28/05/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

28 maj 1995

BERISHA MUND TË HEQË DORË NGA ÇDO GJË POR JO NGA POSTI I KRYETARIT TË PD-së

- «Dashuri» e Berishës po asfikson vetë PD-në - Çfarë është Berisha, president i Shqipërisë apo kryetar i Partisë Demokratike? Është kjo një pyetje që mund t’i drejtohet ai në konferencën e fundit për shtyp. Kjo, jo se nuk dihet nga njerëzit, por për të parë se sa i ndërgjegjshëm është vetë Berisha për pozicionin e tij. Megjithëse pyetja nuk u bë, përgjigja u muarr: «Ne jemi dhe do të jemi të vendosur të fitojmë në zgjedhjet e ’96-ës», deklaroi Sali Berisha në emër të PD-së në një konferencë shtypi të dhënë me funksionin e presidentit. Pse del Berisha kaq hapur në këtë pozicion? Na duket se pozicionimi i Berishës buron nga një analizë që ai i ka bërë gjendjes politike në përgjithësi dhe asaj në Partinë Demokratike në veçanti, pasi ka vënë në peshore shumë interesa. Nga të dhënat që ka, ai duhet të ketë arritur në konkluzionin se në zgjedhjet e ardhshme, PD-ja nuk fiton dot. Megjithatë presidenti ka mandat edhe për një vit. Po pastaj? Këtu ai gjendet para dilemës: Nga njëra anë, të qëndrojë edhe një vit president pavarësisht nga fati i partisë e pastaj të shkojë në PD si vartës i Tritanit ose tërhiqet fare nga jeta politike. Të zgjedhur të dyten. Midis funksionit të presidentit si simbol i unitetit të kombit dhe kryetarit të Partisë Demokratike, ai preferon të jetë kryetar i PD-së. Presidentllëku është i përkohshëm kurse postet janë më afatgjata. Deklaratat e tij, se PD-ja do të fitojë pa tjetër në zgjedhje, se janë arritur këto apo ato suksese, sulmet e egra ndaj opozitës etj, janë të tepër përpjekje për të ruajtur të pacënuar imazhin e tij si udhëheqës i PD-së, se sa shprehje e realitetit konkret në Shqipëri. Në thelb përpjekjet kryesore të Berishës aktualisht drejtohen më tepër për të fituar fushatën elektorale brenda partisë së tij. Nga ky kënd bëhen pothuajse të gjithë lëvizjet e Berishës. Në funksion të këtyre përpjekjeve u dogj Eduard Selami si konkurent i rrëzikshëm për postin e kryetarit të PD-së. Në këtë kuadër lihet sot PD-ja pa një kryetar të zgjedhur. Duke mos dashur të djegë karrierën e tij politike, Berisha po dënton rëndë jo vetëm Shqipërinë, por edhe vetë Partinë Demokratike. Duke e dashur shumë, Berisha po e mbyt PD-në, po e asfikson atë. Ai po e çon PD-në në një gjendje të tillë që nesër mund të mos ketë fare nevojë për kryetar. Me qëndrimet që mban në funksionin e tij nominal si president i Shqipërisë, Berisha po krijon një precedent shumë të dëmshëm që mund të ketë pasoja jo të mira për të ardhmen e vendit. PD si vartës i Tritanit ose të tërhiqet fare nga jeta politike. Nga ana tjetër, të dalë hapur si kryetar i PD-së që tani e derisa t’i skadojë mandati i presidentit e pastaj të shkojë atje edhe me zyrë si kryetar i kësaj partie. Nisur nga interesat e tij personale e ndoshta duke menduar se kjo është në interes të PD-së, ai ka

«LINDJA E PERËNDIMIT» APO «PERËNDIMI I LINDJES»

- Duke komentuar një fjalë të huaj popullore «Ujrat e largëta nuk e shuajnë zjarrin» - Kur R. Alia theksoi dikur se Shqipëria nuk është lindje, kjo frazë turbullon mendjet e shumë njerëzve, të cilët, në komentet e tyre për të kërkuar thelbin e saj u ngatërruan keqas në politikë e në gjeografi, në histori e në diplomaci. Pa i vënë qëllim vetes të zbërthejmë domethënien e asaj fraze, që u bë «mollë sherri» e gjithë këtyre viteve të tranzicionit, duhet theksuar se njerëzve sot u janë hapur sytë sa të kuptojnë se nuk është një detyrë a dëshirë e tyre apo një parullë propagandistike liderësh partiakë të rrëshqetë verdhi në Lindje apo të rrështohet në Perëndim. Lindja nëkupton regjimin komunist ku ecje në dy shina: duke shkelur liritë e njeriut dhe duke centralizuar ekonominë. Komunizmi me këtë fytyrë tashmë ka marrë fund në gjithë Lindjen. Por kjo nuk do të thotë se ata vende u bënë menjëherë Perëndim. Rruga e mundshme e tranzicionit, nëqoftëse në ekonomi do t’i ketë rezultatet e shpejta dhe në fushën e ligjeve situata mund të përmbyset brenda një legjislature, në fushën e mendësive do të kërkojë ndoshta një brez njerëzor. Është fjala për të çrrënjosur «helm ideologjik» të sistemit parardhës. Është shumë e vështirë. Është ky shkaku që në një vorbull zhgënjimi kanë rënë sot edhe autoritete në fushën e politikës e të filozofisë, të ekonomisë e të jurisprudencës. Por s’jemi përpara një fataliteti. Në këtë kuptim rotacioni që po vihet re në Lindje, ku pas shembjes së Murit të Berlinit në tetor të ’89-ës pati një ofensivë të së djathtës, kurse sot e djathta po zvëndësohet me të majtën, si sot e djathta po zvëndësohet me të majtën, sinëpër administrimin e keq të tranzicionit, është një proces krejt i natyrshëm. Është e vërtetë që ujrat e Lindjes janë të turbullta. Që Lindja nuk është një ngjyrë. Që çdo vend ka specifikat e veta. Këto gjëra elementare nuk duan t’i mësojnë udhëheqësit tanë të partisë në pushtet, forcës së djathtë që më 22 mars të ’92 e cilësoi veten plot mburrje po edhe me një farë të drejte, si kampione në luftën kundër komunizmit në Europën Lindore. Kishte arritur një fitore spektakolare. Por, edhe në politikë, dardha e ka bishtin prapa. Propaganda e PD-së, e gjithë pushtetit të sotëm djathtist, si arma e vetme e Partisë në pushtet për të mos lejuar rotacionin e mundshëm, spekulon me disa të vërteta që ndodhën në Lindje, të cilat po t’i nënshtrohen një analize fare të thjeshtë tregojnë se sa pak marrin vesh nga politika disa baballarë të sotëm të vendit. Ja, kështu TV-ja shpall me zhurmë që socialistët (në pushtet) në Bullgari do të kthehen kooperativat bujqësore. RD-ja e djeshme botonë një lajm nga Polonia me (kishte) plot 4 milionë dollarë USD a aspak shkesë, të cilat vërtetohet plotësisht se nuk janë nga buxheti i shtetit por nga burime të jashtme, jo me sloganet e tyre të mbrëdhje fi- [vazhdon jashtë kornizës] (Vijon në faqen 3)

BLERIM ÇELA «vret» veten me dorën e z. KAU

- Vërteton publikisht se Fondi i solidaritetit nuk është «ushqyer» nga Buxheti i shtetit - Pas filmimit e shfaqjes në RTSH të traktoreve që nuk janë pronë e QBE «Progresi», pas «mbylljes» së filialeve në Devoll, Kavajë Tiranë, Pograd ec, Fier, Korçë, pas bërjes save të firmosur nga ish Ministri i Financave A. Verli në vitin 1965, ku thuhej se ish zv. Kryeministri H. Toska në vitin 1967, ku përcaktohen shumat për llogarinë e ish KQ të PPSH-së, tit, vetëm ato mund të provojnë kapitalin e shumave përkatëse që ekspozoni nga llogaria buxhetore në atë të solidaritetit vetëm kështu mund të provojnë pronësinë shtetërore (kishte) plot 4 milionë dollarë USD pa asnjë shkr esë, të cilat vërtetohen burime të jashtme, jo me slogane e në dërgjedhje fi-

Vërteton publikisht se fondi i solidaritetit nuk është «ushqyer» nga Buxheti i shtetit

Pas filmimit e shfaqjes në RTSH të traktoreve që nuk janë pronë e QBE «Progresi», pas «mbulljes» së filialeve në Devoll, Kavajë Tiranë, Pogradec, Fier, Korçë, pas blerjes të një «Peugot»-i nga E. Paloka dhur të për L. Çukon (ç’ndër i bën opozitës ky parodist) në «RD» - në datën 27 maj botohet një «interpretim» i Z. Çela, bazuar në të dhënat e nxjerra nga eksperti Kau, për «Fondin e Solidaritetit». janë pronë e QBE «Progresi», pas «mbulljes» së filialeve në Devoll, Kavajë Tiranë, Pogradec, Fier, Korçë, pas blerjes të një «Peugot»-i nga E. Paloka dhur për L. Çukon (ç’ndër i bën opozitës ky parodist) në «RD» - në datën 27 maj botohet një «interpretim» i Z. Çela, bazuar në të dhënat e nxjerra nga eksperti Kau, për «Fondin e Solidaritetit». Në të jepen faksimilet e dy shkresave të firmosura dhe shumat për llogarinë e ish QK të PPSH. Eureka! bërtet zoti Çela se paskërka gjetur dy shkresa administrative që çfarëdo mund të jenë por që kurrsesi nuk mund të jenë të barazvlefshme, siç kujton, me konfirmat bankare. Gjermoni z. Çela, të gjeni dokumentat vetëvërtetuese bankare, pikërisht në bankë që është dhe arka e zbatimit të Buxhetit të Shtetit, vetëm ato mund të provojnë katëllimin të solidaritetit vetëm kështu mund të provoni pronësinë shtetërore apo partiake të këtyre fondeve. Mijëra shteti ligjor kur kryekontrollori dhe prokurori i shtetit «gëlltitin pa përtypur» «konkluzionet» e ekspertit Kau. Por ajo që të bën përshtypje nga pasqyra e botuar është edhe fakti se vetëm gjatë 8 viteve (1969-1976) janë derdhur (jo në letër por faktikisht) plot 4 milionë dollarë USD pa asnjë shkresë, shtetit por nga burime të jashtme, jo me slogane por me derdhje fizike në Banka. Le të provohet me dokumente e botime publike e kundërta e kësaj të vërtete. Akuzatorët le t’i bëjnë pyetjen vetes dhe t’i japin përgjigje opinionit publik: përse vallë nuk ka vazhduar që të (Vijon në faqen 2)

Nesër në Strasburg mblidhet Komisioni Juridik i KE-së

«ÇËSHTJA NANO» NË REND TË DITËS Nesër në Strasburg Komisioni Juridik i KE-së do të mblidhet për të shqyrtuar, edhe ai, kërkesën shqiptare për pranimin zyrtar të Shqipërisë në KE. Përfundimi që shkoi, prej raportit publicitet të gjerë për vendimin e rëndësishëm të Komisionit Politik për të njëjtin publicitet rezervoi edhe përmbledhjen e ardhshme të Komisionit Juridik. Arsyeja ishte se ky komision do të bëjë nesër një ekspertizë legjislacionit shqiptar veçanërisht atij që lidhet me të drejtat e njeriut. (Kodit penal, kodit të procedurës penale, kodit civil). Por e paralajmëruar është edhe ekspertiza e «çështjes Nano». Z. Gulomberg - reporteri i këtij komisioni - i ka kushtuar vëmendje dhe shqetësim në raportin e tij të nesërme çështjes së liderit socialist të burgosur. Madje ai - siç u bë publik në fundjavën që shkoi - jep edhe vërejtje të zgjedhjes së kësaj çështjeje. «Rishikim të procesit, falje presidenciale por pa e penguar zotin Nano në veprimtarinë e tij politike, rishikim nga Tirana zyrtare të ratifikimit të Konventës Europiane për liri dhe të drejta njerëzore, hetim ndërkombëtar nga Gjykata Europiane e të drejtave njerëzore». Kë do të zgjedhë Tirana zyrtare? Ndërkohë këtu në Tiranë shumëkush ka kohë që pyet: Kur do të lirohet z. Nano? Edhe sa ditë burg i kanë mbetur? «Ju pyesni se kur do të dalë Fatos Nano nga burgu? Nuk numëroj ditët e muajt... as ato që kanë kaluar në burg dhe as ato që mbeten akoma... Nuk i numëroj, bë të vërtetë si jetoj...», thotë z. Reshqina Nano. Për të vazhduar më tej:

Vazhdon greva e urisë në Kam të Tropojës

Dje ishte dita e nëntë e grevës së urisë në Kam të Tropojës. Gjendje shëndetësore e të ngujuarve në të sa vjen e vështirësohet. Këtë e tregon edhe fakti se tre prej tyre janë shtruar në spital. Megjithatë grevistët, të cilat janë ngujuar në ish zyrat e drejtorisë së minierës, janë të vendosur që ta vazhdojnë atë deri sa t’u plotësohen kërkesat e tyre, të cilat janë thjesht ekonomike. Duke biseduar dje në telefon me kryetarin e grevës, Qazim Sinani, na tha se më 8 maj i kanë drejtuar një telegram Kryeministrit dhe më 19 maj një telegram Presidentit, por asnjë përgjigje. Më 20 maj i bënë telegrame grupeve parlamentare të Kuvendit Popullor. Dhe u bëmë telegrame edhe deputetëve A. Hajdari, L. Përpali dhe Sh. Memishi, që të interesohen dhe ndërhyjnë për zgjidhjen e kërkesave tona. Po ashtu vazhdojnë të heshtin ende dhe pa përgjigje edhe përfaqësuesit e pushtetit në rreth e prefekturë. Qazim Sinani vazhdon: prefekti Agolli me datën 25 maj i ka dhënë një intervistë «Zërit të Amerikës», ku tha se kërkesat që kanë të ngujuarit në grevën e urisë janë zgjidhur ose ajo, është e politizuar. Ne, thotë Qazimi, i themi prefektit se asnjë nga kërkesat tona nuk është zgjidhur dhe ato kanë afat të përcaktuar kohor. Sa për politizimet, i themi atij se forcat politike në Bytyç, kanë vendosur pa lejen tuaj, ta mbështetin grevën dhe kërkesat tona që janë thjesht të karakterit ekonomik. Gjithashtu u bëjmë thirrje pushtetarëve në rreth e në qendër që të angazhohen sa më shpejt në zgjidhjen e kërkesave të grevistëve të Kamit, pasi ata janë të vendosur të mos dalin nga ngujimi pa u rregulluar gjendja në të cilin jemi tani. Korresp. i «Zërit të popullit»

«JO» rritjes së taksave

Në dosjet e anëtarëve të këshillit të rrethit të Elbasanit, për mbledhjen e radhës ishte futur dhe një propozim për rritje taksash. Ishte fjala për rritjen e taksës së lejeve të ndërtimit, taksë kjo në kompetencë të pushtetit lokal. Në fillim kjo rritje takse, që u suall për t’u miratuar e votuar nga këshilltarët, u motivua me nevojën që ka shteti për të siguruar të ardhura. Sipas projektit që i kishte ardhur këshillit, edhe për të nxjerrë një lye për një mur mbajtës, apo mur rrethues, duheshin shtuar taksa e deritanishme! Më e çuditshme ishte se propozimi në fjalë nuk shpjegon sesa ka qenë tarifa e deritanishme e kësaj takse dhe sa për qind rritet tani. Pikërisht për këtë pikë lindën edhe debatet në këshillin e rrethit. Këshilltarët e të gjitha forcave politike, por sidomos ata socialistë, kundërshtuan prerjen për rritjen e vazhdueshme të taksave apo thënë ndryshe, për «rrjepjen progresive, të lëkurës së qytetarëve». Më në fund, pas debatit të gjatë, ky propozim nuk u miratua dhe u kthye mbrapsht. Njëri prej këshilltarëve për të ironizuar këmbënguljen e shtetit për të rritur taksat tha: «Ndoshta ndonjë ditë këtu në këshillin e rrethit është cudi që të na propozojnë të vendosim taksa edhe për të marrë leje për... mbajtjen e mustaqeve». S. CEKANI

Filloi Kongresi i parë i Partisë Demokratike Popullore të shqiptarëve në Maqedoni

— E PËRSHËNDET KONGRESIN EDHE NËNKRYETARI I PPSH Z. LUAN HAJDARAGA — Dje filloi punimet në Tetovë të Maqedonisë Kongresi i Partisë Demokratike Popullore (PDP), partia e dytë e shqiptarëve në Maqedoni për nga shtrirja dhe numri i anëtarëve. Në këtë kongres merrnin pjesë si të ftuar dhe një numër parti sht shqiptar nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi. Në këtë kongres mori pjesë edhe një delegacion i Partisë Socialiste të Shqipërisë, i kryesuar nga nënkryetari i saj z. Luan Hajdaraga. Kongresi i zhvilluar në një nga sallat e shtëpisë së kulturës së qytetit u hap nga korri i qytetit me Odën e Hymnit të Flamurit. Raporti u mbajt nga kryetari i kësaj partie, Injaz Haliti. Raporti synonte të bënte një analizë të hollësishme të periudhës katërvjeçare që nga themelimi deri më sot, «Aktiviteti ynë tha me të tjerash Haliti nuk ka patur dhe nuk ka për qëllim çelimin e interesave të asnujt, aq më pak të maqedonasve. Në këtë rrugë, partia jonë është e vendosur për të luftuar deri në fund, për të realizuar deri në fund kërkesat e të drejtave e popullatës shqiptare në Maqedoni». Pas diskutimeve u miratua programi ekonomik, social, arsimor e kulturor. U bënë edhe disa ndryshime në statut. Kongresi vazhdon punën edhe sot. Kongresi e parë të PDP e përshëndeti edhe z. Hajdaraga, nënkryetari i PPSH, i cili ndër të tjera tha: «Partitë tona kudo që janë, në Republikën e Shqipërisë, në Kosovë në ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë e në Malin e Zi, janë parti shqiptare dhe kanë të përbashkët kombëtaren e pandryshuar çështjen kombëtare. Kjo na bashkon dhe duhet të na bashkojë edhe më fort». Delegatët miratuan rezolutën e Kongresit dhe më pas kaluan në zgjedhjen e kryetarit të partisë, të sekretarit të saj nënkryetarëve të saj. F. S.

Me këtë përbërje PD do të fitojë në zgjedhjet e 1996-ës

- Pjetër Arbnori për katër cilësitë e anëtarit të PD-së - 1. Po të bësh më parë gabimin të emërosh në ndonjë detyrë, nuk duket më nga zyrat e PD-së. 2. Po ta takosh rrugës, thotë ku të kam parë. 3. Po t’i shkosh në zyrë, të lë të presësh për të treguar se është më i madh se ty. 4. Po t’i rekomandosh të zbatojë programin e PD-së brenda ligjit, ai të thotë se atë e ka zgjedhur populli dhe nuk merr urdhër nga askush. (RD, 24 Maj 1995)

Lexoni në faqen 3

Nuk do të zgjidhen problemet në Shqipëri për sa kohë shteti bën skenare për eleminimin e opozitës

Saktësim

kallëzimin për ndjekje penale të Blerim Arben Qeleshi dhe Shqyri Kaut, nga Partia Socialiste për shkak të fillimit të paditësit të ndjekjes penale ndaj disa punonjësve dhe drejtorisë të QBE «Progresi» dhe gazeta «Zëri i popullit» nuk është përfshirë për arsye të një gabimi teknik edhe emri i Velezi Havari ndaj të cilit ka filluar në mënyrë të padrejtë ndjekja penale.