Jo 10% por 20% rritje pagash dhe pensionesh
-Gjendja tregon per nje disekuiliber te ekonomisë dhe për një humbje të kontrollit qeveritar ndaj treguesve makroekonomike, dhe padyshim që nuk mund të ndodhte ndryshe. ”Druaj se bomba nuk ka plasur ende”
-Masat urgjente që duhet të merren janë:
1 Rritja e pagave dhe e pensioneve mesatarisht 20 për qind.
2.Zhvlerësimi i lekut në raport me valutat kryesore të huaja (dollari) me qëllim që vlera e monedhës tonë kombëtare ti afrohet realitetit.
3.Liberalizimi i politikës së kreditit dhe të interesave në dobi të investimeve dhe të gjallërimit të ekonomisë.
4.Lejimi i bankave private: “Thembra e Akilit” për reformimin e sistemit bankar dhe frymëmarrjen e ekonomisë.
Lexoni në faqen 4
Nenkryetaret Namik Dokle dhe Ilir Meta takohen me nenkryetarin e Partise Parlamentare te Kosoves Dr. Rifat Blaku
Ne seline e Partise Socialiste:
Dje nënkryetarët e PS Namik Dokle e Ilir Meta pritën në një takim zyrtar nënkryetarin e partisë parlamentare të Kosovës Dr. Rifat Blaku.
Pavarësisht mundësive të pakta që kemi patur tha nënkryetari i Partisë Parlamentare të Kosovës,- kontaktet me PS si dhe me forca të tjera politike shqiptare i çmojmë shumë të dobishme. Ne kemi vlerësuar edhe kontaktet e PS me z. Rugova etj si një hap i rëndësishëm për arritjen e një mendimi unik politik për çështjen kombëtare. Për ne nuk ka parti të mëdha apo të vogla në pushtet apo në opozitë kur është në pyetje kjo çështje, tha Dr. Rifat Blaku.
Është e rëndësishme që kjo ide të kuptohet nga të gjithë,- i thanë bashkëbiseduesit mikut nga Kosova. Është për këtë arsye që në programin e PS është përcaktuar si një problem kryesor nevoja e një platforme unike kombëtare. Ky është një angazhim programor i një nga ky angazhim nuk lëvizi dhe nga ky angazhim nuk kanë lëvizur. Ata që sot ende nuk e kanë kuptuar apo kanë rënë në grackën e shpjegimeve dashakeqe për PS do shkruajnë nesër. PS është e hapur për takime e kontakte të tjera me të gjitha forcat politike të Kosovës, sepse mirëkuptimi e bashkëpunimi janë në të mirë të zgjidhjes të çështjes shqiptare.
Më tej nënkryetari i Partisë Parlamentare edhe në cilësinë e kryetarit të Komisionit të Refugjatëve e të Emigracionit në parlamentin e Kosovës informoi për situatën që po krijohet pas dëbimit të refugjatëve serbë në Kosovë. Nga të dy partitë u shpreh mendimi unanim se kjo është një përpjekje për të realizuar ëndrrat e vjetra të shovinistëve serbë dhe se ajo duhet kundërshtuar me kurajo politike nga të gjitha forcat shqiptare. Bëhet edhe më i qartë synimi politik i krerëve të Beogradit kur dihet se Kosova është rajoni më i populluar dhe 3 herë më i varfër se rajonet e Serbisë. Ndaj edhe politika shqiptare duhet të jetë urë aktive për kundërshtimin e këtij veprimi antishqiptar.
Në frymë vëllazërimi dhe të mirëkuptimit të plotë u trajtuan edhe shumë çështje të tjera të rëndësishme politike dhe u nënvizua nevoja e vazhdimit të kontakteve midis dy partive.
Korresp i “Zërit të popullit”
Ndryshimet...
Nga Roger Hallhag
President i Internacionales së Rinisë Socialiste
Pesë vjet më parë popujt nën Perandorinë Sovjetike çliruan, vetëven nëpërmjet revolucioneve demokratike paqësore. Në të njëjtën kohë ciluan marrë botën nga terrori i luftës së ftohtë dhe falsifikimi i së vërtetës prej regjimeve komuniste.
Edhe një herë fjala si barazi, solidaritet, paqe, drejtësi, socializëm e demokraci patën mundësi të gjenin vlerën reale të tyre pas një kohe të gjatë abuzimi me to.
Megjithatë, një përpjekje e madhe u bë nga e djathta liberale konservatore për t’i paraqitur ndryshimet si një fitore totale të saj dhe si mundësi për të rishikuar historinë sipas disa profetëve të verbër në mënyrën e tyre.
Të gjitha propozimet për barazi sociale apo për një rol serioz të shtetit, u deklaruan prej saj si të këqija të papranueshme pa bërë dallimin midis shteteve diktatoriale dhe atyre demokratike. E djathta gjithashtu përpiqet të ngjizojë fjalën socialdemokratët bëjnë luftën e kryqëzuar kundër komunizmit duke ndërtuar një lëvizje laburiste demokratike te fuqishme në të gjithë Europën.
Iluzionet e djathta për komunizmin u rrëzuan. Po kështu iluzionet e sotme të liberalizmit po rrëzohen. Prosperiteti nuk erdhi për të gjithë siç u premtua, por për disa grupe të privilegjuara. Dhe shumë e habitshme është se një pjesë e mirë e këtyre të privilegjuarve mbeten nga po ata që ishin edhe nën komunizëm. Punëtorët dhe nëpunësit si gjithmonë u duhet të punojnë jashtëzakonisht për të përballuar e përmirësuar jetesën e tyre.
Disiluzioni i djathtëshëm prej “socializmit real” të komunizmit dhe “demokracisë” së neoliberalizmit ka krijuar një humbje shprese. Të dyja këto ideologji që premtohen zgjidhje të shpejta të problemeve njerëzore dështuan. Në të dyja rastet këto zgjidhje vareshin nga një elitë. Por demokracia e vërtetë, progresi ekonomik dhe drejtësia sociale duhet të ndërtohen nga toka, nga qytetarët dhe për qytetarët. Dhe kjo nuk është e pamundur. Por kërkon disa kohë.
Një e ardhme e re pas shkatërrimit të komunizmit dhe përtej humbjes së liberalizmit është detyra kryesore e shokëve tanë socialistë e social-demokratë në Europën Qendrore dhe Lindore, si edhe e gjithë atyre që refuzuan të dy llojet e iluzioneve.
Suksesi i tyre në ndërtimin e një të ardhme të tillë në nuk do të jetë e gjithë ne. Sepse Europa s’mund të ketë më dy të ardhme.
Shpifja dhe e vërteta
Në realitetin e sotëm kontradiktor, shpesh plot paradokse të pabesueshme Përbindëshi i Shpifjes ulërin dhe zgjat kthetrat, kërkon viktima, ndërton masakrat morale, apo politike të kundërshtarëve, të personaliteteve dhe figurave të opozitës.
Faqe 2
Organizma parushatarakë për të kontrolluar opozitën
Faqe 3
Burgu turpëron Peshkopinë e demokracinë
-Ftesë për Komitetin Shqiptar të Helsinkit-
Faqe 6