Dje në selinë e PSSH, nënkryetari i PSSH-së, Ilir Meta dhe anëtari i kryesisë i PSSH-së, Bashkim Zeneli pritën në takim shefin e seksionit politik për Adriatikun Lindor në Foreign Office zotin Matfew Rycrof dhe të ngarkuarin me punë të Britanisë së Madhe në Tiranë zotin Stephen Nash.
Në këtë takim u këmbyen mendime rreth situatës politike e ekonomike në vend, gjendjes në rajon dhe integrimit europian të Shqipërisë.
Tiranë 29.5.1995
Zyra e shtypit dhe informacionit të PSSH-së
BERISHA NUK MUND TË FUSË NË THES MINAREN E DESHTIMEVE TË POLITIKËS SË VET
Mbajtja në tension e situatës, goditja e vazhdueshme e kundërshtarëve politikë dhe intensifikimi i mëtejshëm i propagandës janë tre shtyllat në të cilat Presidenti Berisha, ka mbështetur strategjinë e fushatës së re të zgjedhjeve.
Në mbledhjen e fundit të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, ai kërkoi dhe caktoi si detyrë, intensifikimin e mëtejshëm të propagandës së partisë, për të evidentuar më shumë arritjet e qeverisë e reformave, nën drejtimin e PD-së. Krijimi tek njerëzit e imazhit, që nën drejtimin e PD-së, janë arritur suksese dhe ajo është një forcë e aftë, për të çuar para reformat, duhet të ishte kthyer detyra numur rrijë e partisë, e njëkohësisht, shtratin në të cilin do të zhvillohet fushata e re e zgjedhjeve. Problemi, se me ç’farë parullash do të dalë para elektoratit në zgjedhjet, e ardhshme e ka shqetësuar Berishën që atë ditë, që ka ndier zhgënjimin dhe dështimin e reformave të PD-së. Ditët e fundit i shoqëruar nga shura e tij partiako-radiotelevizive, ka ndërmarrë një sërë vizitash në rreth të ndryshme të vendit. Takimet e kësaj radhe, janë disi të veçanta. Ka hequr dorë nga takimet e gjëra nëpër mitingje e sheshe, për t’u futur shtërrave, oficinave, restoranteve e hoteleve. Është takuar me fermerë që kanë arritur të prodhojnë në serrat e tyre shtëtpiake trangull, me pronarë baresh e diskosh, ku shkojnë orët shqiptarët e papunë, punonjës pul[a]rish të cilët po i «mbyll» importi, i vezëve, etj. për t’i përcjellë popullit të tij, «mesazhin» e madh, se reformat janë në rrugë të mbarë, se PD i ka mbajtur premtimet e bëra, e se ajo është një forcë e aftë, që do ta çojë zhvillimin e vendit në stade të tjera. Por, duhet parë tej këtij «show»-televiziv e propagandistik, duhet shprehur qartë qëllimi e objektivi që ai ka marrë përsipër, për të realizuar me këto vizita. Qëllimi është i qartë. Ai do të thotë: Ju socialistët thoni se nuk ka rritje prodhimi, ju thoni se njerëzit nuk kanë në punë, ju thoni se reformat kanë ngecur, ja shikoni çfarë është bërë. Natyrisht, ata që ka takuar dhe vlerë reale kanë përfunduar, bonot e privatizimit, si është bërë privatizimi, çfarë përfaqësojnë bordet e tij, cilat kanë qenë kriteret e shpërndarjes së pasurisë, sa është inflacioni, sa ka shkuar borxhi i jashtëm, si janë zbatimet e projekteve, pse u shkatërruan fermat dhe pasuritë e tyre, pse janë mbyllur fabrikat e uzina, të cilat rë keq? mund të ishin efeciente, etj. Por ai nuk mund ta bëjë këtë, sepse, atëherë lamtumirë sukseset madhështore në udhëheqjen e partisë, lamtumirë rritje ekonomike, më e larta në Evropë, nuk do të ketë ecuri reformash e në fund të fundit nuk do të ketë realizim premtimesh nga PD. Ai e di se në fushatën e re të zgjedhjeve nuk mund të futet me parullat e vjetëruara, si ai i «luftës kundër komunizmit» apo i kooperativave bujqësore, si ben Tiran Shehu, Ai «gogol», tashmë ka vdekur, jo vetëm për elektoratin, por edhe për Berishën. Prandaj ai dëshiron të godasë në pika nevralgjike e jetike, për elektoratin siç është puna, strehimi, shkolla, sigurimi, etj. E, pavarësisht nga zhurma që bëhet, pavarësisht nga propaganda dhe deklarimet, elektorati është futur në shtratin e vet nga i cili nuk e nxjerr dot strategjia e fushatës së Berishës. E gjithë kjo është një përpjekje e dëshpëruar e tij, për të kompensuar atë që ka humbur. Ai nuk e kupton se elektorati shqiptar, është divorcuar përfundimisht
do të vazhdojë të takojë Berisha, meritojnë vëmendje e vlerësim të madh. Me aftësitë e tyre, ata kanë vënë në punë mendjen dhe krahët, duke shënuar rezultate të cilat askush nuk i ka fshehur apo mohuar. Është fakt, se ajo pjesë njerëzish ka ngritur serra, lokale, hotele ndërmarrje e punishtë prodhuse, por gjithësesi janë pak në krahasim me atë çfarë mund të bëhej e çfarë premtoi PD-ja në programin e saj. Ritmet e prodhimit, zhvillimi ekonomik e gjendja reale e popullit, duhet parë tej kësaj pjese, që gjithësesi është shumë e vogël, që Berisha arrin ta shohë, por nuk guxon ta propagandojë.
Nëqoftë se do të manifestohet «rritjen ekonomike», Berisha duhet të ketë kurajon të thotë, se me çfarë vlere fermat dhe pasuritë e tyre, pse janë mbyllur fabrika e ndërmarrje apo kanë mbetur në
Bonot e privatizimit - midis shpresës dhe zhgënjimit
Zhvlerësim marramendës i bonove të privatizimit.
Pse nuk publikohen ndërmarrjet që do të privatizohen?
Legjislacioni salakat-Projekt ligji për Fondet e Investimeve në kasafortë!
BONOT «AKT MADHOR!» - ÇVLERËSIMI DERI NË 80 PËRQIND Bonot e privatizimit - midis shpresës dhe zhgënjimit Zhvlerësim marramendës i bonove të privatizimit. Pse nuk publikohen ndërmarrjet që do të privatizohen? Legjislacioni salakat-Projekt ligji për Fondet e Investimeve në kasafortë! NË POLONI Ka komitet parlamentar Ka ministri për privatizimin Ka mbështetjen e Bankave NË SHQIPËRI Nuk ka komitet parlamentar Nuk ka ministri për privatizimin Nuk ka mbështetje nga Bankat Faza e parë e privatizimit të pronës shtetërore i kaloi tangent interesave ekonomike të shqiptarëve për t’u transformuar në duart e një pakice të caktuar individësh të cilët parakalonin mes dritë-hijeve të pushtetit blu. Në vend të një filtri të ngjeshur parlamentar i cili u quajt i panevojshëm nga mazhoranca që ka edhe pushtetin, çdo gjë u vendos nga një vendim qeverie nëpër piketat e të cilës vështirë se mund të kalonte kushdo. Megjithkëtë kjo u propagandua nga pushteti si arritje e këtij tranzicioni. Pas kësaj u vendos nga lart që faza e dytë e privatizimit të bëhej nëpërmjet bonove të privatizimit. Por e tërë propaganda qeverore e bërë për këtë problem e cila ka nisur nga mesi i vitit të kaluar e deri në ditën kur bonot e privatizimit ranë në duart e përfituesve të tyre është shoqëruar nga deklarata nga më kontradiktoret në skajet e të cilave shquhen thirrjet idilike nga lart dhe frika e zhgënjimit nga poshtë. Shpërndarja e bonove të privatizimit erdhi pas shpërndarjes së letrave me vlerë (me destinacion privatizimi dhe këto) me një ... të madh ... Ndoshta që përditë jepen informacione për fillimin e shpërndarjes së bonove të privatizimit, (të parët që u paisën me to ishin pensionistët), nuk kanë munguar edhe informacionet për çvlerësimin e tyre. Vala e shpërndarjes së tyre sipas radhës nga një qytet në tjetrin është shoqëruar me valën tjetër që mbart doza zhgënjimi. Kësti i parë i shpërndarjes së këtyre bonove për pensionistët me vlerë 20 mijë lekë, pak metra më tutje këmbehet me 2 apo 3 mijë lekë. Degradimi është i ... Tani pak kush i beson premtimet e saj. Nëse çvlerësimi i bonove të privatizimit, nuk e kanë menduar skeptikët që me licencën e ekspertit qëndrojnë në kolltuqet e shtetit, nëse këta janë partizanë të ideve se shteti duhet të lërë duart me interesat e njerëzve, për t’i hequr vetes rolin mbrojtës të individëve përballë luftës së ... dhe të konkurrencës dhe spekulatore, përballë atributeve «nxjerrjes të ligjeve», kjo formulë drejtimi dhe qeverisje, shikohet ndryshe nga Prof Sa- (Vijon në faqen 2)
Filloi punimet në Tiranë Kongresi i Parë i Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë
— Përveç delegatëve morën pjesë përfaqësues të ambasadave të huaja.
— Megjithëse të ftuar mungonin Presidenti Berisha, kryeministri Meksi dhe përfaqësues nga PD-ja
Dje në Tiranë në një nga sallat e Akademisë së Arteve filloi punimet Kongresi i Parë i Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë.
Në këtë Kongres morën pjesë delegatë nga të gjitha rrethet e vendit, përfaqësues nga federata kombëtare dhe seksionet e tyre sindikale si dhe të ftuar nga seksionet dhe këshillat sindikale të bazës.
Asistoi në këtë kongres nënkryetari i Kuvendit Popullor sot Shaqir Vukaj. Morën pjesë përfaqësues të institucioneve, partive politike, sindikatave, shoqatave, organeve të shtypit, vendas e të agjencive të huaja, me qendër në Tiranë.
Asistuan gjithashtu përfaqësues të disa ambasadave të akredituara në Tiranë si dhe delegacione të organizatave sindikale simotra, nga Konferenca Botërore e Punës, përfaqësues të konfederatave e sindikatave nga Italia, Franca, Greqia, Bullgaria, Kina, Rumania, Maqedonia, etj.
Kongresin e hapi Sekretari i Përgjithshëm i Konfederatës së Sindikatave, zoti Alfred Xhomo.
Raportin «Mbi veprimtarinë e këshillit kombëtar gjatë periudhës 4-vjeçare dhe detyrat për të ardhmen» e mbajti kryetari i konfederatës së sindikatave të Shqipërisë, zoti Kastr[i]ot Muço. Zoti Muço në raportin e paraqitur i bëri një analizë të hollësishme punës së konfederatës për periudhën 4-vjeçare, problemet që kanë dalë si dhe detyrat për të ardhmen. Ai atako[i] ashpër politikën e Qeverisë, e cila ka krijuar probleme të mëdha si papunësinë, çmimet e larta, pagat e ulta, korrupsionin, mungesën e perspektivës etj.
Zoti Dodë Lleshi kryetar i komisionit të kontroll revizionit të konfederatës mbajti raportin «mbi veprimtarinë e këtij komisioni».
Në kongresin vazhdoi punimet me diskutimet e delegatëve. Diskutuan zonja Lili[a]na Driza, delegate e Gramshit, zoti Kol Nikolli kryetar i federatës së minatorëve, zoti Haki Disha delegat i Matit, zoti Irfan Dushi delegat i Tiranës, zoti Bardhyl Beikaj delegat i Sarandës, zoti Isa Koliqi delegat i rrethit të Tropojës, zoti Fatmir Smajli delegat i rrethit të Shkodrës.
Përshëndetën gjithashtu kongresin përfaqësues të delegacioneve të huaja, zoti Vladimir Perceak, në emër të konfederatës botërore të punës, z. Gioacchino Carella, në emër të konfederatës Italiane, zoti Jiang Lieqing, në emër të 100 milionë sindikalistëve kinezë, zoti Henri Renar, në emër të konfederatës së punës së Francës, zoti Baiko Atanasov në emër të sindikata-
(Vijon në faqen 3)
Ndalohen grupe klandestinësh
Sipas të dhënave që disponon policia kriminale e rrethit të Durrësit mësojmë se ky qytet është vatër e trafikut të klandestinëve të huaj.
Një grup personash të caktuar, prej kohësh ushtrojnë tregtimin e transportimit të klandestinëve nga Greqia në qytetin e Durrësit. Pas strehimit prej disa ditësh në këtë qytet, klandestinët (kryesisht kurdë), transportohen me skafe për në Itali. Për parandalimin e këtij fenomeni tepër të përhapur, policia kriminale në bashkëpunim me policinë e rendit, mundën të kapin këto ditë, rreth 20 grupe kurdësh të përbërë prej 5 deri 7 vetësh të cilët qëndronin të strehuar në këtë qytet në
(Vijon në faqen 2)
Goditet gazetari i televizionit Ardian Krasta
Dje pasdite, aty rreth orës 15, është goditur e rrahur rëndë sh[?]tësi i gazetar[i] i RTV dhe zëvendësori i njohur i spektakleve televizive Ardian Krasta nga disa të rinj të panjohur.
Dje pasdite, aty rreth orës 15, është goditur e rrahur rëndë sh[?]tësi i gazetari i RTV dhe zëvendësori i njohur i spektakleve televizive Ardian Krasta nga disa të rinj të panjohur. Nuk ka asnjë njoftim për motivet e këtij akti barbar dhe për motivet e Krasta. Por dhunë kundër gazetarit është dhe pa ditur motivet ajo është për t’u përbuzur e dënuar në të gjitha format. Në një pjesë dëshmohet tonë, e në pjesën tjetër gazetari venë në për... [tekst i palexueshëm] ... indirekt nga pushteti i cili në forma të ndryshme të hapura apo ekonomike mes një kohë e kaskash ka nisur në fushatë kundër fjalës së lirë. Nga kjo klimë përgjithshme përfitojnë edhe grupe gangsterësh të kriminelët ordinerë.
Redaksia e Zërit të Popullit bashkë me keqardhjen për atë çka i ndodhi kolegut tonë Krasta, dënon me forcë çdo akt dhune kundër gazetarëve nga çdo drejtim që vijer është sikurse dënon çdo lloj tjetër dhune në shoqërinë e sotme shqiptare.
DY MUAJ PA U SHPËR-NDARE NDIHMA SOCIALE
SHKODËR
Vijnë çdo ditë tek zyrat e bashkisë për të marrë ndihmën ekonomike, por largohen duke marrë në vend të saj përgjigjen «nesër», se sot s’ka fond.
Dje një grup qytetarësh në dyert e këtyre zyrave filluan të revoltohen për këtë sorollatje. Ata thonë se kemi dy muaj që nuk na është dhënë kjo ndihmë. Siç protestojnë për këtë vonesë u përmendin mungesën e fondeve. Në vend që të mendojnë për të shuar salin[a] e kësaj ndihme, shprehen ata, tani, edhe kaq sa kanë planifikuar, nuk na o japin në kohën e duhur kur jemi pa asnjë të ardhur tjetër. Në mësbërin e kësaj ndihme thonë se jemi mbi 5 mijë familje në të katër rajonet e këtij qyteti.
M. M.
Tërmet shkatërrimtar në lindjen e largët ruse
Numërohen mbi 2000 të vdekur të humbur. Çdo njeri në qytetin e Neftogorskut është ose i vdekur, ose i plagosur ose i zhdukur, ku përfshihen 450 fëmijë në qytetin e vogël prej 3500 vetësh.
Një tërmet shkatërrimtar me magnitudë 7,5 ballë të shkallës Rihter thuajse rrafshol për tokë qytetin e vogël të Neftogorskut në pjesën jugore të ishullit rus të Sahalinit, bëri të ditur zyrtarët rusë të qytetit të hënën. 17 shtatë banimi me qindra kafshë u rrafshuan përtokë, duke lënë në vete mbi 2000 banorë të qytetit, të cilët duket se po bënin gjumin e fundit në jetën e tyre. Në qytetin prej 3500 banorësh të natës zyrtarët vendas poh[o]jnë se çdo njeri prej tyre është ose i vdekur, ose i humbur ose i zhdukur, në këtë numër përfshihen 450 fëmijë. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar mbi 500 punonjës të specializuar për raste fatkeqësish dhe disa dhjetra helikopterë dhe avionë për transportin e ndihmave dhe të plagosurve. Deri më tani janë evakuuar dhe çuar në spitalet e afërt të ishullit Sahalin 300 të plagosur, të cilët janë rë në një gjendje tepër kritike, pohon zëvendësguvernatori i ishullit Viktor Gureviç. Mjekët pohojnë se kanë qenë të detyruar që të bëjnë dy apo këmbët shumë prej atyre që kanë mundur t’i shpëtojnë. Punëtorët e shpëtimit thanë se dëshpërim nga që mund të lëvizin njerëz të gjallë nën rrënojat e maleve me tulla rrënimi.
(Vijon në faqen 4)