Entusiazmi juaj na shtron rrugën drejt fitores
Mijëra pjesëmarrës anembanë Shqipërisë nën thirrjet "Bashkë me ne për një demokraci të vërtetë"
Televizioni nuk e transmetoi kronikën e mitingut entusiast të Kombinatit në kryeqytet, të cilin e filmoi. Prapë nuk mundi të mbërrinte në redaksi që prej orës 18.00 deri në orën 22.00, të rubrikës së partive politike? Ku humbi, apo mos vallë në zyrat e Partisë Demokratike për të marrë licensën politike.
Nëse vërtet na qënkësh realizuar "Kontrata e PD-së me .... Shqipërinë"!
Kontrata me popullin u "realizua plotësisht" prandaj 78% e deputetëve të PD nuk kandiduan më, pjesës tjetër nuk ia mban të kandidohet në zonat e mëparshme
Faqe 4
Lista të parapërgatitura për të manipuluar votën
Megjithëse me 15 ditë vonesë, në qendrat e votimit filluan të shikohen listat e zgjedhësve. Përshtypje të bën fakti se modeli i përdorur për këto lista është në kundërshtim me ligjin e zgjedhjeve dhe konkretisht me nenin Nr. 21 të tij. Sipas këtij neni listat e zgjedhësve duhet të përmbajnë: emrin, atësinë, mbiemrin, moshën e zgjedhësit, numrin e rregjistrimit, dhe asgjë më shumë se kaq. Por në listat e zgjedhësve ndodhen dhe dy kolona bosh të paplotësuara: njëra për numrin e letërnjoftimit (idendiletin) dhe tjetra për firmën e personit. Cila është pse-ja e këtij fenomeni për përpiluesit e listave, kur ligji është tepër i qartë. Ndoshta kështu të dashur të përgatisin lista elektorale që mbajnë komisionet e votimit. Sipas nenit 65 lista elektorale duhet të përmbajë numrin e letërnjoftimit dhe firmën e zgjedhësit, por këto plotësohen vetëm në momentin kur zgjedhësi merr fletën e votimit dhe e drejton kutisë. Rreth kësaj çështjeje u debatua ashpër mbremë vonë nga përfaqësuesit e Partisë Socialiste në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Ata e quajtën këtë shkelje të rëndë të ligjes, sepse krijon terren për manipulim të mundshëm, siç është dhe rasti i listës së paravotuesve të rrethit të Bulqizës cila u botua dje në shtyp. A është kjo një lajthitje e rastit e Sekretariatit të Pushtetit Lokal, që në vend të nisë modularin e listave të zgjedhësve ka dërguar atë të listës së regjistrimit të votuesve (listës elektorale) që duhet të dërgohen në komisione vetëm ditën e fundit.
Hijia e dyshimit duket se është e qartë. Dikush kërkon të parapërgatitë manipulimin e votës.
Faqe
[o?] të
[s?]it e
[vend?]
[të?]
nor të pafat-
ë Shqipër
Erion Brace
rat të vërtetë
[?]urak ky ser-
Brace. Në k-
lk pëlqen të
shkruan me-
të është Eri-
[?]alen. Dhe
[t?]imën një
vote