29/08/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

29 gusht 1995

Shikojeni këtë foto: a është ky çmimi i paqes?!...

Sarajeva nuk është larg nesh Në faqe 9 Fotoreportazh

Mesazhe tragjike

Shënimi i ditës Përsëri Sarajeva u gjakos rëndë. Die mbi popullsinë civile të kryeqytetit boshnjak u krye një tjetër krim i përbindshëm - si pasojë e bombardimit të serbëve boshnjakë në tregun e qytetit 37 veta mbetën të masakruar dhe 88 të tjerë të plagosur. Bota tashmë u mësua me Sarajevën, me Bosnjën, me krimet që të kujtojnë pogromet fashiste dhe krematorët hitleriane. Bota tashmë u mësua edhe me rezolutat, apelet, masat gjyqësore të komunitetit ndërkombëtar i cili po tregon se është i paaftë të bëjë zap agresorin, t’u anëllë dorën gjakatare arkitektëve të genocidit e të pastrimeve etnike, aq të praktikuara në Ballkanin e trazuar. Mesazhet që vijnë nga Sarajeva janë aktuale për ne shqiptarët jo thjesht si ballkanas, jo vetëm për faktin se lufta është kaq apo aq kilometra larg Shqipërisë, por për të vërtetën e madhe se përderisa në Bosnje po eksperimentohen të gjitha format e shkatërrimit të vlerave që ka krijuar njerëzimi, nga monumentet e kulturës e deri tek kampet e zhdukjes masive të njerëzve, ne duhet të jemi gjithnjë vigjilentë. Është e madhe pesha që kanë politikanët për zhvillimet në ish-Jugosllavi dhe dhënien fund të luftës absurde në Bosnje. Politikat e gabuara ngarkojnë ata me përgjegjësi të madhe dhe u tregojnë popujve se ku të çon aventurizmi, i cili në politikë ka të bëjë me fatet e tyre. Sarajeva është edhe afër edhe larg nesh. Me Sarajevën dhe privacionet e popullit boshnjak, ne tashmë jemi mësuar. Veçanërisht i rëndësishëm është mesazhi se shpesh në këtë botë të trazuar çmimi i paqes është më i madh se ai i luftës. Në këtë kuptim Sarajeva është simbol i destabilitetit, i tensionit, i provokimit të grindjeve dhe mosmarrëveshjeve. Edhe politikanët tanë në pushtet atëherë kur në vend të tolerancës praktikojnë nxitjen e grindjeve, kur në vend të bisedimeve u fryjnë tensioneve sociale e ndërpartiake, kur në vend të dialogut e trajtojnë kundërshtarin politik si armik, me këto qëndrime tregojnë jo vetëm mungesën e kulturës politike, por edhe përpjekjet gjysmake që në Shqipëri të mos na vijë mesazhi tragjik i Sarajevës. Për fatin e keq të demokracisë dhe të instalimit të shtetit ligjor, ndonëse Sarajeva gjeografikisht është larg nesh, disa herë “luftën” e kemi mes nesh, disa herë është një krim, kur bëhet fjalë për një tjetër krim, kur bëhet një vrasje, kur dikush rrëmbehet dhe të tjerët përdhunohen. Ngjarja e dhimbshme, nga më tragjiket në historinë e dhimbshme të Sarajevës, është një apel për popujt, por në radhë të parë është një thirrje për politikanët që t’i ndalin dorën të keqes në çdo formë e kudo që ai të shpërthejë. Kështu do të shmangen Sarajeva e tjera.

Priten ndryshime në Prokurorinë e Tiranës

Do të mblidhet sot nën drejtimin e zotit Sali Berisha, Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Çdo gjë e paralajmëruar pak ditë më parë e që bënte fjalë për ndryshime të mëdha në Prokurorinë e gjykatat shqiptare duket se do të ndodhë sot. Burime të mirëinformuara treguan dje për “Zërin” se mbledhja e sotme do të marrë së pari në shqyrtim paraqitjen e kërkesave për shkarkime e emërime të reja në Prokurorinë e Tiranës. Burimi vendos në krye të listës të kandidatëve për të shkarkuar dy shefat e prokurorisë së Tiranës, Arben Qeleshi e Genc Gjokutaj. Afro një muaj më parë në ekipin kontrolli i Prokurorisë së përgjithshme të Republikës gjeti në veprimtarinë e këtij organi shkelje të rënda proceduriale- hetime që vazhdojnë që prej dy vjetësh ende pa u mbyllur, kërkesa për masa dënimesh nën minimumin e dënimit të paraparë nga ligji. Që atëherë “Koha Jonë” lakoi emrat e Qeleshit e Gjokutajt në krye të një liste prej 8 prokurorësh të Tiranës të propozuar për shkarkim vetëm pak ditë para mbledhjes së radhës të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Por para se çdo gjë të shkontë në tavolinën e Berishës-kryetar edhe i Këshillit të Lartë të Drejtësisë,- Qeleshi ndryshoi karriget e Gjokutajt e Kokoshit. I pari mbeti zëvendësprokuror i Tiranës por kësaj radhe i ngarkuar me hetime, ndërsa i dyti me mbrojtjen e akuzës në gjykatë. Por Qeleshi vendosi të ndryshojë edhe godinën për njerëzit e tij duke u vendosur në godinën e hetuesisë së Tiranës. Ndërkohë, këto ndryshime duket se nuk Shqiptare. Organi i shumë akuzuar për ryshfete, pazare me vitet burg të të pandehurve, i cilësuar si më regresivi i shtetit për shkak të vënies në varësi të politikës në dëm të të drejtave të njeriut flitet se do t’i nënshtrohet pra sot ndryshimeve. Ndërkohë që askush nuk siguron që çdo e jashtëligjshme deri më sot në këtë organ do të ndryshojë. D.D

Takim me Ministrin e Jashtëm të Egjiptit

Dje Ministri i Punëve të Jashtme të Egjiptit zoti Amr Moussa, priti në selinë e ambasadës së Egjiptit në Tiranë nënkryetarin e PS Luan Hajdaraga dhe anëtarin e kryesisë së PS-së Bashkim Zeneli, deputetë të Kuvendit Popullor. Në këtë takim morën pjesë edhe drejtues të Partisë Republikane si dhe Partisë Socialdemokrate të Shqipërisë. Përfaqësuesit e PSSH shkëmbyen mendime me z. Moussa për probleme të zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënieve midis të dy vendeve për ecurinë e proceseve demokratike në Shqipëri dhe situatën në Rajon. Takimi u zhvillua me një frymë miqësie dhe mirëkuptimi. Zyra e shtypit dhe Informacionit e PS-së

Zëvendëskryetari i PS Servet Pëllumbi priti në takim nënkryetarin e LDK Fehmi Agani

Dje pasdite në Selinë e Partisë Socialiste në Tiranë zëvendëskryetari i saj, dr. Servet Pëllumbi dhe kryetari i grupit parlamentar Namik Dokle pritën në një takim zyrtar nënkryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës z. Fehmi Agani dhe kryetarin, e Zyrës së Republikës së Kosovës në Tiranë z. Iliaz Ramajli. Gëzohemi që takohemi sepse na jepet rasti të njohim njëri-tjetrin dhe të trajtojmë ato probleme të çështjes sonë kombëtare, të cilat shtrohen për zgjidhje, - tha dr. Servet Pëllumbi. Ne kemi qenë, - vijoi ai, - dhe jemi të hapur për shqiptarët e Kosovës pasi çështja jonë kombëtare është e hapur dhe ende e pazgjidhur. Ju faleminderit që na pritët dhe ne theksojmë se jemi të hapur të bashkëpunojmë këtu me të gjitha partitë shqiptare - tha nënkryetari i LDK Fehmi Agami. Më tej, dr. Servet Pëllumbi theksoi se qëndrimi i PS ndaj çështjes kombëtare nuk është një çështje konjukturash por një problem programor. Zgjidhja e kësaj çështjeje është një angazhim konstant i PS dhe me këtë ne respektojmë vullnetin e popullit të Kosovës pa marrë parasysh konjukturat e caktuara politike. Prandaj, - vijoi zëvendëskryetari i PS-Partia Socialiste i jep rëndësi të veçantë bashkëpunimit me të gjitha forcat politike shqiptare. Në jemi të bindur tha doktor Pëllumbi, se është e nevojshme që të përcaktohet një platformë e përbashkët kombëtare pavarësisht nga dallimet programore në çështje të tjera. Në këtë kontekst nuk është me vend që të përdoren dallimet programore për ndërhyrjet në punët e njëri-tjetrit apo për deklarata të cilat më shumë shkaktojnë mosnjohjen apo paragjykime të caktuara - tha dr. Servet Pëllumbi. Që të punojmë të gjithë së bashku për zgjidhjen e çështjeve që na preokupojnë vijoi zëvendëskryetari i PS, nuk duhet të mbahen qëndrime të njëanshme për ata që janë në pushtet apo për ata që janë në opozitë. Më tej, dr. Servet Pëllumbi shprehu qëndrimin e njohur të PS se, situata në Ballkan po shfrytëzohet nga regjimi i Millosheviçit për të realizuar ëndrrat e vjetra të shovinistëve serbë. Ne e dënojmë dhe e denoncojmë sjelljen e regjimit serbë në Kosovë, sepse (vijon në faqen 3)

Kongresmenë amerikanë në Tiranë

Presidenti i Republikës, Sali Berisha, në takimin që pati dje me kongresmenët amerikanë Doran dhe Lahl (Laughlin), anëtarë të Komitetit për Sigurimin Kombëtar e Zbulimin në Dhomën e Përfaqësuesve, falënderoi për mbështetjen që SHBA i ka dhënë Shqipërisë dhe vlerësoi bashkëpunimin midis dy vendeve në fushën ushtarake. Ai shprehu vullnetin e shtetit shqiptar për zgjerimin e thellimin e këtij bashkëpunimi dhe kërkoi që kongresmenët amerikanë të ndikojnë për këtë. Në lidhje me krizën në ish-Jugosllavi, Presidenti Berisha ritheksoi qëndrimin e Shqipërisë për mosndryshimin e dhunshëm të kufijve, si dhe për futjen e Kosovës në rendin e ditës të përpjekjeve ndërkombëtare që po ndërmerren për zgjidhjen e konfliktit. Ai konsideroi se rivendosja e ekuilibrit ushtarak ndërmjet palëve ndërluftuese do t’i ndihmonte arritjes me të shpejtë të një paqeje në rajonin tonë. Kongresmenët falënderuan Presidentin Berisha për lehtësirat aeroportuale që Shqipëria i ka krijuar SHBA dhe vlerësuan modernizimin e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, si dhe qëndrimin e saj ndaj problemeve të rajonit.

Fotoreportazh special nga Sarajeva