Shënim i ditës
Nuk kanë fund marrëzitë e pushtetarëve tanë, të cilët në luftën për mbajtjen e pushtetit me çdo kusht e me çdo mjet, tani së fundi kanë aktivizuar edhe kartën serbe. Mbështetur mbi “zbulimet” e një të lajituri, të quajtur Xanone, shtypi i partisë në pushtet po u fryn prej disa javësh të ashtuquajturave financime sekrete serbe për Partinë Socialiste të Shqipërisë. Nuk ia vlen të merresh fare me këto ëndrra haluçinantesh. Për fakti që shtypi zyrtar i Tiranës po angazhohet haptaz në luftën midis forcave politike në Beograd, duke bërë karta të vetat herë antishqiptarin Sheshel, herë UDB-në e Millosheviçit dhe herë ultranacionalistin serb Drashkoviç tregon se punët e errëta të pushtetarëve tanë në dëm të çështjes kombëtare, unitetit aq të domosdoshëm para zgjedhjes së drejtë të saj, tani po japin fryte. Me këtë rast nuk mund të mos kujtojmë se në gjithë vitet e sundimit të diktaturës komuniste në Shqipëri, karta serbe ka shërbyer për të goditur kundërshtarët politikë të regjimit, duke filluar me K.Xoxen e deri te M.Shehu. Edhe sot skenari është tepër i thjeshtë: sipas “të besuarit” Xanone, socialistët shqiptarë janë të shtirur për ca milionë dollarë tek Beogradi, prandaj ata nuk duhet të vijnë në pushtet me zgjedhjet e ardhshme, sepse kjo do të thotë t’ia shesësh Shqipërinë Serbisë. As më shumë e as më pak, kështu realizohet krimi më i madh kombëtar – ëndrra më se 100-vjeçare e Serbisë do t’u bëka realitet falë tradhëtisë së N.Dokles dhe stafit të gazetës “Koha jonë”. Naviteti i autorëve të këtij skenari është nën nivelin e logjikës femërore dhe i bën hon-sana të gjithë atyre që vërtetë kanë punuar në rrjedhën e viteve për interesa antikombëtare. Edhe skenarët me supërmenë janë më realë e më të përmbajtur në fantazira. Por s’ke ç’pret tjetër në luftën politike në këtë prag-fushate elektorale, kur propaganda e një partie që ka pushtetin është në duar nallbanësh. Duket bërë lehonë ca marrëzira si kjo, pra për loja rreln në përçerën e Serbisë të krerëve të partisë më të madhe të opozitës në vend, kërkohet të spostohet vemendja nga pyetja e ligjshme e çdo shqiptari: çfarë bënë Partia Demokratike dhe Presidenti Berisha për zgjidhjen e drejtë të çështjes sonë kombëtare dhe për fatin e Kosovës, probleme madhore këto të programuara mbi të cilin morën votat 4 vjet më parë? Zgjidhja e drejtë e kësaj çështjeje nuk ka lëvizur thuajse asnjë centimetër më përpara gjatë qeverisjes së PD-së. Tani që është momenti për të dhënë llogari për këtë objektiv kombëtar, që ka vënë para provës së seriozitetit çdo forcë politike shqiptare dhe gjatë qeverisjes së PD-së u tregua, paçka që mund të thuhet “me një diletantizëm të pashembullt, shpikën lodrat me ushtarë e ca agjenci, pretenduan krerët e nacionalizmit serb, hapën në skenën e luftës politike sharlatanët e gazeta bulevardit. Le të presë edhe ky skenar do të pluhuroset në turpin e atyre që e sajun.
Filloi bombardimi kundër Frontit të Kuq
Për zotin Sali Berisha pluralizmi ka qenë i dobishëm dhe i mirë përpara se ta merrte pushtetin, kurse pas marrjes së pushtetit, ai është demprurës, që sjell fatkeqësi dhe që krijon një “front të kuq” kundër demokracisë.
Faqe 2-3
Durrës
Shpresa Nikolla denoncon
“Ka dashur të
Tiranë
Vidhet një
Dhunëtë t’i jep natyra, aktori i përsos ato
“Ka dashur të më helmojë kunati i Luan Mallteziut”
Durrës — Shpresa Nikolla denoncon
Durrës
Shpresa Nikolla denoncon
“Ka dashur të më helmojë kunati i Luan Mallteziut”
Faqe 6
Vidhet një kioskë pranë Ministrisë së Brendshme
Tiranë
Dhuntitë t’i jep natyra, aktori i përsos ato
Intervistë me Artistin e Merituar Lazër Filipi
Faqe 9
Mbledhje e zgjeruar e Kryesisë së PS
Fushata Elektorale dhe detyrat për shtypin e propagandën
Në kuadrin e organizimit të fushatës elektorale, më datë 16.02.1995, u zhvillua mbledhja e zgjeruar e Kryesisë së Partisë Socialiste ku merrnin pjesë të ftuar dhe intelektualë specialistë të problemeve të propagandës e shtypit.
Nga diskutimet u analizua e gjithë veprimtaria diverse e propagandës së Partisë demokratike përmes gazetave të saj RD, Albania, TD dhe përmes aktivitetit antipozitë të RTV. Sulmet e vazhdueshme e pusetit aktual në aspektin politik dhe së fundi financiar kundër shtypit opozitar në përgjithësi u konsideruan si shkalëzime të rrezikshme në luftën politike që pushtetari autoritar ushtron ndaj opozitës.
Dr. Servet Pëllumbi, i cili drejtoi mbledhjen, duke vlerësuar materialet e përgatitura dhe diskutimet e bëra bëri konkluzionet e takimit. Ai rikonfirmoi idenë se propaganda në përgjithësi dhe shtypi si element i saj në veçanti i realizuar nëpërmjet gazetës “Zëri i popullit” duhet të konceptohet si një nga mjetet e fuqishme të fushatës së ardhshme elektorale. Ajo do të integrohet në një mënyrë më të zhdërvjellët me të gjithë aktivitetin politik të Partisë Socialiste. Propaganda e PS, në dallim nga ajo e PD do të jetë serioze dhe intelektuale sepse alternativa e socialistëve është superiore dhe përballë një partie demokratike të zhveshur moralisht dhe që përpiqet duke përdorur një propagandë të bazuar në shpifjen, mashtrimin dhe diversionin.
Propaganda e Partisë Socialiste do të vendoset në një nivel të ri si përsa i përket zgjerimit sasior ashtu edhe rritjes së cilësisë. U përcaktuan gjithashtu masat dhe detyra konkrete për të vendosur në raporte më optimale elementët e shtypit gjatë fushatës së ardhshme, informacion, analizë, kundërveprim dhe marketing politiko-gazetaresk. Gjithashtu detyra të veçanta iu përcaktuan shtypit socialist për të kompensuar veprimtarinë antipozitë të RTV-së. Në këtë kontekst u la detyra e një organizimi të veçantë për fushatën elektorale i cili do të realizojë një koordinim më të zhdërvjellët midis veprimtarisë së sektorëve të Partisë Socialiste përmes drejtimit të të gjithë propagandës nga shtabi qendror i zgjedhjeve.
Përfaqësues të PS takohen me Ambasadorin e FMN-së në Tiranë
Përfaqësues të PS, deputetët Ylli Bufi, Kryetari i Komisionit të Ekonomisë Publike të PS, Dr.Shkëlqim Cani kryetari i Komisionit të Privatizimit të PS, dhe Anastas Angjeli Kryetari i Komisionit të Sistemit Financiar të PS u takuan me Ambasadorin e FMN-së në Tiranë, zotin Franz Drees.
Në këtë takim u diskutua dhe u shkëmbyen mendime për ecurinë e deritanishme dhe vazhdimësinë e mëtejshme të reformave të ekonomisë së tregut në Shqipëri.
Zëdhënësi i shtypit i PS