02/03/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

2 mars 1996

Pushteti kundër shtypit të lirë

Arrestimi i gazetarit Ylli Polovina dhe sulmet e përsëritura ndaj gazetës "Koha jonë", pjesë e përpjekjeve antidemokratike për të kufizuar liritë njerëzore dhe politike Faqe 3 - 5 Kështu i do gazetarët dhe takimet me shtypin qeveria "Meksi" e Berishës (fotomontazh)

Takim i nënkryetarit të PS Servet Pëllumbi me ambasadorin e Mbretërisë së

Përgatitet spostimi i Musarajt

Faqe 6

Presidenti i Senatit Francez z.Rene Monory në Parlament

. sor. E kam ëndërruar këtë tokë që nuk dorëzohet kurrë, duke veçuar më pas virtytet e shqiptarëve si krenarinë, kurajon dhe nderin. Këto veçori “vendi i shqiponjave” theksoi presidenti i Senatit Francez, i ka konsoliduar në vuajtje. Mund të keni besim tek Franca - deklaroi ai, ajo është pranë jush dhe do t’ju ndihmojë. Në vazhdim të fjalës së tij z.Rene Monory cilësoi marrëdhëniet që ka Franca me Shqipërinë, ekzistencën e një tradite të vërtetë frankofone. Në kuadrin e marrëdhënieve dypalëshe miku nga Franca veçoi ato të fushës ekonomike, duke përmendur vendimin e kohëve të fundit për dërgimin e 3000 tonëve grurë si ndihmë ushqimore. Historia juaj, kultura juaj, çdo gjë këtu flet për Europën, veçoi në fjalën e tij Presidenti i Senatit Francez. Shqipëria është pjesëtare e familjes europiane. Për integrimin e Shqipërisë në Europë ai tha se do të bëhet në etapa “idhur me ritmin e bisedimeve mbi këtë pjesëmarrje”. Ngrohtësinë e mikpritjes miku nga Franca e konsideroi si mesazhin më të bukur të miqësisë ndaj një vendi. Korresp. i “Zërit të Popullit” Miku nga Franca, z.Rene Monyr dje në Parlament mbajti një fjalim të ngrohtë dhe miqë-

Takim i nënkryetarit të PS Servet Pëllumbi me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar H.A.P Tesoriere

Mbretërisë së Bashkuar H.A.P Tesoriere Dr.Servet Pëllumbi në fillim të takimit me ambasadorin Tesoriere vlerësoi ngritjen e përfaqësimit diplomatik të Mbretërisë së Bashkuar në nivel ambasadori në Shqipëri dhe shprehu dëshirën që kjo të ndikojë në zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve midis dy vendeve dhe dy popujve tanë. Ai vlerësoi rolin e kontributin që Mbretëria e Bashkuar, si vend me tradita në demokraci ka dhënë në zhvillimet pozitive të proceseve demokratike në vendin tonë. Gjithashtu z.Pëllumbi i parashtroi z.Tesoriere pikëpamjet e PS për situatën në vend dhe përsëriti nevojën e një lufte të përbashkët të të gjitha forcave politike kundër çdo lloj terrorizmi e kriminaliteti. Një situatë e qetë e pa eksese është e domosdoshme që zgjedhjet e ardhshme të jenë të lira, të drejta e demokratike. Duke iu përgjigjur pyetjeve të ambasadorit, zoti Pëllumbi trajtoi disa çështje të organizimit të Partisë Socialiste, për alternativën e PS, për opsionet e saj të bashkëpunimit me forcat e tjera politike, para e pas zgjedhjeve. Një vend të rëndësishëm zunë gjatë takimit edhe qëndrimet e PS për politikën e jashtme, për marrëdhëniet me Europën dhe shpejtimin e integrimit në proceset euroatlantike, mbi marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, çështjen e Kosovës dhe bashkëpunimin ballkanik. Në takim u fol edhe për ligjin mbi zgjedhjet, ligjin e genocidit dhe nevojën e një asistence të gjerë ndërkombëtare në zgjedhjet e ardhshme. Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar falenderoi për mikpritjen dhe shprehu mendimin se Mbretëria e Bashkuar do të bashkëpunojë me qeverinë e çdo force politike, që del nga zgjedhjet e lira e demokratike. Zëdhënësi i Shtypit i PSSH 1 mars 1996

Partia Socialiste do të fitojë në të gjithë vendin

Përgënjeshtrim Lidhur me të quajturën “hartë elektorale” apo studim elektoral, të botuar në gazetën “Koha Jonë” të datës 29 shkurt 1996 dhe që pretendojnë se ka dalë nga zyrat e Partisë Socialiste, deklarojmë sa më poshtë: Partia Socialiste e Shqipërisë nuk disponon asnjë “hartë” apo “studim” të tillë. Ajo është parti e shtrirë në të gjithë vendin dhe ka elektoratin e saj në të gjitha rrethet e vendit në Veri dhe në Jug, në Lindje dhe në Perëndim të Shqipërisë. Këtë e tregojnë rezultatet e zgjedhjeve për pushtetin lokal të 26 korrikut 1992, ku Partia Socialiste fitoi shumicën e votave, që nga komuna e Konispolit, deri në bashkinë e Tropojës. Po kështu, në Referendumin e 6 Nëntorit të vitit 1994, alternativa “Jo” fitoi në shumicën e rretheve të vendit në Jug e Veri. Botimi i “hartave” apo “studimeve” të tilla është sajuim keqdashës me qëllime provokative. Ajo nxit përçarjen kombëtare dhe si e tillë u shërben atyre forcave që i fryjnë kësaj përçarjeje. Partia Socialiste e hedh poshtë me neveri një provokacion të tillë. Zëdhënësi i Kryesisë së PSSH

Vala goditëse e autobombës, kap gazetarët

Nga Teodor Keko — Faqe 4

Genc Gjqkutaj kthehet nga Amerika

— Faqe 6

Përfundoi vizitën në Shqipëri Federico Mayor

Lexoni në faqen 9 artikullin e tij "Të rikrijojmë njeriun"