16/01/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

16 janar 1996

Pragkrizë në tregun e bukës

Problemi i ditës përballë indiferencës shtetërore Tiranë 32 prodhues të bukës kërkojnë ndërhyrjen e shtetit për të evituar pasojat e padëshirueshme në furnizimin e popullit me bukë Shkodër Disa furra buke ndërpresin punën. Çmimi i miellit arrin mbi 37 lekë të reja kilogrami. Gjirokastër Java filloi me ngritjen e çmimit të bukës, i cili kapi shifrën 50 lekë të reja. Lexoni në faqe 7

Pas Mbledhjes së Aktivit Kombëtar të PD-së:

Servet Pëllumbi: "Berisha vazhdon të prezantohet si një president i keq" Faqe 2

Neritan Ceka:

"Më vjen keq që z. Berisha dhe Tritani vazhdojnë të merren me politikë"

Skënder Gjinushi

"PD dhe Berisha janë të rrethuar nga "kaplerët"

Shqiponja me dy kokë në flamurin tonë kombëtar nuk është as përçudnim dhe as monstër

Kujtese per Sali Berishen dhe ate qe e duartrokasin. Faqe 3

Konferenca e dytë studentore e rinisë eurosocialiste:

Imazhi ynë për Shqipërinë e re - shkollë e lartë moderne Imazhi ynë për Shqipërinë e re - shkollë e lartë moderne Faqe 4 - 5

Mesazh urimi

Zotit Jorge Sampaio President i Republikës së Portugalisë - Lisbonë Zotit Jorge Sampaio President i Republikës së Portugalisë - Lisbonë Jorge Sampaio PRESIDENTI I RI SOCIALIST I PORTUGALISË Presidenti i ri socialist i Portugalisë I nderuari mik, Fitorja Juaj dhe e Partisë Socialiste Portugeze që ju kandiduat në zgjedhjet presidenciale të datës 14 janar 1996, u prit me gëzim dhe entuziazëm edhe nga qindra mijrat e anëtarëve dhe simpatizantëve të Partisë Socialiste të Shqipërisë, partia me e madhe opozitare në vend. Më lejoni që me këtë rast të gëzueshëm, t'ju përcjell Juve dhe Partisë Socialiste Portugeze përshëndetjet më të mira të miqësore. Fitorja Juaj bindëse konfirmoi edhe një herë vlerësimin dhe drejtësinë e votës që elektorati portugez i dha Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare në vjeshtën e vitit të kaluar dhe besimin në rritje tek alternativat e saj. Në këtë drejtim, nuk mund të lëmë pa përmendur edhe ndikimin e vyer të zotit Maroi Soarez, personalitet i nderuar jo vetëm në Portugali, por dhe i lëvizjes socialdemokrate. Pwrfitoj nga rasti pwr t'ju uruar juve dhe qeverisë socialiste portugeze sukses dhe arritje të reja në drejtimin dhe qeverisjen e vendit, për të mirën dhe begatinë e Portugalisë mike. Dëshiroj gjithashtu të shpreh bindjen dhe besimin në forcimin, në të ardhmen, të marrëdhënieve miqësore e konstruktive ndërmjet dy partive tona, në bazë e vlerave më të mira të socializmit demokratik, për të cilat ne aspirojmë. Me siguri e konsideratëstime më të larta. Dr Servet Pëllumbi Zëvendëskryetar i Partisë Socialiste të Shqipërisë Tiranë, më 15 Janar 1996