Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

E shtunë 27.1.1996

Dëshmohen përpjekjet e PD-së për të shtënë në dorë gazetën "Koha jonë"

Dje policia bllokoi të gjitha makinat e agjensisë së shpërndarjes së shtypit "Press transport". Nuk shpërndahen gazetat "Koha jonë", "Gazeta Shqiptare", "Lajmi i ditës" etj Nikollë Lesi: "Tritan Shehu dhe Kolec Topalli më kanë kërkuar të kaloj gazetën djathtas. Nëse do të kisha vepruar kështu këto nuk do të kishin ndodhur". Dje policia bllokoi të gjitha makinat e agjensisë së shpërndarjes së shtypit "Press transport". Nuk shpërndahen gazetat "Koha jonë", "Gazeta Shqiptare", "Lajmi i ditës" etj Dëshmohen përpjekjet e PD-së për të shtënë në dorë gazetën "Koha jonë" Nikollë Lesi: "Tritan Shehu dhe Kolec Topalli më kanë kërkuar të kaloj gazetën djathtas. Nëse do të kisha vepruar kështu këto nuk do të kishin ndodhur". Shoqata e gazetarëve profesionistë të Shqipërisë proteston ndaj bllokimit të shpërndarjes së gazetave nga policia e Tiranës Intervistë me Pietro Zanonin Lexoni më hollësisht në faqen 4
Nikollë Lesi Tritan Shehu Kolec Topalli Thoma Gëllçi Shqipëri Tiranë

Me trutë e Pietro Zanonit?

Shënim i ditës Përreth një viti më radhë në faksin e gazetës "Zëri i popullit", në person nga Italia dërgonte një herë në javë nga dhjetë metër faks me një material interesant asgjë tjetër veç fotografisë së tij dhe me nënshkrimin poshtë:Pietro Zanoni, zyrë e shtypit, Bari, Itali. Biseda më e rëndomtë që bëhej me këtë rast ishte: kush na e bëri peshqesh këtë psikopat? Insistimit tonë në telefonic që ai të mos na dërgonte më fakse na u përgjigj duke mbërritur vetë një ditë në derë të redaksisë, i veshur me tuta, i palarë dhe me një kasetofon të tregut te brezi e me çorape në këpucët e vesh. Ky person ishte Pietro Zanoni që deri në atë moment na kishte bërë trutë si tridhjetë bobina me letër faksi. Por me pak mundim ne mundëm që t'i mbyllim faksin pavarësisht që ai ishte gati të dëshmonte për lidhje mafioze midis shumë qeveritarëve shqiptarë dhe Koza Nostres, për vrasje politike dhe vjedhje të shumta me dhjetëra qeveritarëve të vendeve e çfarëdo tjetër që pille mendja tij e sëmurë. Dhe e erdhi një ditë të bëhej personazh i gazetave shqiptare. Gjithmonë kemi patur përgjegjësinë që në luftën politike nuk mund të futësh psikopatët, aq më tepër ata që janë jashtë-kufijve, sepse edhe këta që janë në vend janë tepër. Por ja që ndërsa prej dy vjetësh gazetat shqiptare nuk u hapen rrugë lajmeve alla Zanoni dhe i mbyllin faksët, doli shteti shqiptar dhe partia në pushtet që nuk i hapi derë e një faksi por vetë radiotelevizionin shqiptar, agjensinë telegrafike dhe gazetat qeveritare. Është e kuptueshme që edhe ata që e publikojnë Zanonin e dinë se kush është por kjo nuk ka rëndësi për ta. Mjafton që doli një njeri që pranon të thotë ato që i interesojnë pushtetit në një moment të caktuar. Nuk është vështirë që të dallojmë cinik të deklaratës së Partisë Demokratike dhe dëshira që i çorët edhe pak prej shpifjeve të bëra të zënë vend te besojnë. Këtu nuk është fjala thjesht për një sulm tjetër të zakonshëm kundër shtypit të lirë dhe së shtypur, por akuzohen edhe struktura legjitime të shtetit shqiptar siç janë të gjithë deputetët e opozitës që thuhet se marrin rregullisht shpërblime nga shërbimet sekrete serbe. Kjo tregon qëllimin e vërtetë se përse sajohen dhe amplifikohen ngjarje të tilla: E para është që të spostohen vëmendja nga problemet e vërteta që shqetësojnë shoqërinë shqiptare. Shtypi botëror dhe organizata tepër prestigjioze në botë kanë bërë akuza serioze për autoritetet shqiptare. Janë dhënë me dhjetëra fakte që flasin për thyerje të embargos ndaj Serbisë, për tregtinë e armëve, për mijëra e masakrave të përleshjeve ndëretnike, për depozitimet pasurve të pushtetarëve në bankat e Londrës etj, etj. E dyta për të përlyer sa të mundin më shumë ata që përgatiten të vijnë në pushtet duke përhapur psikozën se "edhe këta njëlloj si ne" tjerët janë, bile-bile të lidhur me Serbinë. Një qëllim i tretë është që me anë të sajimit të skandaleve të pashershme dhe të çuditshme të arrihet që të shkatërrohet opinioni publik shqiptar që asgjë që thuhet në media dhe shtyp të mos jetë e besueshme. Për të bërë dhe një punë çfarëdo duhen djersë dhe mend, duhen këshillat e specialistë. Aq më tepër për një shtet që e zëmak këto 10 e shumicë e që do përgjegjësi. Por nëse shtetit mëmëdhe e Pietro Zanonit apo të bëhet bashkëpunëtor me të, atëherë ai nuk harxhon vetëm tridhjetë bobina faksi. Ai që tani ka filluar e harxhojë disa ton letër dhe dhjetëra orë të humbura për shqiptarët. E këto nuk janë mendë të Pietro Zanonit. Thoma Gëllçi
Thoma Gëllçi Rustem Gjata Itali Bari Shqiptare Serbia Londër

Rustem Gjata në dilemë...

Çfarë të bëjë kryetari i Gjykatës Kushtetuese: Të pranojë ligjin "Antigenocid", apo t'u fshihet dosjeve të së kaluarës?... Faqe 5
Rustem Gjata

VOILÀ LES ZONES QU'ON AURAIT DÛ OCCUPER EN PREMIER ! CHAÎNES TÉLÉ RADIOS PRESSE