01/07/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

1 korrik 1995

Asambleja e Këshillit të Europës nuk ka votuar kundër «çështjes NANO»

- Deklaron në konferencën e shtypit Kryetari i Asamblesë së Këshillit të Europës Miguel Angel Martinez. - Çështja e zotit NANO është një çështje që na shqetëson... ...e thënë në mënyrë të qartë procesi kundër FATOS NANOS ka patur disa elementë politikë dhe disa elementë ant ligjor. Një ditë pas pranimit të Shqipërisë anëtare të drejta të plota në Këshillin e Europës, Miguel Angel Martinez, kryetari i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës dhe prej personaliteteve që luajt rol shumë të rëndësishëm për pranimin e Shqipërisë dhe një konferencë shtypi për gazetarët e pranishëm, midis të cilëve edhe gazetarë nga Shqipëria. Midis problemeve të shumta për të cilat ai dha shpjegime, ishte edhe «Çështja Nano». Duke iu përgjigjur pyetjes së bërë për Fatos ... pekt, ku unë jam president i komisionit politik dhe për disa kohë zvëndëspresident i këtij Unioni e provojnë këtë. Dua të them se gjithçka që bëhet në Unionin Ndërparlamentar, ne na obligon. Saktësisht në mënyrë të qartë se disa elementë ant ligjorë. Ne kemi besim në atë që u thye dhe në atë që Presidenti i parlamentit shqiptar ka në nënshkruar, kemi besim në evoluucion e legjislacionit dhe në mekanizmin gjyqësor muar këto parregullsi. Megjithatë, nuk është për t’u habitur sepse Gjykata e të drejtave të njeriut në Këshillin e Europës ka gjykuar dhe ka dënuar vende edhe tepër demokratike që i janë nënshtruar gjykimit të kësaj gjykate. Probleme gjyqësore që i gjejmë në të gjitha vendet dhe që s’duhet t’i dramatizojmë. Në vendet ku sistemi juridik dhe gjyqësor nuk është konsoliduar akoma siç ndodh tek ju, këto probleme marrin një dimension tepër të rëndë. Unë jam tepër i qetë për vendimin që Evropës prej personaliteteve që luajti konferencë shtypi për gazetat e pranisë, Nano». Duke iu përgjigjur pyetjes së bërë për Fatos Nanon ai dha përgjigjen e mëposhtme; - Asambleja nuk ka votuar kundër «Çështjes Nano». Ajo refuzoi amendamentin sepse ishte nominativ. Çështja e zotit Nano është një çështje që ne na shqetëson. Disa dokumenta tepër të rëndësishme të Unionit Ndërparlamentar që është një institucion të cilin ne e respektojmë sepse e meriton këtë respekt, tregojnë se ky institucion promovon disa elementë antijuridikë. Ne kemi besim në atë që u thëdhje në atë që Presidenti i parlamentit shqiptar ka nënshkruar, kemi besim në evolucionin e legjislacionit dhe në mekanizmin gjyqësor në Shqipëri, sense drejtësia duhet të vihet në vend. Në këtë rast kemi edhe disa sinjalizime nga institucione shumë të rëndësishme që kanë deklaruar se kanë dyshime të paktën. Por, nuk duhet të dramatizohet, sepse probleme të tilla ekzistojnë edhe në vende të zhvilluara. Ka patur disa procedura jo të rregullta. Ekspertë dhe njerëz të besuar i kanë konfirmuar, por nuk duhet të dramatizohet. Ne kemi qenë të dëshmitarë të ngjarjeve dhe do të kemi probleme juridike dhe gjyqësore qetë për vendimin që mori Asambleja. Ne kemi disa arsye të tjera për të mbështetur «Çështjen Nano». Jo vetëm të përgjithshme, por edhe personale, miqësore që na lidhin me personin në fjalë dhe në këtë rast japim mbështetjen tonë. Strasburg, 30 qershor 1995 ALFRED DALIPI

Përfundoi Konferenca për Investimet e Huaja

Të premten përfundoi konferenca treditore për investimet e huaja në Shqipëri të organizuar nga qeveria shqiptare me mbështetjen e G 24 dhe BE. Dita e fundit u përqëndrua në sistemin bankar në Shqipëri përmirësimet e bëra gjatë viteve të fundit ashtu dhe pengesat dhe vështirësitë që dalin aktualisht përpara biznesmenëve të huaj që investojnë në Shqipëri. Këto ishin pak a shumë në qendër të diskutimeve të guvernatorit të përgjithshëm të Bankës së Shqipërisë Kristaq Luniku, drejtorit të bankës së Kursimeve, të cilët paraqitën synimet e tyre për përmirësimin e ndjeshëm të shërbimeve bankare në një të ardhme të shpejtë, me ndihmë të të cilave mund të jenë BERD. D. Scaglio nënkryetar i Fondit amerikan – shqiptar vuri në dukje se qënia e vetme e Bankës së Kursimit dhe nën kontrollin e shtetit krijon mundësinë që fondet e saj të përdoren më shumë nga ndërmarrjet shtetërore. Në seancën e fundit të mbylljes së saj kryeministri Meksi e cilësoi konferencën si të suksesshme, se e plotësoi misionin e saj, që t’i jepet një informacion të zgjeruar mbi ndryshimet në Shqipëri në fushën e legjislacionit. Ai i mori në konsideratë vështirësitë e ndeshura deri më tani nga biznesmenët e huaj, duke i garantuar ata se qeveria do të punojë për të realizuar gjithnjë e më shumë një klimë të mirë për investimet e huaja. Sipas tij pjesa dhe dha e qeveria tek investitorët është se do të vazhdojë një politikë liberiste, të prirur ndaj iniciativës së sektorit privat, mbështetja e konkurrencës së lirë dhe se politika e liberalizimit të plotë të çmimeve do të vazhdojë të jetë në qendër (Vijon në faqen 4)

Përse u fy(e) vëllai i dy dëshmorëve?

- «Shko të të gjejë punë dëshmorët»! - i thotë drejtori inxhinier punëtorit hekurthyes - Në selinë e Partisë Socialiste Vlorës endi oqytetari P. Toli Capo dhe kërkoi takim me drejtuesit kryesorë të partisë. Punëtor i vjetër i ndërmarrjes së ndërtimit, 53 vjeç, i sëmurë, ka dy muaj që është i papunë për shkak të reformës që ka zbatuar pushteti i PD-së dhe drejtori i saj Devi Sharra. Toli thotë se ndërmarrja sot ka 180 punëtorë, madje një pjesë e tyre janë marrë nga fshati. Në të njëjtën kohë pushohet nga puna një punëtor i vjetër, veteran i ndërmarrjes së ndërtimit. Por e keqja është se drejtori, zoti Sharra, duke qenë tejet i politizuar zbaton kriteret e diferencimit politik ndaj punëtorëve. Është vërtet apsurde, pohon Toli, që në debat për çështje pune me drejtorin, ky i fundit shprehet: «Shko të të gjejë punë dëshmorët». Toli është vëlla i dy dëshmorëve të luftës nacional-çlirimtare. Ata janë të nderuar në altarin e lirisë dhe do të nderohen përjetësisht, pavarësisht nga dëshira e zotit Sharra. Do t’i kujtojmë këtej zotrine se i dikur kur Toli megjithëse vëlla i dy dëshmorëve punonte punëtor krahu, për të mbajtur veten dhe familjet e tij, zoti Devo purori si inxhinier. Për këtë nuk e pengoi as e kaluara e familjes së tij, as konceptet e ngushta të luftës klasore të diktaturës komuniste. Ndërsa tani në demokraci nuk mund të ecet me koncepte politike primitive nga të cilat ta ka duket e ka vështirë të shkëputet zoti Sharra. ENO QAMILI

Akuzë mbi policët

Malësi e Madhe - Për ushtrim dhune dhe grabitjen e 20 mijë markave - Jo vetëm që kanë ushtruar dhunë por edhe më kanë grabitur 20 mijë marka! Është kjo akuzë që Popaj nga Bajza e Malësisë së Madhe, paraqiti në prokurorinë e këtij rrethi ndaj grupit policor që kryep shërbimin në këtë zonë. Zoti Popaj ka thënë në akuzë se ndaj tij është përdorur dhuna nga grupi i policisë. Për të provuar këtë, ai ka treguar në prokurori shenjat me plagë në pjesë të ndryshme të trupit. Gjitha shtu ka paraqitur dhe raporte mjeko-ligjore gjithçka tjetër të nevojshme për hapjen e çështjes penale. Popaj ka akuzuar se me këtë rast grupi policor i ka grabitur edhe 20 mijë marka. Bëhet e ditur se akuza në fjalë pasi është studiuar i është përcjellur prokurorisë ushtarake të zonës, për faktin se uzakuesit ushtarakë. Më pas mësuam se çështje penale për këtë ngjarje ka filluar. Kjo ngjarje ka tronditur besimin e policisë në opinionin e këtij rrethi. MUSA KURTULAJ

Pushohen simpatizantët e Partisë Socialiste

Peshkopi Janë pesë vjet anëtarë e simpatizantë të Partisë Socialiste dhe pr-... Petrit Elezi, Ramadan Su... Haxhi Hyseni, Sanije Doda dhe ... Kuci që në kuadrin e qark... punë ... bëhen në sistemin ... rrugës, u pritet i vetëm ... i bukës, puna. Një vit më parë, në kuadrin e zgjedhjeve të pushtetit lokal në komunën e Reçit, PD-ja, në kërkimin e votës premtoi popullit ... një rrugë zgjedh... e rrugës kryesore dhe ... e fshatrave me rrugë. Një vit më pas, me shkurtime ... me mirëmbajtës të rrugës nacionale. PD-ja harroi ç’kishte premtuar. Për Reçin nuk ka rrugë makinas për në fshatra, por nuk ka edhe mirëmbajtës në rrugën kryesore. BARDH RECI

Shtyhet gjyqi për Ramiz Alinë...

Die në Gjykatën e Apelit Dje në ora 9.00, në Gjykatën e Apelit, në praninë e trupit gjykues kryesuar nga z. Rahman Qinani, prokurorit z. Sokol Paruca dhe avokatit të njohur z. Kleanth Koci u zhvillua gjyqi për të gjykuar kërkesën e z. Ramiz Alia dëgjuar kësaj gjykate. Ramiz Alia, (nuk ishte i pranishëm në gjyq) dhe avokati i tij Kleanth Koci kërkojnë rrëzimin e vendimit të gjykatës së shkallës së parë. Sipas llogaritjeve të avokatit Koci, mbështetur juridikisht në Kodin e Ri Penal dhe ligjin «Për amnistinë» në fundvitin e kaluar del se Ramiz Alia duhet tani të ishte i lirë, por të këtij mendimi nuk kanë qenë administrata e burgut dhe gjykata e Tiranës. Përfitimin e amnistisë administrata e burgut e ka llogaritur mbi vendimin e dënimit dhënë nga Gjykata e Kasacionit më datën 30 nëntor 199? çka është mbështetur nga gjykata e Tiranës, ndërkohë që amnistia ka dalë para kësaj date. «Një veprim teknik por me interpretim politik» e quajti avokati Koci, vendimin për mbajtjen në burg të Ramiz Alisë, nga gjykata e Tiranës. Sipas Ligjit «Për amnistinë» u shpreh avokati Koci, «përfitojnë ata persona që janë dënuar deri më 24 nëntor 1994, kurse vendimi i Kasacionit është i mëvonshëm. Në asnjë vend të ligjit “Për amnistinë” nuk përmendet nëse të dënuarit kanë bërë ankim në Gjykatën e Kasacionit apo jo. Atëherë përfitimi nga amnistia përse duhet llogaritur mbi bazën e vendimit të kësaj të fundit? Vendimi i administratës së burgut dhe i gjykatës së shkallës së parë nuk kanë asnjë bazë ligjore. Shprejnojmë në ndërgjegjen juridike dhe ndershmërinë e gjykatës sonë, theksoi avokati Koci duke e mbajtur fjalën e tij se «E quaj fat që sot një ditë pas pranimit që Shqipëria në Këshillin e Evropës, gjykata të tregojë pavarësinë e saj duke dëshmuar se pushteti gjyqësor është i pavarur nga ai administrativ». Pas fjalës së avokatit, prokurori Sokol Paruca kërkoi shtyrjen e gjyqit për arsye se në dispozicion të tij nuk ishte një i tërë material i dosjes së Ramiz Alisë, kërkesë e cila u muar parasysh nga trupi gjykues. Vendimi i këtij gjyqi ku pritet dhe vendimi do të fillojë ditën e premte. (Vijon në faqen 3)

...dhe vendimi i gjyqit për ILIR HOXHËN

Po dje, dy orë më vonë, në ora 11.00, po në gjykatën e apelit, po në të njëjtën sallë, tashmë me protagonistë të tjerë - u zhvillua gjyqi ndaj Ilir Hoxhës, por pa praninë e këtij të fundit, Ilir Hoxha është dënuar me vendimin nr. 669, dt. 8.6.1995 nga gjykata e shkallës së parë në Tiranë për shkak të një interviste të dhënë në gazetën «Mo-...», dhe vendimi i kësaj gjykate në intervistë ka nxitur të urrejtjes midis pjesëve të popullsisë, hakmarrje, etj. Avokati A. Ristani i hodhi poshtë dje akuzat ndaj Ilir Hoxhës, se në intervistë ka vetëm shprehje të mendimit të ... (Vijon në faqen 2)

Veteranët e LANÇ-it nuk do të lejojnë të merren nëpërkëmbë dinjiteti e të drejtat e tyre!

THIRRJE e Komitetit Kombëtar të veteranëve të LANÇ-it të popullit Shqiptar – Gjithë veteranëve ish pjesëtarë të formacioneve të ushtrisë NC dhe atyre që luftuan në ilegalitet në të gjithë segmentet e lëvizjes ANC. – Gjithë familjeve të dëshmorëve, të bazave të luftës dhe të veteranëve që kanë vdekur. – Gjithë veteranëve invalidë apo ish të burgosur në të gjitha kampet e burgjet nazifashiste brenda dhe jashtë vendit. – Gjithë atyre që e kanë të shtrenjtë LANÇ-in, gjithë simpatizantëve të organizatës sonë, gjithë formuese të bravç dhe atyre rinore progresiste. Komiteti kombëtar i Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacional çlirimtare përfaqësues i një organizate dhjetramijëshe, atdhetare, pluraliste me reputacion brenda dhe jashtë vendit, që ka mbrojtur dhe mbron me vendosmëri vlerat historike, simbolët dhe heroizmin e luftës së Lavdisë ANC. Jemi të “urtë” që të përkrahin me të gjitha forcat deklaraten tonë dhe të lehtë hapur të datave 9 dhe 20 qershor si dhe të gjitha kërkesat tona të ligjshme drejtuar organeve legjislative dhe ekzekutive me të larta lidhur me ligjin “Për statusin e veteranit të luftës kundër pushtuesve nazifashistë”. Me qëllim që të vihemi në vend si duhet të drejtat morale dhe materiale të të gjitha kategorive të veteranëve, të dëshmojmë me tërë mjetet demokratike e të kërkojmë rishikimin e vendimit të KM të 3 majit (Vijon në faqen 3)

Die në Gjyqitën e Apelit

Shtyhet gjyqi për Ramiz Alinë...

Lajmërim

- Me datë 3.7.1995, ditën e hënë, ora 11.00 mbledhet Komiteti Drejtues i FRESSH. Kryesia e Përgjithshme e FRESSH.