Punë të mbarë Kongresit të II të Partisë Socialiste të Shqipërisë
18 delegacione të Partive Socialiste dhe Socialdemokrate të Evropës pritet të marrin pjesë në Kongres
Punë të mbarë Kongresit të II të Partisë Socialiste të Shqipërisë
Alternativa socialiste - më popullorja
18 delegacione të Partive Socialiste dhe Socialdemokrate të Evropës pritet të marrin pjesë në Kongres
Socialistët projektojnë demokraci për të gjithë
Kongreset në jetën e një partie politike janë momentet më kulmore, sepse hedhin piketat kryesore në rrugën e saj drejt realizimit të objektivave që i ka vënë vetes.
Kongresi i Dytë i Partisë Socialiste që mblidhet sot në Tiranë përben një ngjarje të shënuar për të dhe për gjithë jetën e vendit. Ai do të përcaktojë rolin e ri politik që ka Partia Socialiste në këtë fazë të zhvillimit të demokracisë, detyrat e saj për të fituar në zgjedhjet e ardhshme parlamentare si një forcë që kërkon me votën e lirë të popullit të marrë pushtetin e qeverisjes, për të dhënë një perspektivë [?] për partinë socialdemokratike të tipit europianoperëndimor, e afte të ndërtojë perspektiva reale.
PARTIA SOCIALISTE E SHQIPËRISË
1991
…isteve: Si do të qeverisim për katër vjetët e ardhshme, kur të gjitha shanset janë që populli do të na besojë pushtetin me votën e tij të lirë.
Nga ky objektiv madhor përcaktohet gjithë programi i punimeve të kongresit. Ai, pra, nuk ka për qëllim të bëjë një parade euforike suksesesh, as të kthehet në një vend ku narus[?] njerëzit me parulla pompoze, por të jetë ashtu siç i takon- një kuvend i frytshëm pune për detyrat e partisë sonë në administrimin e pushtetit të ardhshëm me të gjitha përgjegjësitë që rrjedhin
Ai do të përcaktojë rolin e politikës së Partisë saj për t’u futur në zgjedhjet e saj të popullit të marrë frenat e qeverisjes, për t’i dhënë një përmbajtje të re, krejtësisht demokratike dhe mbi bazën e parimeve të shtetit ligjor, gjithë tranzicionit shqiptar.
Kongresi i Dyte i PS-së, ky forum i lartë, do të tregojë se ajo është një forcë politike me një program të qartë socialdemokrat të tipit europianoperendimor, e aftë të ndërtojë perspektiva reale dhe plotësisht të realizueshme, e gatshme të qeverisë vendin. Këto arsyet janë punimet e këtij kongresi, të cilat do të zhvillohen në dy faza, tani dhe pas zgjedhjeve parlamentare, kanë si moto të tyre shqetësimin qytetar të social- [pjesa e dukshme vazhdon]
Socialistët vijnë në kongresin e dyte të tyre duke pasur si mbështetje një elektorat që e ka rritur numrin e vet nga besimi që i ka dhënë dhe i jep alternativës
(Vijon në faqen 4)
Mbërrijnë delegacione të partive mike
Sot do të vijnë edhe të ftuar të tjerë nga parti të majta europiane
Lexoni në faqe 4
Presidenti Stefanopulos takohet me përfaqësues të Partisë Socialiste
deputetët Ermelinda i Jashtëm i Greqisë Pangalos.
[titulli i prerë]
[Teksti i dukshëm pranë fotografisë:] Tonikë suksesi, as te ... e një vend ku nanurisen takon- nje rrjedhin nga ky obligim.
Solidaritet për socialistët shqiptarë
Zëvendëskryetari i Partisë Dr. Servet Pëllumbi priti Magdalen Hoff, Zv. Presidente e parë e Grupit Socialist të Parlamentit Evropian dhe anëtare e Udhëheqjes Ekzekutive të PSD të Gjermanisë
Dje në mbrëmje nënkryetarët e PS të Shqipërisë, Servet Pëllumbi, Ilir Meta, Sekretari i përgjithshëm Gramoz Ruçi dhe antarja e kryesisë Arta Dade pritën zonjën Magdalen Hoff, zëvendëspresidenten e parë e grupit Socialist në Parlamentin Evropian dhe antare e udhëheqjes ekzekutive të PSD të Gjermanisë dhe z. Rob De Vater, përfaqësues i partise Laburiste të Hollandës.
Miqtë ishin të interesuar për situatën politike dhe ekonomike në shqipëri në prag të fushatës elektorale dhe proceset demokratike në Shqipëri.
Në fillim dr. Pëllumbi i bëri një ekspoze të përgjithshme të gjendjes së partisë dhe situatës së përgjithshme një ditë para Kongresit të Dyte të Partisë Socialiste, i cili pritet me interes të veçantë jo vetëm nga antarët e saj por dhe nga i gjithë elektorati shqiptar në prag të zgjedhjeve.
(Vijon në faqen 4)
Dje në Pallatin e Brigadave, presidenti i Greqisë Stefanopulos priti në një takim të veçantë zëvendëskryetarin e PS Servet Pëllumbi, kryetarin e grupit parlamentar të PS Namik Dokle si dhe deputetët Erm elinda Meksi e Anastas Angjeli.
Në takim merrte pjesë edhe ministri i Jashtëm i Greqisë Pangalos.
Gëzohem shumë që takohem me drejtues të Partisë Socialiste, - deklaroi presidenti Stefanopulos, dhe dëshiroj edhe njëherë të përsëris deklaratën time përpara parlamentit shqiptar se “Greqia i përmirëson marrëdhëniet e saj me Shqipërinë pavarësisht nga qeveritë dhe pavarësisht nga partitë që i formojnë këto qeveri. Ne shpresojmë se gjitha partitë e Shqipërisë do të kenë të njëjtin disponim ndaj Greqisë. Vendi im, tha më tej presidenti Stefanopulos respekton parimin e mosndërhyrjes në çështjet e brendshme të vendeve të tjera, nuk bën dallime midis pikpamjeve politike dhe bashkëpunimit me shtetet në interes të popujve.”
Edhe për Partinë Socialiste, tha zëvendëskryetari Servet Pëllumbi, vizita juaj në Shqipëri ka një rëndësi të veçantë, do të thoja historike, sepse do të kontribuojë në formimin e marrëdhënieve midis dy popujve dhe vendeve tona. Ne çmojmë lart mesazhet tuaja në parlament dhe në gjithë takimet që kemi zhvilluar dhe ju shprehim garanci se këto marrëdhënie do të zhvillohen edhe më tej në të ardhmen e afërt. Ne e çmojmë shumë miqësinë me popullin grek, falënderojmë shtetin grek për ndihmën që i jep Shqipërisë dhe e vlerësojmë Greqinë si një nga portat kryesore të integrimit të vendit tonë në strukturat euro-atlantike.
Më tej në bisedë, zv/kryetari i PS Servet Pëllumbi foli për afrimin e fushatës elektorale, për ligjet që kanë të bëjnë me këtë fushatë si dhe për programin dhe synimet e Partisë Socialiste.
Takimi u zhvillua në një frymë shumë të ngrohtë e mirëkuptimi.
Pas takimit presidenti Stefanopulos bëri një deklaratë për shtyp në të cilën vlerësoi shumë takimin me përfaqësuesit e Partisë Socialiste.
Zyra e Shtypit e PS
Pamje nga takimi