17/01/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

17 janar 1996

Qeveria mbi Parlamentin

Vendimi i Qeverisë ndryshon ligjin e Parlamentit Qeveritarët do të verifikojnë pasurinë e qeveritarëve!?... Ndryshohet struktura e Komisionit të Verifikimit: 8 qeveritarë me një opozitar Dështon që në nisje operacioni qeveritar "Duart e pastra" Tiranë- Qeveria shqiptare ka goditur edhe një herë fort Parlamentin. Nisma e institucionit ligjvënës, "Qeveritarët përballë deklarimit të pasurive", e kthyer në ligj që më 8 Mars të vitit të shkuar, është komprometuar të hënën edhe më, pas një mbledhje të radhës të Qeverisë shqiptare. Kabineti ministror ka "votuar" të hënën në mesditë për kthimin e vendimit të një projekt-vendimi të reklamuar si antikorrupsion. Por mendimi iluziv se qeveritarët do të tregojnë xhepat përballë popullit është shuar, sipas propagandës së kohës me ritme të shpejta. LIGJ Nr. 7930, datë 8.3.1995 PËR DEKLARIMIN E PASURIVE TË ZGJEDHURVE DHE TË DISA DREJTUESVE E PUNONJËSVE TË SHËRBIMIT PUBLIK Neni 7 Subjektet e nençeve 1 dhe 2 të këtij ligji do të deklarojnë pranë Presidiumit të Kuvendit, deputetë të zgjedhurit, pranë Kryetarit të Këshillit të Ministrave, anëtarët e Këshillit të Ministrave, Gjykatës Kushtetuese e Gjykatës së Kasacionit, punonjësit e Shërbimit të Kontrollit të Shtetit e punësuar pranë kësaj drejtorie e në shërbimet e verifikimit nga kjo zyrë si pjesëtarë të saj. Mandati i tyre është 1 vit. Kuvendi Popullor cakton katër anëtarë, Këshilli i Ministrave dhe Gjykata e Kasacionit caktojnë nga dy anëtarë secili dhe një anëtar caktohet nga Shërbimi i Kontrollit të Shtetit. LIGJI Kuvendi Popullor cakton 4 anëtarë, Këshilli i Ministrave dhe Gjykata e Kasacionit caktojnë dy anëtarë secili dhe një anëtar caktohet nga Shërbimi i Kontrollit të Shtetit...". Vendimi "... do të përbëhet nga tre përfaqësues nga Parlamenti, tre nga qeveria, dy nga Kontrolli i Shtetit, një nga gjykatat, etj. gjithsej nëntë veta". Faqe 3

Përcartje elektorale

Rreth Aktiv[it?] Kombëtar të PD-së. Faqe 2

Shkatërrime masive në pemëtoret dhe vreshtat e Korçës

Faqe 7

Ne të braktisurit nga shteti denoncojmë

Shkruajnë nga Athina Vazhdojmë të jemi të tronditur, prandaj si njerëz të braktisur, pa asnjë lloj mbrojtjeje shtetërore, denoncojmë si më poshtë:... Ikëm nga Shqipëria sepse ngelëm pa punë, pa shtëpi, pa bukë pavarësisht se punuam nga 20-40 vjet dhe nuk na u shpërblye asnjë pikë djerse... .Kushedi sa e sa familje shqiptare banojnë këtu, sa fëmijë ndjekin shkollat greke, dhe, fatkeqësisht, sa e sa lypin në kryqëzime e semaforë. A e di Qeveria Shqiptare se sa janë të gjallë e sa janë të vdekur? Faqe 11

Tirana e kërcënuar nga mungesa e bukës

Dje ishin mbyllur rreth 30 furra Prognoza parashikon keqësim të gjendjes, ndërkohë që nuk ndihet ndërhyrja e qeverisë Rritja e çmimit të miellit shoqërohet me vjedhje në gramaturë Faqe 8

Sulmet kundër shtypit janë influencuar nga qeveria dhe partia në fuqi

Kufizimet e shtypit në Shqipëri Raporti i organizatës "Avokatët për te drejtat e njeriut" në Minesota te SHBA Kufizimet e shtypit ne Shqiperi Sulmet kundër shtypit janë influencuar nga qeveria dhe partia në fuqi Raporti i organizatës "Avokatët per te drejtat e njeriut" ne Minesota te SHBA Faqe 4