11/04/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

11 prill 1996

Fatos Nano shpallet Qytetar Nderi në qytetin e Kuçovës

Me 10 vota pro dhe 4 kundër Fatos Nano është qytetari i nderit i Demokracisë shqiptare Sfida ngrithet prej Bënçes

Dhjetë drejtues lokalë të Partisë Socialiste në Danimarkë

PSD Daneze fton socialistët dhe socialdemokratët shqiptare Me ftesë të Partisë Socialdemokrate të Danimarkës mbërritën dje në Danimarkë një grup prej 10 drejtuesish lokalë të PSSH i kryesuar nga Spartak Poçi anëtar i kryesisë së PSSH si dhe një grup prej 10 vetësh nga PSDSh. Gjatë kësaj vizite ata do të zhvillojnë një numër takimesh politike dhe do të marrin pjesë në një seminar mbi mënyrën e organizimit të fushatës elektorale. Kjo vizitë realizohet në kuadrin e marrëdhënieve dhe të bashkëpunimit të ngushtë midis PSSH dhe PSDSh me Partinë Socialdemokrate Daneze.

Takim i drejtuesve të PSSH-së me senatorët amerikanë

Në ambasadën amerikane Faqe 2

Berisha dekreton zgjedhjet: më 26 maj shqiptarët përpara kutive të votimit

Në brendësi

A ka shpërthyer ndonjë autobombë në Tiranë? Faqe 5 Poli vendos: kandidatë të përbashkët Faqe 4 Intervistë me doktorin e shkencave Niko Faber Faqe 7 Metastazat e zotit Hajdari Faqe 9 Nga profesor Agim Vinca Duke pritur dialogun Faqe 11

Për PS - në do të votojnë:

■ Të gjithë ata punonjës të ish-ndërmarrjeve shtetërore që reforma e egër e PD-së i nxori në rrugë; ■ Të gjithë ata punonjës të administratës shtetërore dhe të institucioneve, që në vitin famëkeq 24/1 i quajti armia të demokracisë, të gjithë ata ushtarake të larguar nga ushtria si të përformuar dhe të lënë pa mbrojtje ekonomike; të gjithë ata nëpunës, që vetëm për të ruajtur vendin e punës e bukën e gojës, janë reshtuar në forcat e djathta; ■ Të gjithë ata që mendojnë se do të përfitonin nga privatizimi, por që bëhet e PD-së i lanë me asistë në gojë; ■ Pjesa dërrmuese e fshatarësisë, që megjithëse mori tokën, që në vitin 1991, akoma sot nuk është në gjendje të përballojë kushtet e rënda të bujqësisë primitive e të konkurencës së prodhimeve të huaja; ■ Qindra-mijë pensionistë, që me vështirësi sigurojnë bukën e gojës dhe ndjehen të braktisur nga shteti i sotëm, i cili u zhvleftësoi sakrificat, mundin dhe djersën e derdhur; ■ Ata intelektualë që u denigruan, persekutuan e u nëpërkëmbën nga qeverisja e PD-së; ■ Të gjithë ata të rinj, përfshi dhe ata që do të votojnë për herë të parë, që në realitetin e sotëm nuk shohin perspektivën e punësimit, arsimimit e kulturimit të tyre modern dhe të dëshpëruar përpiqen t’i gjejnë ato jashtë vendit të tyre; ■ Të gjitha gratë, që u bënë viktima të para të papunësisë dhe pësuan shmangien e rëndë nga jeta social-politike dhe u mbyllën në shtëpi; ■ Të gjithë ata biznesmenë, apo qytetarë të ndershëm që nuk mund të jenë dakord dhe shqetësohen për përmasat e korrupsionit të administratës dhe qeveritarëve; ■ Të gjithë ata emigrantë dhe familjet e tyre që u zhgënjyen me qëndrimet e shtetit në mbrojtje të tyre; ■ Të gjithë ata veteranë dhe familje të dëshmorëve të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare, të cilëve jo vetëm u ka munguar respekti i shtetit të sotëm por shohin se bashkëpunëtorët e djeshëm të fashizmit dekorohen dhe përfitojnë shpërblime e status para tyre; ■ Të gjithë ata ish-pronarë të cilëve ju premtua kthimi i pronave, por që për këtë vit u mbajtën vetëm me fjalë dhe premtime; ■ Të gjithë ata që kanë ndjerë dhunën e egër të policisë dhe arbitraritetin e administratës dhe të pushtetit qeverisës; ■ Të gjithë ata që nuk mund të pajtohen me shfaqjet e totalitarizmit e bajraktarizmit të institucioneve të shtetit të sotëm.