Zëri i Popullit
17 qershor 1995
Shteti «fal» pronat e veta
Një truall i shitur gjysëm shekulli më parë, pronari e fiton si dhuratë
Janë veprimet e pabazuara ant-ligjore të komisionit të kthimit të pronave, Bordit të Privatizimit, Kryetarit të Bashkisë, Prefektit të Durrësit, të cilat janë bërë shkak i ndezjes së acarimeve e deri përleshjeve midis 18 punonjësve të sektorit tregtar të fruta-perimeve që punojnë këtu prej 23 vitesh dhe pronarit pretendues të truallit, i cili në kërkesën e tij gjën mbështetjen e padiskutueshme të pushtetareve.
Në vitin 1992, kolektivi punonjës i këtij sektori, në bazë të ligjit për privatizimin e objekteve nga vetë të punësuarit, parashtrojnë kërkesën e tyre pranë zyrave të agjensisë së privatizimit për blerjen e tij. Duke qenë se trualli ku është ngritur marketa e frutaperimeve (ish mobileri e vjetër), ndërtuar në vitin 1960, në bazë të dokumentave. konsiderohet pronë shtetërore, nuk u lejua privatizimi i objektit nga punonjësit. Gjatë një viti punonjësit ushtronin normalisht aktivitetin tregtar në këtë objekt shtetëror që sipas thënieve të kryetarit të Bashkisë, Tomor Golemi, është pronë e Bashkisë. Por, paradoksi i kësaj ndodhie është se më 10 mars të vitit 1994, komisioni i Kthimit të Pronave, në kundërshtim të hapur me ligjet, ia kthen atë trashëgimtarëve pretendues të truallit.
Duke ju referuar dokumentacionit të ndodhur në zyrat e hipotekës mësojmë se trualli prej 5620,52 m2 mbi të cilin është ngritur objekti është shitur dy herë, rresht prej pronarit.
Në vitin 1941, sipërfaqja prej 338,17 m2 i është shitur bashkisë së qytetit me një shumë prej 8454,25 franga ari shqiptar dhe në vitin 1943 sipërfaqja prej 224,33 m2 i është shitur H. K. shitje që figuron e regjistruar në radhorin nr. 17 me numër regjistri 313, datë 13.3.1943. Pra toka prej 562,50 m2 që është ndërtuar paraprakisht ishte pronari do të Pronave, ndonëse konsiderohet dikurshëm nga Komisioni i Kthimit pronë shtetërore, figuron e shitur plotësisht dhe si rrjedhojë ish pronarit nuk mund t’i lindë e drejta e parablerjes së lokalit ku punojnë prej vitesh punonjësit e sektorit tregtar. Megjithëse këto fakte janë të njohura plotësisht nga komisioni i Kthimit të Pronave, dhe nga Agjensia e Privatizimit, ato nuk janë marrë parasysh. Nga ana tjetër, kryetari i Bashkisë, dhe kryetari i Këshillit të Rrethit vazhdojnë të qëndrojnë indiferent ndaj veprimeve të pakontrolluara të Agjensisë së Privatizimit që çënojnë interesat e shtetit dhe shkelin ndër të mirat e miratuara nga Parlamenti.
Kështu, punonjësit e sektorit tregtar dhe do mëngjes do t’i nënshtrohen përleshjeve e fyerjeve të rënda me palën kundërshtare.
Kryetari i Bashkisë, Tomor Golemi, pa u shqetësuar aspak ndaj këtyre veprimeve përgjegjë dhe pasurive shtetërore i përcjell urdhëresat punonjësit me fjalët: Drejtojeni gjyqit!!, ndërkohë që duhet të jetë vetë ai i cili duhet të ndërhyjë për të mbyllur këtë përplasje të rëndë ndaj abuzimeve që bëhen në mënyrë të shtetit.
MIRELA NDINI
Pallati i kulturës në Patos shitet
- Çmimi i 8 sallave vëtem 8 milionë lekë të vjetra -
Objekti i shitjes «me shumicë» bëhen ambientet e pallatit të Kulturës të këtij qyteti të cilat me një dekret të Presidencës Republikës janë dhënë në administrim një prej sindikatave me emrin Sindikata e Pavarur. Janë rreth 8 salla të bollshme të cilat kohë më parë kanë shërbyer për mbledhje, aktivitete artistike, sallat leximi e biblioteka të cilat shtihen kundrejt një shume prej 8 milionë lekë të vjetra. Ky është çmimi i një banese të thjeshtë, një dhomë e kuzhinë në këtë qytet.
Për palën shitëse kontrata firmoset nga Mentor Xhemali, kryetar i Sindikatës së Pavarur endë nuk dihet nëse një sindikatë e tillë ekziston ende) për të cilin nuk kanë rëndësi as dekretet presidenciale të cilat përgjon shihen dhe tërësisht e këtyre objekteve, dhe as bordet e privatizimit e ligjet e Qeverisë.
G. K.
25 milionë dollarë nga Banka Botërore për Shqipërinë
- Dhurim nga burimi i zbritjes së borxhit të jashtëm -
Zëdhënësi i ministrisë së Financave njofton se Banka Botërore ka vendosur t’i dhurojë Shqipërisë 25 milionë dollarë nga burimi i zbritjes së borxhit të jashtëm. Kjo bëhet e ditur nga një letër që Banka Botërore drejtuar komunitetit Bankar Botëror. Në letër midis të tjerash thuhet se Bordi i Drejtorëve Ekzekutivë aprovoi një dhurim prej 25 milionë dollarësh për Shqipërinë nga burimi i zbritjes së borxheve të jashtme. Letra përfundon duke thënë se në të Bankës Botërore dhe të Komunitetit Ndërkombëtar Bankar bashkëmon për të ndihmuar Shqipërinë në procesin e saj të vështirë të transformimit ekonomik së Shqipërisë do të realizojë përfitime nga mbulja e paketës së saj të borxheve të jashtme e cila është para fushë.
Në letër argumentohet se për të vënë burime të mjaftueshme në zhvillimin e infrastrukturës Shqipëria ka nevojë të zgjerojë hyrjen e saj drejt financimit të jashtëm shtetëror dhe privat, jo vetëm të rritë por dhe për investime.
Përfundoi vizitën në Hungari një delegacion i PSSH-së
Siç ju kemi informuar, këto ditë një delegacion i PSSH-së, i përbërë nga deputetët Ylli Bufi, Shkëlqim Cani dhe Anastast Angjeli, bëri një vizitë pune në Hungari me ftesë të PS-së të Hungarisë.
Delegacioni zhvilloi takime të veçanta me z. kryetarit e PS dhe sekretarin e marrëdhënieve ndërkombëtare të partisë. Në këto takime u shkëmbyen mendime, për marrëdhëniet midis partive, për situatën politike aktuale në të dy vendet si dhe për shumë çështje të përgjithshme. PS Hungareze në fushatën e fundit elektorale.
Në Parlamentin Hungarez delegacioni u prit nga zv. kryetari i grupit parlamentar socialist, nga kryetari i komisionit të ekonomisë dhe deputetë të tjerë socialistë. Ai asistoi në lojëhën e editit në zgjedhjen parlamentare. Për tu njohur më konkretisht me problemet e reformës ekonomike dhe të privatizimit si dhe me paketën e masave ekonomike të marra kohëh, e fundit nga qeveria, delegacioni zhvilloi një sërë takimesh në Aksenincë e Privatizimit dhe në Ministrinë e Financave.
Në një nga distriktet e Budapestës, delegacioni u prit nga kryetari i Bashkisë, ku u diskutua për problemet e pushtetit lokal. Pastaj në këtë distrikt u zhvillua një takim i gjerë me banorë të këtij distrikti ku morën pjesë edhe deputetë të PS-së Hungareze dhe Sekretarja e shtetit për Drejtësinë.
Delegacioni u kthye në atdhe.
«Kryeplaku duhet të hiqet. Është SOCIALIST!»
Në zgjedhjet e fundit për pleqësi, sitë dhe kryepleqtë në komunën e Kurbneshit të rrethit të Mirditës, kryeplak i fshatit Kthellë e Epër, me votimin të lirë të popullit është zgjedhur zoti Mark Kala, mjeshtër me arsim të lartë, përfaqësues i PDS-së. Kandidatura e PDS-së ka qenë zoti Llesh Vuka, i cili i mori shumë më pak vota se kandidati socialist. Ky rezultat «i papritur» për qarqet e PD-së në zonë ka bërë që PD-ja dhe pushtetaret e saj të vihen në lëvizje me qëllim që kryeplaku socialist të zëvendësohet detyrimisht. Për këtë është angazhuar sekretari i komunës së Kurbneshit, zoti Mark Mikeli, i cili i shoqëruar edhe nga forcat e rendit ka vajtur shtëpi më shtëpi në Kthellë të Epër, duke bërë presione e provokuar një votim të dytë për kryeplakun e fshatit. Por nga rreth 300 familje që ka fshati, vetëm 28 prej tyre u janë bindur urdhrave të sekretarit të komunës dhe forcave të rendit. Me gjithë këtë, përpjekjet vazhdojnë, përgjegjësve këto detyshka të PD-së e të zyrtarëve të saj, të cilët vënë popullit i ka nxjerrë si truara e thur.
Policia nuk lejon tubimin «mbrojmë fëmijët tanë»
Ka dëshutuar kërkesa e një grupi mësuesish të tri shkollave të qytetit të Çorovodës për të realizuar një tubim paqësor me idenë: «Të mbrojmë fëmijët tanë, të ardhmen e Shqipërisë...» Përpjekja gjithashtu, e mirë e mësuesve pa dallim partie, por vetëm si mësues, ra në veshin e shurdhët të komisariatit në Skrapar. Drejtuesi i këtij organi, z. Muharem Noga ua pr met shumë përfaqësuesve ashtuar se nuk do të lejojë asnjë lloj tubimi sepse shpie tujë në mullirin socialist, ndërsa deklarohej se do t’i shërbejë qeverisë së fundit partiës në pushtet. Më tej ai u tregoi përfaqësuesve se sa vjet burg mund të bënte secili për shkë-lje të ligjës. Mësuesit kthehen të dëshpëruar duke i dhënë shenja jo të mira edhe për sindikatën e rinisë që kishte ndërmend të bëntë një tubim të tillë paqësor.
Gjithë këto përpjekje bëheshin për të përherë vëmendjen për le-nomenin e grabitjes së fëmijëve në Skrapar. Brenda pak vitesh janë regjistruar katër raste. I fundit më tragjikiku. Kater vjeçari Denis Osmanika nga angullur mjaft debatë, replika të ashpra kundër organëve kompetente sepse deri më sot nuk është kapur dhe ndëshkuar asnjë kriminel grabitës. Ndërkohë lajmet e fundit nga burime që s’duan të identifikohen thonë se çështja «Denis», aq e trumbetuar në këtë qytet, u mbyll në mënyrë misterioze. Organët hetimore kanë arritur në përfundimin se fëmija mund të jetë mbytur vetë. Ndërkohë ekspertiza qëndrore sikur e ruan raportin e vet sekret. Trumbetimi i gjetjes së lajtorëve, gjithmonë sipas zërave që dalin nga organi i prokurorisë, ka qenë i gabuar. Personat që kishin marrë përsipër grabitjen e Denisit, e kishin pranuar faktin e rrëmbimit dhe transportimin e fëmijës deri në Berat vetëm për shkak të dhunës të ushtruar mbi ta nga ana e disa punonjësve të komisariatit!
AURREL GURI
40 familje pa tokë. Si të jetojmë?
Vazhdon greva e Laknasit
Në muajin Shkurt 1993 u shpër-bënë ndërmarrjet bujqësore. Komisioni i ndarjes së tokës në bazë të vendimit të Qeverisë filloi ndarjen e tokës. Në radhë të parë morën tokë banorët vendas dhe këtu në parcelat e para, në 40 familjet që nga Korça dhe Kukësi, banorë të cilët ishin që nga viti 1956, u lanë pas dore. Fillimisht që nga viti 1956 kemi punuar në ish kooperativën bujqësore dhe më vonë në NB. Në kohën e shpërbërjes së ndërmarrjeve bujqësore, prapë fshati ynë u dërgua me parcelat para, shtëpitë tona na erdhën banorë të zonës vullnetare të pamiratuar nga organet përkatëse dhe në ku-shëndërim me zbatimin e Ligjit për tokën. Ardhi e trevë përset përbëhësh 1993-1994, pra edhe vetë bën të kuptojë se plotë se «Ligjin për tokën».
Është tepër interesant fakti se në fshatin tonë u krahasuar me vendbanime të tjera që kanë pasur pretendime, por fakti është se dolën pronarë të rinj pa tapi e pa trashëgimi dhe kooperativë kada fare ish kryekisha Qemal Vrapi dhe kryetari i Komunës Makar Stibu, të cilët e përdorën fondin e tokës për plotësimin e interesave të tyre duke lejuar në kundërshtim të plotë me Ligjin për tokën banorët e ardhur pas vitit 1991. Për të marrë atë që përfitun, pushtetarët e mesëm për diç mendimin e tanishëm la më pa tokë dhe asnjë të ardhur tjetër.
40 familje të këti fshati, të cilët në pamundësi për të gjetur rrugën e zgjidhjes u futën në grevë që nga data 30 maj 1995, grevë kjo e cila vazhdon.
Edhe pse banorët e këtij fshati gjejnë rrugën e vetëkafishimit të jetës së tyre, veprojnë konkrete të organizmave shtetërore të deritanishme janë përpjekjet e asaj fshat gjë konkrete. Grevistët me gjithësi gjendjen tepër të rënduar janë të vendosur të vazhdojnë rrugën e tyre të drejtë. Para banorëve dhe grevistëve shtrohet pyetja dhe dyshimi se edhe hapat e tjera të pushtetit apo akulltë e tij mbronë Jo interesat e banorëve për interesat e tre kontrabandave. Në këtë kushte nga dita në ditë po shéngjënën nga demokracia.
ALi JAHOLLARI
Kryetari i Këshillit Sindikal Laknas
Debitorët në gjykatë
Zyra e përmbarimit pranë gjykatës së Elbasanit këto ditë ka afishuar disa lista ku shpallen për shitjen në ankand banesat e disa qytetarëve. Ndërkohë në këto ankande nuk është paraqitur askush, sepse shtëpitë u përkasin kredimarrësve në bankë. Kredite e pashlyera në afat kapin shifra tepër të mëdha, edhe pse ato përbëjnë sekret bankar. Siç duket banakat kanë të drejtën e tyre të kërkojnë respektimin e afatëve për kthimin e kredive të interesit, edhe pse në disa raste shitin vetë ato që nuk respektojnë kriteret e duhura për dhënien e kredive.
Përfshirja e gjykatës, respektivisht të zyrës së përmbarimit, në konfliktin mes bankave dhe kredimarrësve është një përpjekje për të vendosur këtë marrëdhënie brenda një kuadri ligjor, edhe pse tepër me vonesë.
Me gjithëthatë numri i debitorëve është më i lartë nga sa duket. Ka dhe debitorë të tjerë përveç atyre që u detyrohen bankave. Ndoshta këtu shifrat janë edhe më të mëdha, personat janë më të shumtë në numër. Vetëm fabrikës së çimentos që nga viti 1993 i detyrohen për shumë dhjetra milionëshe ndërmarrje shtetërore, shoqëri të përbashkëta e deri persona juridikë e fizikë, që kanë marrë çimento, por ende nuk kanë bërë likuidimet.
Po ashtu në ish ndërmarrjet e ndërtimit, në fabrikën e konservave e gjithë ndërmarrje e kësaj lëmi janë privatizuar - ka debitorë të cilët mendojnë se ndoshta do t’ju falen detyrimet që kanë ndaj këtyre ndërmarrjeve.
Duket se sekuestrimet dhe më pas nxjerrja në ankand e pasurive së papunshme të individëve debitorë, siç ka parë të zgjidhur kët problemi, pasi çdo qytetar e quan praktikisht të pamundur blerjen e këtyre objekteve. Atëherë shtrohet një pyetje, veçse shteti në vend të parave që duhet të merrte, t’ju «zgjohët» shtetive që u kanë sekuestruar qytetarëve.
SEJDIN CEKANI
Bono, kush ka bono...
TERHEQIM VEMENDJEN
— Është referni i thirrjeve që bëjnë grumbulluesit e bonove të privatizimit.
— Në Sarandë kursi i këmbimit të tyre tenton të zbres nën 15 %. —
Turrja e tyre drejt poseduesve të bonove i ngjan suimit të tufës së shpendëve grabitqarë drejt viktimës së ështé një grabit me të fundit të jetës. Mbase nuk është i saktë ky krahasim (kur është fjala për një kategori të ndershme të popullsisë që janë pensionistë), por, fatkeqësisht skena të ngjashme janë ato të rendjes pas pensionistëve duke thirrur: «Bono, kush ka bono...» dhe, ata të lodhur nga rradhë e pritjes e gjata nga ankthi e mungesa e besimit për t’u bërë një ditë pronarë siç u ka thënë vetë presidenti, blen shpejt viktima të bonongrulluesve.
— Me sa 1 merr?
— Me 15 përqind...
— Shumë pak...
— Do bëjë më poshtë kursi, prandaj nxito sa është vonë...
Dhe Haria Shehu, një nënë e kthyer pensioniste të Sarandës, pas këtij dialogu do të «vendosë»... Jo, nuk i sheh, le të më digjen në dorë. Do t’ia dërgoj në kartë Neksit e do t’i them: meri se unë ua piva lëngun.
Po janë të shumtë ata që detyrohen për para, që nuk kanë shpresë, e nuk i gëzojnë gjatë bonot e privatizimit. Me të lënë sportelin e bankës së kursimit i sheh ata të bëjnë tratativa me bongrumbulluesit dhe të kënaqur me 20-30 mijë lekë (të vjetra), largohen për në shtëpi. Të vjen keq për ta kur i sheh të përmatruar e sikur grindjen me veten nga që ndjehen të mashtruar e të poshtuar nga vetë kreu i shtetit të ashtuquajtur demokratik.
PANAJOT ZOTO.