Presidenca altoparlanti i PD-së
Berisha s’ka ç’i bën Londrës dhe i bie “Zërit të Popullit”
Lexoni në faqen 4
Sekretari i Përgjithshëm i P.S.E. Zhan Fransua Vallin mbërriti në Shqipëri
Ditën e dielë, mbërriti në Tiranë Sekretari i Përgjithshëm i P.S.E. Zhan Fransua Vallin i cili do të drejtojë misionin e saj në Shqipëri.
Në aeroportin e Rinasit ai u prit nga nënkryetari i PSSH Ilir Meta dhe kryetari i PSD z. Skënder Gjinushi. Sot misioni i Partisë Socialiste të Evropës, do të zhvillojë takim me PSSH.
Zëdhënësi i PSSH
Kohë pune intensive në jetën e partisë
Kanë filluar konferencat e Partisë Socialiste në rrethe të ndryshme të vendit, në kuadrin e Kongresit të saj. Gjatë kësaj jave ato do të vazhdojnë në shumë rrethe të tjera të vendit. Kjo periudhë dhe ditët deri në Kongresin e Partisë do të jenë periudha më intensive për përgatitjen e Partisë Socialiste për fushatën e ardhshme elektorale.
Tri janë problemet kryesore që bëhen objekt diskutimi i kësaj konference. Së pari, ato diskutojnë dhe përpunojnë alternativat e Partisë Socialiste për të ardhmen e vendit në kuadrin e programit elektoral të partisë. Kjo është një punë e filluar prej kohësh prej komisioneve të posaçme që funksionojnë pranë Komitetit Drejtues të PS në rrethe dhe në qendër. Tani kjo punë gjen shprehje dhe konfirmim në forumet më të larta të partisë, siç janë konferencat e rretheve dhe kongresi i partisë.
Përpunimi i alternativës së Partisë Socialiste në rreth ka rëndësi shumëplanëshe. Ajo është pjesë e alternativës së Partisë Socialiste për gjithë vendin. Sado të mënçur të jenë njerëzit e partisë në qendër, programi elektoral i partisë nuk do të ishte i plotë pa u marrë edhe mendimi i mijëra socialistëve në bazë. Aktiv kombëtar të partisë për problemet e ekonomisë që u zhvilluan pak kohë më parë në Tiranë, treguan pikërisht potencialin e jashtëzakonshëm intelektual të partisë në bazë.
Së dyti, rajonet e ndryshme të vendit tonë, kanë specifikë të ndryshme ekonomike, sociale, specifikë që është e lidhur me fatin ekonomik kombëtar në përgjithësi. Kështu p.sh. problemet e naftës janë të rënda, janë probleme të ekonomisë kombëtare në përgjithësi. Si, por mendimi intelektual i socialistëve për këtë aspekt të rëndësishëm të ekonomisë kombëtare është i përqendruar në rrethet përkatëse. Prandaj është i domosdoshëm lidhja e kësaj mendimi atje ku është realisht, pra në bazë për të ndërtuar alternativat e përshtatshme në këto fusha. Aktiv i PS të rrethit të Fierit, organizuar me dije më parë në një aktiv kombëtar problemesh të naftës, është shprehje e seriozitetit për të dëgjuar mendimin e kualifikuar e specialistëve në këtë fushë. Kuresenca e partisë e rrethit të Fierit ka pra në dorë një mendim të kualifikuar mbi të cilin, ndërton alternativa të saj për këtë fushë. Kështu mundet që përfundimi edhe këtë muaj [?].
(Vijon në faqen 4)
Hasan Selenicën e vranë pas paralajmërimit në gazetën "Tribuna Demokratike"
Hasan Selenicën dhe Sulo Starjen këto kohët e fundit e gjithë e dinin të vdekur, por, po fatkeqësisht pasi do të ishin harruar një pjesë e atyre krimeve që ata kanë bërë jo vetëm në Kolonjë por në gjithë Shqipërinë.
Shqipëria juve ju kërkon gjallë a vdekur, datën e vritni të mund të flitnin ata do t’u gjendej, gjithkujt i kalnin nëpër dhe këmbë.
Faksimile marrë nga gazeta Tribuna demokratike e datës 27 dhjetor 1995
Lexoni në faqen 11
Refleksione pas një bisede telefonike me gjeneralin e zjarrfikësave
Faqe 5
Berat
Eurosocialistët 12 orë në dhomat e izolimit
Faqe 3
Ramiz Alia dy orë në prokuror
Faqe 5
5 vjet burg për 800 mijë dollarët e skandalit epidam
Faqe 6
Aktiv kombëtar i Partisë socialiste për problemet e naftës
Studiues, shkencëtarë, inxhinierë e punonjës të tjerë të naftës nga Fieri, Lushnja, Kuçova e Vlora morën pjesë në aktivin kombëtar të naftës, organizuar nga Partia Socialiste e që u zhvillua në një nga sallat e selisë së PS-Fierit.
Punimet e aktivit i çeli Gramoz Ruçi, Sekretar i Përgjithshëm i PSSH, i cili vlerësoi punën serioze, angazhimin profesional të specialistëve të naftës në zgjidhjen e problemeve që preokupojnë këtë sektor jetik të ekonomisë sonë kombëtare.
...Në aktiv u mbajt një referat dhe 6 kumtesa, të gjitha të nivelelit bashkëkohor. Dr. Maksim Shuli dhe Dr. Josif Rrapi, në referatin e tyre trajtuan probleme që kanë të bëjnë me gjendjen e sektorit të naftës në vend dhe alternativat e PS-së. Rënia drastike e prodhimit të naftës 60% në 95-ën në krahasim me vitin 1991, dëmtimet e shkatërrimi i një numri të madh pajisjesh teknologjike, nxjerrja jashtë pune e një pjese të konsiderueshme të fondit aktiv të puseve, vlerat minimale të investimeve për naftë dhe gaz janë pasojat kryesore të reformës së aplikuar të naftës në këto 4 vjet. Sipas referuesve jo vetëm investimet në naftë janë zvogëluar por edhe ato që janë realizuar nuk kanë patur strategji dhe program të saktë.
Faqe 8-9
ADA AIR
TASHMË EDHE NË MËNGJES NGA TIRANA.
ME TRENAT NGA BARI, BRENDA PASDITES
JENI KUDO NË ITALI.
I GJITHË UDHËTIMI ME AVION DHE TREN
VAJTJE - ARDHJE RRETH 299 000 LIRETA.
ADA AIR
TEL. E FAX 2733 06
Une [?]
...una Vukaj [?] rale, por nga vetë shteti, [...] hu miqtë me krijimin dhe vep- paraprijë marrëdhënieve tona.