracisë.
Nuk është vjedhje e shpërdorim i djersës së popullit përdorimi i fondeve të veta për të blerë letër siç içirren Palokët në RD sepse këto mjete janë përdorur në mënyrë të ligjshme duke sjellë fitim.
Por halli nuk është te Blerimi e Co, u dhimbsen paratë e popullit. Miliarda dollarë të pasurisë kombëtare u bënë rrush e kumbulla në një privatizim antikligjor dhe Blerimi nuk bëri një denoncim. Miliarda të tjera u dogjën tortuarve nga të papunët e politikave moderne qeverisë së PD-së, dhe Blerimi e shefat e tij përsëri heshtën. Ata heshtën me «bishtin e shahes» kur opinion politik u tregua me gjithë vjedhjet spektakolare në bankë të 1.6 milionë dollarëve të fatkeqësisë Arsid dhe the licesuesin e trafikut të influencës. Ata heshtën në qindra raste të tjera sepse çthurët gardhi dhe atëherë hanë kokat e njëri tjetrit. Atëherë sipas formulës së lashtë të beritasim: «Kapeni hajdutin». Tashmë që mandatit të tyre po i numërohen ditët, duket e vetmja alternative shpëtimi u mbetet hedhja në aksion politik e administratës represive të Shtetit; gjyqeve, policive të shumta dhe mbi të gjitha e kryepolicit të shtetit Blerim Cela. O burra si tek komeditë e Molièrit: «Xhandarë, trarë, litarë».
Por kjo nuk është rruga e shpëtimit. Është vetëm një mirazh që e pjellin kokat e nxehta të atij që quhet shteti ligjor i cili kursesi nuk zbaton ligjin nor gëmenton të gjejë rrugën në syrin e opozitës.
Strategjia është e qartë: Të rodrasim «Zërin e Popullit», të penalizojmë sa të jetë e mundur më shumë mundësisht edhe pastruesen e «Zërit», sepse ajo me siguri ka firmosur në bordero e ka marrë rrogën nga paratë e fondit të terrorizmit», ndaj edhe ajo ka faj. Të godasin «Zërin e Popullit», sepse kështu krijojnë panik në elektoratin e madh socialist. Vetëm kështu krijojnë premisa të vjedhin sa më shumë vota si në Libofshë.
Por këto janë plane në erë sepse tashmë PD-ja ka humbur 2 Vatrëlo: më 26 korrik dhe më 6 nëntor. PD-ja ka humbur luftën e kufshtetutës, të institucionit kryesor të një shteti ligjor e demokratik dhe është shpërbërë në një reaksion të parakohshëm.
Terrori ndaj «Zërit të Popullit» do të dështojë sado frontale dhe djallëzore të jetë goditja e PD-së sepse tashmë «Zëri i Popullit» nuk është më i vetëm. Një ansambël i tërë i shtypit të lirë kumbon përbri tingujve të çjerrë të RD-së.
Kolektivi i «Zërit të Popullit» i bën thirrje shtypit opozitar e të pavarur të vënë përkrah çështjes së tij të drejtë. Ne kërkojmë ndihmën e shokëve tanë gazetarë brenda e jashtë vendit, shoqatave ku ne mbrojmë. Nuk kërkojmë ndihmën e monstrave që mbrojnë krimin e vjedhjen e që bëjnë thirrje që kolegët e tyre të ndeshëm të futen në burgje.
«Zëri i Popullit» nuk gjunjëzohet nga sulmet politike.
ZËRI I POPULLIT
Strategji së tensionit, PS i përgjigjet me strategji mirëkuptimi dhe tolerancë
EUROSOCIALISTET VLONJATE NE KONFERENCEN E TRETE
Takim në selinë e PSSH
Dje paradite, Zvëndësekretari 1 i PSSH, Dr. Servet Pëllumbi, priti në selinë e PSSH ambasadorin e Hungarisë, Z. Ferenc Poka, me rastin e largimit të tij nga Shqipëria.
Dr. Servet Pëllumbi i shprehu z. Poka angazhimin e PSSH për të zhvilluar marrëdhëniet midis dy vendeve tona, vlerësoi kontributin e Z. Poka për zhvillimin e deritanishëm të këtyre marrëdhënieve si dhe i uroi suksese në detyrën e re.
Në takim morrte pjesë edhe nënkryetari i PSSH, Ilir Meta.
Zhak Shirak president i Francës
Dje paradite në orën 11 u zhvillua ceremonia e inaugurimit të presidentit të ri të Francës Zhak Shirak, i cili fitoi në turin e dytë të zgjedhjeve presidenciale më 7 maj.
Më parë ai u takua për më se një orë me presidentin që largohet Fransua Miterand, i cili i dorëzoi atij sekretet e shtetit si dhe kodin e lëshimit të raketave bërthamore franceze. Në fjalimin e tij të shkurtër të inaugurimit Shirak theksoi ndër të tjera se lufta kundër papunësisë në Francë do të jetë përparësia e tij kryesore.
Shiraku po kështu solemnitet ceremonie ndërkohë që kryetarët e gjykatës kushtetuese, jepte njoftimet zyrtare të zgjedhjeve të shtatë majit, duke e shpallin atë president.
Në një fjalim të shkurtër inaugurues ai tha se do të punojë për forcimin e demokracisë në vend. Si
Ndërsa qeveria është e paaftë të hapë fronte pune, fut pyka në radhët e sindikatës
- Theodhori Bej, PS: - Propozimi që bëhet nga ana e qeverisë, më shumë se sa ekonomik e social është politik, madje me interesa të ngushta sindikale.
- Genc Ruli, kryetar i komisionit të ekonomisë, PD: - Rreth këtij projektligji në komision pati nga ata që ishin pro, pati edhe kundër. Unë jam me këta të dytët.
- Gjergj Rakaj, PSD: - Nxitimi është gjithmonë këshilltar i keq. Në këtë rast ai do të krijojë hapësirë për pasione nga sindikatat.
Një tjetër «pykë» e PS-së, por këtë radhë me pasoja jo të vogla sociale dhe ekonomike. Projektligji mbi disa ndryshime në ligjin nr. 7703 dt. 15.5.1993 «Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë», i paraqitur nga ana e qeverisë për miratim në parlament, shkaktoi debat midis grupeve parlamentare i cili u përqëndrua kryesisht në nenin 11 të këtij projektligji. Bëhet fjalë për marrjen e pensionit të parakohshëm në masën 60 për qind të pagës mesatare mujore të punonjësve të nëntokës që janë në marrëdhënie pune në nëntokë me 1.1.1995. Këtë të drejtë ata e gëzojnë deri më 31 dhjetor të këtij viti.
Miratimi i këtij projektligji çon në rendë skemën e miratuar nga parla-
(Vijon në faqen 2)
Tërmet: Do të shkarkohen gjyqtarë të Kasacionit
Sulm spaslruës mbi Gjykatën e Kasacionit
— Arbnori: Ka shumë gjë që nuk kanë 7 vjet punë në organet e drejtësisë.
Do t’i nënshtrohet një procesi spastrimi gjykata më e lartë shqiptare, Gjykata e Kasacionit, Petrit Plloci, dhe Tefta Zaka janë dy gjykatësit e parë, emrat e të cilëve kanë mbërritur në Parlament për t’u votuar, njëkohësisht me kërkesën për tu shkarkuar. Javës që kaloi Parlamentit shqiptar kish votuar futjen në rendin e ditës pikërisht këtë. E ndërsa ndodhte kështu askush nga deputetët nuk kish patur në duar shkresën që, mbarte asyen dhe kërkesën e shkarkimit. Dhe një Relacion i disponuar fillimisht nga kryetarët e grupeve parlamentare sqaronte se të (Vijon në faqen 2)
Strategjisë së tensionit i përgjigjet me strategji mirëkuptimi dhe tolerancë politike
SERVET PËLLUMBI: Veprimtaria e PS-së është një e pandarë me veprimtarinë e FRESSH-it. Si do që të bëhen zgjedhjet, para apo pas mandatit PD nuk i fiton ato
Konferenca e tretë e eurosocialistëve vlonjatë, i zhvilloi punimet me nivel të lartë dhe kulturë demokratike.
Thirrje entuziaste të rinisë vlonjate nga qyteti dhe të gjithë fshatrat e Vlorës. Brohoritje për minuta të tëra për PS dhe Fatos Nanon.
Mirela Bajrami çeli konferencën. Raporti në emër të kryesisë së FRESSH e mbajti Genc Sakaj, i cili evidentoi arritjet dhe sukseset e punës së rinisë eurosocialiste, shtimin e radhëve dhe fuqizimin e strukturave të saja në të gjithë rrethin, praninë e intelektualëve të rinj me personalitet e profesionalisht të aftë. Rinia eurosocialiste vlonjate ka dhënë dhe jep kontribut të ... (Vijon në faqen 3)
Fjala e Prof. Servet Pëllumbi në konferencë
Të dashur shokë dhe shoqe eurosocialistë të Vlorës,
Është kënaqësi e veçantë për mua t’u përshëndes të gjithëve dhe t’i uroj Konferencës tuaj punë të mbarë dhe suksese. Diskutimet tuaja të pjekura, shqetësimet dhe preokupimet që parashtruat, detyrat konkrete që i vutë vetes janë një tregues i qartë i nivelit cilësor të punës suaj. Arritjet tuaja, janë dëshmi e vitalitetit të alternativës bashkëkohore që përfaqëson Partia Socialiste, i ndjenjës së lartë të përgjegjësisë së rinisë eurosocialiste vlonjate për t’i kontribuar zgjidhjes së problemeve të shumta e të vështira të tranzicionit në interes të demokracisë, drejtësisë shoqërore, progresit ekonomik e social. Gjendja e nivelit i organizatës tuaj, entuziasmi juaj, tashmë tradicional, janë një frymëzim i madh për të gjithë eurosocialistët e Shqipërisë, për të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e PS.
FRESSH-it, që nga krijimi më 15 Janar 1992, i konceptuar dhe i realizuar organikisht brenda strukturave të PS, ka arritur suksese të njëpasnjëshme dhe është rritur nga pikëpamja sasiore e cilësore. Me medjen e frekët, me shpirtin e gjallë e vrullin e saj karakteristik, rinia eurosocialiste ka dëshmuar për rolin e saj të pazëvendësueshëm në përtëritjen e Shqipërisë e të demokracisë, në parandalimin e aventurave të rrezikshme të atyre që duan të qëndrojnë në pushtet me çdo kusht dhe me metoda e mjete antidemokratike.
Megjithatë, ju as jeni dehur nga sukseset, për t’u përfshirë nga euforia, dhe as jeni plogështuar nga ndonjë mosarritje për të vënë në pesimizëm. Me një sens e aftësim të tillë politik e social ju keni përballuar një diversion të pandërprerë që partia në pushtet, segmentet të shtetit e forca të tjera kanë ushtruar dhe ushtrojnë ndaj jush.
Prandaj, sot dhe në të ardhmen, të gjithë ata që vrasin mendjen për skenarë diversionesh e përçarjesh, me synimin që të shkëputin rininë eurosocialiste nga PS, përballë forcës tuaj, pjekurisë tuaj, vendosmërisë tuaj, janë e do të jenë të dështuar!
Treguesit e rritjes cilësore të rinisë eurosocialiste janë konkrete, imponues dhe optimiste. Ajo është afirmuar si një nga strukturat më vitale të PS. Veprimtaria e PS është një dhe e pandarë me veprimtarinë e FRESSH-it. Asnjëherë nuk i kemi konceptuar as si dy subjekte të ndryshëm, as si oponentë të njëri-tjetrit, por si struktura të një jë të vetme, si struktura që veprojnë në partneritet duke respektuar njëherësh veçoritë moshore dhe kërkesat specifike të rinisë eurosocialiste. Hapësira të tilla i kanë dhënë mundësi FRESSH që të rritë personalitetin dhe aktivitetin e vet politik, social e kulturale-argëtues.
Njohja ndërkombëtare e Forumit të Rinisë Eurosocialiste, anëtarësimi në Internacionalen Socialiste dhe anëtar shok në Forumin e rinisë së vendeve të BE janë të merituara e inkurajuese. Aktivitetet masive, pjesëmarrja aktive në të gjitha fazat e Referendumit të 6 Nëntorit etj., tregojnë se eurosocialistët kanë në strukturat e PS hapësirat vitale më të vërtetë demokratike.
Konferencat që po zhvillohen në të gjithë vendin po tregojnë, edhe nga pikëpamja organizative, rritjen dhe forcimin e rinisë eurosocialiste. Vitin që e shkoq, nga rreth 10 mijë pranime të reja që u bënë në radhët e PS, mbi 5 mijë ishin të moshës nën 30 vjeç. Tregues akoma më të lartë cilësorë janë vënë re edhe në 3-mujorin e parë të këtij viti ku dallohen Vlora, Korça, Tirana, Mati, Elbasani, Berati, Shkodra, Gjirokastra, Durrësi, Kukësi etj. Në këto dy vjet Vlora qëndron në vendin e parë për pranimet e reja në radhët e PS. Dhe, në se në vitin 1994, u pranuan 685 anëtarë të rinj, vetëm në tremujorin e parë të këtij viti janë pranuar 350 vetë nga të cilët mbi 75 për qind janë të moshës nën 35 vjeç.
Përgjithësisht konstatohet një rritje e ndjeshme e moshës shtatëmbëdhjetë e tetëmbëdhjetë vjeç në grupmoshës 18-35 vjeç. Të dhënat e sondazhit të fundit, organizuar nga PS, dëshmojnë se grupmosha 18-35 vjeç përbën 50.8 për qind të elektoratit të saj. Në shkallë vendi po ndjehet një rritje e ndjeshme e rolit dhe e ndikimit të rinisë në përballimin e problemeve të vështira politike, ekonomike e sociale që kalon sot Shqipëria. Kjo është fitore më e madhe e PS me rrezat’ëm të fuqishëm për të ardhmen.
Kjo ka shpjegimin e vet. Rinia është ajo shtresë e shoqërisë sonë që është goditur më shumë nga kostot sociale të reformës dhe të qeverisjes së dështuar të PD-së nga korrupsioni, nepotizmi e bajraktarizmi politik. Papunësia masive, pjesë e një politike sociale të dështuar e të PD-së, ka goditur rëndë inteligjencën, rininë, forcen më të gjallë e më aktive të vendit. Ulja e kontigjenteve të pranimit në shkollë e latarta të studentëve ka shpërdëruar deri atje sa sot vetëm 1/3 e numrit të përbashëm vjen në universitete. Pakësimi i numrit të shkollave e i nxënësve në gjithë sistemin arsimor e veçanërisht në arsimin e mesëm në fshat, do të bëjë që në të ardhmen të ulet më tej numri i atyre që mbarojnë arsimin e lartë. Edhe ata që mbarojnë sot shkollat e larta nuk kanë asnjë siguri punësimi për faktin se mungojnë investimet e rëndësishme prodhuese dhe nuk po hapen fronte pune. Mbi 80 për qind e atyre që kanë emigruar në vendet e tjera janë të moshave të reja, ndërsa 21 për qind e intelektualëve të kualifikuar të Universiteteve dhe instituteve shkencore ... (Vijon në faqen 3)
Hiqet nga Radiotelevizioni Skënder Buçpapa
Ndryshime për pesë anëtarë të këshillit drejtues të RTVSH -
Tiranë - Ende e papërcaktuar koha e kalimit të ndryshimeve në këshillin Drejtues të RTV.
Dhe kryetari Arbnori lajmëroi deputetët është futur në rend të ditës çështja e ndryshimeve në Këshillin Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar. Sipas tij janë pesë vende nga të cilat do largohen pesë anëtarë të sotëm të Këshillit Drejtues e që do të zihen nga 5 anëtarë të rinj. Brenda tyre janë 3 vende të cilat i përkasin anëtarëve të jashtëm, pjesëtarë të këtij Këshilli Drejtues, të cilat do të zëvendësohen nga 3 të rinj po të jashtëm të ndarë në 2 vende për Partinë Demokratike dhe një vend për Partinë Socialiste. Por sipas Arbnorit ... (Vijon në faqen 2)
Ushtarakë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë reagojnë ndaj pagave të ulta. Bëjnë dorëzimet!
— Ministria e Brendshme: Janë marrë masa administrative mbi bazën e kontratave.
Informacion i bujshëm është bërë i ditë, të stacionuar në Linzë të Tiranës një prezent në ambientet të ndryshme në Tiranë. Rreth 80 vetë pjesë e ...
efektiv të Ndërhyrjes të shpe... (Vijon në faqen 2)
Mësuesit reagojnë ndaj rritjes së ulët të pagave
Lexoni në F. 3
NJOFTIM
Ditën e shtunë dt. 20 maj, ora 11.00, në Selinë e PSSH Tiranë, zhvillohet mbledhja e Komitetit të Përgjithshëm Drejtues të FRESSH-it.
Kryesia e FRESSH-it.