17/04/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

17 prill 1996

Blerim Çela katër herë më i pasur se Berisha

12.1 milion lekë investime në shtëpinë e Kryekontrollorit të Shtetit

A ka dëshmuar Azem Hajdari në procese politike?...

Lexoni në faqen 8

Nënkryetari i PS Namik Dokle priti ambasadorin e Holandës

Nënkryetari i Partisë Socialiste Namik Dokle priti në selinë e Partisë Sh-këlqesinë e tij, zotin Baron Gerhard Van Pallandt, Ambasador i Mbretërisë së Hollandës në vendin tonë. Në takim, ambasadori hollandez bëri një ekspozë të kontributeve hollandeze për vendin tonë, dhe shprehu interes për zhvillimin e turizmit malor në zonat e veriut. Ai u interesua për situatën politike tani në prag të zgjedhjeve parlamentare dhe kërkoi të njihet me qëndrimet e PS mbi ligjet e fundit të miratuara në parlament dhe platformën elektorale të Partisë. Nënkryetari i PS falënderoi për kontributin e Hollandës dhe ndihmën e saj të çmueshme ndaj Shqipërisë në këtë periudhë tranzicioni dhe theksoi mundësinë e zgjerimit të mëtejshëm të marrëdhënieve midis dy vendeve. Më tej ai i shpjegoi ambasadorit hollandez pikat kyçe të platformës elektorale të PS që janë realizimi i një politike të re të pushtetit, në të cilën rolin kryesor do ta luajë parlamenti, sigurimi i pavarësisë së organeve gjyqësore, iniciativa e lirë dhe solidariteti social, integrimi në strukturat euroatlantike. Më tej Namik Dokle u ndal rreth tensionimit të situatës në prag të zgjedhjeve të provokuar nga pushtetmbajtësit dhe bindjen e PS për fitoren e këtyre zgjedhjeve. Zëdhënësi i shtypit i PS

Në brendësi

Tej fasadës për zgjedhje të lira e demokratike Si u fituan votat e 22 marsit nga Partia Demokratike Faqe 5 Mjerimi i një “Bashkimi për “Demokracinë berishiane” Zerot politike para Njëshit nuk vlejnë Faqe 4 Komenti ynë

Besimin në fitore nuk na e lëkund asgjë

I pyetur nga redaktori i “ZP” lidhur me një “sugjerim” të gazetës “RD” zëvendëskryetari i PSSH doktor Servet Pëllumbi deklaroi sa më poshtë: Si rregull nuk merrem me komente të gjërave që ngrihen në organe shtypi, aq më pak kur është fjala për “RD”-në, “Albania” e ndonjë tjetër. Megjithatë do të bëja një përjashtim për rastin që më pyetni. Këtë e bëj sepse nga ky sugjerim mësova vërtetësinë e dosjes time qenka fokusuar në kohën kur unë nisa për studime, pra, 41 vjet më parë, (dhe për pak mbushet gjysëm shekulli!). Hulumtime demokratike, jo shaka! Për t’iu përgjigjur sugjerimit me sugjerim, pra, “të mirës me të mirë”, po i sugjeroj “RD”-së që t’i sugjerojë komisionit të vet edhe këto tre pika: 1- Studimet unë i kam bërë jo në Moskë, por 600 km më në veri, në Leningrad (Sh.Petërburg). E them këtë që të respektohet vendi dhe koha se del huq dosja! 2- Bashkëstudentët e mi në Leningrad, në atë kohë, nuk kanë qenë të shumtë, prandaj dhe e keni njohur mirë njëri- kemi njohur mirë njëri-tjetrin. Fare lehtë mund t’i pyesni e të mësoni nëse ndonjëri prej tyre ka pësuar ndonjë gjë të keqe nga “spiunimet”. Puna është që të mos i dalë huq dosja komisionit edhe nga ana e përmbajtjes! 3- Komisioni derisa vë në dijeni “RD” e “Albanian” për “krijimet” e veta, apo të “zyrës hermetike”, deri edhe për etiketimet e “viktimave”, s’ka pse të presë kërkesa me shkrim nga unë për të bërë publike dosjen. Këtë e kërkova në Konferencën e Shtypit dhe e përsëris edhe sot. As nuk shqetësohem e as nuk kam ndërmend të bredh, kot së koti, Zyrave të Kasacionit që “pinë ujë në të njëjtin burim” me “shtatësen Berisha”. Shkurt, nuk dua të futem në lojën policeske të zotit Berisha nga e cila, siç do të tregojnë ngjarjet, as ai vetë nuk do të dijë si të dalë. Ne s’kemi kohë për të humbur. Kemi gjëra më të rëndësishme për të bërë. Elektorati pret t’i bëjmë të qartë “teknologjinë” e fitores në 26 maj. Kjo do t’i sqarojë të gjitha. Besimin në fitore asgjë nuk e lëkund. Karrikja, që e ndjek “Sillon” nëpër lëndinat e Dajtit, tashmë, është lëkundur!

Nuk vëjnë

— Faqe 4

Komenti ynë

Rritja 16 përqind e ekonomisë kombëtare një dëshirë apo realitet Faqe 7

Dje në Gjykatën e Tiranës

Nisi seria e gjyqeve politike Faqe 8

Tekë investimi në shtëpinë e Kryekontrollorit të Shtetit

Faqe 3

E përbuz ftesën për bashkëfajësi

Pas 26 majit me Berishën do të flasim ndryshe Akuzë publike nga Kastriot Islami Nuk më tremb e ardhhmja për shkak të së shkuarës Nga Vladimir Metani “Në jetën time nuk ka asgjë të fshehur apo veprime në dëm të njerëzve të tjerë” Nga Bashkim Koçi E përbuz ftesën për bashkëfajësi Nga deputeti Nure Llagami Faqe 2