14/03/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

14 mars 1996

Mos na bëni për të qeshur, zoti President!...

Nga Dritëro Agolli Unë e di se qeveria i ka dërguar një urdhëresë Institutit të Gjuhësisë dhe Letërsisë për të hartuar një ligj për zbatimin e normave gjuhësore dhe ruajtjen e pastërtisë së gjuhës shqipe. Sipas këtij ligji do të dënohen gazetaret dhe gazetat që e keqpërdorin gjuhën shqipe. Por unë mendoj se i pari që duhet dënuar është presidenti i Republikës, si shkelës edhe i “kushtetutës” së gjuhës shqipe, pas shumë shkeljeve të Ligjeve Kushtetuese.

Filloi Konferenca Ndërkombëtare kundër terrorizmit

Marrin pjesë përfaqësues nga 29 vende dhe organizata. Klinton e konsideron Samitin të suksesshëm Marrin pjesë përfaqësues nga 29 vende dhe organizata. Klinton e konsideron Samitin të suksesshëm Faqe 12

faqe 12 Fotografi e Bill Klintonit dhe pjesëmarrësve në konferencë.

Masakër në Skoci

16 fëmijë të vrarë

Viktima të eksodit

Një i mbytur në det dhe 30 të tjerë të humbur. Të gjithë nga Maqellara e Dib­rës Një i mbytur në det dhe 30 të tjerë të humbur. Të gjithë nga Maqellara e Dibrës Viktima të eksodit Një ngjarje e rëndë ka tronditur këto ditë gjithë zonën e Maqellarës të rrethit të Dib­rës. Tronditja vjen nga lajmi se, një djalë i Ziaudin Qokut nga Maqellara, i nisur rreth një javë më parë ilegalisht për në Itali, është gjetur i mbytur në ujërat e Otrantos në bregun tjetër të Adriatikut. Lajmi i mbyturit në komisariatin e punëve të brendshme të rrethit të Dibrës prej homologut të tij të rrethit të Vlorës. Të nisur për të marrë kufomën në Vlorë, njerëzit e familjes së viktimës kanë marrë atë përgjigjen se kufoma nuk është kthyer ende nga Italia. Por zisë që ka pllakosur familjen Qoku në pritje të viktimës, i shtohet edhe ankthi i rreth tridhjetë familjeve të tjera të zonës së Maqellarës. Jo për arsye se, së bashku me të riun Qoku, janë nisur në drejtim të Italisë edhe rreth tridhjetë persona të tjerë nga kjo zonë. Familjet e tyre janë lidhur me të afërm në Itali, por asnjëri prej tyre nuk ka konfirmuar mbërritjen e njerëzve të kërkuar, të nisur nga Shqipëria. Hipotezat se ata kanë qenë në të njëjtin skaf me Qokun e mbytur dhe për pasojë kanë patur të njëjtin fat, i ka terrorizuar njerëzit. Burime të besueshme pranë mbrëmje për “Zërin e popullit”, se organet kompetente shqiptare po merren prej disa ditësh me sqarimin e kësaj çështjeje, por ende nuk kanë mundur të konfirmojnë gjë për fatin e tridhjetë personave të larguar nga Maqellara së bashku me Qokun e mbytur. Vetëm gjatë dy viteve të fundit janë kthyer nga Italia 6 persona të vdekur në zonën e Maqellarës. Abdurrahim Ashiku

Në brendësi

Analizë Kantatë për fushatën Faqe 2 Berisha i trembur! Faqe 3 Rikthehet në skenë skandali i 400 mijë dollarëve të Ministrisë së Mbrojtjes Faqe 6 Ligji i hakmarrjes politike Faqe 7 Vazhdon dueli “Shtet Koka Jonë” Faqe 4

Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit për Shqipërinë

Sot suplement i “Zërit të popullit”