01/02/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

1 shkurt 1996

Dje në Tiranë Përleshje me policinë

Arrestohet gazetari i gazetës "Koha jonë" Altin Hazizaj Dje, me kërkesë të Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, forca të policisë ndërhyjnë forcërisht, për të nxjerrë nga banesat rreth dyzet familje ish të përndjekur politikë. Rezistencës së këtyre familjeve forcat e policisë i kanë kundërvënë dhunën dhe represionin, ashtu sikundër edhe herë të tjera. Dhe rezultati; të plagosur dhe të shtruar në spital nga të dyja palët. Pa dashur marrim për- e cila na qenka kujtuar se është zënë padrejtësisht një pallat. Po a nuk është zënë padrejtësisht gjysma e Tiranës? A nuk janë ngritur mijëra kioska duke prishur sipërfaqet e gjelbëruara?… Përse bashkia nuk ka kërkuar edhe për prishjen e tyre ndihmën e forcave të policisë? Gjithsesi, edhe gjatë operacionit të djeshëm policor nuk ka shpëtuar përsëri gazeta “Koha Jonë”. Sipas zëdhënësit serioz të Ministrisë së Brendshme, gazetari i saj Alin Hazizaj “në përpjekje për të hyrë në zonën e intervenimit policor ka goditur me grushta dy nga policët …” dhe për këtë është arrestuar.

Gjykata Kushtetuese në krizë

Dje në Gjykatën Kushtetuese, Rustem Gjata, shpalli kushtetues dy ligjet, "antigjenocid", dhe "për verifikimin e figurave" Sipas ligjit kushtetues, në rast se Gjykata Kushtetuese nuk është në gjendje të vendosë me shumicë votash për probleme që i ka në kompetencë e për të cilat i kërkohet të shprehet, ajo gjykatë duhet të shpërndahet. Gjykata Kushtetuese Rustem Gjata, kryetar Veli Budo, anëtar Zija Vuci, anëtar Franc Jakova, anëtar Alfred Karamuço, anëtar Metush Saraçi, anëtar Hilmi Dakli, anëtar Tre muaj më parë social-demokratët Gjinushi, Milo, Apostoli si dhe socialistët Dokle, Abdiu, Majko ju drejtuan Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë me kërkesat për deklarimin antikushtetues të nenit 3 të Ligjit nr.8001, datë 22.09.1995 "Për genocidin dhe krimet kundër njerëzimit kryer në Shqipëri gjatë sundimit komunist për motive politike, ideologjike dhe fetare" si dhe "ligjit nr.8043, datë 30.11.1995 "Për kontrollin e figurës së zyrtarëve dhe personave të tjerë që lidhen me mbrojtjen e shtetit demokratik". Gjykata Kushtetuese u “zvarrit” në datat 30 tetor ’95, 10 nëntor, 17 janar ’96 të jepte vendim por asgjë e tillë nuk u bë duke reklamuar motivime absurde të tilla si “ligjet nuk janë botuar ende në Fletoret Zyrtare”. Shumëkush në ambientet politike të opozitës tha pas kësaj se “komandanti i përgjithshëm” z.Berisha e ndihu edhe më tej, drejt “zvarritjes”

Mbi projektligjin për zgjedhjet parlamentare

Ligji për zgjedhjet ka rëndësi të veçantë për jetën politike të vendit. Për këtë arsye, në kohën e sotme, shumë konstitucionalistë janë shprehur në favor të përfshirjes së parimeve kryesore të sistemit të zgjedhjeve në Kushtetutë, për të shmangur rrezikun që çdo shumicë parlamentare të ndryshojë sipas konjukturave këtë sistem, i cili, siç thotë politologu i njohur Xhovani Sartori “është instrumenti specifik manipulates i politikës”. Gjithsesi dhe pa u përfshirë në Kushtetutë, në praktikën e çdo demokracie parlamentare, miratimi i ligjit të zgjedhjeve bëhet pasi arrihet një konsensus sa më i gjerë, pas diskutimeve që mund të vazhdojnë edhe gjatë, siç po ndodh aktualisht në Itali. Përpjekjet për të imponuar një sistem elektoral, duke shfrytëzuar mazhorancën e çastit vijnë ndesh me kërkesën e shprehur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga Bashkimi Europian dhe nga një sërë organizmash ndërkombëtare që zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri të jenë “të lira e të ndershme”. Faqe 5

Takime të përfaqësuesve të PSSH në ambasadat e SHBA, Bashkimit Europian dhe Federatës Ruse.

Nënkryetari i PSSH Ilir Meta dhe deputeti Kastr(i)ot Islami zhvilluan dje takime në selinë e ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bashkimit Europian, dhe të Republikës së Federatës Ruse. Në këto takime ata i njohën diplo-matët me vërejtjet e PSSH dhe grupit parlamentar të saj lidhur me projektligjin elektoral të paraqitur nga Partia Demokratike i cili komprometon zgjedhjet e lira dhe demokratike. Zyra e shtypit dhe e informacionit e PS

faq[?] nr 1 [?] Sh/19345

Deputeti Teodor Keko denoncon një skandal të madh qeveritar

Qeveria Meksi ka financuar me 250 mijë dollarë gazetën Albania Faqe 6 [tekst në imazhin e gazetës së riprodhuar:] Albania Të rejat e fundit m[…] … Dinamiti është vendosur në q[…] Socialistët dhe “pashkuinët” e […] Tremt[…]

Lajmërim

Redaksia e gazetës “Zëri i Popullit” kërkon të punësojë 10 vajza të moshës deri në 25 vjeç në sektorin e marketingut. Preferohen me arsim të lartë dhe të kenë aftësi komunikimi. Të interesuarat të paraqiten në administratën e gazetës çdo ditë nga ora 10.00 deri në orën 11.00. Redaksia