16/02/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

16 shkurt 1996

Konturet e riizolimit

Editorial Paradje, Gjykata Kushtetuese kospi[?] përfundimisht çështjen Brozi. Ajo në një vendim të saj justifikon të gjitha veprimet antidemokratike që u bënë për shkarkimin e ish kryetarit të Gjykatës së Kasacionit, duke manifestuar edhe një herë e përfundimisht vartësinë e saj nga pushteti politik. U bë shkak kjo ngjarje për t’iu rikthyer një teme që është në rend të ditës - pozitës së Shqipërisë në raport me Europën, SHBA, organizmat ndërkombëtare, temë që u riaktivizua jo nga një njeri dukshëm por nga politikanë i shquar Akile Oketo, i cili profetizoi para pak kohësh mundësinë e një riizolimi të Shqipërisë. Zotit Oketo mos i dalhtë kurrë fjala! Por qëndrimet e qeveritarëve tanë në jetën politike të vendit, në përpjekjet që po bëjmë për instalimin e demokracisë, janë kaq voluntariste, shpesh herë kaq hap-tazi antidemokratike, saqë fjalët e zotit Oketo duhet t’i vlerësojmë me seriozitetin më të madh. Konturet e riizolimit të Shqipërisë kanë nisur jo sot, por shumë kohë më parë. Ishte data 6 tetor 1995, kur pas shkarkimit antidemokratik të zotit Brozi, Departamenti Amerikan i Shtetit në një deklaratë të tij Nr. 3 për Shqipërinë theksonte: “SHBA janë shumë të shqetësuar (kupto për çështjen Brozi) ... kërkesave tona... autoritetet shqiptare nuk u janë përgjigjur kënaqshëm... zhvillimet më të fundit në Shqipëri vënë në pikëpyetje palëmin me Aktin Final të Helsinkit”. Po të kujtojmë se kjo deklaratë e rreptë që vinte nga Amerika bëhej vetëm pak javë pas vizitës që u quajt me të drejtë historike të zotit Sali Berisha në Washington, atëherë arrin në përfundimin se administrata e zotit Klinton dhe gjithë politika amerikane kanë qenë seroze ndaj politikës që ndjek Partia Demokratike në Shqipëri dhe sjelljeve të vetë zotit Berisha. Fakti që sot nga propaganda e partisë në pushtet pothuajse është harruar kjo vizitë në SHBA, që që nuk vjen nga e vërteta se amerikanët janë të kënaqur me fushatën elektorale e (Vijon në faqen 2)

Tatëpjeta e Lekut

Priten rritje të reja të çmimeve Monedha shqiptare zhvlerësohet jo më ditë, por me orë. Gjatë muajit të fundit leku ka humbur 11% të vlerës së tij. Zhvlerësimi i lekut, shkurtim i importeve, rritje e çmimeve, pasqyrë e qeverisjes. Tronditjet qeveritare sjellin tronditjen e monedhës. Në Shqipëri mund të ndodhë edhe e kundërta Faqe 7

Meksi në mes të gjakmarrjes

Interpelancë e kërkuar nga deputetët socialistë Die në Parlament Faqe 4 - 5

Nga vizita e Presidentit Berisha në Berat

Hysen Gishti pronar i serave në Ottlak të Beratit komplet të shkatërruara gjatë periudhës së tranzicionit (me qëllim që t’i blejë Hyseni, i pari i PD-së në këtë zonë) ka bërë pesë javë specializim në Izrael. Berisha: Ç’farë të mungon gjë këtu nga ajo që pe në Izrael? Hyseni: Vetëm piktatorja ... Berisha: Piktatorja ... Hyseni: Do ta marr por prapë në Izrael ... Prioritet i fundit rural tha Presidenti Berisha do të jetë ujitja. Vetëm për këtë janë parashikuar 40, 50 milion dollarë investime në vend. Në këtë fushë Berati nuk përjashtohet edhe nga disa projekte pilot të Bankës Botërore. Bujqit dhe përfaqësuesit e drejtorisë bujqësore në Berat kanë sugjerimet e tyre. Hyseni: Sikur Lushnja të prodhojë plasmas e ..., të vihet në punë, edhe Banka Botërore ta ndihmojë. Edhe Durrësi e...e të prodhojë tubo ... Berisha: Në rast se pronartët e fabrikës të plasmasit ose të gomës të Durrësit, do të gjejnë treg për tubat me mund t’i ndihmojmë ata me kredi. Një specialist: Mundësisht për këtë periudhë për shembull të hiqen fare për mua tarifat doganore sidomos për farërat siç kërkon Hyseni farëra të cilësisë së lartë për sera, apo tjetri apo tjetri. Berisha: Unë këtë do ta garantoj që ... sapo të kthehemi do t’i kërkoj qeverisë t’i heqi. T’i heqi. Përsa u përket fidanave do të konsultohem me ekspertët ... Presidenti Berisha përgëzon këtë biznesmenë për shembull pozitiv që ata përcjellin në shfrytëzimin e hapësirave potenciale që jep ekonomia e tregut në Shqipëri. Nga kronika e TV

Mesazh falenderimi i Kancelarit austriak Franz Vranitzki, drejtuar zvëndëskryetarit të PSSH Servet Pëllumbi I dashur mik, Shumë faleminderit për urimet tuaja për suksesin tonë në zgjedhjet e përgjithshme në Dhjetor. Siç e dimë, kushtet e këtyre zgjedhjeve nuk kanë qenë të lehta për ne, por rezultati i tyre është shprehje e një mbështetjeje më të madhe për politikat social-demokrate, qëllimet dhe prioritetet tona. Ai tregon dëshirën e qartë e popullit austriak që socialdemokratët të vazhdojnë përgjegjësinë e drejtimit të qeverisë. Në këtë sens ne po përpiqemi tani të formojmë qeverinë e re, me qëllim me vazhdimin e punës tonë për Austrinë në të ardhmen dhe thellimin e bashkëpunimit ndërkombëtar me miqtë tanë në mbarë botën. Edhe një herë ju faleminderit për letrën tuaj. Përshëndetjet më të mira Franz Vranitzki

Eurostarova ’96

Nën gjykimin e politikanëve Faqe 3

Nga Dritëro Agolli

Lexoni nesër Filloi bombardimi kundër “frontit të kuq”