Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut po vëzhgon gjithashtu me interes se si po merret shteti me dëshmitë aktuale kundër Rustem Gjatës, kryetar i Gjykatës Kushtetuese.
Në dhjetor, 1995 Gjata, një gjykatës rreth gjatë regjimit komunist, është akuzuar për dhënien e urdhërit për ekzekutimin e një prifti katolik, i cili ka qenë dënuar për tradhti, për tentativë arratisje nga Shqipëria, më 1973. Prokurori i çështjes kërkoi dënim me 15 vjet burg, por Gjata, me sa duket, e ngriti dënimin deri në vdekje. (Sipas Kodit Penal të periudhës komuniste, tradhtia dënohej me burgim ose vdekje)
Familja e priftit, Padër Gjoni, depozitoi kërkesën e saj në Prokurorinë e Përgjithshme në Dhjetor, por deri në shkurt 1996, nuk është ndërmarrë asnjë veprim. Sipas ligjit shqiptar, prokurorit nuk i kërkohet ndërmarrja e veprimeve ligjore. Megjithatë, për shkak të seriozitetit të dëshmisë, rëndësisë së pozicionit të Gjatës dhe valës aktuale kundër ndëshkimeve komuniste, një përgjigje nga Prokuroria do të ishte e dëshirueshme.
(Faqe 42 e materialit origjinal në Anglisht)
Human Rights Watch/Helsinki
Human Rights in Post-Communist Albania
Faqe 5
Më 1 maj Havier Solana në Tiranë
Qeveria Britanike do të punojë me çdo qeveri të zgjedhur lirisht dhe në rrugë të ndershme
Intervistë e ambasadorit britanik në Tiranë z. Andew Tesoriere, për “Zërin e popullit”
Faqe 9
Takim me Institutin Demokratik Amerikan
Tiranë - Dje në mesditë në Selinë e PSSH-së nënkryetari i Partisë Socialiste Namik Dokle dhe anëtari i kryesisë së saj deputeti Et’hem Ruka pritën dhe zhvilluan një takim me përfaqësues të Zyrës për institucionet demokratike dhe të drejtat e njeriut, të Institutit Demokratik Kombëtar Amerikan, të Fondacionit Ndërkombëtar për sistemet e zgjedhjeve, zëvëndësit Gerald Mitchell, Jonaf Rolett, Paul S. De-gregorio dhe zonjen Alisia Alison përfaqësuese per Shqiperine e Institutit Demokratik Amerikan.
Që në fillim të takimit nënkryetari i PSSH Namik Dokle vlerësoi shumë bashkëpunimin e derisotshëm me këto organizma duke kërkuar intensifikimin e këtij bashkëpunimi për të mirën e demokracisë shqiptare. “Ne kërkojmë dhe urojmë që ky bashkëpunim të vazhdojë sepse demokracia shqiptare është në hapat e para dhe në këndvështrimin të ndërtohet sa më mirë” - tha Dokle. Kjo është e domosdoshme sepse nga ana e jona është e përvojës - vijoi ai - pak nga dëshira e ndokujt për të sunduar i vetëm në jetën politike të vendit, kanë ndodhur mjaft deformime.
Më tej z. Namik Dokle dhe Et’hem Ruka ju përgjigjën interesimit të bashkëbiseduesve amerikanë për Ligjin elektoral, Ligjin antigjenocid, Ligjin për verifikimin e figurave, Gjykatën Kushtetuese duke dhënë shpjegime të hollësishme rreth tyre. Dokle e Ruka duke i cilësuar këto ligje si antidemokratike e antikushtetuese u shprehën se këto ligje ishin të domosdoshëm për PD-në me qëllim që të sigurohej që të mundë nga humbja e thellë.
Gjatë takimit u shtrua nevoja e trajtimit dhe përgatitjes teknike të komisioneve të zgjedhjeve e vëzhguesve në të gjitha nivelet. Gjithashtu u fol për domosdoshmërinë e prezencës së vëzhguesve të huaj gjatë zgjedhjeve të pritshme në Shqipëri.
Korrespi, i “Zërit të Popullit”
Në brendësi
Nga diskutimet në Kongresin e dytë të PSSH
Faqe 2 - 3
Karambol: Glozhëni me Rushen e Tomorr Golemin
Faqe 4
Përmasat amerikane të medias
Faqe 8 - 9
Nga vizita e Ministrit gjerman të mbrojtjes Ruhe në Tiranë
Faqe 7