PRANIMI NË KËSHILLIN E EVROPËS:
Shans për integrimin e vendit në familjen evropiane
Konferencë shtypi e Partisë Socialiste
Askush nuk mohoi «Çështjen Nano», nuk votoi kundër të drejtës së tij dhe të PS për të kërkuar lirinë dhe pafajësinë me të gjithë mjetet demokratike
Kronikë
Dje në orën 12.00, në një nga sallat e Komitetit të Përgjithshëm të Drejtues të Partisë Socialiste, sh. Namik Dokle dha një konferencë shtypi me rastin e pranimit të Shqipërisë në Këshillin e Evropës.
Konferenca e Dokles filloi me një fjalë hyrëse në të cilën ai vlerësonte lart pranimin e Shqipërisë në KE duke e quajtur atë si një fitore e një gëzim për të gjithë shqiptarët. Ai nënvizonte këtë obligimet e mëdha që i dalin vendit dhe të gjitha forcave politike për forcimin e paqes dhe demokracisë pas pranimit në KE.
Më pas u zhvillua me pyetjet e gazetarëve të cilët ishin të interesuar të dinin më tepër për mënyrën konkrete se si ishte proceduar në Strasburg më 29 Qershor, për qëndrimin e parlamentarëve të Evropës për problemin e Fatos Nanos, për amendament të cilat nënshkroi Z. Arbnori para pranimit etj.
Pyetje: Partia Gazeta Shqiptare ka botuar një lajm ku thuhet se mbaron në Romë Çështja Perinola. Të gjithë bashkëpunëtorët e kësaj çështje u shpallën të pafajshëm, kurse në shtypin e PS nuk është shprehur asgjë për këtë problem, ndërokë që sipas mendimeve të shumë specialistëve thuhet se «Çështja Perinola ka të bëjë direkt me «Çështjen Nano», sepse Nano akuzohet se ka përvetësuar në favor të vet pronat e të tretë.
Përgjigje: Disa njerëz sa Gazeta Shqiptare është më e shpejtë në marrjen e informacionit, ka arritur të botojë e para këtë informacion. Ndërkaq unë sot kam konfirmim nga ajo në këto, kërkojmë t’u besojmë dhe 1 konsiderojmë më shumë të rëndësishme provat dokumentat lidhur me «Çështjen Nano»... Ndërkohë që, pafajësia e bësuar e kërkuar të zësohet, Fatos Nano, veç të tjerave edhe nga prokurorët e gjykatësit që hetuan e gjykuan dhe zyrtarët që i urdhëruan - mbledh provat të reja, në pritje të fuqisë së fatit nga qafat e njerëzve me toga të zeza.
Për Partinë Socialiste hyrja e Shqipërisë në Këshillin e Evropës është festë dhe fitore, si për gjithë shqiptarët. E bindur se hyrja në familjen evropiane i hap rrugën stabilitetit të vendit, respektimit të të drejtave të njeriut në standardet bashkëkohore, integrimit të mëtejshëm të vendit në strukturat e tjera europatlantike, forcimit të premisave për një stabilitet më të qëndrueshëm në rajon, Partia Socialiste prej kohësh ka dhënë konsensusin e plotë për pranimin e Shqipërisë në KE dhe ky konsensus ka qenë një nga «votat» vendimtare në këtë ngjarje të të gëzuar.
Meritë kanë edhe të gjithë partitë e tjera opozitare shqiptare që kanë punuar e punojnë për vlerat demokratike në Shqipëri.
Rruga e Shqipërisë drejt Europës ishte e vështirë. Shanset që u krijuan pas fitores së demokracisë nuk u shfrytëzuan sa duhet, madje në disa raste u keqtrajtuan. Ehtët një meritë e konstitueseve dhe parlamentit shqiptar për të realizuar një reformë tërësore legjislative. Por, ndërsa kodet juridike janë transformuar, ende funksionon kodi i mentaliteteve të vjetra, politikati̇k barakfrastike, praktika që nuk përputhen me parimet e shtetit të së drejtës, të cilat rrezikuan deri në momentin e fundit, deri në mëngjesin e «deklaratës Arbnori» hyrjen e Shqipërisë në Këshillin e Europës.
Po të ndjekim parimin logjik të gjërave, arsyeja të thotë se segmentet e veçanta të shtetit kanë punuar më dashje apo pa dashje për pengimin e hyrjes së Shqipërisë në KE.
Nuk ka si të mohohet ndryshe fakti që pas aprovimit të raportit të Komisionit Politik, më 27 prill 1995, në njëjtën shqiptare u shfaqën edhe disa fenomenë të tjera shqetësuese: si shkelja e lirisë, së shtypit nëpërmjet censurës parabotuese, rritja e presionit mbi pavarësinë e organeve gjyqësore që u konkretizua me përpjekjet për shkarkim të dy gjyqtarëve të Kasacionit, me shkarkimin e shumë gjyqtarëve lokalë dhe me presionin buxhetor mbi gjykatat.
Problem i veçantë që preokupoi Asamblenë ishte «Çështja Nano». Askush nuk e mohoi «çështjen Nano». Askush nuk votoi kundër «çështjes Nano». Askush nuk mohoi të drejtën e tij dhe të PS për të kërkuar lirinë dhe pafajësinë me të gjitha mjetet demokratike, brenda dhe jashtë vendit. Askush nuk pohoi se procesi ndaj tij ka qenë i drejtë. Amendamenti për Nanon nuk u aprovua sepse, «citoj të plotë kordin Finsberg, sipas Proceseverbalt zyrtar, varianti frëngjisht, “Komisioni i çështjeve politike nuk mund të pra-”»
(Vijon në faqen 2)
PRITJE NË SELINË E PARTISË SOCIALISTE
Dje paradite, zvëndëskryetari i Partisë Socialiste, Dr. Servet Pëllumbi mbi prit në Selinë e kësaj partie ambasadorin e jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të Mbretërisë së Holandës në vendin tonë, zotin Baron Gerhard van Pallandt, me kërkesën e këtij të fundit.
Në fillim të takimit, Dr. Servet Pëllumbi shprehu mirënjohjen dhe falenderimet e antarëve dhe simpatizantëve të PS për kontributin e popullit mik holandez të qeverisë dhe forcave politike për ecurinë e proceseve demokratike në Shqipëri, për ndihmën bujare të dhënë si në kuadrin e Bashkimit Evropian ashtu dhe në atë dypalësh dhe veçanërisht për mbështetjen e dhënë me rastin e pranimit të Shqipërisë me të drejta të plota në Këshillin e Evropës. Nga ana e vet, ambasadori holandez shprehu përgëzimet për pranimin e Shqipërisë në Këshillin e Evropës, duke nënvizuar rolin e veçantë të opozitës, sepse në një shoqëri demokratike ku pushteti ndërohet periodikisht, opozita ka vendin e vet të rëndësishëm që duhet marrë parasysh.
Cilët bisedës, Dr. Pëllumbi u përgjigj interesimit të veçantë të mikut holandez për qëndrimet dhe alternativat politike, ekonomike dhe sociale të PS tani dhe në të ardhmen e afërt, gjëndjen e elektoratit shqiptar si dhe për zhvillimet më të fundit lidhur me zgjedhjen përfundimtare të çështjes Nano. Zoti Baron Gerhard van Pallandt e vlerësoi takimin si mjaft të dobishëm; të sinqertë dhe interesant dhe shprehu dëshirën për vazhdimin e këtyre kontakteve në të ardhmen.
Tiranë, më 2 korrik 1995
Zyra e shtypit dhe informacionit e Partisë Socialiste të Shqipërisë.
Ministri grek i Mbrojtjes Arsenis në Tiranë
Dje arriti për një vizitë dyditore në Tiranë ministri grek i Mbrojtjes, Gerasimos Arsenis. Me të mbërritur në aeroportin e Rinasit Arsenis deklaroi për shtypin se «unë jam këtu për të forcuar marrëdhëniet tona miqësore. Unë do të tako[j] liderët shqiptarë dhe mendoj se në do të kemi rezultate të mira», tha Arsenis për gazetarë. Më pas ai u takua e zhvilloi bisedime me kolegun e tij shqiptar Safet Zhulali dhe shefin e shtabit Sheme Kosova. Pas përfundimit të bisedimeve të para Zhulali Arsenis në një deklaratë të shkurtër për shtypin Zhulali mes të tjerash tha se ky ishte një takim i dobishëm në të cilën u shqyrtuan marrëdhëniet dypalëshe. Bisedimet tona shënojnë fillimin e kontakteve të
(Vijon në faqen 4)
LIRIA DUHET RINOVUAR VAZHDIMISHT
ME RASTIN E DITËS KOMBËTARE
– Intervistë e ambasadorit amerikan në Tiranë z. XHOZEF LEIK, dhënë gazetarit Lulzim Çota. –
Çfarë do t’i thonit popullit shqiptar në Ditën tuaj Kombëtare?
Kjo është një ditë që i bën amerikanët të mendojnë për çmimin e lirisë, si edhe për çmimin edhe më të tmerrshëm që paguan, ata të cilëve u mohohet liria. Përvjetori i Ditës sonë Kombëtare na kujton se liria nuk është një ndodhi e përnjëhershme; ajo duhet rinovuar vazhdimisht, –duhet mbështetur pa pushim. Shpresoj se një ditë Shqipëria do të jetë në gjendje të festojë përvjetorin e vet të dyqindtë të pavarësisë, me po atë shpirt mirënjohjeje për bekimet e lirisë që ne kemi patur mjaft fat të gëzojmë.
Ç’frymë ka 4 korriku në Shtetet e Bashkuara?
Liria dhe pavarësinë, tonë e kremtojmë me një ditë pushimi ku theksohen dëfrimet familjare dhe komunitare-piknik, parada dhe fishekzjarre në mbrëmje. Mbi dyqind vjet më parë, një prej njerëzve të Deklaratës sonë të Pavarësisë, e cila më pas do të përcaktonte të drejta i Shteteve të Bashkuara, Xhon Adams, shkroi: «Kjo ditë», do të jetë epoka më e kujtueshme në historinë e Amerikës». Duhet solemnizuar me madhështi e parada, me shfaqje, loja, veprimtari sportive, këmbana, zjarre të mëdha dhe ndrisçime nga një cep i këtij kontinenti në tjetrin. «Edhe sot e kësaj dite ne kështu bëjmë».
Cila është gjëja e marrëdhënieve shqiptaro – amerikane?
Marrëdhëniet tona janë shumë të mira. Pjesërisht, kjo rrjedh prej lidhjeve historike të miqësisë mes Shqipërisë para komuniste dhe Shteteve të Bashkuara. Por më shumë është kështu sepse të dy vendet tona kanë pjesën e tyre në stabilitetin në rajon dhe në zhvillimin demokratik e ekonomik të Shqipërisë si pjesë e arkitekturës, së sigurisë të Europës. Ne e mirëpresim Shqipërinë të kthehet në bashkësinë e Perëndimit, nga e cila u shkëput aq pa të drejtë e për pa gjashtë prej shtypjes komuniste.
Këshilli i Ministrave ka tejkaluar kompetenca ekzekutive duke ndryshuar ligjin e Kuvendit Popullor
– Deklaratë e Komitetit Shqiptar të Helsinkit mbi statusin e veteranit të Luftës kundër pushtuesve nazifashistë. –
Disa ditë më parë, një grup veteranësh të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare paraqitën në Komitetin Shqiptar të Helsinkit vërejtjet e veta rreth dispozitave që përmban vendimi që ka marrë Këshilli i Ministrave më 3 maj 1995 për zbatimin e ligjit nr. 7874, mbi veteranin e Luftës. (Vijon në faqen 2)
Tritan Shehu vazhdon me të njëjtën gjuhë
Me rastin e pranimit të Shqipërisë në KE dhe menjëherë pas këtij eventi, edhe për pranimin e PD-së në Unionin e Partive Kristian Demokratike dhe Popullore Europiane sekretari i Përgjithshëm i PD z. Tritan Shehu dha dje mesazhin në konferencën e shtypit.
Z. Shehu e filloi ekspozenë e tij përkitur me superlativa për partinë në të cilën ai është drejtuar, parti e cila, siç tha e shprehu Shqipërinë në një shtet ligjor... Pas kësaj, përsëri si gjithnjë, z. Shehu iu
(Vijon në faqen 4)
Ilir Hoxha përfundon në qelitë e burgut të Tiranës
Paa gati dy muaj e gjysmë qëndrimi në arrest shtëpiak për shkak të marrëveshjes që përgjegjësit penalë me Prokurorinë e Tiranës për një intervistë dhënë gazetës “MONESTRE” përmes së cilës Ilir Hoxha merr më në mbrojtje babanë e tij, ish-udhëheqësin komunist të Shqipërisë Enver Hoxha, dje ai nuk është kthyer me në shtepi, por pas apel të bërë nga prokuroria në Gjykatën e burgut të Tiranës, i dënuar me dënimin vit heqje lirie.
Për Gjykatën e Apelit nuk bëri gjë tjetër, por ia la fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës.
Korrespondenti i Zërit të Popullit
FATOS NANO KREJTËSISHT I PAFAJSHËM
Prokuroria e Romës pushoi çështjen penale ndaj Viollones, Perniolas etj
Prokuroria e Romës: Nuk ekzistojnë prova siç ka dalë nga verifikimet bankare dhe të pasurisë.
– Prokuroria e Romës: Nuk ekzistojnë prova siç ka dalë nga verifikimet bankare dhe të pasurisë –
Agjenda shumë njerëz mendojnë se Fatos Nano, Kryetari i PSSH i burgosur dhe liruar vendos në rrethin pushtetli i Berishës, shumë kuqeshje, gjë e njohur sidomos atë kohë se është shumë i orientuar i opozitës sot, i ka më shumë kujdesi burgut, sa sa brenda tij. Për ndërsë të e mbështesin mendimin e tyre në varri, organizime gjyqësore shqiptare e organizatë i dytë ndosëse e pranojnë, prover.
Prova e fundit, e një rëndësie të veçantë, vjen kësaj radhe nga Prokuroria e Romës. Të premten zvëndësprokurori i Gjykatës së Hetimeve Paraprake, Carlo Sarzana, ka pranuar kërkesat e prokurorëve të Romës Vincenzo Barberi dhe Raffaele Montaldi dhe ka firmosur pushimin e çështjes penale ndaj lidh-
(Vijon në faqen 3)