Suzana Panariti, ministre dhe presidente e Bankës Shqiptaro - islamike
Ministrat e PD-së dhe tani pretendentët për deputetë, shkelin në mënyrë flagrante dispozitat kushtetuese
Dispozita Kushtetuese
Neni Nr. 33
"Anëtari i Këshillit të Ministrave, nuk duhet të ketë, përveç mandatit të deputetit, asnjë funksion tjetër shtetëror e profesional dhe as të marrë pjesë në organizmat drejtuese të organizmave ekonomikë e financiarë"
Faqe 7
Në 45 orë më shumë burg sësa bukë
Një histori skandaloze e kryepolicit të Durrësit Artan Kalaja
Mes policëve në bodrumet e Durrësit, Shijakut dhe me skaf në Kepin e Rodonit, në mënyrë krejt të paligjshme, me motivacionin: Je socialist!
Procedohet për ndjekje penale, për të katërtën herë, kryepolici i Durrësit Artan Kalaja. Dosja e tij në prokurorinë e Durrësit mbushet plot.
Faqe 4
Delegacion i PSSH-së në Bullgari
Me ftesë të Partisë Socialiste të Bullgarisë bëri një vizitë zyrtare në Sofje, një delegacion i PSSH-së i përbërë nga zëvendëssekretari i Përgjithshëm dhe anëtari i Kryesisë Prof. Dr. Sabit Brokaj dhe anëtari i Komitetit të Përgjithshëm Drejtues të PSSH dhe zëvendëskryeredaktori i gazetës “Zëri i Popullit” Luan M. Rama.
Më 26.04.1996 delegacioni u prit në takime të veçanta në selinë e PS të Bullgarisë nga zëvendëskryetarët e saj Georgi Përvanov dhe Janaki Stoillov. Në këto takime u bisedua për intensifikimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të mira që ekzistojnë midis dy partive, duke i konkretizuar ato më tej gjatë fushatës elektorale ku socialistët bullgarë do të jenë prezent me vëzhguesit dhe ndihmën e tyre.
Po më 26.04.1996 delegacioni i PSSH-së u prit në një takim pune me Selinë e Kuvendit Popullor të Bullgarisë nga Krasimir Premjanov, zëvendëskryetar i PS të Bullgarisë dhe shef i grupit parlamentar të së Majtës Demokratike në këtë Parlament, ku u bisedua veçanërisht për bazën ligjore të zhvillimit të reformave dhe rolin e grupit parlamentar pas marrjes së pushtetit. Drejtuesit e PS të Bullgarisë duke shprehur bindje në fitoren e socialistëve shqiptarë në zgjedhjet parlamentare të 26 majit, konfirmuan edhe një herë përkrahjen për kryetarin e PSSH Fatos Nano duke i dërguar atij dhe PS të Shqipërisë urimet e Kryeministrit Videnov për lirimin të shpejtë nga burgu dhe suksese në qeverisjen e Shqipërisë në rrugën e demokracisë dhe progresit për integrimin e saj në strukturat europiane.
Prof. Dr. Sabit Brokaj pasi i falenderoi drejtuesit e PS të Bullgarisë për mbështetjen e dhënë dhe ndihmën e ofruar i siguroi ata se pas fitores më 26 Maj do të krijohen të gjitha kushtet dhe mundësitë për ridimensionimin e marrëdhënieve midis dy vendeve, duke krijuar hapësirat të nevojshme për linë e qarkullimit, për intensifikimin e tregtisë dhe krijimin e sigurisë për investime. Socialistët shqiptarë, të vendosur për fitore dhe të aftë për të qeverisur sigurojnë vazhdimësinë e reformave për konsolidimin e ekonomisë së tregut, për forcimin e shtetit ligjor dhe integrimin real të Shqipërisë në strukturat euroatlantike.
Zëdhënësi i PS
Në Brendësi
Shteti i papërgatitur për të zhvilluar zgjedhje të lira
Faqe 2
Rezoluta e Unionit Ndërparlamentar
Pafajësi për Nanon, “Padi politike për (pa)drejtësinë shqiptare”
Faqe 6
Kujdesi i
Kujdesi i Memisë zëvendëson kujdesin e partisë
"shqiptare"
Faqe 6
Kujdesi i Memisë zëvendëson kujdesin e partisë
Faqe 8
Në kërkim të kohës së humbur
Gjashtë vjet më parë: Koha dhe intelektuali
Nga Prof Ylli Popa, Akademik
Faqe 5-6
drejtuese të organizmave ekonomike e financiare"
Faqe 7