15/02/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

15 shkurt 1996

Prova e dështimit

Editorial Ditët e fundit nuk mbeti në periferi të vëmendjes së opinionit një vizitë e shpejtë e Presidentit Berisha në fshatin Synaj të Kavajës, ku ai u përpoq përmes një fjale patetike të ngjallte në këtë dimër të ftohtë entuziazmin popullor për sukseset e saja madhështore të qeverisjes së Partisë Demokratike. Ngjarjen e transmetoi TV-ja, madje dhe e përsëriti. Megjithatë fothetësia e rrethit plotësisht atë. Përse dështoi prova gjenerale në Synaj në këtë prag të fushatës elektorale? Përse njerëzit i largohen si djalli nga temjani PD-së, përse ka ikur një herë e mirë koha e entuziazmit të mitingjeve të saj, për të s’ka tashmë as salla të mbushura, s’ka as gjashta lart, s’ka thirrje “liri-demokraci”? Synaj dështoi për faj të Berishës. Kaq shumë janë mësuar njerëzit ta shohin portretin e tij në ekranet e TV e në faqet e para të gazetave, sa që, e themi me keqardhje, ata ndjejnë një lloj bezdisje, një ngushtim të hapësirave të mendimit të lirë e të nevojave intelektuale që kanë, një dhunë mbi gjykimin e tyre politik. Po nuk është vetëm ky faktor që dështoi mitingu i Synajit. Kreu i shtetit shkoi atje për të kujtuar një ngjarje të para 6 vjetëve më parë, ndërkohë që askush nuk ishte kujtuar për 5 vjetorin e saj që përbënte një jubile. Organizatorët e mitingut nuk arritën të mbledhin më shumë se një turmë 200-300 fëmijësh, se sa të improvizonin ngritjen e çështjes lart nga disa njerëz të rastit. Pati edhe ndonjë thirrje “liri-demokraci”. Ky ishte skenari i këtij dështimi. Qëllimi i këtij spektakli ishte i trefishtë. Së pari, të testojë nëse me rrugën e mitingjeve mund të fillojë fushata e ardhshme elektorale. Pra, e thënë ndryshe, a mundet të përsëritet para 22 Marsit dhe parlamentarëve, njëra e përcjellur si fitore e bujshme, tjetra si një dështim po i tillë. Me sa duket në fushatën e re elektorale PD-ja nuk do të jetë në gjendje të organizojë më mitingje. Këtu e ka tragj— ngjarja e Synajit. Së dyti, me problemet dhe klimen që u krijua në mitingun e Synajit u bë prova nëse me parrulla e luftës kundër… (Vijon në faqen 2)

Përfaqësuesit e shtetit legalizojnë gjakmarrjen

Skandal: Në vend të shtetit juridik, shteti i kanunit Mblidhen bajraktarët për të përshtatur kanunin - Vendosin: gjaku të merret deri në tre breza Mblidhen bajraktarët për të përshtatur kanunin - Vendosin: gjaku të merret deri në tre breza Në takim merrte pjesë kryetari i komunës së Mesit, Fas Shabai, deputeti i zonës, Gëzim Luli, shefi i policisë Ferid Hajdari etj. Faqe 2

Shoqata e të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë nuk e mbështet më PD-në

Faqe 4

Do të kërkohet mocion mosbesimi ndaj Gjykatës Kushtetuese

Faqe 5

Njoftim për shtypin i zëdhënësit të kryetarit të PSSH Fatos Nano

Më datën 13.2.1996, në Burgun e Bënçës, u mbahet i izoluar politikisht dhe fizikisht nga regjimi i Berishës, Kryetari i PSSH-së Fatos Nano, mori kontakt me një grup hetuesish të Prokurorisë së Tiranës, të cilët kërkuan dësh- Më datën 13.2.1996, në Burgun e Bënçës, u mbahet i izoluar politikisht dhe fizikisht nga regjimi i Berishës, Kryetari i PSSH-së Fatos Nano, mori kontakt me një grup hetuesish të Prokurorisë së Tiranës, të cilët kërkuan dëshmitë e tij për disa ngjarje të vërtetuara në periudhën e vitit 1991 kur z. Nano kryente detyrat e Kryeministrit të Shqipërisë. Z. Nano bëri këtë deklaratë për prokurorinë dhe për opinionin publik: 1. Veprimtaria ime si kryetar i Këshillit të Ministrave në periudhën 25.02.1991 deri 04.06.1991 është legale, e dokumentuar dhe publike. Në çdo rast dhe në të gjitha veprimet ajo ka qenë dhe mbetet krejt në përputhje me ligjshmërinë në fuqi dhe me detyrat funksionale kushtetuese të Qeverisë së asaj kohe për përgatitjen dhe garantimin e zgjedhjeve të para të lira e demokratike në Shqipëri, për sigurimin e ushqimeve bazë për tregun, të elektricitetit, të rendit dhe të jetës së njerëzve si dhe për fillimin e reformave ekonomike e të hapjes me botën. 2. Në asnjë rast veprimtaria ime si Kryeministër dhe si anëtar i Këshillit Presidencial nuk ka qenë në anën e keqbërësve dhe as në dobi të individëve apo të forcave të errëta të pakontrolluara nga ligji, brenda apo jashtë vendit, që synonin destabilizimin e gjendjes. Kjo veprimtari nuk përmban asnjë aspekt të fshehtë apo të pamirë dhe është krejtësisht e pasqyruar në protokollet zyrtare të kohës. 3. Uroj dhe dëshiroj që organet e drejtësisë të ndriçojnë plotësisht dhe përfundimisht të vërtetën dhe të ndëshkojnë fajtorët realë për vrasjet e 2 prillit 1991 në Shkodër etj. Angazhimi im zyrtar, politik dhe qytetar për këtë qëllim ka qenë dhe mbetet i pakushtëzuar dhe përkrah familjeve të viktimave në mbrojtje të ligjit. 4. Shprehu keqardhjen dhe mosapajtimin tim që prokuroria dhe organe të tjera të specializuara, të instrumentalizuara dukshëm nga pushteti për goditjen dhe penalizimin arbitrar të kundërshtarëve politikë, vazhdojnë të merren me 2 prillin vetëm në funksion të urdhrave dhe skenarëve elektoral-politik të regjimit të Berishës. Si qytetar dhe si Kryetar i partisë më të madhe të opozitës, i burgosur dhe i persekutuar politikisht pikërisht me skenarë dhe instrumente të tillë, unë i denoncoj këto veprime dhe ata që i urdhërojnë e zbatojnë. Për pasojë ashtu si deri më sot, nuk do të pranoj të përfshihem as me hir as me pahir në skema të tilla që luajnë me gjakun e viktimave dhe me shtetin ligjor. Qëndrimi im ndaj këtyre organ(eve) nuk do të ndryshojë për sa kohë që ato dhe titullarët e tyre do të vazhdojnë t’u nënshtrohen urdhrave primitive të regjimit dhe jo parimeve demokratike të shtetit ligjor. Zëdhënësi i Kryetarit të PSSH Fatos Nano Tiranë, më 15.2.1996

Takim i ambasadorit të Republikës Popullore të Kinës

Në selinë e Partisë Socialiste: Dje në selinë e Partisë Socialiste nënkryetari e saj Namik Dokle dhe Ilir Meta pritën ambasadorin e Republikës Popullore të Kinës z. Tao Miaofa në një takim lasim-tumire, me rastin e largimit të tij dhe detyrën tjetër. U shkëmbyen mendime lidhur me zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve e të miqësisë midis dy popujve dhe dy vendeve. Përfaqësuesit e PS shprehën kënaqësinë që në këto marrëdhënie tashmë kanë kaluar nga mitingje antikineze deri në vizitat e nivelit më të lartë. Njëkohësisht ata konfirmuan për angazhimin e PS në zhvillimin e qëndrueshëm e të mëtejshëm të këtyre marrëdhënieve. Ambasadori Tao Miaofa vlerësoi qëndrimet e qarta e të hapura të PS lidhur me marrëdhëniet midis dy vendeve dhe shprehu besimin se ky bashkëpunim do të forcohet më tej në të ardhmen. Zëra e shoqit të PS