24/05/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

24 maj 1995

29 QERSHOR: DISKUTOHET PRANIMI I SHQIPËRISË NË KËSHILLIN E EVROPËS

TIRANË - Dje u kthye në atdhe kryetari i Grupit Parlamentar të PS të Shqipërisë, z. Namik Dokle, i cili mori pjesë në mbledhjen e Komitetit të përhershëm të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Siç është bërë e ditur edhe herë të tjera në këtë mbledhje u diskutua edhe për projektin e rendit të ditës të punimeve të kësaj Asambleje që do të zhvillohet më 26-30 qershor. Në projektin e rendit të ditës u caktua edhe diskutimi i pranimit të Shqipërisë në Këshillin e Evropës, diskutim që do të bëhet në Asamblenë e këtij Këshilli më 29 qershor të këtij viti. Në këtë mbledhje do të diskutohet edhe pranimi në Këshillin e Evropës të Moldavisë. Korresp. i «Zërit të Popullit»

ASGJE NUK MUND TE NDALE TATEPJETEN E PUSHETETIT POLITIK TE PD-së

NE AKTIVIN E PARTISE DEMOKRATIKE: FRIKA E BERISHES - TREGUES I HUMBJES SE AFERT... Ajo egërsi, me të cilën foli dje Sali Berisha në aktivin e PD-së, mund të buroje vetëm nga frika. Krerët e PD-së, janë të tmerruar. Humbja e 6 Nëntorit nuk po i lë rehat as ditë e as natë. Ata e dinë që e kanë humbur davanë, e ndjejnë që demagogjisë e mashtrimit i doli boja, ja se njerëzit kanë zgjuar e nuk gënjehen më, se realisht në Shqipëri ajo që quhet Parti Demokratike nuk është gjë tjetër veçse një grumbull heterogjen njerëzish që i lidh midis tyre vetëm tregtia dhe përfitimet e tjera që vijnë nga ky popull. Kolltukofagët janë tmerruar nga rezultati i anketimeve të fundit të shpallur nga Partia Socialiste. Ata përgënjeshtrohen për opozitën, por për një opozitë sa për garniturë, që vetëm të duartrokasë e dhurojë lule dhe jo si një alternativë për pushtet. Fitorët e forcave të majta, në zgjedhjet që janë zhvilluar në mjaft vende të Evropës Lindore, i kanë futur dridhmat regjimit të sotëm. Këta demagogë që shkëlqen mbi votën që populli iu dha më 22 Mars, e dinë fare mirë se as edhe ai i 15 përqindësh që sipas anketimeve pritet të fitohet nga Partia Demokratike, nuk është i sigurtë. Kastën e sotme në fuqi, po e sulmojnë sot edhe ish-aleatët e brendshëm, por e sulmojnë e po denoncojnë me ashpërsi, për shkeljen e turpshme të embargos me Serbinë, edhe institucione të rëndësishme ndërkombëtare, deri edhe OKB-ja. Antiligjit i ka hyrë lepuri në bark, prandaj Berisha tregon përralla që së beson njeri. Sipas tij po të fitojë opozita, ajo do të ndryshojë «Kartën e të drejtave të njeriut». Ai qëllimisht bën sikur harron, se partitë kryesore të opozitës kanë hartuar dhe bërë publik një projekt kushtetutë në të cilën zë vend edhe «Karta e të drejtave të njeriut», e cila qëndron në nivelet më të larta të standarteve të demokracisë bashkëkohore. Shtetin e sotëm të dhunës e ka kapur paniku, prandaj Berisha detyrohet të heqë çfarëdo etike, harron se është Presidenti i Shqipërisë. Në fjalimin e djeshëm ai tregoi se qëndron pas represionit të egër që ushtrohet ndaj «Zërit të Popullit», pas bërrmave të Blerim Çelës e të prokurorisë, pas atyre që dëgjojnë në TV e që shkruhen në RD. Berisha më shumë nga të tjerët e ndjen humbjen, prandaj ai nuk e përmban dot veten. Me fjalimin e djeshëm ai tregoi edhe një herë se gjatë këtyre 3 vjetëve nuk la kuptuar gjë nga demokracia, se ka mbetur një partiak intolerant, tregoi se ai nuk mund të bëhet kurrë simbol i unitetit të kombit. Me fjalimin e djeshëm që ua kalonte edhe «mitingjeve paqësore», që bënte PD-ja e dikurshme, Berisha dhe regjimi dhanë të kuptohej botërisht, se ata vuajnë nga kompleksi i frikës. Sido që të jetë, opozita është e vendosur në rrugën drejt fitores. Ajo e ka njohur me kohë se cili është Berisha dhe regjimi i tij. Gjithë puna është të jemi të bashkuar, vigjilente, e përkushtuar ndaj demokracisë dhe çështjes kombëtare dhe të ruhet që të mos bjerë pre e kurtheve dhe e provokacioneve të cilat po të gjykonim nga sa u tha dje në aktivin e PD-së, nuk do të mungojnë. BEQIR SKRELI. LEXONI NE FAQEN 2.

QELESHi: Prokuror i shkelil apo zëdhënës politik i PD-së?!

A doni të njiheni me «Objektivitetin» e prokuror Qelesht? A doni të dini se sa «i paanshëm» edhe i «depolitizuar» është ai? A doni, të bindeni për «etikën» e njeriut të drejtësisë dhe në fund, a doni të vërtetoni se sa dhe si e zbaton ai parimin kushtetues, të prezumimit të pafajësisë? Lexoni ju lutem, intervistën e tij në gazetën RD të datës 23 maj 1995 ku al ka dhënë sqarime «të qarta» e «të prera» lidhur me 400 mijë dollarët e «shtypshkronjës që do të blihej për «Zërin e Popullit». Ai veç të tjerave thotë: 1. «Lidhur me skandalin financiar të 400 mijë dollarëve të marrë nga Fondi i Solidaritetit, për blerjen e një shtypshkronje». Në cilën, nën Kodit Penal, përdoret shprehja skandal financiar? Shprehje të tilla ne i kemi lexuar në gazetë. Është folur p.sh., për «Skandalin Arsidi». Në shtyp janë përmendur edhe skandale të tjera, nuk e dimë pse prokurori hesht, për këto skandale, apo ndoshta, duhet të heshtë? 2. «Kur filloi hetimi i çështjes dhe ekspertët vërtetuan me prova», Z. Prokuror, nuk e kemi dhe aq të qartë, siç mund ta keni ju. Ekspertët vërtetojnë apo shfaqin mendim? Në, qoftëse vërtetojnë, çfarë i mbetet prokurorisë dhe gjykatës, për të vërtetuar? Të vërtetojnë ato që kanë vërtetuar ekspertët? Nuk flasim, për të pandërprerë sepse sipas jush (jo sipas ligjit), pretendimet e tyre nuk janë provë dhe s'ka pse të dëgjohen dhe aq më pak të verifikohen! 3. «Ata filluan të dalin me tezën tjetër, se gjoja kjo shumë dollarësh na qenke pronë e gazetës ZP». Duam të pyesim i nderuar prokuror; Në cilin nen të Kodit Penal përmendet fjala «tezë»? Në cilin fjalor, e gjejmë këtë fjalë? Cilat janë ata? Të pandehurit apo organi që t'i he alergji. ZP-ja flet me «gjuhën», por ç'pune t'i me ZP-në, merruni me të pandehurit, vërteto akuzat që u ke bërë dhe në përfundim të hetimeve me «objektivitetin» që u karakterizon, do të keni mundësi, për të arritur në përfundimin nëse 400 mijë do- (Vijon në faqen 2) 400 mijë dollarët janë vetëm të Zërit të Popullit

Gjykata Kushtetuese e gjendur jashtë funksioni dhe jashtë ligjit

Vazhdon kriza e institucioneve në Shqipëri Që nga 19 maji 1995, Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë ka dalë jashtë ligjit. Fakti i bujshëm lidhet me mandatin ligjor të tre prej anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese i cili rezulton i mbaruar në bazë të nenit 23 pika «c» të «Dispozitave Themelore Kushtetuese». E ndërsa ky mandat ka mbaruar anësë burim zyrtar nuk konfirmoi dje të kundërtën. Dukët se vendimja është tërhequr drejt Gjykatës së Kasacionit ka vënë në qendër të goditjeve të mazhorancës politike për të lënë në harresë një tjetër Gjykatë po të rëndësishme në një Republikë Parlamentare. Por, ndoshta zotërimi i shumicës nga ana e pushtetit politik të PD-së në këtë gjykatë ka bërë që sytë të mbyllen para një shkelje flagrante ligjore, për më tepër kushtetuese. Analistë të ndryshëm arsyen e heshtjes për këtë shkelje e mbështesin pikërisht te kjo shumicë - e domosdoshme për të marrë vendime të një interesi të përbashkët me pushtetin - e zotëruar nga mazhoranca politike që në këtë tre vjet qeverisje. Çdo gjë - thonë ata - është e materializuar në veprime konkrete. Vjet në tetor - nëntor shkelsa flagrante të ligjeve kushtetuese për miratimin e projekt-kushtetutës Berisha me referendum u reklamua para kësaj Gjykate nga opozita parlamentare shqiptare. Por shtyrja apo kërkesa e opozitës për deklarim antikushtetues të mënyrës së propozurar nga Berisha, e votuar nga mazhoranca e tij në parlament detyroi tre anëtarë të Gjykatës Kushtetuese të japin dorëheqje në prag të votimit të 6 nëntorit në këtë protestë. Ndërkohë që Sheshi, kond Myrto denoncoheshin për mos dorëzim të fletoreve zyrtare ato që zëvendësoheshin me tre të tjera që do të votonin pas tre muajsh nën një vetdeklarim të popullit të shprehur në 6 nëntor duke demonstruar krizën më të madhe të Gjykatës. Gjithsesi Gjykata e dalë jashtë funksionit për arsye të mungesës së një ligji për funksionimin e saj, si dhe të mungesës së Kushtetutës, së fundi del edhe jashtë ligjit. E. B.

Manifestime në Romë kundër dëbimit të trupave në bregdet

Burime nga Roma bëjnë të ditur se dje atje u zhvillua një manifestim kundër miratimit nga parlamenti i ligjit për dëbimin e një kontigjenti trupash për të ndalur valën e trafikut klandestin të refugjatëve. Manifestuesit antar të shoqatave antiraciste në Itali dhe për mbrojtjen e emigrantëve, mbanin në duar parrulla si «Ushatarët në gazerma: mikpritje refugjatëve etj». Manifestuesit u shprehën se dërgimi i trupave në rajonin e Puljas është shprehje e mentalitetit të vjetër të zgjidhjen e problemeve. Zgjidhja duhet të jetë politike dhe jo përmes forcës. Nga parlamenti doli deputet, të cilin u takuan me manifestuesit dhe u premtuan atyre që do të marrin në konsideratë vërjetjet e të dy shoqatave në diskutimin e ligjit për emigracionin.

«Tërmet» në degën e brendshme

MALESI E MADHE; Asnjë kuadër nuk dihet a do ta ruajë detyrën. Në degën e brendshme të rrethit të Malësisë së Madhe, këto ditë janë mbledhur nga Ministria e Brendshme të gjitha postet drejtuese në këtë degë, duke filluar që me atë të kryetarit e deri në drejtuesit e policisë. (Vijon në faqen 2)

Arben Lika përsëri në burg

Është arrestuar në mes lirisë e përkohshme ish-deputeti i Partisë Demokratike Arben Lika. Dhe ai ka përfunduar përsëri në qelitë e burgut, pas shpalljes së vendimit të Gjykatës së Apelit, dënuar për kontrabandë. Prokuroria kishte protestuar kundër vendimit të shpallur nga gjykata e rrethit të Tiranës, e cila e kishte shpallur të lirë Arben Likën duke e dënuar me tre vjet heqje lirie, por me kusht. Ndërkaq, Gjykata e Apelit e ka shpallur në përfundim vendimin e gjykatës së Tiranës dhe e dërgon deputetin Lika pas arrestimit në sallën e gjyqit të rrethit në qelitë e burgut të Tiranës. Korresp. i «Zërit të Popullit».

Takime të komisioneve të përbashkët

SHQIPËRI GRECI Në Tiranë ka filluar të martën pasdite takimi mes delegacioneve shqiptare e greke në nënkomisionit të përbashkët për çështjet konsullore dhe juridike. Sipas burimeve të Ministrisë së Jashtme në Tiranë, konfirmohet se për herë të parë do të trajtohet zyrtarisht çështja e pasurive të çamëve në Greqi. Ky nënkomision do ta diskutojë këtë çështje në kuadrin e diskutimit të pasurive të shtetasve të të dy vendeve, në territoret respektive të shtetit tjetër. Diskutimi për herë të parë të kësaj çështjeje duket si një shenjë pozitive në marrëdhëniet mes të dy vendeve, për të prekur edhe çështje që më parë ishin shumë të ndjeshme dhe tabu. Një çështje tjetër është edhe ajo e lehtësimit të procedurave të dhënieve të vizave për qytetarët e të dy vendeve tek njëri-tjetri. Po kështu në Kalamata të Greqisë, filloi të martën një stërvitje e përbashkët ushtarake me pjesëmarrjen e Greqisë, të Shqipërisë, Bullgarisë dhe Rumanisë nën vëzhgimin e SHBA, në kuadrin e programit të partneritetit për paqe. Është hera e parë që Shqipëria merr pjesë në manovra të përbashkëta në Greqi, gjë që është një shenjë pozitive në klimën e re politike në relacionin Tiranë - Athinë. Manovrat kanë emrin domethënës kod «Shqipëri».

400 mijë dollarët janë vetëm të Zërit të Popullit

Në intervistën e dhënë dje në RD, prokurori i rrethit të Tiranës, z. Qeleshi thekson se 400 mijë dollarët nuk janë pronë e «Zëri të Popullit», por e shtetit. Për këtë ai i referohet vendimit të KM Nr. 183, datë 24.5.1992. Duke ribotuar edhe një herë vendimin në fjalë sqarojmë:

Rroga dhe shtëpia në Brrakë e pre-

Rroga dhe shtëpia në Brakë e presidentit Berisha denoncojnë njësin e luftës ndaj korrupsionit, Blerim Çelën

LEXONI NË FAQEN 2.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË / Këshilli i Ministrave / VENDIM / Nr. 183 datë 14.5.1992

REPUBLIKA E SHQIPËRISË Këshilli i Ministrave VENDIM Nr. 183 datë 14.5.1992 PËR KALIMIN NË TË ARDHURAT E BILANCIT VALUTOR DHE TË BUXHETIT TË SHTETIT PËR VITIN 1992 TË GJENDJES SË LLOGARISË NË VALUTË TË ISH-KOMITETIT QENDROR TË PARTISË SË PUNËS Me propozimin e Ministrisë së Financave dhe të Ekonomisë, Këshilli i Ministrave VENDOSI: 1. Gjendja e llogarisë në valutë e ish-Komitetit Qendror të Partisë në datën 31.12.1991 prej 1.865.016.80 dollarësh USA, së bashku me interesat e pranishme në lekë, të kalojë shtetit për vitin 1992. 2. Përdorimi i fondeve në valutë dhe në lekë, sipas pikës 1 të këtij vendimi, të bëhet me autorizim të Ministrisë së Financave dhe të Ekonomisë. 3. Dokumentacioni ekonomiko-financiar që pasqyron krijimin dhe përdorimin e fondit në valutë të ish-Komitetit Qendror të Partisë së Punës nga viti 1964 deri në vitin 1991, t'i nënshtrohet kontroll-revizionit financiar nga Komisioni i Kontrollit të Shtetit. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë. KRYETARI I KËSHILLIT TË MINISTRAVE ALEKSANDËR MEKSI Nënshkrimi — Në pikën 1 të këtij vendimi bëhet në mënyrë të pasaktë e të qartë për të gjithë se buxheti i Shtetit i kalon gjendja e llogarisë të ish-KQ të PPSH prej 1.805.016 dollarë. Në këtë shumë nuk është përfshirë asnjë cent nga 400 mijë dollarët dhe «Zëri të Popullit». Me vendimin Nr. 104, datë 10.12.1990 shuma e mësipërme prej 1.865.016 dollarësh është transferuar kështu nga llogaria bankare në valutë nga patur PS mbas krijimit të saj dhe për të cilën disponohen dokumentat përkatëse. Ndërkohë, pika 3 e këtij vendimi bën fjalë vetëm për ushtrimin e kontrollit të Shtetit për burimet e krijimit dhe përdorimin e fondit të soë i për r, i përdorur dhe si vlerë e legjarditetit nga viti 1964 deri në vitin 1991, dhe aspak mbi suksesin e fondit të përdorur nga mazhoranca e tij. Nga momenti i daljes së këtij vendimi asnjë akt ligjor apo normativ nuk ka përcaktuar vlerën prej 400 mijë dollarësh dhe redaksisë së «Zërit të Popullit», ndaj ato vazhdojnë të jenë pronë ekskluzive e «Zërit të Popullit» dhe Partisë Socialiste.