01/06/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

1 qershor 1995

Politika e sharrjeve i thotë përsëri jo dialogut pozitë opozitë

Shqipëria po shtyhet drejt zgjedhjeve elektorale e tensionuar. Ajo ka evidentuar dukshëm një kontradiktë në jetë politike shqiptare: kërkesa për konsolidimin e institucioneve demokratike dhe instalim real të shtetit juridik po ngjallen nga politikat e ndarjes e të hakmarrjes, të sharrjeve dhe përpjekjeve të çdo lidhjeje e ure ndërlidhjet pozitës dhe opozitës. Kjo politikë frymëzohet, konstruktohet dhe zbatohet nga mentalitete politike e sociale të paqytetëruara e në mjaft raste antidemokratike. Ato janë një amalgamë e çuditshme në të cilën gjen koncepte moderne demokratike e politike, por dhe mentalitete të fisit, të njëshit, të kanunit, të Pushtetit të bajraktarët të paterfamiljesit si dhe koncepte të majta mbi shtetin, shoqërinë dhe punën me njerëz si «militantizmi», «punën kokë më kokë me njerëzit», «devotshmëria», «përkushtimi», «dialektika» etj. Këto mentalitete e koncepte i gjen të bollshme jo vetëm me fjalën e Presidentit por dhe në diskutimet e kreut të tyre të shtetit, parlamentit e të PD-së. Nuk mund të ecet me mendimin që sikur vetëm faktin se janë ngritur institucionet demokratike. Esenciale është të shohësh si dhe a punojnë ato, si institucione demokratike. Por e një rëndësie të veçantë është se si qëndrojnë njerëzit ndaj tyre, sepse institucionet demokratike e shtetërore janë gjithnjë ashtu siç i mendojnë njerëzit si i vlerësojnë si i respektojnë ose jo ato. Mesazhi kryesor që përcolli aktivi i fundit i PD-së ishte i qartë dhe i prerë: Asnjë dialog pozitë-opozitë. Vetëm PD. Askush të mos tentojë për dialog, luftë kundër opozitës që rrezikon të fitojë zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ky mesazh u përcoll i shoqëruar me një «optimizëm» drejtuar anëtarëve e simpatizantëve të PD-së dhe u konstruktua mbi «preokupimin» ndaj demokracisë shqiptare dhe nevojën e luftës kundër rrezikut të Komunizmit. Mënyra se si u shpreh e u parashtruan slip rezultatet dhe frika dhe alarmi i ndjeshëm për fitore e mundshme të opozitës socialiste të mposhtë çdo lloj optimizmi, të shkatarrojë shpresat e një fitore tjetër të PD-së në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Optimizmi nuk mundet të mbahet e të ushqehet kur prapa tij qëndron frika dhe alarmi. Jeta shoqërore politike në Shqipëri nuk mund të dominohet këtej e tutje as nga mentalitetet e vjetra për shtetin e hakmarrja politike dhe as nga deliret e kujtdo qoftë për të qëndruar në pushtet në kundërshtim me vullnetin e shumicës dërrmuese të popullit. Shqiptarët më 6 Nëntor treguan vendosmëri e emancipim politik për të mbrojtur demokracinë, për të krijuar dhe zgjeruar hapësirat reale të shprehjes së lirë të vullnetit politik ndaj alternativave konkurruese demokratike që servirin partitë politike. Mesazhet e 6 Nëntorit të popullit shqiptar, me sa duket, ose nuk janë kuptuar drejtë ose disave nuk u pëlqejnë, ose nuk ndahen dot nga mentalitetet e vjetra për shtetin dhe politikën dhe ecin me mentalitetet e ndryshkur, të nëpërkëmbjes së vullnetit të shumicës së popullit. Këto mentalitete e mbartin dëshminë në vetvete, por ato nuk mbeten në vetvete dhe ndikojnë dukshëm në jetën politike. Sot i kontribuohet progresit real të shoqërisë e demokracisë në Shqipëri jo duke lançuar politikën e sharjeve e të sulmeve ndaj opozitës e veçanërisht ndaj partisë më të madhe të saj Partisë Socialiste, jo duke shpallur një etapë të re të luftës së klasave e duke përcaktuar masa organizative të realizimit të saj, jo duke shpallur luftën e hijeve por duke e hapur rrugë mendimit të lirë, përgjegjshmërisë shoqërore dhe historike, konkurrimit demokratik të alternativave, dialogut pozitë opozitë. Politika e sharjeve që u shpalos së fundi i fatkeqësisht «Jo» dialogut pozitë opozitë. Ky mesazh u përcoll kreu i shtetit, kreu i ekzekutimit, kreu i parlamentit dhe nga ai që është ngarkuar të jetë përfaqësuesi i kolektiv drejtues të PD-së.

Kodi i Ri Penal, Start në momentin e fundit

DJE NË PARLAMENT Kodi i Ri Penal, Start në momentin e fundit Projektligji «Për hyrjen në fuqi të ligjit nr. 7895, datë 27.1.1995 “Për Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë”», mbajti në tension seancën e djeshme plenare të Kuvendit Popullor. Vetëm 24 orë para futjes në fuqi të këtij ligji, u hap rruga e zbatimit ligjor të Kodit të Ri Penal, por që për t’u zbatuar në praktikë do të dojë ndoshta edhe disa ditë. Kërkesa për miratimin e një ligji të tillë u përcaktua me miratimin e Kodit të ri Penal dhe pikërisht në dispozitën e tij të fundit, e cila kërkonte që me ligj të veçantë të jepeshin përfundimisht aktet ligjore që do të shfuqizoheshin dhe mënyrën e futjes në fuqi të Kodit të Ri Penal. Duke marrë fjalën në emër të grupit parlamentar të PS-së deputeti Abdiu theksoi se miratimi i tij është një kërkesë e domosdoshme, që i rjedh nga miratimi i Kodit të Ri Penal, në dispozitën e fundit të së cilit, thuhet se «Aktet ligjore që shfuqizohen, efektet dhe mënyra e hyrjes në fuqi përcaktohen me ligj të veçantë». Por duke nënvizuar faktin e ardhjes me vonesë, ai tha se ardhja e këtij ligji vetëm në ditë para hyrjes në fuqi të Kodit të Ri Penal dëshmon se qeveria është e ngarkuar me një detyrë të tillë nga muaji janar e ka neglizhuar së tepërmi realizimin e si rrjedhojë të të gjitha këtyre Parlamenti është i detyruar që të bëjë një punë të përshpejtuar e cila nuk përjashton mundësinë e gabimeve tha ai. Por deputeti Abdiu, nënvizoi edhe një problem tjetër atë se ky ligj nuk njihet nga shtetasit dhe nga institucionet që do të merren me zbatimin e tij; Po kështu vuri në dukje edhe qëndrimin neglizhent të qeverisë Meksi; për mos përgatitjen dhe dërgimin para kësaj date për shqyrtim e miratim të projektligjit të ri Penal Ushtarak dhe të ligjit për sekretin Ushtarak të cilat do të mundësojnë zbatimin rigoroz të Kodit të sapomiratuar. U bënë kritika edhe në adresë të Kryesisë së Kuvendit e qeverisë për faktin se vetëm brenda tre ditësh: I janë dërguar Parlamentit dy projekte të ndryshme për të njëjtin problem. Mendime për probleme të veçanta të këtij projekti shprehën edhe deputetët e tjerë të PS Përpaliu, Caka e Metani, të cilët ngritën shqetësimin për zbatimin në praktikë të tij. Pra; sot futet në veprim Kodi i Ri Penal, por a do të zbatohet praktikisht? Është e vështirë se sot ai i ke të denuar të cilat duke përfituar nga dispozitat e reja të kodit, do të dalin nga dera e burgut. Praktikisht do të ketë vështirësi, sepse organet të tilla si prokuroria, administrata e burgut etj, sot nuk do të kenë në dispozicion pas ligjit të sapomiratuar dokumentacionin e duhur, dosjet dhe procedurën e dënimit për ata që vuajnë dënimet dhe përfitojnë nga nenet e Kodit të Ri Penal. Deputetët në seancën e djeshme diskutuan e miratuan edhe projektligjin për ushqimin, në nenet e të cilit u bënë edhe disa ndryshime. Koreshi, «Zëri të Popullit»

Agron Saliu, 8 orë shpjegime dhe përgjigje për pyetjet e bëra

Filloi dje seanca e 46 e të ashtuquajturit procesi «ARSIDI» Tartari kërkon të përjashtohet nga trupi gjykues Andi Çeliku Ka filluar dje në orën 11.30 minuta në Gjykatën e Tiranës seanca maratonë e gjyqit tashmë të përfolur e të etiketuar si procesi «Arsidi». Në fillim të seancës e djeshme e mori fjalën i pandehuri Agim Tartari i cili kërkoi përjashtimin nga trupi gjykues pikërisht të kryetarit të trupit gjykues z. Andi Çeliku. Tartari e ngriti këtë kërkesë të tij duke e argumentuar me disa paragjykime të bëra nga z. Çeliku. Sipas të pandehurit Tartari, në një intervistë të dhënë në gazetën «Koha Jonë» para disa kohë ka paragjykuar terezëmrinë shoqërore të veprës së tij, nuk ka refuzuar pyetjet e disa dëshmitarëve të kërkuar nga ana e tij, etj. Dhe duke akuzuar në adresë të zotit Çeliku: «Qëndrimi juaj nuk është i paanshëm prandaj kërkoj përjashtimin tuaj si gjyqtar». Trupi gjykues i mbledhur menjëherë nuk e pranoi këtë kërkesë ashtu siç nuk pranoi kërkesën tjetër të të pandehurit Tartari për ta kaluar në dosje si administrim prove intervistën e dhënë në «Koha Jonë» të Andi Çelikut. Pas kësaj filluan shpjegimet e dëshmitarëve. I pari nga të pesët që dha shpjegimet për akuzën ndaj tij dhe që iu përgjigj pas kësaj pyetjeve të trupit gjykues, por edhe të Qeleshit e Gjokutaj, por edhe të pandehurit Hoti, ishte i pandehuri Agron Saliu. Saliu për 8 orë duke qëndruar në këmbë, me një interval të shkurtër pushimi më pas, bëri edhe një herë rezymenë e njohjes fillimisht të Ars idit e më pastaj të veprimeve të kryera duke i rikuptuar pa thënë ndonjë gjë të re, por çka janë thënë deri tani. Re sa shpjegimeve të tij të mbushura me akuza, përmendje falsifikimesh, shkrese, skontime kombalesh e mbi të gjitha qëllimit sipas tij të tërheqjes së investitorëve të huaj në Shqipëri ku investimet do të kanalizoheshin nëpërmjet Bankës Shqiptare Tregtare e dalë si bankë më vete, me orë të tëra ai ishte në përgjigje të pyetjeve të kryetarit të trupit gjykues Andi Çeliku dhe të pandehurit Ilir Hoti. (Vijon në faqen 4)

Grab itje refugjatësh

Ditën e dielë, rreth orës 17 në zonën e Devollit, në afërsi të kufirit grek, një grup banditësh i kanë prerë rrugën refugjatëve të ardhur nga Fieri dhe Elbasani. Është me se 000 mijë drahmi shuma e grabitur me forcë refugjatëve të ardhur nga Fieri. Më pas të njëjtin fat ka patur një grup refugjatësh të ardhur nga Elbasani, midis të cilëve edhe një grua me fëmijë, të cilës banditët kanë tentuar t’ia rrëmbejnë. Ka qenë mobilizimi i shpejtë i forcave të rendit të bashkëpunuar me atë të ushtrisë, të cilat kanë bërë të mundur bllokimin e kësaj bande. Gjatë gjithë kësaj historie ka rezultuar edhe një i plagosur me thikë nga radhët e refugjatëve. Për pjesëtarët e bandës ka nisur hetimi. M. M.

Partia Socialiste i vlerëson intelektualët nga aftësitë, jo nga bindjet politike

Takim i sh. Gramoz Ruçi me studentë dhe pedagogë të Universitetit Bujqësor të Tiranës Në një nga mjediset e PS-së, Sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie, bashkëbisedoi për rreth tre orë me studentë e pedagogë, anëtarë e simpatizantë të PS, nga Universiteti Bujqësor Kamëz, Tiranë. Duke hapur takimin kryetari i organizatës së PS-së për pedagogët, As. Profesor, Doktor Rexhep Çuko, evidentoi disa nga drejtimet e punës dhe rezultatet e arritura nga Partia Socialiste në këtë Universitet. Duke marrë fjalën edhe në përgjigje të interesit të të pranishmëve. Sekretari i PS-së, Ruci u ndal në problemin e ligjit të tokës dhe të gjithë forumet e saj, nuk e ka vënë asnjëherë në diskutim, por kemi kërkuar realizimin praktik të tij, ndërsa për çështjen e shliberjes së saj, ai është në mendimin në diskutim, për të cilin në momentin e duhur ne do të japim vlerësimin tonë. Pyetjes lidhur me komentimin për letrat me vlerë ai iu përgjigj se ato janë një «çikmakiz» i dhënë nga PD për efekt të zgjedhjeve të reja, pasi nga pasuria kombëtare nuk ka mbetur gjë. Ai u bashkua edhe me shqetësimin e të pranishmëve lidhur me bordet privatizimi dhe veprimet e tyre duke theksuar se u lidhun me këtë aktivitet edhe FMN ka vënë pikëpyetje, pasi si formë privatizimi ato janë aplikuar vetëm në vendin tonë. Lidhur me këtë, ai shtoi se PS do të kërkojë me vendime ligjore që çdo veprim antligjor, të shkojë në vendin e duhur. Rreth qëndrimit të PS-së mbi ardhjen e familjeve të zonave veriore në Kamëz, Bathore, Bërxullë e Gëcke, ai sqaroi se partia socialiste është për lëvizjen e kontrolluar dhe pa anarshi të popullatës, ajo është për lëvizje brenda normativave e kapaciteteve të terrenit, për të patur renditje afatgjatë, me perspektivë dhe brenda kushteve të duhura hidro sanitare. Ku u ndalun në veprimtarinë e komisioneve të ngritura nga PS Gramoz Ruci tha se ato kanë dy (Vijon në faqen 2)

Objektet që kanë blerë punëtorët i lihen vetëgjyqësisë për t’i mbrojtur

Menjëftësimi i organeve shtetërore për çon drejt vetëgjyqësisë konflikte të atyre që kanë blerë dikur objektet në ndërmarrje së vatiapunës në Shkodër dhe një familje që pretendon se është pronare. Kjo është një prej këtyre objekteve. Kështu ka ndodhur që para 20 punonjës të kësaj ndërmarrje kanë blerë objekte të ndryshme, duke u bërë pronarë të tyre, duke qenë sipas vendimit të bërë t’i privatizimit, të cilët janë rreth [?] dhe disa nga [?] banorë. Mirëpo një familje nga Shoshi Dukagjini, menjëherë pas këtyre veprimeve, i njofton punonjësit se objektet që kanë blerë janë mbi tokën timë. Për rrjedhojë nuk njoh ligjin dhe as vendim që ua ka shitur këto objekte ju. Kështu është mosmarrëveshjet, që vijën vazhdimisht duke u rritur. Punëtorët ankohen në organet e pushtetit lokal. Këto u thonë se ju kimin ligjor të kësaj prone. tokën time. ka shitur këto objekte ju. (Vijon në faqen 4)

Një sistem gjyqësor i pavarur mbrojtës i të Drejtave të Njeriut

Siguria në punë–nga elementët më të rëndësishëm në krijimin e një sistemi gjyqësor të pavarur David Treadwell është jurist Amerikan që ka punuar si këshilltar ligjor në Shqipëri këta dy muaj e fundit. Ai ka marrë gradën J. D. cum laude në Harvard University, M.A.L.D. nga Fletcher School of Law and Diplomacy, dhe diplomën magna cum laude nga Wheaton College. Një sistem gjyqësor i pavarur nga degët e tjera të qeverisjes është një element i një shoqërie të lirë demokratike. Funksioni primar i sistemit gjyqësor është që të mbrojë të drejtat e individit. Një gjyqtar duhet të marrë vendime në bazë të parimeve themelore të drejtësisë të përcaktuara në kushtetutën dhe ligjet e vendit të tij. Ai nuk duhet të pengohet në punën e tij nga interesat personale ose nga presione politike. Në një shtet modern, kërcënimi kryesor ndaj të drejtave të njeriut vjen nga degët legjislative dhe ekzekutive të qeverisë. Me zellin e tyre për të përfaqësuar shumicën, ata mund të injorojnë të drejtat e individit. Roli i sistemit gjyqësor është që të mbrojë këto të drejta. Megjithatë, sistemi gjyqësor nuk mund të bëjë këtë në qoftë se nuk është i pavarur nga ekzekutivi dhe legjislativi. Kjo është baza për parimin e ndarjes së pushteteve. Meqenëse mbrojtja e të drejtave të njeriut varet nga një sistem gjyqësor i pavarur, një demokraci e lirë duhet të përcaktojë si ta sigurojë këtë pavarësi. Megjithëse përfshihen shumë faktorë, dy janë më kritikët: siguria në punë dhe kontrolli buxhetor. Siguria në punë është ndoshta elementi më i rëndësishëm në krijimin e një sistemi gjyqësor të pavarur. Gjyqtarët duhet të jenë të mbrojtur të lidhur sa ato nuk do ta humbin vendin e punës vetëm pse kanë marrë një vendim që është kundër vullnetit të një dege tjetër të qeverisjes. Kjo është arsyeja që në sistemet qeveritare demokratike gjyqtarëve u jepet mandati pune i përjetshëm, me një minimum prej një periudhe pune afatgjatë. Arsye tjetër është, për shembull, ligjet kushtetuese shqiptare parashikojnë që gjyqtarët në Gjykatën e Kasacionit mund të lëvizen nga detyra vetëm kur kanë kryer një krim të rëndë ose kur janë të sëmurë mendërisht. Sistemi gjyqësor ka për qëllim që të jetë në vëzhgim të ekzekutivit dhe legjislativit. Gjyqtarët nuk supozohet të ndërryjnë në degët e tjera të qeverisë në qoftë se një vendim i marrë kundër interesave të këtyre degëve mund të sjellë si rezultat humbjen e vendit të punës nga ana e gjyqtarit. Në qoftë se një degë tjetër e qeverisë ka forcën e duhur të largojë një gjyqtar nga puna, sa herë që ka dëshira, atëherë sistemi gjyqësor paralizohet; kontrollohet nga ajo degë e qeverisë dhe nuk mund të mbrojë më të drejtat e njeriut kundrejt pushtetit të saj. Pavarësia buxhetore është gjithashtu mjaft e rëndësishme. Legjislativi kontrollon shpenzimet e fondeve në një shoqëri demokratike; ky është një parim themelor që bën të sigurtë faktin se paratë e taksave kontrollohen nga përfaqësuesit e popullit dhe se përdoren për të mirën e të gjithëve. Megjithatë, kur është fjala për sistemin gjyqësor të administruar nga ekzekutivi. Duhet shmangur gjithçka që mund ta pengojë një gjyqtar të marrë një vendim neutral dhe të paanshëm. Në qoftë se dega ekzekutive kontrollon fondet gjyqësore dhe vendimet për punësimin e personelit administrativ të gjykatës, gjyqtarët mund të influencohen, mbase edhe në subkoshiencë, për të marrë vendime në kënaqësi ekzekutive. Kjo mund të mund të shkaktojë diçka shtrembër duke u dhënë gjykatave kontroll mbi financat e tyre dhe vendimet e tyre në lidhje me personelin administrativ. DAVID O. TREADWELL, JR. ESQ.

Nesër në gazetën «Zëri i Popullit»

Intervistë me kryetarin e Partisë Socialiste FATOS NANO Intervistë me kryetarin e Partisë Socialiste FATOS NANO Në të do të lexoni, mendimet e FATOS NANOS për partinë Socialiste, për situatën e sotme politike, për politikën e jashtme për situatën ekonomike, për korrupsionin, si dhe për gjendjen dhe pozicionin e tij të tanishëm Kjo intervistë i është marrë Fatos Nanos në burgun e Bënçës në Tepelenë, nga gazetarët e «Zërit të Popullit»

Partia Socialiste i vlerëson intelektualët