05/07/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

5 korrik 1995

Çështja NANO - drejt pafajësisë

Çështja Nano do të vazhdojë të shqyrtohet në «Unionin» nën dritën e fakteve të reja Faktet përcaktuese për prishjen e vendimeve dhe pushimin e çështjes - Flet Luan Hajdaraga, nënkryetari i PSSH që ka ndjekur shqyrtimin e çështjes Nano në Unionin Ndërparlamentar - Flet Fehmi Abdiu, kryetari i komisionit të mandateve dhe i imunitetit në Parlamentin shqiptar - Çështja Nano do të vazhdojë të shqyrtohet në «Unionin» nën dritën e fakteve të reja - Flet Luan Hajdaraga, nënkryetari i PSSH që ka ndjekur shqyrtimin e çështjes Nano në Unionin Ndërparlamentar - Zoti Hajdaraga, këni përfaqësuar PS-në në të gjitha shqyrtimet e çështjes Nano në Unionin Ndërparlamentar të Gjenevës. Burime italiane bëjnë të ditur se Prokuroria e Romës ka pushuar çështjen Penale lidhur me disa funksionarë të Ministrisë së Jashtme të Italisë, dhe drejtorin e Firmës «Levante Co», Khuzepe Pernjola, të akuzuar si përvetësues të ndihmave të vitit 1991. Si e shihkoni këtë element të ri që i shtohet çështjes Nano duke parë në sfond shqyrtimet dhe rezultatet e Unionit të Gjenevës? - Ndonëse pa i njohur në origjinal dokumentat që bëhen të njohura për publikun nga Agjensia Italiane e Lajmeve, lidhur me hetimet e zhvilluara në Itali rreth disa funksionarëve të njohur të administratës italiane në vitin 1991 dhe bashkë me ta dhe të zotit Pernjola, mund të them që me këtë rast, në njërën pikë e mbetur në «Suspens» sqarohet. Sepse, në fund të fundit, qëllim ynë nga detyrat e lëna nga Komiteti i Unionit Parlamentar ishte pikërisht sqarimi i faktit se zoti Pernjola - i cili ishte drejtor në atë kohë të lëvizjes së ndihmës italiane «Levante Co» - ishte i akuzuar nga pala italiane për përvetësime personale. Akuza ndaj Nanos në gjykatat e Tiranës ishte se ai ka realizuar nëpërmjet veprimtarisë së tij përfitime në favor të të tretëve. Dhe ky i tretë ishte Pernjola. Kjo është e shkruar në të gjitha vendimet e gjyqeve. Vijmë kështu tek një problem i rëndësishëm që tani sqarohet: Personi i tretë që thuhet se ka përvetësuar, Khuzepe Pernjola, del jashtë rrethit të kësaj akuze. Ai nuk është më i akuzuar dhe duke mos qenë ai i akuzuar, akuza ndaj Nanos, - i cili sipas gjykatësve të Tiranës me veprime e mosveprime ka përvetësuar për personin e tretë, - natyrisht që bie. Kështu që në rastin kur Nano nuk ka marrë absolutisht asnjë liratë - dhe këtë e thonë dhe gjykatësit shqiptarë - dhe me veprimet e tij nuk ka favorizuar edhe një person të tretë si Pernjola - dhe këtë e thonë - Nano nga e gjithë kjo histori mbetet i pafajshëm. Pra, i takon drejtësisë shqiptare që në dritën e fakteve të reja të bëjë një rishqyrtim dhe të dalë në ato konkluzione që tashmë i besojnë të gjithë: Nano (Vijon në faqen 2) Faktet përcaktuese për prishjen e vendimeve dhe pushimin e çështjes - Flet Fehmi Abdiu, kryetari i komisionit të mandateve dhe i imunitetit në Parlamentin shqiptar - - Zoti Abdiu, prokuroria e Romës pushon çështjen Penale për ata që gjykata e Tiranës i quan përfituesit neto në veprimet me Nanon. Ç’do të thotë kjo për ju? - Edhe para se të pushojë çështja nga organet e Prokurorisë së Romës jam shprehur se vendimi i Gjykatave shqiptare është i gabuar pasi bie në kundërshtim me ligjin. Në veprimet e Nanos mungojnë elementet të veprës penale për të cilin ai është dënuar. Pra, Fatos Nano nuk ka kryer as krimin e përvetësimit të pasurisë publike, as krimin e falsifikimit të dokumenteve zyrtare. Por Gjykatat shqiptare nuk përfillën asgjë. Është fat i mirë që shumë probleme juridike që nuk i pranuan gjykatësit shqiptarë i pranuan shumë ekspertë të huaj, të organizmave të specializuara dhe prestigjoze të botës. Pas pushimit të çështjes nga Prokuroria e Romës krijohet një situatë e re që nxjerr në pah një paradoks që ka ndodhur në Shqipëri ndërsa për kryetarin e PSSH, organet e drejtësisë janë deklaruar për pafajësi, pra për përvetësimin në favor të Pernjolës, për të fundit autoritetet italiane kanë pushuar hetimet. Kushdo që njeh pak Ligjin pyet: Si ka mundësi që të njihet fajtor për vjedhje në favor të të tretëve, kur të tretët nuk njihen fajtor për këtë krim, pra për vjedhje në këtë shumë? - Atëherë çfarë parashihni? - Për mendimin tim nëse deri tani ishte njëherë e domosdoshme prishja e vendimit ndaj Nanos, tani pas këtij fakti të ri me rëndësi për çështjen, prishja e vendimit dhe pushimi i çështjes bëhet dyfish i domosdoshëm. Pushimi i çështjes ndaj Pernjolës është lidhur drejtpërdrejt me akuzën ndaj Nanos. Për rrjedhojë ky fakt duhet konsideruar element përcaktues për prishjen e vendimit. Rëndësia e veçantë e këtij fakti qëndron në atë që pushimi i çështjes ndaj Pernjolës është një rrethanë që zbulon pas vendimi ka marrë formë të prerë në Gjykatat e Tiranës dhe sipas dispozitave të Kodit të Procedurës Penale që ka hyrë në fuqi më 1 gusht duhet, të pasjellë prishjen e vendimit përkatës qoftë edhe për këtë shkak: «rrethana të zbuluara rishtaz». (Vijon në faqen 2) (Vijon në faqen 2)

TEPELENË: PS-LUFTON JO VETËM TË MARRË VOTAT POR EDHE T’I JUSTIFIKOJË ATO

TEPELENË: PS-LUFTON JO VETËM TË MARRË VOTAT POR EDHE T’I JUSTIFIKOJË ATO Javën e shkuar, nënkryetari i PS-së Ilir Meta dhe antari i KD të PSSH, Elmaz Sherifi zhvilluan një takim të zgjeruar me antarë e simpatizantë të PS-së, në qytetin e Mallajt. Duke marrë fjalën mes duartrokitjeve të të pranishmëve shoku Ilir Meta theksoi se pranimi ditët e fundit i Shqipërisë në KE, është një ngjarje e madhe e cila ka gëzuar edhe opozitën e veçanërisht PS-në, e cila është shprehur me kohë për një pranim të tillë. Ne në të vërtetë u pranuam me vonesë vazhdoi ai dhe kjo, jo për fajin tonë, por të mos plotësimit të kushteve e kritereve që ata kishin për vendin tonë, e qeverinë shqiptare. Më pas, ai u ndal në gjendjen e sotme politike duke përmendur qëndrimet jo tolerante të PD-së, sidomos në lidhje me opozitën e përhershme të këtij serioz që ka bërë e bën PS, për pakt social, kushtetutë, respektim të drejtave të njeriut etj. Duke ju përgjigjur interesimit të tyre, më pas u kalua në pyetje. Pyetjes, se çfarë masash po merr PS për t’u futur në fushatën e re, ai ju përgjigj se ajo (PS), me kohë ka qenë e përgatitur për një veprim të tillë, dhe ka punuar pareshtur duke i konkretizuar këto masa. Sot tha ai, në PS funksionojnë komisionet të cilat po përpunojnë në mënyrë konkrete alternativat dhe zgjedhjet e problemeve me të cilat po ndeshet dhe do të ndeshet vendi dhe popullsia në të ardhmen. Këto alternativa tha ai, ne i kemi për çdo fushë sektor, e i kemi shtrirë ato deri në bazë. Në fushatë tha nënkryetari Meta ne do të dalim jo me parrulla e citate të përgjithshme, por me zgjidhje konkrete, sepse ne do të luftojmë jo vetëm të marrim (Vijon në faqen 4) (Vijon në faqen 2)

NJOFTIM pas NJOFTIMI

ELBASAN Banka tregtare agrare në konflikt me klientët e vet Debitorëve të Bankës tregtare agrare për të cilët kemi bërë fjalë kohë më parë, - tashmë u janë shtuar edhe ata të Bankës tregtare agrare në Elbasan. Përseri vra e përbarimit, në rastin e debitorëve të bankës tregtare, ka nxjerrë në ankand pasurinë e hipotekuar prej tyre. Vetëm 35 klientë të bankës bujqësore janë debitorë me shumën prej 25 milionë lekë të reja. Këta klientë, që kanë marrë kredi në sasi relativisht të mëdha, janë të parët edhe në listat e zyrës së përbarimit. Gjithashtu është edhe një kategori tjetër klientësh të cilët, ndonëse nuk janë futur në listën e tyre që do t’ju dalë pasuria në ankand, ndodhen në pritje që kjo zyrë në fillim të mbrojë punë me klientët më të fuqishëm. Përgjithësisht debitorët e bankës bujqësore i kanë marrë kreditë në harkun e viteve 91-93 dhe me afat të shkurtër kthimi. Ky afat tashmë ka përfunduar prej kohësh dhe kredimarrësit janë të detyruar të paguajnë të detyruar të paguajnë kamatëvonesat. Pjesa më e madhe e tyre janë nga fshatrat e rrethit që i (Vijon në faqen 2)

Dy vdekje me të cilat, sidoqoftë, ka lidhje edhe policia

Gjirokastër

Pushimi i çështjes penale në Romë? Tjetër goditje për akuzat, gjykime; vendimet e gjyqësorit shqiptar

- Flet Përparim Sanxhaku, avokat i z. Fatos Nano - - Zoti Sanxhaku shtypi bën të ditur se Prokuroria e Romës ka pushuar çështjen penale ndaj ish ministrit të jashtëm Claudio Vitalone, drejtorit të «Levante Co» dhe disa funksionarëve të tjerë të MPJ Italiane. Si e vlerësoni këtë fakt të ri në rrjedhën e procesit të liderit socialist Fatos Nano? - Zoti Sanxhaku shtypi bën ndaj ish ministrit të jashtëm Claudio Vitalone, drejtorit të «Levante Co» dhe disa funksionarëve të tjerë të MPJ Italiane. Si e vlerësoni këtë fakt të ri në rrjedhën e procesit të liderit socialist Fatos Nano? - Pushimi i çështjes penale për Claudio Vitalone, Giuzepe Perniola dhe funksionarëve të tjerë të Ministrisë së Jashtme Italiane nga ana e Prokurorisë së Romës, është një goditje e fortë për akuzat dhe gjykimet së bashku me vendimin e Gjykatave shqiptare. Prokuroria e Romës duket se ka provuar në mënyrë të plotë se nga ana e Ministrisë së Jashtme të Italisë është akordoi ndihmën për Shqipërinë dhe Firmës lëvruese «Levante Co», janë bërë veprime konforme legjislacionit, mallrat e ardhura në Shqipëri janë blerë me çmimet më të përshtatshme që ka patur tregu në atë periudhë, për rrjedhojë të gjitha veprimet janë kryer në përputhje me ligjin. Vendimi i Prokurorisë së Romës hedh poshtë kështu, kategorikisht të tre ashtuquajturit vendime të gjyqësorit shqiptar, pasi ato kanë qenë produkt i diktatit shtetëror në hallkat gjyqësore. - Sipas shtypit thuhet se keni bërë një kërkesë për shqyrtim të ligjshmërisë për proceset ndaj zotit Nano. Po kështu thuhet se në dokumentat që i keni përgatitur për këtë shqyrtim ka mjaft prova e dokumenta të reja. A i shtohet vendimit të jop nëfaqen? (Vijon në faqen 2) mund të them që me këtë rast. Një ndër pikat e mbetura në «Suspens» sqarohet. Sepse, në fund të fundit edhe një pikërisht sigurimi i faktit se zoti Pernjola - i cili kishte zhvilluar e drejtuar të leverencës së ndihmës italiane «Levante Co» - ishte i akuzuar në hallkat gjyqësore.

VLORË NË «ODISE» KORRUPSIONI

- Kush luan me punëtorët e merkatos? - Mbrëmë natën Merkatoja qendrore e Vlorës u zbraz nga forcat e policisë duke larguar të gjithë punonjësit, që kanë punuar në të. Pas kundërshërimit të punëtorëve një ditë më parë në orën 14 operacioni i policisë u krye natën duke hedhur në rrugë të gjithë objektet, pronë e punonjësve të merkatos. Po ndodh me merkato në Vlorë? Merkatoja, objekt i vitit 1918, e ndërtuar me kontributin e qytetarëve vlonjatë, pronë e bashkisë, objekt kulturor dhe me histori të veçantë, është shitur për 18.9 milionë lekë të vjetra. Punëtorët e merkatos në muajin prill u hodhën në grevë urie 15 ditore. Protestës së tyre, e cila u bë publike në Vlorë, i është thënë punëtorët, prefekti u përgjigj pozitivisht, duke u angazhuar për zgjidhjen e problemit. Madje në shkresën nr. 50, datë 5. 95 zot B. Shana, prefekti i Vlorës, i drejtohet me shkresë zotit Njazi Koso-vrasti, sekretar shteti për pushtetin lokal, në të cilën ai kërkon që marrëveshja e shitjes të merret objekt dhe pronë e bashkisë së Vlorës dhe të mos privatizohet. Por AKP-së e Tiranës ka vendosur që të merret me privatizimin e këtij objekti, në listat e publikuara nga zyrat qeveritare dhe në listat e privatizimit. Po kështu është bërë edhe me objektin e ish hotelit «Vlora». Këshilli i bashkisë së Vlorës me vendim nr. 77, datë 11. 11. 94 e ka kundërshtuar me argumente vendimin e AKP Tiranë. Ndërkaq agjencia e privatizimit Vlorë nuk përfilli vendimin e këshillit bashkiak dhe lejoi privatizimin e merkatos sipas udhëzimit të AKP Tiranë. Me kësi veprimi edhe punëtorët nuk janë dakord. Duke qenë realistë ata kërkojnë që të ose objekti të privatizohet në favor të 15 punonjësve të saj, ose të qëndrojë pronë e bashkisë së Vlorës dhe ata të punojnë me qera. U organizua dhe një takim i gjerë në të cilin veç punëtorëve morën pjesë edhe deputeti A. Elmazi, prefekti B. Shana, kryetari i këshillit bashkiak, shefi i komisariatit të policisë etj. Në këtë takim u vendos që prefekti t’i kërkojë nëpërmjet zotit Kosorasti anulimin e vendimit të AKP Vlorë për shitjen e merkatos që objekti të mbetet pronë e bashkisë për vlerën historike e kulturore që ka dhe punëtorët të ndërpriten grevën e urisë. Dhe në vërtetë greva e urisë me besim se pushteti lokal do ta zgjidhte problemin, u ndërpre. Kjo ndodhi në prill. Në muajin maj nuk u bë gjë dhe punëtorët nuk morën asnjë përgjigje. Në odise janë jo serioze pushtetarët kërkojnë ndihmën e historianëve për të njohur vlerat e këtij objekti. Madje është futur në valle edhe Ministria e Kulturës, e cila, siç thonë punëtorët, ka kërkuar që ky objekt, i cili ka simbole të rëndësishme kombëtare, si emblema e Skënderbeut, 1,1 milionë Qemalët dhe Kullën e Sahatit, të ruhet si objekt kulture në pronësi të bashkisë. Përveç këtyre, objekti i merkatos është dhënë në ankand. Çmimi i shitjes është qesharak Kryetari i bashkisë këmbëngulën veprimin e AKP. Zgjidhja mbetet pezull. Ndërkaq futet policia, e cila u nxjerr punëtorët me forcë nga objekti. Punëtorët shkuan të takojnë kryetarin e rendit, i cili nuk i priti pasi ishte i zënë në një mbledhje. Gjithë çka ndodhi është bërë në mënyrë të punëtorëve është rezultat i manovrimeve të pa rregullta të pushtetarëve, përballë çështjeve dhe deputetit Elmazi, prefekti Shana, kryetari i bashkisë Sharru etj., duke se janë të pa fuqishëm ose kanë dakord me veprimin absurd të shitjes së merkatos. Korrupsion dhe zhurit të Popullit.

Dy vdekje me të cilat, sidogoftë, ka lidhje edhe policia

Dy jeta të përplasuara vdekshëm, shtuan hidhërimin dhe fatin e keq të dy familjeve në Gjirokastër. Veç shoferit ka një faj edhe policia, gjithsesi, gjersa makina rëndte me shpejtësi maramendëse aty nuk mba- ron qyteti, le më periferia. Shumë herë bie gjithashtu konfirm-llit trafiku dhe shpejtësia në vetë zemrën e qytetit, në Pazar.

Gazetari dëbohet dhe i thyhet manjetofoni

«Fushata e zgjedhjeve të reja në PD» Në konferencën e PD-së në Tepelenë ngjau kjo hata: policia u urdhërua të nxirrte jashtë gazetarin e një gazete (të djahtë) dhe ai e tër-hoqi nga krahu (i majtë). Në konferencën e PD-së në Tepelenë ngjau kjo hata: policia u urdhërua të nxirrte jashtë gazetarin e një gazete (të djathtë) dhe ai e tërhoqi nga krahu (i majtë). Me që s’mbylte gojën, i thyen edhe manjetofonin. Nuk kishte këngë nga grupi i Bënçës, diskutime kishte. Edhe pse kishin marrë pjesë secili nga 1 mijë lekë (të reja) se si parti e re PD-ja nuk jukej luks (e vjetër), delegat nuk kishin qëndruar urtë e butë, por kishin kaluar në kontradiktë.

Konferenca shyhet

Është zhvendosur e shtyrë konferenca e vetë Gjirokastrës. Veç kontradiktave me jashtë (kështu socialistët), për t’u bërë moniste tërësisht, PD-ja shtyn edhe kontradiktat e brendshme. Pronarët e rinj të stilit PD, të pronësuarit dhe të pasuruarit sipas platformës së saj janë bërë të tillë që nuk pëlqehen, për të mos thënë që shihen vëngër nga pronarët e vjetër legjitimë, të cilëve u duket vetja si në një parti të huaj. Janë acaruar gjithashtu kontradiktat vendas e të ardhur, vendallinj e jo vendallinj, ose qytetarë e fermerë, pasi PD-ja e ka të vështirë faljen fshatar. Por, propagandistët e saj thonë se kontradiktat e shumta nuk kanë ardhur nga konkurrenca për pushtet partiak, por nga diversiteti demokratik, se është mirë kur ka shumë pretendentë për kryetar. VËLLAU OPOZITAR

Profesor Aleko Minga «Mësues i Popullit»

Dje, në orën 11.00 Dekani i fakultetit të shkencave natyrore, në sallën e madhe të këtij fakulteti, organizoi një ceremoni me rastin e 60 vjetorit të lindjes së Prof. Aleko Mingës, dhe akordimit të titullit «Mësues i Popullit», nga Presidenti i Republikës. Është bërë zakon që në informacione të kësaj natyre të thuhet: «Në këtë ceremoni të thjeshtë ku morën pjesë ...» Ndërsa në këtë rast do të thoshim: ishte një ceremoni e madhe, mbresëlënëse dhe e ka shumë pretendentë për kryetar. Mbi të gjitha me lot gëzimi që ve-jnë, që lëshuan në sallë dhe gjithë ish-studentët e matematikës, të shprehnin dhe në katedër anët e Adtheut, mund t’i kuptojë. Fjalën e rastit e mbajti Dekani i Fakultetit z. Dritan Spahiu. Për aktivitetin e prof. Aleko Mingës foli prof. dr. Vasilian Keka, dhe më tej u lexua fjala e prof. Aleko Mingës është personalitet i shquar i shkencës Shqiptare, mësues i ... (Vijon në faqen 3)