Përballë mesazheve qytetare të Fatos Nanos- mesazhet hakmarrëse të Sali Berishës
Ka patur një mbret fodull dhe diktator, të cilit një ditë populli iu mblodh poshtë pallatit i uritur e duke thirrur “duam bukë, duam bukë”.
Ai shkoi tek drejtaria e pyeti njerëzit e tij se ç’farë kërkonin. Iu përgjigjën se populli kërkon bukë. Buke, u habit tjetri. Duan të hanë bukë?! Po pse nuk hanë biskota?
Funksioni i Presidentit bie ndesh me ushtrimin e aktivitetit në interes të partisë së tij
-Intervistë e avokatit Nafis Bezhani
Faqe 8-9
Fitore e merituar e durrsakëve
“Teuta”-TSK Turku 3-0
Faqe 14
Gezimi i fitores. Foto: L.Lika, Reute[r?]
Kujt i shërben policia e shtetit amë?
56 shqiptarë nga Maqedonia protestojnë
“I pesti polic më ndaloi në Bulqizë. Më kërkoi dokumentat, të hap sinjalin e djathtë, të majtë, para, mbrapa, llampat rezervë, gomën, kavon, ndihmën e shpejtë... dhe kur e pa se i kisha të gjitha në rregull përsëri nuk m’i ktheu dokumentat duke më pyetur: Po pse i ke të gjitha në rregull? Hem, ka diçka që nuk shkon këtu?!...”
Faqe 12
“Leksion” antiamerikan i RD-së
Vëzhgim i ditës
Ka disa ditë që gazeta e partisë në pushtet, Rilindja Demokratike, ka filluar një fushatë të vërtetë për të mbajtur ngritur një simbol politik e propagandistik të viteve të diktaturës-antiamerikanizmin.
Në një kohë që njëri nga SHBA për ndryshimet e thëlla politike që ndodhën në Europën Lindore, pra edhe në Shqipëri, mbajtja ngritur e kësaj fryme është sa mosmirënjohje për këtë aleat të madh të Shqipërisë, aq edhe në kundërshtim me interesat e demokracisë që po ndërtojmë.
Siç autorët e kësaj fushate të papkutimtë bëjnë përpjekje për të paraqitur si bosh të saj, pra të frymë antiamerikane, një segment të shoqërisë shqiptare, një pjesë të spektrit politik të saj, megjithatë ky qëndrim i ri, nën çfarëdo veshje propagandistike, që të paraqitet, kurrsesi nuk mund të përligjet.
Tërheq vëmendje fakti se antiamerikanizmi mbahet ngritur nga gazeta e partisë në pushtet vetëm pak ditë përpara vizitës zyrtare të Presidentit të Republikës, zotit Sali Berisha në SHBA. Në këtë kontekst shpalosja e kartës antiamerikane, e vënë kjo gjoja nën adresë të partisë më të madhe të opozitës, bëhet me shumë për konsum të jashtëm. Synohet të paraqitet gjendja sikur Partia Demokratike qenka pro SHBA, kurse të tjerat forca politike, në radhë të parë partia më e madhe e opozitës në vend, Partia Socialiste, janë antiamerikane.
Insinuata të tilla u ngjajnë grackave për laraska. Politikat në demokraci, për pasojë edhe aleatët dhe aleancat nuk mund të ndërtohen sipas mendësive komuniste: miku im duhet të jetë patjetër armiku i armikut tim. Ja, përse ky “leksion” shqiptar me “armiq” që nuk kuptohen dot në Shqipëri, nuk mund të deshifrohet në Washington. Këtë gjuhë prej kohësh nuk e njeh bota e qytetëruar. Ashtu si nuk njeh as gëzimin cinik për të paraqitur shqiptarët të përçarë për gjëra që kanë tipare të qarta.
“Zëri i popullit” në vitin e 54-t
ZËRI I POPULLIT
Shtypshkronja me të cilën doli numri i parë i “Zërit të Popullit” në luftë kundër fashizmit
Duke filluar nga dita e sotme “Zëri i popullit” hyn në vitin e 54-të të jetës së vet. Është gazeta më e vjetër e vendit dhe njëkohësisht edhe më e madhja. Tashmë “Zëri...” nuk është thjesht një emër gazete. Ai i përket sa të sotmes edhe të shkuares, sa historisë edhe traditës. “Zëri...” është pronë e njerëzve të thjeshtë, e njerëzve të punës, e njerëzve të ndershëm.
“Zëri i popullit” e nisi jetën e vet si organ i luftës antifashiste nacionale çlirimtare të popullit shqiptar. Ai njëkohësisht ishte edhe partizan, edhe agjitator, edhe reporter, edhe historian. Njëkohësisht “Zëri...” u bë edhe shkolla e parë e madhe e gazetarisë shqiptare. Ai formoi një shkollë dhe një traditë. Nga gjiri i “Zërit të popullit” kanë dalë shumica dërrmuese e gazetarëve të vendit. Nga gjiri i tij kanë dalë edhe themeluesit e shtypit të pavarur dhe opozitar në Shqipërinë e viteve 90.
“Zëri...” është anatemu[a?]r shpesh e ai shpesh ka qenë toler[a?]nt dhe demokrat. I ka pranuar tër[e?] debat[in?] me ta. Ka hequr nga vetja pjesën e keqe të të shkuarës për atë që kanë patur pushtetin. Ka lartësuar veprën e të thjeshtëve dhe të zakonshmëve. E pikërisht për këtë ka qenë i pëlqyeshëm për lexuesit. E pikërisht për këtë ka qëndruar në ballë të gazetave të tjera për nga tirazhi dhe numri i lexuesve.
Ky vit “Zërin...” e gjen të transformuar në formë dhe në përmbajtje. Atë e gjen me një numër faqesh 4 herë më të madh se “Zëri...” tradicional, e gjen të shtypur në një teknologji të re, me mendim të ri. Ai përherë e më tepër po i kthehet informimit dhe dobisë. Përherë e më tepër po i largohet skemave të vjetra të politizimeve të tepruara, përherë e më tepër po bëhet më i përgjegjshëm për peshën dhe rolin e vet në opinionin publik shqiptar.
Prandaj festa e “Zërit...” nuk është thjesht festa vetëm e kolektiv[it?] gazetareve që punojnë në këtë gazetë. Në radhë të parë është festa e lexuesve të saj, e të gjithë atyre, e bashkëpunëtorëve, korrespondentëve dhe e të gjithë lexuesve gazetare.
Partia Demokratike “ripërtërihet” me hedhurinat e PPSH-së