Përsëri në sulm
Editorial
Presidenti Berisha i shtoi edhe një episod të ri “historikut” të PD-së,një “vepër” të re që mund të zërë vend në serialin “Biseda dhe udhëzime”.Dje ai u takua me drejtuesit e rinj që zgjodhën degët e PD-së në rrethe.Se si e tek u bënë këto zgjedhje tashmë edhe opinioni indiferent dhe jo vetëm pjesëmarrësit në konferenca, e ka mësuar të vërtetën.Ato ishin arena të luftës së bërrylave,të ndeshjes së klaneve,të pastrimit të ish sigurimsave,sikur pa humor vetë shtypi i PD-së.
Berisha nuk tha asgjë se përse ikën ata që drejtojnë deri dje,çfarë do të thotë ky operacioni i thellë në trupin e partisë së tij të raskapitur.Apo, siç thotë populli në shtëpinë e të varurit nuk flitet për litarin.
Do ta linim Berishën me partitë e tij në meditime groteske,po që se të mos shfrytëzohej rasti në këtë takim për t’u thënë disa të pavërteta.Berisha foli sikur intelektualët dhe rinia shqiptare njerëzoren për PD-në,sikur ata kanë gjetur te kjo parti ombrellën mbrojtëse,shprehësen e ëndrrave dhe të aspiratave të tyre.E ka kot.
Intelektualët që quhen ndryshe “truri i kombit” deri më tani janë pastruar nga PD-ja.Do të ishte fat për të dhe demokracinë shqiptare që ata vërtet të shërbenin atdheut përmes alternativës së PD-së.Ata i janë larguar PD-së sepse e shohin atë si arenë të luftës për t’u pasuruar në rrugë të paligjshme,të frymës së nepotizmit,të korrupsionit dhe ndeshjes së egër të klaneve.
Ndërsa ato që tha Berisha për rininë u ngjajnë leksioneve të viteve të shkuara,se pse askush,as presidenti,nuk mund ta fshehë të vërtetën e hidhur: të rinjtë në vend që të shtrëngojnë radhët rreth PD-së,kanë marrë rrugët e botës.Qindra mijëra të rinj nuk i gëzohen dot atdheut,familjes,punës,pronës,pra “Kontratës” së Berishës,se PD-ja i zhgënjeu keqas.
Nuk munguan në takimin e djeshëm përsëri konsideratat e ashpra të presidentit Berisha ndaj opozitës,etiketimet e saj me një gjuhë neokomuniste.Mbi këtë bëmë,ndaj ai ndërton edhe punën që duhet të bëjë PD-ja me popullin që e quan “dialog”.Është njëlloj si parulla e viteve të shkuara për të shtruar gjju më gjju me popullin.Popullin i ka kthyer në kohë krabët PD-së dhe s’ka dialog që mohon ta shpejtojë vetminë që përjeton partia dhe pushtet shërbëtorin më të gjallë të krizës së saj të pandreqshme.
Përderisa Berisha nuk do të heq dorë nga roli i dirigjentit të partisë që ka pushtetin,përderisa nuk respekton institucionin e presidentit,me frymën e ligjit duhet të jetë larg e mbi ndëshjet politike të tij,është e kotë e kundër opozitës,në mënyrë të veçantë kundër partisë socialiste si e ka bërë.