13/08/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

13 gusht 1995

PRESIDENTI I REPUBLIKËS KA HARRUAR BETIMIN

Me sa duket Presidenti Berisha e ka mbyllur në kasafortë betimin që mbajti me rastin e zgjedhjes së tij në Parlament si President i Republikës. Betimi nuk është kurrësesi një formulë abstrakte e pa vlerë dhe lexim dhe përsëritja e përmbajtjes së tij nga goja e Presidentit nuk është një jetë ritual formal. Betimi është një obligim i madh moral, politik dhe juridiko – kushtetues. Ai është edhe një fjalë dhe besë e dhënë edhe një detyrim moral dhe juridik i nevojshëm që mbart përgjegjësi të rënda morale politike dhe juridike. Ai betim me pak fjalë mban brenda detyrimin dhe përgjegjësinë e Presidentit për tu bërë simbol i unitetit të kombit. Kjo është pa dyshim nga detyrat më të rëndësishme të Presidentit, por që fatkeqësisht ai jo vetëm nuk ka punuar ta realizojë por e ka dëmtuar rëndë. Presidenti Berisha në mënyrë të vazhdueshme është treguar kurdoherë vetëm me antarësisë së Partisë Demokratike. Kur Presidenti i dha një intervistë një të huaji në të cilën i cilësonte armiq socialist shqiptarët pati njerëz që nuk e besuan, apo që e vlerësuan si një keqkuptim në përkthim. Madje pat edhe një përgënjeshtrim nga zyra e Presidentit. Por fjalimet publike të Presidentit, veçanërisht përpara ithtarëve të tij në forumet e PD-së, tregojnë se Presidenti Berisha e ka koncepcion, pozicion të tij politik që qëndrimin armiqësor ndaj socialistëve shqiptarë, ndaj PS-së. Dëshmia më e re këtij qëndrimi të tij është pohimi i bërë në Konferencën e fundit të PD-së së Tiranës, se një fitore e ardhshme e Partisë Socialiste do të ishte tradhti kombëtare. Ky pohim është pa mëdyshje një shkelje e rëndë dhe flagrante e betimit politik të Presidentit, e ligjit kushtetues, e statusit të Presidentit. Si është e mundur të artikulojë Presidenti pohime të tilla për socialistët, partia e të cilëve ka një antarësim me mbi 100 mijë vetë që Partia Socialiste ka një elektorat të gjerë që ka demonstruar hapur madhësinë e tij dhe vendosmërinë për të mbrojtur demokracinë dhe institucionet e saj. Si është e mundur të kualifikojë armiq e t’i akuzojë për tradhti kombëtare socialistët shqiptarë që kanë qenë... (Vijon në faqen 2) më i gjatë verës, në mënyrë që të miratojë një ligj tjetër për moslirimin e Nanos. Nga ana e jonë zoti President u uronjë ‘T’u shahim sa më gjatë në monologjet aktuale të TV. Kjo na «gëzon» pa masë. Presidenti i PD na kujton fjalimet e sistemit të kaluar duke sulmuar armiqtë brenda PD-së dhe armiqtë jashtë PD-së. Ju lutemi zoti President, na thoni ku dhe kë kemi miq? Të jeni të bindur zoti President, se FRESSH-i dhe PS janë të bashkuar më shumë se kurrë ndonjëherë tjetër dhe jemi gati për çdo herë tjetër të zgjedhjeve me një fitore tjetër të sigurtë. Alternativa jonë është: drejtësi dinjitet, ndershmëri dhe jo arbitraritet, bajraktarizëm korrupsion.

Shteti - polic

- PD-ja dhe PS-ja në vështirësi për të bërë mitingje. PD-së nuk i mblidhen njerëzit, kurse PS-në e pengon policia, e shtetit - Policia deklaron: «S’kemi forca të mjaftueshme» për të garantuar mitingjet e socialistëve. A dëgjon Presidenti sa të shumë janë socialistët? Do të ishte krejt normale që një degë e PD-së në një rreth, pas fjalimit të Presidentit këto ditë, të mbante një miting për të zbërthyer detyrat që dalin nga ky fjalim. Po kështu, do të ishte krejt normale që dega e PS po në atë rreth, duke parë qëndrimet e padrejta që mbahen nga pushteti për zgjidhjen e çështjes Nano, të organizonte në të njëjtin shesh të nesërmen e mitingut të subjektuar të PD-së, një miting të simpatizanëve socialistë. Kuptohet këto gjëra mund të mos ndodhin. Nuk ndodhin për disa arsye. Së pari, sepse PD nuk mund të mbledhë sot njerëz për të bërë një miting, kaq larg elektoratit të saj është ajo, dhe kaq të zhgënjyer janë njerëzit, nga qeverisja e saj. Ku janë mitingjet zhurmë mëdha të PD-së? U harruan, sepse elektorati i ka kthyer shpinën kësaj partie. Ndryshe ndodh me PS. Socialistët nuk mund të mblidhen ose mblidhen në vallen e incidenteve e deri te konfrontimeve me policinë, sepse shteti - polic i sotëm nuk do të pranojë forcen reale të tyre, të shprehur në veprimtari të tilla masive e legale. Vini re se ç’ndodhi pardje në Korçë. Socialistët kërkuan në rrugë ligjore organizimin e një mitingu dhe duke ditur se shteti polic nuk do t’u jepte ndonjë shesh, pranuan në këtë vapë gushti edhe një sallë të mbyllur. Por jo - thotë shteti polic - as sallën nuk ua japim dot, ndërkohë që njerëzit kanë filluar të mblidhen për mitingun. Argumenti i policisë për këtë ndryshim qëndrimi të saj, në dukje është më i rëndësishmi i mundshëm: «S’kemi forca të mjaftueshme». Vërtetë s’ka forca policia për të garantuar mitingun e socialistëve që nuk kanë krijuar as më të voglin provokim? Shkaku është gjëtkë, Policia do të sabot... ... me çdo kusht mitingjet. Por nuk është kjo thëllëbsorja, sepse, duke respektuar ligjin, duke qenë tepër paqësore e njëkohësisht tërë të civilizuar, socialistët dinë ta shprehin protestën e tyre. Ajo që tërheq vëmendjen tek fraza «S’kemi forca të mjaftueshme» është shteti se në këtë frazë goditet rëndë shteti - polic vetë kreu i shtetit z. Berisha. Përse? Sepse pas këtij qëndrimi të policisë, të shprehur vetëm me tre fjalë, është i dukshëm fakti se socialistët dhe simpatizantët e tyre në Korçë janë kaq të shumtë sa s’paska forcë policia të mbajë rregull në një miting të ligjshëm të tyre. E pra vetë z. Berisha këtë më parë z. Berisha ka folur për Partinë Socialiste sikur ajo është në një krizë pa shërim, si një forcë pa elektorat, si një forcë pa program, pa alternativa, për pasojë edhe pa aspak perspektivë Ç’të themi pas kësaj? Berisha nuk merret vesh me segmentet e pushtetit të tij që i ka në një hyqëm! Sa për atë se policia është e shqetësuar për të mbajtur rregullin kur grumbullohen socialistët, shefat e saj dhe ata që i urdhërojnë nga lart mos të kenë fare merak. Që kur ka dalë në skenë Partia Socialiste, ajo ka bërë mjaft takime e mitingje, madje madhështore, por në asnjë rast nga ana e socialistëve nuk është bërë asnjë gjest anarkitar. Ndo dh kështu sepse socialistët respektojnë shtetin dhe ligjin, respektojnë vetë demokratinë. Pra, policia mund të mos shkojë fare në mitingjet e PS dhe këto mitingje do të jenë më të rregullt se kurrë. Policia shkojnë nëpër mitingjet e PS për t’i ruajtur ato, siç thuhet, nga ndonjë provokacion i mundshëm. Megjithatë, provokacionet edhe ngjason. Në këtë vështrim është shumë e rrezikshme për demokracinë kur policia dhe provokatorët bëhen bashkë për të mbrojtur mitingjet e socialistëve. Kjo është forma më e ashpër e manifestimit të shtetit - polic, kur nxjerr dhëmbët, kur thotë «Unë nuk të lejoj atë që të lejon ligji». Shteti - polic është shteti i antiligjit, pavarësisht nga maskat demokratike që mund të vërë. Është shqetësuese që të tulla qëndrime të policisë për t’iu kundërvënë mitingjeve të programuara të socialistëve vijnë menjëherë pas fjalimit të z. Berisha në konferencën e PD-së së Tiranës. Mbajtja e tensionuar e situateve politike në vend, me qëllim për të spostuar vëmendjen nga problemet madhore të ditës, përshkoi fund e krye fjalimin e Berishës. Kjo situatë tensioni gjen shprehje konkrete tek zbatuesit e programit anti-opozitë të projektuar nga lidershipi i shtetit - policia, e cila bën veprimet më të padrejta që ka në dorë, jo vetëm anullon lejet për mitingje, jo vetëm i vë qytetet në gjendjen e shtetrrethimit, jo vetëm i nxjerr policët rrugëve të kërcejnë popullin me shkopinjtë e gomës, por parathotë se e tillë do të jem gjithnjë ndaj opozitës së PD-së, ndonëse kjo opozitë është ilegale. Manifestimet e policisë në Korçë e Poggradec dhe përpjekjet e saj për anullimin e mitingjeve të ligjshme të socialistëve në këto dy qytete (lajme vijnë edhe nga Prrenjasi për të njëjtin skenar), mund të vlerësohen edhe si një lloj «prove gjenerale» për qëndrimin që duhet të mbajë policia në fushatën elektorale që e kemi në prag. Me këtë rast duam t’u themi autoriteteve më të larta të pushtetit se ata mbajnë përgjegjësi për këtë angazhim të policisë në jetën politike të vendit. qëndrimit të saj, në dukje është më i rëndomti as më të voglin provokim? Shkaku është gjetkë. Policia do të sabotojë mitingun e socialistëve në Tiranë. Veprime gënjejnë autorët e tyre dhe nuk trembin kërkënd. Folës të tjerë kërkuan lirimin e Fatos Nanos, pafajësia e të cilit është provuar plotësisht, por edhe anulimin e ligjeve të 26 e 28 korrikut, dhënies fund të politikës së rakmarjes dhe tensionimit. Në miting u protestua me forcë kundër rolit përçarës antikushtetues të Presidentit, shprehur në fjalimin e tij në Konferencën e PD-së të Tiranës. Në fund u theksua në miting se socialistët janë të përgatitur të përballojnë çdo situatë, janë të përgjegjshëm edhe për zgjedhjet e ardhshme dhe fitoren e tyre. Në miting u miratua dhe një protestë drejtuar Presidentit për të hequr dorë nga politika e përçarjes që tensionimit të situatës, për lirimin e Fatos Nanos dhe për t’i dhënë fund politikës së kërkimeve kundër PPSH dhe opozitës në tërësi.

Historia nuk bëhet me dekretë dhe dekorata

Deklaratë e zëdhënësit të FRESSH-it Duke falenderuar RD-në e djeshme për vendin që i kushton deklaratave dhe drejtueseve të FRESSH-it lidhur me atakimet vulgare që zoti Sali Berisha i adresoi FRESSH-it në Konferencën e PD-së për Tiranën zëdhënësi i FRES- - Ashtu sikurse historia e PPSH dhe historia e PDSH nuk mund të jetë historia e Shqipërisë, ndaj, të gjitha përpjekjet e Enver Hoxhës ashtu edhe ato të Sali Berishës për ta bërë historinë me dekretë dhe dekorata kanë dështuar. Nga «historia» dhe do të dështojnë. Nga «historia» kalojnë në barcaletë. - Mesazhet e tolerancës dhe të mirëkuptimit që FRESSH u ka adresuar forcave të tjera politike dhe forumeve rinore do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, duke patur besim se mentaliteti shpellaor me të cilin u reagua ndaj FRESSH-it është në minorancë të papërfillshme në shoqërinë shqiptare. - RD dhe PD duhet ta dinë mirë se drejtuesit e FRESSH-it nuk emërohen nga PPSH dhe aq më tepër nga PD dhe Presidenti. Ata zgjidhen nga forumet drejtuese të FRESSH-it. Por në qoftë se PD apo presidenti Berisha kanë vërejtje mund t’i paraqesin me shkrim dhe jo nëpërmjet telefonave të SHIK-ut. Me respekt Zëdhënësi i FRESSH-it

Jo veprimeve antidemokratike të Sali Berishës

(Miting proteste në Ersekë) Ditën e enjte, më 10 gusht, qindra anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Socialiste të Ersekës u mblodhën në miting proteste në një nga sheshet e qytetit. Objekt i protestës ishte ligjet antidemokratike të miratuara nga mazhoranca e PD-së dhe politika antidemokratike që po ndjek Sali Berisha. Në fjalën e hapjes kryetari i PS në rrethin Sotir Kokeri, theksoi: «S Berisha me veprimet e tij të fundit po manifeston hapur antin-umanizmin, antieuropianizmin, hakmarrjen dhe revanshin ndaj opozitës. Veprime dhe politika të kësaj natyre gënjejnë autorët e tyre dhe nuk trembin kërkënd.»

Eurosocialistët dhe PS janë më të bashkuar se kurrë

Deklaratë e KD të FRESSH Elbasan Në mbledhjen e datës 12 Gusht 1995, Komiteti Drejtues i FRESSH-it Elbasan pasi analizoi punën e FRESSH-it në rreth dhe situatën aktuale politike rikthekson: FRESSH është i bindur dhe i vendosur drejt alternativës së majtë. Paraqitjet e tij janë të denja për politikën e së ardhmes. Ne si FRESSH nuk i ndalojmë të tjerët të jenë të djathtë. E falenderojmë presidentin për tonin e lartë dhe ekspresiv dhe për angazhimin në organizimin e FRESSH-it. Sa më shumë falim tuajat, aq më shumë shtohet radhët tona. Ndërkohë që në Shqipëri ka ende të burgosur politikë siç ishte rasti i deputetit dhe kryetarit të PS, Fatos Nano të lutej... Presidenti i

Demokracia është e mirë por atë e prish Berisha

Pardje në pallatin e kulturës së Prenjasit u zhvillua një miting proteste i socialistëve të këtij qyteti. Merrte pjesë edhe nënkryetari i PS dhe kryetar i Grupit Parlamentar të saj Namik Dokle. Të mbledhur në këtë miting ata bashkuan zërin e tyre me atë të të gjithë anëtarëve dhe simpatizantëve të PS atë të mijëra shqiptarëve të tjerë që kërkojnë liri dhe të drejta të njeriut dhe dhënien fund të shkeljes së të drejtave të njeriut dhe të lirive politike të opozitës. Në protestojmë, tha në fjalën e tij kryetari i PS për rrethin e Librazhdit, Haki Tahirllari, sepse qeveria e sotme në vend të merrret me hallet e popullit, ka instaluar hakmarrjen politike që nga Bënça deri në qelizat më të vogla të shoqërisë shqiptare. (Vijon në faqen 4)

Testimi i partisë-forcim i strukturave të saj

Ka vetëm 10 ditë që ka filluar aksioni i madh politik e organizativ i ndërrimit të dokumenteve të partisë. Ne të vërtetë ai po merr vlerat e një veprimi kompleks megjith shumë aktiva që i shërben forcimit të partisë dhe konsolidimit të strukturave organizative të saj. Plani operativ i kryesisë së PS-së Vlorës për organizimin e fushatës po realizohet mjaft mirë. Deri tani ka përfunduar testimi në 17 organizata të partisë në qytet. Ndërkohë ka filluar puna në komunën e Kotës, Bratit, Orikumit etj. Ndërtimi i dokumenteve ka krijuar atmosferë të re. Mbledhjet e partisë po bëhen pa thirrur pa mungesë anëtarësh. Ka rritje të shumta për pranime në radhët. Zbatimi i parimeve demokratike të statutit pengon çdo shfaqje sektorizmit apo anarkisë. Bro-konceptit të lirive dhe të drejtave që krijon hapësira demokratike e PS, anëtarët e saj po angazhohen plotësisht në zbatimin e detyrave që ka vënë kryesia. Janë me qindra veprimtarë të PS që hyjnë e dalin çdo ditë në selinë e partisë. Dhjetra veprimtarë janë të angazhuar me punë për plotësimin e shpërndarjen e dokumentacionit në mënyrë sa më të saktë. GEZIM TUSHE

Hidhet në gjyq bordi i privatizimit

Gjirokastër Agjencia Kombëtare e Privatizimit ka ngritur padi kundër pesë pronarëve, të fabrikës së bukës, privatizuar më 1993 me vendim të bordit lokal. Padia rëndon bordin se ka vepruar jashtë rregullave, ai duhej të përcaktonte formën e privatizimit dhe jo ndarjen e objekteve në pjesë dhe tjera, se në privatizim janë shtuar persona pa përvojën e atij që ka paguar 10 përqindëshin e vlerës. AKP-ja ka pajisur me autorizim degën e Gjirokastrës për ta përfaqësuar, por gjykata nuk e ka marrë parasysh këtë dhe ka kërkuar që të Bo të dorëzohet dokumentacioni dhe të paraqitet në proces ajo vetë. Të premten nisi procesi. Dhe kjo ngjet për herë të parë. Hesa e parë që do të ulet në bankën e gjyqit bordi, ky pronar i «mall demokratik». Se çdo të nxjerrë ky proces, do të njoftojmë. Do njoftojmë edhe po të pasohet nga të tjerë. TH. DINO

A e keni lexuar RD-në, zoti prokuror i Tiranës? Po ju, zoti Prokuror i Përgjithshëm? - Ç'do të bëni me këtë thirrje për terrorizëm nga një punonjës i SHIK-ut? - A e njohin Nenin 226 të Kodit Penal? ... «vërdallë, në pushtet e komunistëve do të konsiderohej si një pushtim i Shqipërisë dhe do ta luftonim me të gjitha mjetet që kemi», thotë pushtuesi, për shkak se PPSH, sot PS, gjatë gjithë sundimit të saj të gjatë është sjellur me shqiptarët si një pushtues barbar, kjo është manifestuar në shkatërrimin e vlerave materiale, dhe shpirtërore të kombit tonë, si dhe në eliminimin fizik të tyre. «RD», 6 gusht 1995

Deklaratë e zëdhënësit të FRESSH-it

Duke falenderuar RD-në e djathtë për vendin që i kushton deklaratave të disa drejtuesve i FRESSH-it gjen kohën për t’iu përgjigjur dhjetorjanëve të mbetur në PD se: FRESSH është Forumi më i organizuar në vend dhe me shumë përkrahje ndërkombëtare se cilido tjetër, ndaj nuk ka mbetur të vlejë arsyet nga presidenti Berisha. - FRESSH nuk sulmon dhe nuk denigron të tjerët përkundrazi edhe i vlerëson dhe i mbështet, kur arrijnë diçka që është në të mirë të tyre dhe të vendit. Kjo ka ndodhur edhe për presidentin Berisha - Por kur Presidentin Berisha nuk e zgjuam dhe shikon ëndërra me sy çelë për të ashtuquajturën dramë të FRESSH-it, ne do ta çmojmë mungesë respekti dhe solidariteti të mos i përgjigjemi atij që po kalon një dramë të vërtetë e cila nuk rëndon më të personalisht, por në jetën politike të vendit.

Letër në Redaksi Greve në Frigoriferin Nr. 3

Me kërkesën e punonjësve të Frigoriferit duam realizimin e këtyre kërkesave: 1. Asnjë punëtor të mos mbetet pa rrogë deri sa të marrë fund gjykimi i plotë i privatizimit të Frigoriferit. 2. Privatizimi i Frigoriferit të kalojë në procesin e ndërmarrjeve aksionare që të mund të fitojnë të gjithë diçka. 3. Të mos largohet asnjë punëtor nga puna deri sa të përfundojë gjykimi i plotë i privatizimit të Frigoriferit nr. 3. Gjendra do të vazhdojë deri në përfundim të plotësimit të tre kërkesave tona sindikale. Nga komisioni i grevës XHEMAL KURTI Kryetar i Sindikatës së Frigoriferit Nr. 3