16/06/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

16 qershor 1995

SHAKAU QE ZVARRITET TE RISHQYRTOHET ÇESHTJA NANO, ESHTE PO AI QE SHERBEU PER TA FUTUR EDHE NE BURG

INTERVISTA JONË SHAKAU QE ZVARRITET TE RISHQYRTOHET ÇESHTJA NANO, ESHTE PO AI QE SHERBEU PER TA FUTUR EDHE NE BURG Intervistë me avokatin e Fatos Nanos, z. Agim Tirana - Zoti Tirana, që nga data 1 qershor 1995 ka hyrë në fuqi Kodi i Ri Penal i Republikës së Shqipërisë. Me sanksionet e reja juridike, përcaktohet se lejohen edhe rishqyrtimi i çështjeve penale, për ata që vuajnë dënimin. Si përcaktohet ky problem në dispozitat e reja që kanë hyrë në fuqi? Po. Me dekretin Nr. 1165, datë 31.5.1995, hyri në fuqi ligji nr. 7941, datë 31.5.1995, “për hyrjen në fuqi të ligjit nr. 7895 dt. 27.1.1995 “Për Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë”. Sipas nenit 8 të tij thuhet se: «Në rastin kur një person është i dënuar për 2 ose më shumë vepra penale, sipas rregullit të bashkimit të dënimeve dhe kur qoftë edhe për njërën vepër, Kodi Penal nuk e konsideron si të tillë, ose një dënim më të butë: çështja shqyrtohet mbi kërkesën e menjëhershme të administratës së burgut, nga gjykata e rrethit ku vuan dënimi, e cila bën bashkimin e dënimeve, sipas rregullave të këtij Kodi. Gjykata e shqyrton çështjen brenda 10 ditëve nga paraqitja e kërkesës, duke respektuar rregullat e përgjithshme të gjykimit. Është folur dhe vazhdon të komentohet se miratimi dhe hyrja në fuqi e këtij Kodi Penal, ka hapur rrugën juridike edhe për çështjen e z. Nano, që po vuan dënimin në burgun e Bënçës. Telepse po gjykimin tuaj si avokat i tij, cilat janë argumentat juridike për ta kërkuar këtë të drejtë edhe për të? Kryetari i Partisë Socialiste Fatos Nano, është deklaruar fajtor dhe është dënuar nga gjykata, (Vijon në faqen 3)

Deklaratë përshëndetjeje e Komitetit Shqiptar të Helsinkit

Komiteti Shqiptar i Helsinkit për-

Dje në Parlament:

Blerim Çela: parandjen «divorc»: O me Shërbimin e Kontrollit të Shtetit o me PD-në! Musaraj: Për problemin e grabitjeve të fëmijëve spekulohet! Në seancën e djeshme plenare Kuvendi Popullor fillimisht diskutoi e miratoi projektligjin mbi Ratifikimin e dy Konventave financiare mes qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe palës italiane. E para bënte fjalë për projektin e normalizimit dhe zgjerimit të rrjetit ujror të peshëm për Tiranën, dhe e dyta për projektin e telekomunikacionit. Të dy konventat u vlerësuan nga deputetët si pozitive, të cilat do të çojnë në normalizimin dhe përmirësimin modern të këtyre sistemeve. Më pas, u kalua për shqyrtim dhe miratim një projektligj i paraqitur nga një grup prej 30 deputetësh të PD-së, në lidhje me disa ndryshime në ligjin 7587 datë 31.8. 1992, “Për shërbimin e Kontrollit të Shtetit”. Këto ndryshime synojnë në shtesa në kompetencat e këtij shërbimi. Duke marrë fjalën në emër të grupit të PS-së, deputeti Dokle theksoi nevojën e përmirësimeve të tilla, duke e konsideruar këtë institucion si një mbrojtje të shtetit, dhe jo të mbrrojtes së shtetareve të korruptuar. Në jemi për forcim të këtij shërbimi në parim, tha Dokle por jo me praktikat e tij. Natyrisht e mori fjalën edhe kryetari i këtij shërbimi zoti Çela, por ndryshe nga herët e tjera u mundua të tregohet më i sinqertë dhe të godiste në të dy krahët. Për herë të parë, ai filloi të kthejë fytyrën nga opozita, duke theksuar se në këto probleme ne mërmë... edhe mendimin e opozitës, e më pas ai evidentoi shumë vështirësi me të cilat i është dashur të ndeshet shërbimi që ai drejton. Në fund, shpallaken e kishte ruajtur për pjesën tjetër dhe theksuar se: “Për fjalë të ndërit, Shërbimi i Kontrollit të Shtetit është i padëpoliuzuar, për sa kohë kryesuar i saj do të jetë anëtar i kryesisë së PD-së. Ishte kjo deklarata më e qartë e thënë nga Çela dhe ndoshta, përfundim i të gjithë asaj që donte të thoshte, duke marrë fjalën. Pra Çela me fjalët e tij ose ka kërcënuar, ose e ka ndier veten të kërcënuar... Sidqoftë shprehja e tij ose në KSHK ose në PD, ndoshta e shtë “divorci” i nesërm i tij me njëra nga dy krahët. Kjo bëhet më e besueshme, po të përmendim fjalët e zotit Spahia që e mori fjalën, menjëherë pas tij duke thënë, se këto janë deklarata personale, të cilat mund të mos i dëgjonim këtu. E, natyrisht dukej se midis tyre kishte shpërthyer një rrokullisje problem, se vetëm pak sekonda më parë, zoti Çela u kthye nga tavolina e Spahisë, dhe filloi të flasë i irrituar, duke tundur dorën, gjë kjo, jo e zakonshme për Çelën ndaj drejtuesve kryesorë të PD-së, dhe aq më shumë mbështetësve të Berishës në momente krizash. Në seancën e pasdites e kishte radhën përsëri për të paraqitur para Parlamentit, për kërkesën e deputetëve të PAD-së, ministri i Brendshëm Musaraj në një interpelancë pyetësh. Fjala e tij u prit me duartrokitje në grupin e PD-së, gjë që tregon se pozitat e tij nuk janë aq të lëkundura sa pritej. Në fjalën e tij ministri Musaraj, e ngriti me shqetësim dhe e trajtoi si të tillë problemin e grabitjes së fëmijëve, ndonëse duke e minimizuar atë. E veçanta e fjalës së tij, që më vonë u vlerësua edhe nga deputetët e PS-së, ishte se në situatën e krijuar, para parlamentit shpalosi edhe masa që po merr dhe duhet të marrë ministria dhe organet kompetente për ta ndaluar këtë krim monstruoz. Por, nga ana tjetër, ai kërkoi marrjen e masave edhe ndaj spekulimeve të bëra sipas tij, nga shtypi, të cilat u mbështetën edhe nga Spahia, që e cilësoi detyrë të organeve kompetente, për ata që spekulojnë, duke lënë shijen e hidhur se së afërmi do të dëgjojmë ndonjë deklaratë e cila do të bëjë fjalë, [?] ndjekje penale ndaj gazetarëve. Me kërkesën e deputetit Pepa, u paraqit për interpelancë parlamentare edhe ministri i Shëndetësisë Cikuli, për t’iu përgjigjur disa pyetjeve, lidhur me probleme të reformës shëndetësore, ku më shumë u mor me të kaluarën e këtij shërbimi, se sa me atë ka bërë dhe duhet të bëjë ai dhe institucioni që drejton. A. M.

Në seancën e djeshme plenare Kuvendi Popullor fillimisht diskutoi e miratoi projektligjin mbi Ratifikimin e dy Konventave financiare mes qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe palës italiane.

Kujdes fëmijët. Policia po merret me shtypin

Një kamerë që dridhet në një dorë të pasigurtë një zyrë e errët policie, një zile telefoni që bie herë pas here, dikush që lëviz pas kamerës dhe katër vetë të raskapitur nga tranzicioni që flasin pa i patur kush, ja kjo është skena që TVSH na servir si «Speciale të ditës» duke dashur të përgënjeshtrojë një lajm të botuar në dy gazeta për grabitjen e një vajze nga Elbasani. Është e drejtë e kujtdo për të përgënjeshtruar një lajm të rremë dhe për të ndriçuar të vërtetën, aq më tepër kur kjo ka të bëjë me probleme shumë të dhimbshme siç është e grabitje e gjësë më të shtrenjtë që ka çdo familje. Por është po aq e drejtë që njerëzit t’i besojnë atij që i bind dhe jo atij që përpiqet t’u mbushë mendjen. Themi kështu jo për të diskutuar në se ishte apo nuk ishte e vërtetë grabitja, por duke u nisur nga kronika e Ministrisë së Brendshme që realizon përgënjeshtrimin e saj duke “thirrur njerëzit në polici”. A është kjo normale? A nuk është përgjegjësi e Ministrisë së Brendshme a interesuar për të mos i publikuar këto raste sepse ato mund të krijojnë një syte e njerëzve një opinion për punën e saj? A nuk doli nga vetë ajo kronikë shumë e dyshimtë se kishte patur një tentativë për grabitje? A nuk pati një gazetare në TV që të realizonte kronikën, të pakten sa për profesionalizëm, në ambiente më të përshtatshme? Të gjitha këto dhe shumë pyetje të tjera i vijnë në mendje çdo qytetari pasi ka ndjekur kronikën e Ministrisë së Brendshme të transmetuar në TV. Dhe kujtdo i shkon mendja (Vijon në faqen 3)

Konferencë shtypi e departamentit «Gruaja dhe familja»

Progresi për gruan an progres për të gjithë Nën siglën «progresi për gruan progres për të gjithë» Departamenti «Gruaja dhe Familja» pranë Ministrisë së Punës Emigracionit dhe Përkrahjes Sociale organizoi dje në ambientet e kësaj Ministrie një konferencë shtypi me temë «Përgatitja e Shqipërisë për Konferencën e 4-t Botërore për Gruan» që do të mbahet në Shtator të këtij viti në Pekin. Gjatë ekspozesë së saj zonja Yllka Hida, Drejtoreshë e këtij departamenti, foli për aktivitetet e zhvilluara nga organizata qeveritare dhe joqeveritare të grave dhe vuri theksin për rritjen e rolit të gruas në shoqëri. Më tej vëmendja e folësve u përqendrua rreth problemeve akute që shqetësojnë gruan shqiptare si papunësia, asistenca, apo mbingarkesa e gruas shtëpiake. 80 për qind e grave të afta për punë janë privuar nga kjo e drejtë, rezulton nga diskutimet e të pranishmëve, ndërsa gruaja ishatare, që përbën 2-3% e grave shqiptare, e shikon veten në kushte mesjetare pune e jetese. Pohojmë të tilla duke e bërë interesant e realist këtë aktivitet shkaktuan në të njëjtën kohë reagim kundërshtues që erdhën kryesisht nga Flutura Hasko, kryetare e Lidhjes Demokratike të Grave, si dhe nga deputetja e PD-së Abazi. Në konferencë u fol edhe për objektivin e dekadës të ardhshme për rritjen e rolit të gruas në jetën aktive, ku spikasën ligjëratat e Agvon Balës, përfaqësues nga Komuniteti Evropian dhe Maxhun Pekës, zyrtar i lartë i MPJ-së shqiptare. Korresp. i «Zërit të Popullit»

Seminar për biznesmenët e rinj

Tri ditë me radhë në ambientet e universitetit «Ismail Qemali» në Vlorë, u organizua me specialiste të biznesit, ekonomistë etj, seminari «Si të ndërtojmë dhe drejtojmë një biznes». Qëllimi i tij ishte të përgatitej gjithë ajo që kanë një aktivitet konkret pune në sektorin privat ose shtetëror, si dhe ata që mendojnë të fillojnë një veprimtari në biznes. Seminari u udhëhoq nga konsulenti i kompanisë partner në (Vijon në faqen 2)

Copëzimi i kësteve: formula më e gjetur për të shpejtuar çvlerësimin e bonove

Qytetarët shqiptarë ka kohë që ndahen përpara këtyre dilemave. Jo sepse ata nuk kanë nevojë për bonot e privatizimit. Përkundrazi, ata i kanë pritur me padurim si shpresën dhe shansin e fundit për t’u bërë pronarë ose bashkëpronarë në procesin e privatizimit e të ndarjes së pasurisë kombëtare apo thjesht të pjesëmarrjes në të. Por në praktikë kjo shpresë ka pësuar një metamorfozë të çuditshme zhgënjimi e pesimizmi. Një gjë jo e papritur e jo e papashikuar. Por në fillimet e shpalljes së kësaj mase nga qeveria, parashikimet bëheshin në analiza logjike e në një përvojë që lidhej me letrat me vlerë të përsekutuarve, tani pesimizmi mbështetet në shifra faktesh të reja të drejtpërdrejta. Janë dhënë deri më tani shifra për inflacionin galopant, që i kërçënon zotëruesit e letrave me vlerë për t’ua shkëputur ato nga duart me «çmime» tepër simbolike. Për të qenë brenda realitetit, u drejtuan dje tregut të valutës në Tiranë, ku ka nisur edhe shitblerja e bonove të privatizimit të pensionistëve. Çmimi i blerjes së tyre, ishte as më pak e as më shumë: 18 për qind. Nuk do të mundem mend logari për të kuptuar se sa «fitojnë» e sa humbin zotëruesit e tyre. Me kështin e parë prej 200.000 lekë, marrin vlerën reale 3600 lekë. Vetëm kaq. Pra kjo është gjendja dhe katandisja që ka marrë «eksperimenti i shumëzhurmshëm i qeverisë për letrat me vlerë». Arsyet e kësaj katandije janë thënë e stërthënë në forma e interpretime të ndryshme nga specialistë e jo specialistë, nga politikanë, gazetë… (Vijon në faqen 2)

«Depolitizim»

Kryetarët e partive politike nuk ftohen në një përkujtimore Për ta bërë më të depolitizuar dhe profesionale veprimtarinë për 100 vjetorin e vdekjes së Mësuesit të Popullit Koto Hoxhi, organizatorët, bashkia e Gjirokastrës dhe drejtor… «Moria» arsimore e këtij rrethi, vendosën të mos ftojnë asnjërin prej kryetarëve të partive e shumta politike. Vendosën dhe e bënë. Sa lart i ngritën traditat e «demokracisë», dhe sa të reja po krijoni! TË. DINO

PARADOKSE TË DEMOKRACISË Një polic - qytetar nderi i Korçës

Asnjëherë gazeta RD nuk e ka fyer popullin e Korçës më rëndë se dje. Asnjë herë Këshilli Bashkiak i qytetit të Korçës nuk është tallur më rëndë se dje me popullin e këtij qyteti. Asnjëherë, ky këshill nuk e ka treguar veten më injorant se dje. Të gjitha këto që themi i mësojmë nga lajmi shumë i gëzueshëm i vënë në vend të kryearitullit të gazetës së partisë në pushtet, RD, sipas të cilit në Korçë u arrit një sukses tjetër i madh, pasojë e reformës - rikonstruksioni total i ambienteve të komisariatit të policisë së rrethit. Në këtë ngjarje të shënuar, të paharruar e të shumëpritur merrte pjesë vetë kryeministri Aleksandër Meksi, i shoqëruar nga ministri Musaraj, deputetët Bre-gu e Minga që u pritën nga prefekti Kiri, nga gjeneral - brigade Nure, nga shefi i komisariatit Korfuz. Ngjarja më e shënuar, pas vizitave dhomë për dhomë që lanë pa mend të pranishmit për luksin e tyre, «vërtetë një zhvillim pastertje» dhe komoditeti», siç e quan RD-ja, pas ca bisdave të kripura edhe për politikanë, si dhe porosive shumë të çmuara, të z. Meksi, ishte kjo: Kryetari i Këshillit bashkiak, z. Dionis Kotmilo njoftoi auditorin e mbështetur në ligjin për pushtetin lokal, i dha titullin «Qytetar nderi» nënkolonel Pelumb Korfuzit, shef i komisariatit të Korçës. Korçës etj e ndëruar kur e mësuan këtë lajm, të mbledhur kohë më kohë vendosën ta festojnë në familje, të ngrënë dolli për policinë, Thonë që z. Pellumb nuk e ka lënë banimin në Korçë, por në Pogradec. Kjo nuk e prish aspak atmosferën tepër festive që ka ngjallur kjo ngjarje në Korçën e njerëzve të mirë e të emancipuar.

Një vit heqje lirie për Ermir Dervishin

Ditën e enjte trupi gjykues i përbërë nga kryetari i seancës Nertan Tabaku dhe prokurori Ilmi Barome-ta vendosi masën e dënimit ndaj autorit të plagosjes së marinsit amerikan Tony Myller. I ardhur në gjykatën me akuzën e armëmbajtjes pa leje, parashikuar nga neni 224,1 i Kodit Penal, Gjykata vendosi të deklarojë fajtor Ermir Dervishin, pasi ky ka mundur të prekë marrëdhëniet juridike të vendosura për rendin dhe sigurinë publike, të ruajtura posaçërisht me ligj. Në dhënien e masës së dënimit gjykata mori parasysh disa rrethana lehtësuese si pendimin e thellë që ka treguar i pandehuri gjatë gjykimit, dorëzimin e tij në organet kompetente, dorëzimin e armës që dispononte, moshën e tij të re, që e renduan ekonomike dhe familjare, meshirën që ai i kërkoi tru[pit] gjykues etj. Kështu në bazë të nenit 149 e 150 të Kodit të Procedurës Penale, gjykata e Durrësit vendosi të deklarojë fajtor të pandehurin Ermir Dervishin me akuzën kundërvajtje penale të armëmbajtjes (sportive) pa leje dhe në bazë të nenit 180 të Kodit të Ri Penal vendosi atë me një vit heqje lirie. Vuajtja e dënimit fillon nga data 28.1.95, pikërisht ditën e ndalimit të tij. Përsa i përket armës pistoletë sportive tip «Bajkal», gjykata vendosi t’ia kalojë organeve të Ministrisë së Brendshme. Pala mbrojtëse e përfaqësuar nga avokati Gëzim Hima, nga ana e saj do të paraqesë kërkesë ankimore brenda afatit ligjor Gjykatës së Apelit për ndryshimin e masës së dënimit ndaj të pandehurit Ermir Dervishit.

Deklaratë përshëndetëse e Komitetit Shqiptar të Helsinkit

Komiteti Shqiptar i Helsinkit përshëndet vendimin e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike për tërheqjen e kërkesës për shkarkimin e tre gjyqtarëve të Gjykatës së Kasacionit. Me këtë rast çmohet veçanërisht kujdesi për të mos kryer një veprim që është në kundërshtim me Dispozitat kryesore kushtetuese dhe që, për pasojë, do të interpretohej si një orvatje për të cenuar pavarësinë e Gjykatës së Kasacionit, si organi më i lartë i drejtësisë. Përveç rëndësisë që ka në vetvete një iniciativë e tillë, ajo flet edhe për hapësirën që ka Kuvendi Popullor për trajtimin me ndjeshmëri e përgjegjësi të problemeve të konsolidimit të shtetit ligjor. Për më tepër Komiteti Shqiptar i Helsinkit e quan këtë fakt si një shprehje të qartë të zhvillimit të mëtejshëm e pa kthim të proceseve demokratike në Shqipëri, si një provë se të metat dhe dobësitë, që nuk mungojnë, do të gjejnë zgjidhje dora dorës që në jetën e vendit do të afirmohen vlerat themelore të demokracisë dhe të shoqërisë së hapur të ngritur mbi epërsinë e ligjit. KSHH merr shkas nga kjo për të ripohuar thirrjen drejtuar Këshillit të Evropës për pranimin e Shqipërisë. Komiteti Shqiptar i Helsinkit Tiranë, 15.06.1995

Lajmërim

Njoftohen anëtarët e Komitetit Drejtues të FRESSH-it se ditën e shtunë ora 11.00 në selinë e Partisë Socialiste zhvillohet mbledhja e këtij komiteti, lidhur me problemet e mbajtjes së Kongresit të Dytë të Forumit Eurosocialist Shqiptar.