29/02/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

29 shkurt 1996

Ngushëllime në familjet e viktimave të aktit terrorist të 26 shkurtit

Die, drejtues kryesorë të Partisë Socialiste në mes të Kryesisë dhe të grupit të saj parlamentar, shokët Sevet Pëllumbi, Luan Hajdaraga, Ethem Ruka, Musa Ulqini, Ermelinda Meksi, Enver Reçi, shkuan për t’u shprehur atyre ngushëllimet për humbjen tragjike të njerëzve të tyre të dashur. Me këtë rast ata u shprehën familjeve Osmani, Dume e Karamani indinjatën e tyre për krimin terrorist dhe kërkesën që shteti të marrë të gjitha masat për të zbuluar organizatorët dhe ekzekutorët e vërtetë të këtij krimi makabër.

Policia shpërndan portretin e përafërt të kriminelit

Në kërkim të autorit të veprës terroriste

Të zbatohet ligji në çdo rrethanë

Komiteti Shqiptar i Helsinkit kërkon: Protestohet ndaj ndalimit të gazetarit Ylli Polovina dhe të gazetarëve të gazetës "Koha jonë" Kryesia e Partisë Socialiste të Beratit kërkon kapjen e fajtorëve të vërtetë, dhe lirimin e gazetarit dhe qytetarit të respektuar Ylli Polovina Faqe 3

Fondet publike, "fonde" për të

Europa drejt reformimit të vazhdueshëm

Front i përbashkët kundër vrasjeve për gjakmarrje

Takim me deputetët e Partisë “Demokracia e re”

Në selinë e PS Dje në selinë e Partisë Socialiste shokët Servet Pëllumbi, zëvendëskryetar dhe Ilir Meta nënkryetar i Partisë Socialiste pritën në selinë e kësaj partie delegacionin e Partisë “Demokracia e Re”, i cili ka ardhur për vizitë në vendin tonë. Mbas përshëndetjeve të rastit, shoku Servet Pëllumbi i bëri delegacionit grek një ekspoze të pikëpamjeve të Partisë Socialiste të Shqipërisë mbi zhvillimet në vendin tonë mbas vendosjes së pluralizmit politik, mbi arritjet e vështirësitë e tranzicionit dhe atmosferën aktuale të tensionuar në prag të zgjedhjeve elektorale. Ai foli në mënyrë të veçantë për përkrahjen e Partisë Socialiste mbi reformën, politikën e jashtme të Partisë, marrëdhëniet me fqinjët e në mënyrë të veçantë me Greqinë, rolin politik që luan prania e një minoriteti grek në Shqipëri si edhe e shqiptarëve që jetojnë e punojnë në Greqi. Në emër të delegacionit grek, zoti Maritsa Janako.Kutsiku la…[?] [teksti i ndërprerë në skajin e poshtëm] …[vijim i tekstit të dukshëm në kolonën e djathtë] ndërroi për pritjen e ngrohtë; ekspozoi dhe vuri theksin në nevojën e një zhvillimi konstant të marrëdhënieve midis dy vendeve fqinje me lidhje mijëvjeçare historike dhe të reja. Ajo e konsideroi zhvillimin e këtyre marrëdhënieve dhe bashkëpunimin si domosdoshmëri pavarësisht se kush forcë politike është në fuqi në Athinë e në Tiranë. Në kuadrin e këtij qëllimi, theksoi ajo, pavarësisht nga spektri i ndryshëm, kërkuam të bëjmë këtë takim dhe të shkëmbejmë mendime si për situatën në dy vendet tona ashtu edhe për mundësitë e zhvillimit të marrëdhënieve. Delegacioni i “Demokracisë së Re” u interesua për qëndrimin tonë, për ligjin mbi genocidin, për ligjin mbi figurën politike, parashikimet tona për rezultatet e zgjedhjeve, pikëpamjen e partisë suaj socialiste për minoritetin grek etj., për të cilat shoku Servet iu dha përgjigjet e duhura. Takimi kaloi në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore. Zëdhënësi i shtypit i PSSH

Takim pune me kryetarin e PSD z.Jozef Oleksi

Nga veprimtaritë e delegacionit të PSSH në Poloni Gjatë qëndrimit të tyre në Poloni nënkryetari i PSSH dhe kryetar i grupit parlamentar të PSSH Namik Dokle dhe me kryetarin e kryesisë së Kuvendit Popullor të Republikës së Shqipërisë Shaqir Vukaj, i pritën nga kryetari i PSD të Polonisë, zotin Jozef Oleksi, i cili sapo ka zëvendësuar në këtë detyrë z.Aleksandër Kwasniewski, i sapozgjedhur president i Polonisë. Përfaqësuesit e dy partive mbasi karakterizuan zhvillimet e situatës në Poloni dhe Shqipëri u ndalën në bashkëpunimin midis dy partive. E djathta na ka sulmuar vazhdimisht për të kaluarën, tha Oleksi, por ne fituam duke punuar për të ardhmen. Kështu ne fituam në zgjedhjet parlamentare dhe ato presidenciale. Njerëzit besojnë më shumë te e majta në vendet e Europës Lindore, sepse duan që tranzicioni të kalojë me një kosto më të ulët sociale. Ata nuk mund të përballojnë masat radikale të së djathtës. Pas zgjedhjes së presidentit Kwasniewski, lufta politike e së djathtës kundër nesh është bërë më e ashpër. Por sa më shumë që ata na atakojnë, aq më shumë ne rritemi. Një luftë e tillë politike zhvillohet dhe në Shqipëri, tha shoku Namik Dokle. Kulmi saj ka arritur me burgosjen politike të kryetarit të PSSH Fatos Nano. Tani në prag të zgjedhjeve ajo po ashpërsohet, por ne besojmë në fitoren e socialistëve, sepse populli është zhgënjyer nga hakmarrja politike, papunësia dhe masa të tjera radikale, sidomos nga korrupsioni në privatizim. Përvoja juaj si në zgjedhje ashtu dhe në zhvillimin e reformave do të jetë shumë e vlefshme për PSSH. Kryetari i PSD të Polonisë, Oleksi dhe sekretar ndërkombëtar i saj shprehën solidaritetin e tyre për kryetarin e PSSH, Fatos Nano dhe uruan fitoren e PSSH në zgjedhjet e ardhshme si dhe zgjerimin e marrëdhënieve midis dy partive në të gjitha strukturat. * * * Gjithashtu delegacioni i PSSH u takua me kryetarin e grupit parlamentar të Aleancës së Majtë Demokratike Polake njëkohësisht zv/president i Asamblesë Parlamentare të KE, zotin Tomasz Ivinski. Në takim u bisedua gjerësisht për qëndrimin e dy partive në lidhje me politikën e jashtme. Të dy partitë mendojnë se e ardhmja e Polonisë dhe Shqipërisë qëndron tek integrimi hap pas hapi në të gjitha strukturat euroatlantike. z.Ivinski foli dhe për përvojën e PSD Polake në marrëdhëniet me Internacionalen Socialiste ku së shpejti ajo pritet të anëtarësohet. Të partia jonë, tha ai, do të gjeni mbështetje të përhershme. U bisedua dhe u shkëmbyen mendime dhe për situatën në rajon dhe Kosovë. Gjithashtu u trajtuan çështje të veçanta të angazhimeve të Shqipërisë në KE. * * * Me kryetarin e Komisionit të çështjeve të politikës sociale në Sejm-in Polak, z.Bogdan Kriesiewicz u zhvillua një bisedë e detajuar për çështje të sigurimit social, kujdesit për pensionistët dhe rrugët për uljen e papunësisë ku Polonia ka përvojë të mirë. Ai u angazhua në ndihmën për përpunimin e programeve konkrete në këtë fushë. Zëdhënësi i Shtypit i PSSH

Fondet publike, “fonde” për të korruptuarit e PD

Fage 8