Shantazhi me dosjet prej «RD-së» Berishës, Gazidedes, është antikushtetues
KRYETARI I PSDSh-së I DREJTOHET GJYKATËS KUSHTETUESE TË SHQIPËRISË
- Gjinushi gjykatësve: Një vendim i drejtë do ti hapte rrugën zbatimit të nenit 27-a të ligjit 7491 që i jep të drejtën Parlamentit të përcaktojë përgjegjësitë e Presidentit për këtë shkelje -
KRYETARI I PSDSh-së I DREJTOHET GJYKATËS KUSHTETUESE TË SHQIPËRISË
Shantazhi me dosjet prej «RD-së» Berishës, Gazidedes, është antikushtetues
- Gjinushi gjykatësve: Një vendim i drejtë do ti hapte rrugën zbatimit të nenit 27-a të ligjit 7491 që i jep të drejtën Parlamentit të përcaktojë përgjegjësitë e Presidentit për këtë shkelje -
- Deklarim antikushtetues të manipulimeve dhe shantazheve që bëhen, prej gazetës «RD» me dosjet e ish sigurimit të Shtetit dhe prej kryetarit të SHIK-ut dhe Presidentit të Republikës me mosveprimin dhe heshtjen e tyre, veprimtari e cila bie ndesh me nenin 5 të Ligjit 7692;
Detyrimi ndaj Presidentit të Republikës për të kryer dhe respektuar obligimet që vijnë nga Neni 28.1 i Ligjit 7491» - është ky objekti i kërkesës me të cilën Kryetari i Partisë SocialDemokrate të Shqipërisë, zoti Skënder Gjinushi, i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë për gjykim. Reagim i ashpër i liderit të social demokracisë shqiptare. Gjithçka ka ardhur si rezultat i një sulmi plot fyerje, shpifje e poshtërime publike që gazeta pro qeveritare «Rilindja Demokratike»-ka ndërmarrë në vazhdimësi dhe veçanërisht javës që kaloi ndaj zotit Gjinushi. Akuza më e dhunshme ndaj tij ka qenë pikërisht ditën e enjte kur nën titullin «Fundi i një karrieristi politik» gazeta «RD» cilëson atë veç të tjerave «bashkëpunëtor» i ish Sigurimit të Shtetit që ka spiunuar shokët e tij kur ka qenë student në Paris. Zoti Gjinushi ka reaguar po javën që shkoi me dy intervista dhënë gazetave të Pavarura «Populli Po» e «Dita Informacion» duke bërë njëkohësisht publik faktin, se do të padisë për gjyq Presidentin e Republikës dhe Kryetarin e Shërbimit Informativ Shqiptar. Ndërkohë pikërisht dje, ai është drejtuar Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë. «Në kushtet e mungesës së një Ligji për hapjen e dosjeve të ish Sigurimit të Shtetit shumë institucione, organe shtypi e persona zyrtarë bëjnë studime, presione e deri shantazhe ndaj politikanëve të ndryshëm duke i akuzuar si ish agjentë të sigurimit të shtetit; shprehet në rezumén e tij drejtuar Gjykatës Kushtetuese zoti Gjinushi. Duke iu referuar legjislacionit shqiptar zoti Gjinushi e shikon të gjithë këtë veprimtari si antikushtetues «Nga sa më sipër shihet qartë se ndodhemi përpara një situate jo ligjore, antikushtetues, antidemokratike e paradiktatoriale; veprim që tilla cënojnë rëndë dinjitetin e personave të atakuar duke shkelur kështu një nga të drejtat kryesore të Njeriut të garantuar nga Ligji Kushtetues 7692, datë 31. 3.1993, nrarafit i parë i nenit 5 në të cilin thote se: «jeta private e personit dhe dinjiteti i tij nuk mund të cënohen», - arsyeton lideri social demokrat. Por, gjithçka kalon me tej, nëpërmjet arsyetimit të tij në implikimin e drejtëpërdrejtë të numrit një të shtetit shqiptar, presidentit të Republikës, zotit Sali Berisha. Duke iu referuar legjislacionit kompetencave të Presidentit të Republikës dhe ligjit Kushtetues për liritë dhe të drejtat themelore të Njeriut - kryetari i PSD thotë se: «Dihet që Presidenti i Republikës ka ndër kompetencat kryesore të tij sigurimin e respektimit të Kushtetutës dhe dhe neni 5 të Ligjit 7692. Kty detyrim i jepet uron nga Neni 28.1 i Ligjit 7491 i cili thotë: «Presidenti...» (Vijon në faqen 3)
«Ligji për Shlypin» – shpatë e mprehtë kundër gazetarëve
Në Gjykatën e Tiranës;
- Përfundoi hetimi gjyqësor kundër zëvendëskryeredaktorit të gazetës «Zëri i Popullit» Luan M. Rama -
- Ditën e premte, 9 qershor Prokuroria e Prokurorit -
Në Gjykatën e Tiranës;
«Ligji për Shlypin» – shpatë e mprehtë kundër gazetarëve
- Përfundoi hetimi gjyqësor kundër zëvendëskryeredaktorit të gazetës «Zëri i Popullit» Luan M. Rama -
- Ditën e premte, 9 qershor Prokuroria e Prokurorit -
Zëvendëskryeredaktori i gazetës «Zëri i Popullit» Luan M. Rama është paraqitur përsëri në gjykatën e Tiranës me cilësinë e të pandehurit. Dhe në ora 11 është çelur në kryesinë e kryetarit të seancës zoti Petrit Kaja dhe në prani e prokurorit të akuzës Arison Puka e të avokatit mbrojtës Gazmend Zeneli seanca e dytë e hetimit gjyqësor, gjatë së cilës Luan M. Rama qëndroi në këmbë për gati dy orë duke dhënë shpjegime të detajuara për praktikën e botimit të shkrimeve në gazetë, për mënyrën e kontrollimit dhe të verifikimit të tyre dhe për procedurat konkrete të botimit të shkrimit për të cilin ai akuzohet. Fillimisht kryetari i seancës Petrit Kaja ka bërë të njohur përmbajtjen e dëshmisë të penalitetit të qytetarëve të përmendur në shkrimin për të cilin qytetari Asqeri Boçi ka bërë denoncimin e tij, të cilat në përfundim të seancës janë administruar si prova shkresore sëbashku me gazetën përkatëse «Zëri i Popullit» dhe denoncimin e zotit Boçi.
I pyetur pas përfundimit të seancës, zëvendëskryeredaktori i «Zërit të Popullit» u shpreh për gazetat se nuk kam asnjë objeksion për kryetarin e seancës dhe as për prokurorin apo qytetarin që ka bërë padinë. Por, ndërkaq nuk mund të them të njëjtën gjë lidhur me «Ligjin për Shtypin»; i cili është një ligj krejtësisht antidemokratik dhe për ata që e kanë shkruar dhe miratuar këtë ligj të mbrapshtë».
Gjithësesi gjyqi vazhdon. Luan M. Rama do të paraqitet si i pandehur përsëri në gjykatën e Tiranës për të dëgjuar pretencën e Prokurorit Puka ditën e premte, më 9 qershor, në ora 12. Ligji për Shtypin që s’është gjë tjetër për një shpatë e mprehtë kundër gazetarëve, ofron për zëvendëskryeredaktorin e «Zëri të Popullit» dënimin me gjobë deri në 800 mijë lekë të reja ose deri në një vit heqje lirie.
Ç’qëndrim do të mbajë Prokurori? A do të kërkojë ai që Luan M. Rama të cilësohet fajtor?
◆◆◆◆◆◆◆◆◆◆◆◆◆◆◆◆◆◆◆◆◆◆◆◆◆◆◆◆◆◆◆◆◆◆◆◆◆◆◆◆◆◆◆◆
RRËMBIMI I FEMIJËVE - NJË FENOMEN NË RRITJE
Disa njoftime të shtypit janë tronditëse. Po rrjeshtojmë ata që kanë parë ditën e botimit këto ditët e fundit:
- Në ditët e para të qershorit janë rrëmbyer në mes të Tiranës, në sheshin «Avni Rustemi», dy fëmijë të cilët, pasi u kanë shpëtuar rrëmbyesve kanë treguar përvojën e tyre të dhimbshme. Janë çuar në një kasolle diku larg (sipas çdo gjase në rrethin e Fierit), ku kanë kaluar natën bashkë me 20 fëmijë të tjerë të bëjnë verifikimin e tyre. Por edhe sikur të t’ja merren me një farë rezerve, prapë është tanimë e qartë se rastet e rrëmbimit po shtohen dhe se ky po kthehet në një nga trajtat më të rënda të kriminalitetit në rritje.
Një sinjal alarmant erdhi disa javë më parë nga Italia kur një grup fëmijësh u rikthyen në atdhe pas një aventure rrëqethëse, si lypës nëpër rrugët e qyteteve italiane.
— Në ditët e para të qershorit janë rrëmbyer për natën bashkë me 20 fëmijë të tjerë, po ashtu të rrëmbyer. Vetëm njëri prej që ka kaluar aty pranë ka ndihmuar që të fitojnë lirinë («Koha Jonë», 2 qershor 1995).
— Janë zhdukur pa lënë gjurmë 5 vajza të mitura nga fshati Melcias i Lushnjës («Dita Informacion», 4 qershor 1995).
— Një vajzë 13 vjeçare nga Tepelena është grabitur dhe është çuar në Vlorë, ku ka qenë mbyllur në një hotel që ka rrezik të jetë një strehë vajzash të mitura të grabitura, me qëllim që të çohen në Itali («Gazeta Shqiptare», 4 qershor 1995).
Rrëmbimi i fëmijëve po bëhet një fenomen në rritje. Ai po merr përmasa tejet shqetësuese. Ky krim veçanërisht njerëzor duhet të tërheqë vëmendjen e posaçme të bashkësisë sonë. A janë krejt të sakta të dhënat që dalin në shtyp? Është detyrë e autoriteteve kompetente – të informuar për masat që duhen të merren urgjentisht nga organet kompetente për ta përballuar këtë dukuri tepër të rrezikshme, e cila kërcënon jetën dhe të ardhmen e fëmijëve dhe qetësinë e familjeve.
Në këtë rrethana, Komiteti Shqiptar i Helsinkit, e quan të udhës të drejtohet me një thirrje drejtpërdrejt Kuvendit Popullor që të marrë vetë në shqyrtim këtë çështje dhe të kërkojë llogari për marrjen e masave adekuate për t’i prerë rrugën menjëherë kësaj praktike kriminale.
Komiteti Shqiptar i Helsinkit.
Tiranë, më 5 qershor 1995.
Gjinushi: Të verifikohen dosjet e BERISHËS,
Gjinushi: Të verifikohen dosjet e BERISHËS, ARBNORIT, SPAHISË, MEKSIT, GAZIDEDES ...
- Pas PSSH edhe PSDSH kërkon me anë të një projektligji që Parlamenti të hapë dosjet e bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit -
Ndërsa i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë për deklarimin si antikushtetuese të manipulimeve dhe shantazheve të gazetës «RD», me dosjet e ish sigurimit të Shtetit dhe Kryetarit të SH-Kut, e Presidentit të Republikës, Kryetari i PSD ka preferuar të sulmojë edhe Parlamentin Shqiptar.
Ndërsa i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë për deklarimin si antikushtetuese të manipulimeve dhe shantazheve të Kryetarit të SH-Kut, e Presidentit të Republikës, Kryetari i PSD ka preferuar të sulmojë edhe Parlamentin Shqiptar. Dje ai do t’i kërkonte kryesisë së Parlamentit futjen në rend të ditës të një projektligji «Për verifikimin e dosjeve të ish sigurimit të shtetit për një grup funksionarësh shtetërorë e partiakë». Projektligji përbëhet nga 6 nene dhe Neni 1 i tij kërkon «të ngrihet një komision i kohëshëm të shqyrtojë dosjet e ish sigurimit të shqyrtojë dosjet e ish sigurimit të shtetit për të verifikuar dhe evidentuar nëse kanë qenë rekrutuar si agjentë nga sigurimi i shtetit personat e mëposhtëm: 1. Sali Berisha, Presidenti i Republikës, 2. Pjetër Arbnori, Kryetar i Kuvendit Popullor, 3. Aleksandër Meksi, Kryetar i Këshillit të Ministrave, 4. Bashkim Gazidede, Krytar i SHIK-ut, 5. Skënder Gjinushi, Kryetar i Grupit Parlamentar PSD, 6. Namik Dokle, Kryetar i Grupit Parlamentar të PS, 7. Ali Spahia, Kryetar i Grupit Parlamentar të PD, 8. Perikli Teta, Përfaqësues i PAD, 9. Teodor Laco, Përfaqësues i PSD.
Sipas kryetari të PSD, Skënder Gjinushi – i cili ka firmosur në relacionin që shoqëron këtë projektligj – komisioni që do të merret me verifikimin e dosjeve duhet të përbëhet nga 7 deputetë, 1 përfaqësues prej secilës prej Partive, PD, PS, PSD, AD, PR, PPD, PBSD dhe tre specialistë të propozuar nga grupet parlamentare, PD, PS, PSD dhe AD. Ky komision duhet të ngrihet brenda dy ditëve dhe për 10 ditë të raportojë në Parlament në seanca plenare për personat e mësipërm.
(Vijon në faqen 2)
Pas vizitës së presidentit në Krujë
- Pyetje që nuk i bëri zoti Berisha -
Në kuadrin e propagandimit të arritjeve të qeverisë demokratike, Presidenti i Republikës, S. Berisha ndërmori një vizitë-rrufe në rrethin e Krujës.
Ashtu si në fushatën e referendumit, presidenti i dha popullit një mesazh. Kjo e paqartë në propagandën zyrtare, në televizion dhe në gazetën zyrtare të RD.
Disa arritje si rezultat i veprimit të iniciativës së lirë nuk mund të mohohen. Nuk mund të mohohet firma Nikla, as firma e z. Angelin Çeka, as firmat italiane në Fushë Krujë dhe Krujë.
Si të thuash kjo është njëra anë e medaljes. Ana tjetër e saj është pasqyra e dështimeve të qeverisë të cilat nuk mund ta mbulojë propaganda shurdhuese zyrtare, edhe kjo nga udhëheqja e Presidentit.
Një serë ndërmarrjesh, si zdrukthtaria e Krujës, fabrika e mobilit, kompleksi i drerit, fabrika e ushqimeve etj., si rezultat i qeverisë së keqe, i kanë mbyllur portat për punëtorët e tyre. Instituti i Foragjereve me 150 ha tokë mezi mbahet më këmbë. Sot atje punojnë vetëm 40 punëtorë me një pagë qesharake 2600 lekë në muaj. Në Thumanë e Dugaçin të RF varfëria është ulur këmbëkryq duke i ftuar njerëzit të marrin bukën me listë. Deputetja Golemi atje duhej t’i printe presionit dhe të shihte më nga afër «rrëmulet» të qeverisë demokratike.
Deklarata e biznesmenit Angelin Çeka se 17 milion lekë m’i kanë borxh fukarenjtë, nuk ka shumë besueshmëri, për komentin. Por na cudit fakti se si televizioni e transmetoi këtë fakt si një arritje të qeverisë demokratike dhe presidenti e ndjente veten të lumtur kur dëgjonte se si është pasuruar një njeri dhe se si janë varfëruar 17 milion lekë – fukarallë.
Në lidhja me firmat italiane në Fushë Krujë dhe në Krujë nuk ke se si të mos reagosh ndaj heshtjes së presidentit ndaj pagave të punëtorëve, anës ligjore të punësimit të punëdhënësve të mbrojtjes së tyre ndaj punëdhënësve etj. A i pyeti presidenti punëtorët për pagat? Jo. Të gjithë e dinë se paga e një punëtori në këto firma arrin sa një asistencë. Vetëm 3-4 mijë lekë në muaj paguar këto «zonja» deri më sot. Siç i quajti Presidenti Berisha. Të braktisur nga qeveria punëtorët në luftën për mbijetesë kanë pranuar këtë pagë diskriminuese, D. të ishte normale që Presidenti t’i pyeste këto punëtore nëse i kanë lidhur kontratat kolektive të punës, e shpërblehen për mundin dhe djersën e tyre?
BASHKIM MALOKU
BEKTASH ZENELI
Pezullohet një orë shërbimi urban
- 1500 shoferë e punonjës të tjerë të këtij transporti në grevë -
Mëngjesi i të hënës, pati diçka të veçantë për qytetarët të shumtë të përcjellë qyteteve, ndër më të mëdha në Shqipëri, përfshirë këtu dhe kryeqytetin e saj, Tiranën.
Veç kësaj edhe Shkodrën, Durrësin, Vlorën e Beratin. Udhëtimin e mëngjesit për punë, apo në drejtime të tjera, në linjat urbane të këtyre qyteteve, ata e përshkuan në këmbë.
Shkaku i kësaj paralize të përkohëshme urbane është greva një orëshe e rreth 1500 shoferëve e punonjësve të tjerë të këtij sektori, e organizuar ditë më parë. Linjat urbane të Tiranës, ashtu si dhe të Durrësit, Shkodrës, Beratit e Vlorës, u ndërprenë karrikosen, për arsye primtëre e njerëzve në stacione përballë pakënaqësisë së ngritur në shkallë grevë të punonjësve ndaj shtetit dhe pushtetit.
Takuam dje në mëngjes shoferët grevistë e punonjës të tjerë të këtij shërbimi, në kryeqytet pas mbarimit të grevës në linjat e pikat e shërbimit të Transportit Urban të Tiranës. Në bisedat e tyre ata shpre- (Vijon në faqen 2)
T’U NDALEN DUART KRIMINELËVE
Peticion dhimbjeje
Ne nxënësit e shkollës së mesme edhe ju të përgjithshme «B. D. Karbunara», Berat, në datën 24 Maj 1995 kemi jetuar një nga ditët tona më fatkeqe e më të dhimbshme.
Një dorë kriminale mori jetën e pafajshme të shokut e vëllait tonë, maturantit Klodian Vladimir Mema, 19 vjeç, nxënës i klasës së katërt B. Me lot në sy dhe me dhimbje që buron nga thellësia e zemrave tona rinore që nuk e meritoi aspak një mldhërim të tillë, ai u vra në oborrin e pallatit të tij. Nuk është rasti i parë që ndodh një vrasje e tillë në qytetin tonë. Një nga një janë bërë pjesë e jetës tonë. Me humbjen e K. Mëra i mbërtheu vetëm një emër por edhe një shok, një mik, një vëlla, ndaj ju lutemi të gjithëve; ne nuk duam vaj, nuk duam lotë. Ndërkohë që ndodh çudia. Duart e vrasësve marrin jetë të pafajshme njerëzish, e me tej dalin rrugëve të Beratit gati krenarë për veprën e tyre të kryer.
Në emër të arsyes por edhe të dhimbjes sonë duam që ndaj vrasësve të tillë të merret dënimi maksimal për edhe shembullor në mes të qytetit. Prandaj ju lutemi bashkohuni me ne. Bashkohuni me dhimbjen e prindërve të viktimave për të siguruar kështu të ardhmen e familjeve kudo ku ata mësojnë e jetojnë.
Kushtoni më tepër kujdes ruajtjes së qetësisë publike dhe gjykimit të tyre për të cilët gjenden njëmijë mënyra për t’i zbuluar.
«Në bankën e të bosh, sot ka një fotografi dhe lupa lulesh. Në strehën e ngushtë të shtëpisë së tij mungon Kladji, djali i vetëm. Në mos si pushtetare të paktën si prindër punoni e gjykoni të mos shtohen më banda të tilla në shkollat e shqiptarëve.
Ky peticion i është drejtuar edhe redaksive të këtyre gazetave:
1 - Gazetës R. D.
2 - Gazetës Z. P.
3 - Gazetës Albania Demokratike.
4 - Gazetës Alternativa S. D.
5 - Gazetës Republika.
6 - Gazetës Koha Jonë.
7 - Gazetës Dita Informacion.
8 - Gazetës Popull Po.
Nga kolektivi i nxënësve të shkollës së mesme «B. D. Karbunara», Berat. (Vijojnë 300 firma të nxënësve).
— Në ditët e para të qershorit janë rrëmbyer për mes të Tiranës, në sheshin «Avni Rustemi», dy fëmijë të cilët, pasi u kanë shpëtuar rrëmbyesve kanë treguar përvojën e tyre të dhimbshme.