21/07/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

21 korrik 1995

Sot i kërkohet gjykatës së Apelit

LIRI PER FATOS NANON Sot në Gjykatën e Apelit do të rihapet përsëri procesi NANO. Është kërkesa e mbrojtjes së Fatos Nanos për të kundërshtuar vendimin e parakohshëm të Gjykatës së Tepelenës e cila vendosi që Fatos Nano të vazhdojë të qëndrojë në burg, megjithëse sipas Kodit të Ri Penal ai duhet të ishte me kohë i lirë. Vendimi i Gjykatës së Tepelenës dhe faktet që u dhanë nga shtypi rreth këtij vendimi ishte një dëshmi tjetër e ndërhyrjes së hapur të pushtetit politik në punën e organeve gjyqësore. Ai tregoi se pushteti politik nuk është ngopur me dy vjet luftë të pashembullt për të eliminuar politikisht një personalitet të fuqishëm politik, nuk është ngopur me shpifjet dhe fyerjet e panumërta në drejtim të Fatos Nanos dhe të familjes së tij. Ndaj vendimit të Gjykatës së Tepelenës shprehen pakënaqësinë e tyre të hapur edhe organizma dhe personalitete politike të botës evropiane dhe bëjnë thirrje dhe objeksione të shumta rreth sistemit gjyqësor shqiptar e sidomos për çështje që kanë të bëjnë me pavarësinë e tij. Kuptohet se si vendimi i Gjykatës së Tepelenës ashtu edhe vendimi i sotëm i Gjykatës së Apelit nuk ka të bëjë drejtpërsëdrejti me pafajësinë apo pafajësinë e Fatos Nanos. Në këto dy vjet gjatë të cilave ka ecur çështja NANO nuk ka mbetur shqiptar që të mos jetë i bindur për pafajësinë e Fatos Nanos, që të mos jetë i bindur për karakterin tërësisht politik të çështjes NANO; Këtë betejë Fatos Nano e ka fituar me kohë dhe nuk do të jetë e largët dita kur edhe gjykatat shqiptare të pavarura. do të vendosin edhe me vendim gjyqësor për pafajësinë e Fatos Nanos. Kjo do të ndodhë me siguri, por e rëndësishme është që kjo gjë të ndodhë sa më shpejt. Është e rëndësishme që çështja e kësaj çështjeje e dëmtoi jo pak - dhe shpresë tre milion shqip- kjo gjë thjesht për faktin e një njeriu si Fatos Nano, por në radhë të parë për fatin e të gjithë shqiptarëve që në drejtësinë e rendit politik në Shqipëri shohin të lidhur ngushtë të gjithë jetën e tyre, dëshirat, punën, pasurinë, familjen. Sa më shpejt Gjykatat shqiptare të nënshkruajnë atë që tashmë është e pranuar nga të gjithë se Fatos Nano është i pafajshëm aq më shpejt njerëzit do të jenë më të qetë e më të rezistë e aq më tepër ata do të kenë besim te institucionet dhe tek shteti. Çështja Nano i kapërcen me kohë edhe kufijtë e Shqipërisë duke ndërkombëtarizuar pikërisht në kuptimin e vlerësimit të demokracisë shqiptare. Duhet thënë se ekzistenca e kësaj çështjeje e dëmtoi jo pak imazhin e Shqipërisë në botë e kuptohet se për këtë nuk është fajtor Fatos Nano që vuan dënimin e padrejtë, por ata që e burgosën atë. Kjo çështje hodhi në radhë të parë baltë mbi ata që realizuan në momente tragjike të jetës së vendit një aksion të shkëlqyer të një ndihme humanitare siç ishte ajo e Italisë ndaj Shqipërisë. Në politikën shqiptare nuk u përgjigjën vetëm Nanoja por edhe personalitete italiane, mig të sinqertë të popullit shqiptar të cilët realizuan një ndërmarrje kolosale jo për të mbajtur në këmbë një sistem që rrëzohej, siç edhe u propagandua hapur e fshehur, por për të mbajtur me bujarinë e tyre nga milion shqiptarë të cilët duhët të kishin besim vetja dhe duhet të ndërtonin demokracinë shqiptare pa rënë në anar ki. Nuk po i hyjmë faktit të transmetimit dollarëve të cilët s’paskan ardhur në Shqipëri copse i kanë vjedhur zyrtarë e afaristë italianë të ndihmuar nga Nano... Kjo nuk i mbushi mendjen asnjë qenie në fillim për faktin e thjeshtë të ndihmës e pa ardhur është pronë e shtetit italian dhe i përket atij të shprehet për parregullsinë apo rregullsinë e organizmave të tij. Dhe drejtësia italiane e ndërmori një akt të tillë verifikimi kuptohet pa futur në burg pa qenë e bindur për pafajësinë e pafajësinë e njeriut e të tjerët. Kohët e fundit pas verifikimeve, ajo u shpreh qartë për rregullsinë e gjithë ndihmës italiane dhënë Shqipërisë duke çliruar nga akuza të gjithë personat që akuzoheshin edhe nga vendimi i Gjykatës së Tiranës. Tashmë vendimi i drejtësisë italiane për ta pushuar çështjen i hoqi përfundimisht edhe mbulesën e hollë juridike me të cilën ishte kallaisur dënimi i Fatos Nanos. Sot i takon Apelit që të vendosë. Megjithëse kjo gjykatë nuk do të shprehet për fajësinë apo pafajësinë ajo duhet të bëjë atë që duhet të bëjë në zbatim të ligjit: të heqë prangat nga duart e Fatos Nanos. Këtë sot e presin të gjithë. Faksimile nga vendimi i gjykatës së Romës për pushimin e çështjes penale.

Mbledhje e Komitetit Drejtues të FRESSH-it

Dje Komiteti Drejtues i Forumit Eurosocialist Shqiptar që doli nga zgjedhjet e Kongresit të Dytë, bëri mbledhjen e parë, në të cilën bëri loj zgjedhjet e organeve drejtuese të tij. Në përfundim të votimit rezultatet, për kryesinë e KD të FRESSH-it ishin këto: 1. Ilir Meta, - kryetar - ekonomist 26 vjeç. 2, Erion Braçe, - nënkryetar - gazetar 23 vjeç. 3. Blendi Marika, - nënkryetar, inxhinier hidroteknik, 23 vjeç. 4. Monika Kryemadhi, - Sekretare e Përgjithshme - studente në shkencat e Natyrës, 21 vjeç. 5. Gjergj Koja, Sekretar për marrëdhëniet ndërkombëtare, mjek 23 vjeç. 6. Elteva Bisha, - anëtare, kimiste 22 vjeç. 7. Ardian Myrsyli - anëtar, gazetar, 26 vjeç. 8. Adi Shanku, - anëtar, inxhinier elektrik, 23 vjeç. 9. Klemenjtina Sinani - anëtare, gazetare, 34 vjeç. 10. Eljana Xhixha, - anëtare, studente në drejtësi, 21 vjeç. 11, Aurel Duka, - anëtar, artist, 29 vjeç. 12 Bekim Murati - anëtar, koreograf, 30 vjeç. 13. Artan Arapi, - anëtar, ekonomist, 26 vjeç. 14, Gazmir Bizhga, - anëtar, inxhinier, 23 vjeç. 15. Alban Zusi, - anëtar, inxhinier elektrik 26 vjeç.

Duhet të bisedojmë për problemet e përbashkëta

Në vazhdim të takimeve të shumta me forcat politike në Shqipëri Prof. Mark Krasniqi, kryetar i Partisë Demokratiane të shqiptarëve të Kosovës, dha dje një konferencë për shtyp lidhur me gjendjen aktuale të zhvillimeve politike në të gjitha trevat shqiptare. Fillimisht, ai prezantoi stazhin e kësaj partie në Kosovë, vështirësitë me të cilat po ndeshet, mosmarrëveshjet që janë sheshuar, veprimi i përbashkët i partive të atjeshme në planin kombëtar dhe specifikat në të cilat veprojnë ato. Në vazhdim, akademiku kosovar u ndal edhe tek takimet e shumta që ka patur këto ditë në Shqipëri. Partia politike në Shqipëri, tha ai, ne i konsiderojmë si lëvizje kombëtare, pavarësisht ideologjive dhe programeve partiake. Në këtë kontekst, lidhur me takimet me drejtues të PS, ai u shpreh se e gëzon fakti që midis tyre u ndje si midis vëllezërve, si midis çdo partie tjetër shqiptare. Një aspekt tjetër, ku u ndal prof. Mark Krasniqi në përgjigje të pyetjeve ishin edhe marrëdhëniet ndërfetare. Ai solli shembullin mjaft domethënës për marrëdhëniet shumë të mira midis komuniteteve fetare në Kosovë, ku shqiptarët kremtojnë së bashku festat fetare, respektojnë njëri - tjetrin. Kjo frymë shqiptari dhe bashkëpunimi është konkretizuar më së miri edhe në për-

Të patokët e Laknasit në gjyq

Dje në gjykatën e Tiranës: Dje paradite në gjykatën e Tiranës, përballë trupit gjykues të kryesuar nga zoti Gjonaj, u ulën me cilësinë e të pandehurve 6 ish-grevistë të grevës së urisë në Laknas. Mbi ta rëndon akuza e mbajtjes peng të personave zyrtarë. Salla e gjyqit ishte mbushur tej kapacitetit me fshatarë të Laknasit, të cilët e kishin të vështirë të besonin se si ligji veproi me kaq shpejtësi për të dënuar gravistët hallexhinj, ndërkohë që ishte harruar për të goditur shekulljet ligjore për ndarjen e tokës në fshatin e tyre. Të gjithë të pandehurit, Hamdi Topi, ish kryetar i grevës së urisë, Sefiketa Keca, Ramiz Mejdan i, Hami di Troci, Xhemal Sina e Agim Topi, e kundërshtuan akuzën duke theksuar se s’kishin patur qëllim t’u hiqnin lirinë Idriz Khumares, drejtor i drejtorisë së tokave në Ministrinë e Bujqësisë dhe Mestan Burrelit, kryeplak i fshatit. Sipas dëshmitarit J. XH, grevistët nuk ishin sjellë keq me të. Interesant ishte përgjigjja e tij, pas pyetjes së zotit Gjonaj se çfarë i shtyu grevistët në këtë veprim, J. XH, ju përgjigj se ata i shtyu halli e problemet ekonomike që kanë. Me shpjegimet e dëshmitarëve dhe dy të pandehurve seanca u ndërpre për të rifilluar të hënën në orën 11.30. Mbas seancës fshatarët e Laknasit të pranishëm në gjyq, nuk u larguan menjëherë nga ambientet e gjykatës. Ende nuk kanë marrë përgjigje për pyetjen: Pse ligji vepron me shpejtësi për shtetin dhe harron het për individin? Korrespi i «Zërit të popullit»

Ministri Zhulali ka shkelur ligjin për t’i shërbyer PD-së

Mocion mosbesimi për ministrin e Mbrojtjes Safet Zhulali DJE NË PARLAMENT NAMIK DOKLE: Ne kërkojmë që ministri i mbrojtjes, Safet Zhulali të largohet nga detyra, sepse ka thyer ligjet e miratuara nga Parlamenti. SAFET ZHULALI: Jam krenar për punën që kam bërë (!). AZEM HAJDARI: Admiroj mençurinë që e ka karakterizuar zotin Zhulali. Grupi socialist nuk mori pjesë në votim. Mocioni i mosbesimit për ministrin e Mbrojtjes Safet Zhulali u vu në fund (pas 4 muajsh) në mbledhjen e Parlamentit. Ai filloi me paraqitjen e arsyeve nga deputeti Azem Zyhëri. Gjatë fjalës për votimin Projekti Kushtetutës, cilësoi deputeti, Ministri i Mbrojtjes ka shkelur ligjin, duke zhvilluar propagandë partiake në radhët e forcave të armatosura me qëllim që efektivi ushtrisë të votonte në favor të alternativës të zgjedhur nga PD. Në shembullin e zotit Safet Zhulali, ka një zhvilluar propaganda dhe shumë ushtarakë e gjenerale të lartë, duke kërkuar që me forma e metoda antidemokratike efektivi i ushtrisë të rreshtohej në krah të PD-së. Ministri i mbrojtjes e stafi i tij gjatë kësaj fushate kanë përdorur makinat e helikopterët e shtetit për të vajtur në mbledhje e mitingje të organizuar nga PD; duke harxhuar ... (Vijon në faqen 2)

Me «kokën lart» edhe pse rezultatet mungojnë

Dje parlamenti i zhvilloi punimet me rendiment të lartë. Në fillim ai ratifikoi marrëveshjen për kredinë me Bankën Botërore për rrugë rurale. Bëhet fjalë për një shumë mbi 35 milionë dollarë, të cilat do të përdoren në përparësi në zonat më intensive të vendit. Deputetët e miratuan atë sepse behej fjalë për një kredi me përfitime ekonomike përveç faktit se ajo do të bëhet shkak për punësimin e 12 mijë njerëzve. Megjithatë deputetët të vegla nga mbrojtjet e mëparshme, fjala e fundit e Tartarit konsistoi dukshëm në elementët teknikë të çështjes. Duke e konsideruar prokuror... «indjorante në fushën e kontabilitetit», veprimet e tij dhe të Agron Saliut ai i quajti krejtësisht të ligjshme. E veçantë ishte mbrojtja e ish kryeministrit Ahmeti, i cili sipas pretencës duhet të vuajë 15 vjet heqje lirie. Të gjitha veprimet e prokurorisë ndaj tij Ahmeti i quajti tendencioze dhe pluhuri për të mbuluar shkaktarët e vërtetë të skandalit «Arsidi». Sipas tij nuk kanë kuptim tjetër veprimet e nxjerrjes në asistencë, lejimin pa punë dhe arrestimin e menjëhershëm për ish kryeministrin dy muaj. Për veprimet e tyre, ai i quajti prokurorët njerëz të paligjshëm dhe të paaftë për drejtësinë shqiptare. Ashtu siç pritej mbrojtja e Hotit dhe Xhyerit synoi pafajësinë e tyre në dëm të Saliut e Tartarit. Sipas Hotit paraj janë tek mekanizmi Arsidi, Simoni, Tartari, Saliu e ndonjë tjetër. Ky «tjetër» akoma nuk është artikuluar në gojën e Hotit, duke iu lënë hapësirë të dukshme hamendimeve të shumta, që e çojnë në rrugën e deklaratës së «Kor... (Vijon në faqen 2)

Avokatët dhe të pandehurit në fjalën e tyre të fundit

Maratona «Arsidi» drejt finishit - Hoti; Paratë janë tek Arsidi, Simoni, Tartari, Saliu e ndonjë tjetër Pas një vonese prej dy orësh, për shkak të mungesës së prokurorëve, dje në orën 11.00 përmes një indireference klasike, rifilloi maratona «Arsidi»- aktualisht në prag të finishit të saj. Sipas radhës të përcaktuar nga kryetari Çeliku, filluan mbrojtjen të gjithë avokatët së bashku me klientët e tyre. Duke filluar nga Sanxhaku, e duke përfunduar tek ish zv. guvernatori i bankës Xhyheri, pretenca e prokuroreve Qeleshi e Gjokutaj, u sulmua ashpër për ato që ata i quajnë shkelje të rënda proceduriale. Sipas avokatëve mbrojtës e gjithë akuza ishte tendencioze dhe që u ka anashkaluar (ose i ka shmangur me qëllim), provave që i lehtësojnë dukshëm klientët e tyre. Sanxhaku nuk hezitoi të godasë trupin gjykues për faktin e mos thirrjes së dëshmitar të Agim Bendos, ashtu siç quajti edhe pa-ligjshëm komisionin trogoatar, duke kërkuar që aktiviteti i këtij komis-ioni të mos m(re)j parasysh nga trupi gjykues. Ndërkohë përmes një mbrojtje koncize, klienti i tij Agron Saliu, nuk e pranoi akuzën duke rikthyer në fund se nuk kam marrë para nga skontimi kambialeve. Avokata e Tartarit pasi bëri auttobiografinë e klientit të saj, theksoi se është i pajustifikueshëm gjendri i trupit gjykues, për të ndërruar Tartarin masën e arrestit për shkak që gjendjes së tij të rëndë në shëndetësore. Me ndryshime fare të vogla nga mbrojtja

Neni i inkuizicionit politik 24 - 1 vepron në fakultetin ekonomik

- Partia zbulon «grup armiqësor» - Të gjithë pedagogët të pushuar nga puna. Këta s’bën të depërtojnë... (teksti në pjesën e prerë/qartësia e ulët) Ka mbaruar të mërkurën akti i parë i inkuizicionit politik me 24 - 1 ndaj tetë pedagogëve të fakultetit ekonomik të Universitetit të Tiranës, përfshirë në këtë grup deputetët Milo dhe Lakerori e denoncon këtë veprim në parlament. Listat e spastrimeve dhe të shkarkimeve u bënë të njohura nga punonjësja e zyrës së personelit të fakultetit. Asnjë nga drejtuesit e dekanatit dhe të rektoratit nuk pati mundësi të dalë para pedagogëve për t’u komunikuar pushimet nga puna dhe shkarkimet e 4 shefave të departamenteve, ndoshta për këtë qëllim ishte planifikuar një mbledhje e posaçme në orën 12. Veprime obskurantiste dhe mafioze nuk u ... (Vijon në faqen 3)