Kohë më parë u shkrua në shtyp për një ngrevë të punonjësve të hotel turizmit në Shkodër, të cilët protestonin se qeveria i shpronësoi për tua dhënë këtë objekt një grupi biznesnik të PD-së, të paraqitur si ish të përndjekur politikë.
Nuk duam të tregojmë histori por duam të themi se pak a shumë me gjithë pronën shtetërore është vepruar kështu: janë zhgenjyer një masë njerëzish për të favorizuar një grup të vogël tjetër.Është e qartë se PD do që të krijojë shtresën e saj ku mbahet, atë do ta shpërblejë për mbështetjen e fushatës së furishme dhjetor 90- mars 92, por ndaj saj ka edhe detyrimin sepse është kjo shtresë që në fund të fundit, do ta mbajë në pushtet Populli, elektorati, nga kjo lojë me pronën ka mbetur atje ku ishte: i varfër, i zhgënjyer, por që nuk pranon më të mashthohet. Një apo dy greva mund të shuhen, por mund të paraqitet vjedhja më e madhe që është bërë në historinë e Shqipërisë si një privatizim i ligjshëm, si rruga e shpëtimit të ekonomisë kombëtare? Kurrsesi jo.Është edhe ky shkaku që shtabi i PD-së, me në krye presidentin u bjen fanfarave të suksesese, duke e ditur se luga është e zbrazur. Populli i di të gjitha më mirë dhe prandaj nuk mashtron.
Le të kujtojmë se çfarë u bë me bonot e privatizimit, të quajtura ndryshe letrat me vlerë. Ato u zhbletësuan brenda ditës. Kush u bë i pasur nga këto letra? Përveç një grushti trafikantësh që nuk dihet se çfarë lidhjesh të fshehta janë me pushtetin? Letra me vlerë mund të ndahen me tonelata, por me to nuk mund të bëjë kush prokopi sepse ekonomia shqiptare është e shkatërruar me themel. Dhe e kanë shkatërruar ata që e kanë vjedhur po me themel. Populli i njeh ata.
Për fat të keq duket se ky do të jetë edhe vazhdimi i projektit të fundit të qeverisë për privatizimin e 20 ndërmarrjeve. U mbars Zali dhe polli një mi.
Luftë hartash për prona në plazh
Hamendje për një skandal me protagonistë dy numrat 2 të PD-së e Qeverisë.
Akuzohet arkivi i z. D.Shehi: “Ka falsifikuar në përfitim të z.T.Shehu”
- Kjo grua do të kërkojë ndjekje penale për persona të fuqishëm të veshur me pushtet
Lexo në faqen 3
Dy vjet më parë 700 mijë shqiptarë kërkuan lirimin e Fatos Nanos
Faqe 2
E rëndësishme nuk është të bëjmë vetëm ligje, por t’i zbatojmë ato në praktikë
Faqe 4
Përse falimentojnë firmat tona?
Faqe 7
Pa koment
Në një artikull në faqen e pare te RD-se, te dites se diele, ne vijim te sulmeve kunder Partise Socialiste autoret njeheres marrin ne mbrojtje nga nje rrezik imagjinar qe vetem mendjet e tyre mund ta sajojne zotin Berisha.Jashte çdo etike gazetareske dhe komform kodit servil te sherbetorit qe di te ngreje vetem kulte e kane permendur ate: 26 here si presidenti Berisha, 9 here si Presidenti dhe 2 here si Ai.
Me kete rast ju rekomandojme autoreve te shfletojne literaturen marksiste per kultet dhe te gjejne ne te veten e tyre.
I pyetur për këtë problem në konferencën e djeshme të shtypit, Tritan Shehu tha: “Nuk denjoj të përgjigjem”.
Lexo në faqen 2
Njeriu qe mbeti rrugëve pse denoncoi korrupsionin
Paradokse te tranzicionit
-Osman Miba me 25 vjet pune ne nentoken dhe mbitoken e Bulqizes, autor i kater librave e mbi 2000 faqeve te botuara ndodhet sot ne mes te kater rrugeve...
...Nuk eshte i vetem ka edhe shume shoke te tjere, njerez qe e ngresyen jeten honeve te erreta te nentokes ne kerkim te kromit.Ata masin rrugët e qytetit...
Paradokse te tranzicionit
Njeriu qe mbeti rrugëve pse denoncoi korrupsionin
-Osman Miba me 25 vjet pune ne nentoken dhe mbitoken e Bulqizes, autor i kater librave e mbi 2000 faqeve te botuara ndodhet sot ne mes te kater rrugeve...
...Nuk eshte i vetem ka edhe shume shoke te tjere, njerez qe e ngresyen jeten honeve te erreta te nentokes ne kerkim te kromit.Ata masin rrugët e qytetit...
Faqe 5
Kronikë
Tiranë
Paraqiten dokumentat për ratifikimin e marrëveshjes Shqipëri Greqi për heqjen e taksimit të dyfishtë. Kjo ndodhi dje në mbledhjen e qeverisë.Kjo projektmarrëveshje do të paraqitet më pas në parlament.
•••
Ka mbërritur në kryeqytet një ofertë për bashkëpunim në fushën e prodhimit të kombajnasve.Eshtë firma gjermane HVSA ajo që kërkon të lidhet për t’i dhënë jetë këtij projekti.
Shkodër
145 milion leke kredì u janë dhënë fermerëve privatë të këtij rrethi gjë që ka ndikuar në rritjen e prodhimi bujqësor dhe blegtoral.
Durrës
Vihet re një rritje e të ardhurave nga sigurimet në këtë rreth Janë siguruar deri tani 77 milion e 166 mijë lekë ku bie në sy puna e mirë e bërë për sigurimin nga aksidentet
Lezhë
Janë shqyrtuar 100 kërkesa për kthimin dhe kompensimin e pronave nga Komisioni përkatës në këtë rreth.Janë në shqyrtim edhe 7 dosje, ndërkohë që 18 të tjera janë në procesin e përgatitjes së dokumentacionit.
Tropojë
Në këtë rreth është dhënë alarmi:peshku po zhduket.Kjo është pasojë e gjuetisë pa licencë dhe përdorimit të dinamitit në mënyrë masive për zënien e tij.
Mat
Vazhdon puna për asfaltimin e rrugës Mat Rubik, gjë që do të lehtësojë transportin e mallrave dhe të udhëtarëve.