EVROPA: Fatos Nano i lirë edhe në politikë
BERISHA: i vendosur në hakmarrjen e tij politike
- Ministria e Drejtësisë i jep leksione varësie gjykatës së Tepelenës.
- GUSENBAUER: Pas 6 muajsh do të verifikojmë përmbushjen e premtimeve.
EVROPA: Fatos Nano i lirë edhe në politikë BERISHA: i vendosur në hakmarrjen e tij politike - Ministria e Drejtësisë i jep leksione varësie gjykatës së Tepelenës. - GUSENBAUER: Pas 6 muajsh do të verifikojmë përmbushjen e premtimeve. Të akuzuarit së fundi për «transport armësh» në zonën e Konfliktit në Ruandë - «Amnesty International» shkruante: «ngjarjet e Ruandës janë një krim kundër njerëzimit.» Dërgimi i armëve në këtë vend është genocid» - po mundohen të tërheqin vëmendjen nga kjo akuzë duke ringritur rrënë skandaloze që mbulon prej dy vjetësh «Dosjen Nano». Ndërsa çështja e liderit socialist të burgosur - të kthyer në kusht të Strasburgut për Shqipërinë - duhet të mbyllet me kohë, ajo nuk do ta ketë këtë fat, natyrisht deri në fund të mandatit të fanatikëve politikë. Që nga Marsi 1992 Tirana zyrtare e mbajti për tre vjet Shqipërinë larg Këshillit të Europës duke krijuar konflikt me të pasi ka vetëstimuluar kushte: Kushtetuta, Pavarësia e pushtetit gjyqësor, burgosja e liderit të opozitës Nano, liria e fjalës, shtypit, burgosje gazetarësh. Kushte të cilat kurrësesi nuk po realizohen vetëm për arsyen e mëshirërme e cila «justifikon» dhe vetë burgosjet. Nodhi kështu sepse numri një i regjimit vazhdon të «varë»-me ekzekutivin e regjimit të tij-Drejtësinë shqiptare. Ndërsa për Gjykatën më të lartë shqiptare Berisha-para pak ditësh rekomandonte Gjykatën kushtetuese për të goditur - vendosi të mos e godasë më me brutalitet por me dinakëri (Spaha tregoi këtë), për gjykatat e tjera Ministria e Drejtësisë është çaktuar kujdastare. Dhe si gjithmonë kjo provë e re-që do të sjellë një «loj të drejtësisë të pavarur» duhet të njohe sa më shumë publicitet. Është risjellë kështu Strasburgut. Por, kërkesa e përligjur për gjykimin nuk ju bëjnë dhe e Gjyqkatësve për ditë të tjera. Ose më saktë dora që e merr atë në Tepelenë me numër fashikulli 175 më 12.6.1995 solli të paregjistruar në duart e Hektor Frashërit e Vladimir Kristos, zyrtarët e Berishës apo kujdestarët e Gjykatave. Shtypi i pavarur njoh qëndrim taksisht dje për këtë. Dhe skandali është i rishfaqur bujshëm. Kryegjykatësi i Tepelenës thërritet të marrë leksione në Ministrinë e Drejtësisë ndërkohë që «leksion»- për të është vetëm ligji. Por, Frashëri komenton ligjin duke reklamuar dhunshëm mungesën e pavarësisë së Gjykatës së Tepelenës po jo vetëm të saj. Ndërkohë të pyeturit në këtë gjykatë ngrenë supet për gjykimin e «Dosjes Nano». E pra, a është pushteti i pavarur gjyqësori. Me ç'et drejtë ministri i emëruar pas 6 Nëntorit apo zv. ministri i pas 30 korrikut ’92 thërrasin kryetarët e gjykatave? Mbase ata më mirë kushdo e njohin në Kodin Penal nenin e shpërdorimit të detyrës. Gjithësesi skandali - kësaj radhe i zhvendosur 200 km larg nga vila Nr. 4 - rishfaqet në një moment kur Columbberg e Gusenbauer u kërkojnë Berishës e Spahisë lirimin dhe mospenëngimin në veprimtarinë politike të liderit të socialistëve Nano. Reporteri i komisionit juridik Columbberg - ai ka folur me Berishën për lirimin e liderit të opozitës - mund të rrisë më tej veprimet e momentit. Dhe, Gjithësesi Shqipëria do të pranohet në KE dhe dratën jeshië për këtë e ka ndodun Nano i burgosun dhe opozita e cila gëzon shumicën ne në popull. Vetëm se ka diçka që fundamentalistët dhe z. Berisha duhet ta dinë «Ne nuk vijmë këtu për të marrë premtime, që nuk mbahen. Pas 6 muajsh ne do të verifikojmë përmbushjen e premtimeve - ka thënë zyrtari tjetër i Strasburgut z. Gusenbauer pak ditë më parë në Tiranë. ERION BRAÇE
për të goditur - vendosi të mos e godasë me brutalitetet por me dinakëri (Shtypa caktuar kujdestare. një «lloj të ri drejtësie të pavarur» duhet të njihohet sa më shumë publicitet. Është risjellë kështu në qendër të opinionit publik vendas e zyrtar europian «Dosja Nano». «Kushti i Europës», do të riaktivizojë konfliktin duke stimuluar edhe më tej shqetësimin e Strasburgut për anëtarësimin shqiptar.
E çuar nga «kodi i ri penal» në Gjykatën e vogël të Tepelenës, «Dosja Nano» kërkon ligjërisht fundin, ç’ka do të thotë liri për socialistën Nano po edhe fund të shqetësimit zyrtar të …
Takim i deputetëve socialistë në Shtëpinë e Bardhë në Washington
Më 15 Qershor 1995 deputetët socialistë Anastas Angjeli dhe Theodhori Bej u pritën dhe zhvilluan një takim pune në Shtëpinë e Bardhë me zotin Richard Schifter, ndihmës special i Presidentit Klinton dhe Këshilltar i Këshillit të Sigurimit Kombëtar, me zotin Daniel Fried, drejtor për Evropën Qendrore dhe Lindore në Këshillin Kombëtar të Sigurimit në Shtëpinë e Bardhë, dhe me specialistin për Shqipërinë të këtij departamenti.
Në këtë takim u diskutua dhe u shkëmbyen mendime rreth ecurisë së proceseve demokratike në Shqipëri, situatën e sotme politike, ekonomike, të tre drejtat të njeriut, duke përfshirë edhe ato të minoriteteve në Shqipëri. Vend të veçantë në këtë takim zunë sqarimet e dhëna nga deputetët socialistë për rolin dhe kontributin e të gjitha forcave politike për vazhdimin e proceseve demokratike në Shqipëri, veçanërisht për rolin konstruktiv të Partisë Socialiste në opozitë, sidomos pas referendumit për projektkushtetutën. U dhanë shpjegime të hollësishme edhe për pyetjet e ndryshme rreth programit të PS në fushën e politikës së brendshme e të jashtme të Partisë, si edhe ato ekonomike e sociale. Gjithashtu u diskutua rreth situatës në Ballkan dhe zgjidhjes sa më paqësore të problemeve të tij.
Deputetët socialistë u theksuan bashkëbiseduesve se PS-ja është një forcë politike bashkëkohore, që garanton moskthimin mbrapa dhe vazhdimin e reformave demokratike në Shqipëri, mbështetur në pluralizmin politik, ekonominë e tregut dhe respektimin e të drejtave të njeriut.
Gjatë qëndrimit në Washington, deputetët socialistë A. Angjeli dhe Th. Bej panë rastin të takojnë e të përshëndeten me personalitetet e larta të Shtetit senatore e kongresmenë etj.
ZYRA E SHTYPIT E PSSI
ZOTERINJ, SHQIPËRIA NUK ËSHTË SHTET POLICOR!...
Nënvizojmë
ZOTERINJ, SHQIPËRIA NUK ËSHTË SHTET POLICOR!...
- Edhe një herë rreth një ceremonie tip karnavalesh në Korçë -
Para dy ditësh në faqet e gazetës RD lexuam për një ceremoni në Korçë, ku si ngjarja më e shënuar e ditës ishte rikonstruktimi i ndërtesës së komisariatit të policisë të këtij qyteti. Në këtë ceremoni nga këshilli bashkiak i Korçës u dha titulli qytetar nderi shefit të këtij komisariati, Pëllumb Korfuzit. «Zëri i popullit» botoi të nesërmen e këtij njoftimi një shkrim me titull «Një polic - qytetar nderi i Korçës». Duhet të jetë edhe ky shkrim, por edhe reagimet të tjera, shkaku që Televizioni nxitoi që në emisionin Speciale e ditës të bëjë paradë suksesesh «policore» që ka arritur Korça, në qendër të të cilëve ishte ky «qytetar nderi» i shpikur për qytetin e Korçës i quajtur Pëllumb Korfuzit.
Emisioni kishte qëllimin e vetëm të na mbushte mendjen se policia në Korçë, me ardhjen si shef i komisariatit të zotit Pëllumb e ka kthyer këtë qytet nga një qendër misteri pasigurie e krimi në një qendër sigurie, qetësie e mirëkuptimi. Ashtu qoftë. Policia në këtë rol duhet të jetë, po krahas shumë
re, të ndikoje për krijimin e atmosferës së domosdoshme për një jetë normale.
Por Pëllumb Korfuzit, ky inxhinier gjeolog, deri dje i panjohur, ka një te kaluar të hidhur në polici. Ai para se të vinte në Korçë ishte në Rr. e Dgace. Dhe si në Korçë dhe Po-gradec ka manifestuar qëndrime të arbitraritetit policor ndaj qytetarëve, gjë për të cilën janë të arkivuara disa denoncime. Pëllumb Korfuzit për bëmat e tij duhej të ishte duke dhënë llogari. Ai si një praktik i sëmurë ka goditur në mënyrë të veçantë mbi këshilltarët e elektoratin socialist. Është ky shkaku i vërtetë që ka inspiruar autorët e emisionit që në gjanët karnavaleve të përmendura të Korçës, për të dhënë në sytë e me bekimin e zotit Meksi këtë i policit titullin qytetar nderi. Po deshën pushtetarët le ta bëjnë Pëllumb Korfuzin edhe ministrin të rendit dhe t'ia mbushin gjoksin me dekorata.
Ajo që tërheq vëmendjen është: pse i duhet pushtetit aktual të PS-së të lartësojë figurën e një polici «kur Shqipëria nuk është një shtet policor»? Ky sinjal vjen si një ogur për keq. Dy momente vlejnë nga emisioni «Speciale e ditës» e TV-së ku lartësohej figura e këtij polici, për të treguar se ka përpjekje për të futur një frymë policore në gjirin e ambientit tonë.
Dikush në këtë emision duke u mburrur tha se qetësia në shkollat e qytetit të Korçës është vendosur sepse katër herë në ditë policia kontrollon shkollat. Kjo është një gjë ndaje e palejueshme. Vaj medet në qoftë se rregulli e qetësia në shkolla do të sigurohet nga policia! Me sa duket policët në Korçë janë kaq të shumtë, sa që nuk kanë ç’të bëjnë dhe organizojnë patrulla të zhurshme nëpër shkolla. Veç të keqes së parë, klimës policore që rrethon shkollën, kjo ka dhe një të keqe të madhe, se krijon psikologjinë që në Shqipëri punët mund të bëhen vetëm me mbështetjen e policisë.
Në emisionin në fjalë zoti Korfuz, si një mburravec, tha, madje dhe përsëriti, se me kriminelët do të jetë më kriminel. Kjo deklaratë ka brenda arbitraritetin, pra shkeljen e ligjit. Janë bërë të shpeshta denonci
…në syte e me bekimin e zotit Meksi të bëhej t’ i policit tullin qytetar nderi. Po deshën pushtetarët ta bëjnë të pëlqyeshëm dekorata.
Ajo që tërheq vëmendjen është: përse i duhet pushtetit aktual të PD-së shtet policor, kur çdo ditë po përpiqemi të hedhim hapa në rrugën e demo…
Ku ka shkuar karburanti i sekuestruar
- Shtatë lloje policish janë marrë me këtë çështje.
Prokuroria nuk e përjashton mundësinë e marrjes me të -
SHKODËR-MALËSI E MADHE
Në opinion gjithnjë po përforcohet dyshimi për fatin e karburantit të sekuestruar: është dorëzuar në shitje apo përfunduar në një rrugë tjetër për ku ishte nisur, por tashmë nga persona të tjerë! Fjala është për një rast për karburantet që janë sekuestruar në kuadrin e masave për respektimin e embargos ndaj ish Jugosllavisë.
Është deklaruar se në të dy këto rrethe nga operacionet e kryera kohët e fundit janë sekuestruar mbi 300 mijë litra karburante. Po ku kanë vajtur ato?
Në policinë financiare të Shkodrës e të Malësisë së Madhe, organizmi kryesor që duhet të ketë dijeni të saktë për këtë, nuk të përgjigjet njeri, sepse nga 1 qershori është pezulluar veprimtaria e saj për arsye të riorganizimit të policisë doganore e policisë tatimore, i cili nuk ka përfunduar akoma. Kurse në prokurorinë e Malësisë së Madhe, e cila ka hapur çështje penale për disa persona të kapur me këtë trafik, a thanë se rregullisht karburantet e sekuestruara duhet të shkojnë në rezervën e shtetit. Po kështu edhe automjetet më të cilat është transportuar. Mirëpo sesa është respektuar ky rregull, këtë nuk e dinë, pohojnë në këtë prokurori.
Në sekuestrimin e karburanteve janë marrë disa polici, si Policia financiare, Policia e rendit, Policia rrugore, Policia kufitare, Policia e kontrollit të shfrytëzimit të automjeteve. Policia e ndërhyrjes së shpejtë në Shkodër dhe Policia speciale e ardhur nga Tirana. Që të gjitha këto polici a i kanë respektuar vetë rregullat në këtë rast, që sasia e karburanteve të sekuestruara të përfundojë në rezervat e shtetit? Kush e di këtë, në prokurorinë e Malësisë së Madhe thonë se nuk përjashtohet edhe mundësia e abuzimit. Por gjithsesi duhet të kemi fakte për këtë.
Kështu, misteri mbetet i pandriçuar. Në këtë rast mbetet që të ndërhyjë kontrolli i shtetit. Është një rrjet e tërë fjesh të dukëshme e të padukshme. Ç’dokumentacion është mbajtur nga gjithë këto organizma dhe sa u përgjigjet ky sekuestrimve që janë bërë në fakt? Është e vetmja mënyrë kjo për të sqaruar në se sekuestrimi në emër të shtetit janë kthyer vërtet në kontrabandistë me karburant e sekuestruar, apo i kanë magazinuar në rezervat e shtetit. Pra mbetet të provohet kurajoja e kontrollit të shtetit, sa do ta bëjë të qartë këtë?
MUSA KURTULAJ
Në mbështetje të kërkesave të grevistëve të ngujuar
Deklaratë
Duke u njohur me kërkesat e grevistëve të ngujuar në grevën e urisë në fshatin Laçnas, të Komunës së Bërxullit, të shqetësuar për gjendjen e tyre shëndetësore e cila sapo vjen e rëndohet, grupi i Këshilltarëve Social-istë në Këshillin e Rrethit i mbështet ata.
Kërkesat e tyre janë plotësisht të ligjshme. Ata kanë kërkuar paisjen e tyre me tokë, sipas ligjit, kompensimin financiar të familjeve që s’kanë fituar tokë që prej dy vjetësh kontrollin dhe denoncimin publikisht të korrupsionit në komunë për ndarjen e tokës bujqësore etj.
Familjet e këtij fshati, që vazhdojnë pa tokë dhe pa përkrahje sociale prej më se dy vjetësh, nuk kanë të rreshtur së kërkuari zbatimin e ligjit, por kërkesat e tyre nuk janë përfillur as në komunën e Bërxullit, por as nuk u është hapur rrugë as nga Këshilli i Rrethit të Tiranës.
Po bëhen gati tre javë kur për zgjidhjen e kërkesave të tyre të drejta, përfaqësues të 33 familjeve janë ngujuar në grevën e urisë si mjeti i fundit demokratik. Megjithë këtë, përsëri nuk po u jepet përgjigje kërkesave të tyre megjithëse pranohen si kërkesa të drejta.
Grupi i Këshilltarëve Socialistë të Rrethit, pasi ka kontaktuar disa herë me grevistët, për paqartësi e…
Grupi i Këshilltarëve Socialistë të Rrethit të Tiranës
(Vijon në faqen 3)
100 punonjës të Hotel-Turizmit «ROZAFA» në Shkodër kundërshtojnë privatizimin e paligjshëm
Drejtuar: - Komunitetit Mysliman Shqiptar.
- Komunitetit Katolik Shqiptar.
- Komunitetit Ortodoks Shqiptar.
Për dijeni: Zotërinjve Sali Berisha, Pjetër Arbnori, Aleksandër Meksi, Masmedias Shqiptare.
Në të 100 punonjësit e Hotel Turizmit «Rozafa» në Shkodër kemi bërë publike protestën tonë të hapur për vendimin e padrejtë që është marrë nga Qeveria duke iu kaluar Hotelin ku punojnë prej mbi 30 vitesh, në kundërshtim të ligjeve të miratuara nga vetë ajo, të 40 të përseriturve të regjimit të kaluar.
Në këtë letër duam të bëjmë publike një fakt tjetër që nuk u prit mirë. Në numrin një të listës figuron emri. Haxhi Faik Hoxha, kryemyftiu i Shkodrës, ai që drejtoi dhe udhëheq besimtarët myslimanë në besimin islam. Dhe menjëherë pas tij, 1.dyti dhe I treti vijnë Don Luigj, Çikra i Kishës Katolike të Shkodrës dhe Jovan Jani i Kishës Ortodokse Shkodër.
Pa përjashtuar disa emra të tjerë punonjës e drejtues të pushtetit lokal, pjesëtarë të kësaj liste, me të cilët do të merremi në një letër po me anë të shtypit, ndjehemi të ofenduar dhe nuk arrijmë ta kuptojmë se si JU njerëz të ZOTIT, ruaj njerëz të shpirtit të njeriut, leni mënjanë kuranin e biblat rrethin e popullit dhe kërkoni të bëheni pronarë, afaristë. Si ju thotë shpirti të JUAAJ për të bërë këtë mëkat, këtë padrejtësi, për të na flakur në rrugë jo ne të 100 punonjësit, por minimalisht 500 të tjerëve që presin nga ne në shtëpi tanë për të tërhequr lekë të pësembëdhjetëshit.
Vallë këto mësime merren në Mekë në vendin e shenjtë, tek profeti, Muhamet, ju Haxhi Faik Hoxha, kur shkuat në emër të Komunitetit Mysliman të Shkodrës? Vallë këshillt ju mëson Jezu Krishti, Juve Dom Luigj Çikra, kështu ju orientoi Papa kur ishte për vizitë në Shkodër për plagë të reja popullit tënd? E po kështu edhe Juve zoti Jani që përfaqësoni besimtarët ortodoks të Shkodrës.
Si u ndjenjë shpirtrat tuaj atë ditë që firmosen listën e afarizmit, për të tretur në rrugë 100 punonjësit e Turizmit dhe ju të bëheni pronar? A do të jeni të qetë në vazhdimin e misionit tuaj fetar? A do t’ju përkuqtohet me populli shkodran ashtu si edhe më parë tashqi që po bëheni afaristë? A do të keni më kurajo të predikoni në ceremonitë tuaja fetare në Xhamija e Kisha për të drejtuat e njerujt, për barazinë shoqërore, për shtypjen dhe shfrytëzimin, për skllavërimin e diskriminimin social?
A mos vallë shteti, qeveria e pu…
(Vijon në faqen 2)
LEXONI NË FAQEN 3
Partitë e majta socialiste apo social demokrate që u zgjodhën nga elektorati për të drejtuar si në Poloni, Lituani, Bulgari, Hungari etj. nuk venë në pikëpyetje objektivat e tranzicionit pse ndjekin programin e transformimeve ekonomike drejt ekonomisë së tregut.
Intervistë me prof. IVAN SAMSON, Francë