Frike edhe nga kenget
Veçojme
Te enjten, me date 24 gusht, Forumi Eurosocialist i rrethit të Beratit organizoi në stadiumin “Tomorri” të këtij rrethi, në prani të 3 mijë shikuesve, koncertin argëtues “Mbrëmje artistike” me të ftuarit e talentuar Robert Violeta Manushi, këngëtarin Robert Aliaj, i ardhur posaçërisht nga Greqia, këngëtarët Irini Qirjako dhe Petrit Berisha, nën drejtimin e regjisorit të njohur beratas Shpëtim Dyrmishi.
Te enjten, me date 24 gusht, Forumi Eurosocialist i rrethit të Beratit organizoi në stadiumin “Tomorri” të këtij rrethi, në prani të 3 mijë shikuesve, koncertin argëtues “Mbrëmje artistike” me të ftuarit e talentuar e Popullit Violeta Manushi, këngëtarin Robert Aliaj, i ardhur posaçërisht nga Greqia, këngëtarët Irini Qirjako dhe Petrit Berisha, nën drejtimin e regjisorit të njohur beratas Shpëtim Dyrmishi. Për të marrë masat për organizimin sa më të efikasit të këtij koncerti, nga ana e forumit eurosocialist u ftuan dhe organet e rendit.
Mirëpo, që në film, nëpërmjet disa kokrrave të reçeta të policisë së Beratit, ku spikat me saktësi “i mirënjohuri” kryepolici Daniel Frashëri, i njohur për bëmat e tij me dhunën e ushtruar ndaj socialistëve beratas, shkaktoi një rrëmujë në hollin e stadiumit, të padëshiruar për organizatorët e koncertit, duke penguar për afro 20 minuta daljen në skenë të këngëtarit Robert Aliaj dhe duke ndaluar në mënyrë të paligjshme kryetarin e Forumit Eurosocialist të rrethit dhe organizatorin e këtij spektakli, Edi Spahiu. Kjo a një shije të hidhur në sytë e pjesëmarrësve.
Këngëtarët nëpërmjet këngës dhe interpretimit i përcuan spektatorit mesazhin e paqes, të unitetit dhe të të qenit shqiptar. Theksime se koncerti i inspiruar nga Robert Aliaj krijoi një “mbrëmje politike” për spektatorët beratas. Spektatorët manifestuan kulturë të lartë dhe duartrokitën gjatë spektaklin, ndërsa forcat e rendit me rehshtimin e mbi 100 policëve në fushë, krijuan një sfond që shërbeu si dekor i skenës.
Ndalimi i kryetarit të Forumit Eurosocialist shënon të gjashtën herë në veprimtaritë kulturore e politike që organizohen nga PS-ja. Artistët morën duartrokitjet dhe respektin e spektatorëve, ndërsa forcat e policisë demonstronin frikën edhe nga këngët e dashurisë.
Gjithashtu ky spektakël përçolli tek spektatori edhe mesazhet demokratike që jep PS-ja.
Korresp. / “Zëri i Popullit”