Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

2.6.1996

Vëzhguesit ndërkombëtarë përballë dhunës së pushtetit

Greva e urisë e opozitës së bashkuar hyri në ditën e tretë të saj Panjë nga greva e urisë në selinë e PSSH Pamje nga greva e urisë në selinë e PSSH Gjithçka mbi grevën e urisë te partive opozitare, lexoni në faqet 4, 5, 6 Çfarë kërkojnë grevistët 1. Anulimi i zgjedhjeve të dhunuara të 26 majit 2. Përsëritje e zgjedhjeve në kushtet demokratike nën kujdesin e BE, Këshillit të Europës, SHBA 3. Shkarkimi nga detyra dhe vënia para përgjegjësisë ligjore e të gjithë personave zyrtarë, përgjegjës për dhunën e ushtruar 4. Lirim i menjëhershëm i të gjithë aktivistëve të opozitës, të ndaluar dhe arrestuar

E gjithë bota demokratike ngrihet kundër manipulimit dhe dhunës së pushtetit të Sali Berishës

Departamenti Amerikan i Shtetit konstaton se këto zgjedhje përbëjnë kapërcim prapa në krahasim me zgjedhjet parlamentare të vitit 1992 Grevistët socialiste të urisë flenderojnë SHBA Faqe 2
Sali Berisha

Të martën mitingje paqësore në mbarë Shqipërinë

Partitë opozitare ftojnë simpatizantët: Në Tiranë në sheshin “Skënderbej” Partitë opozitare ftojnë simpatizantët: Të martën mitingje paqësore në gjithë Shqipërinë Në Tiranë në sheshin “Skënderbej” Partitë opozitare ftojnë votuesit shqiptare që ditën e martë, më 4 qershor 1996 ora 18.00 në gjithë qytetet e Shqipërisë do të zhvillohen mitingje paqësore për të denoncuar zhvillimin e zgjedhjeve jo të lira, antidemokratike e të pandershme për të dënuar aktet e dhunës të ushtruara në manifesitimin e 28 majit Në Tiranë manifesitimi do të zhvillohet të martën në orën 18.00 në sheshin “Skënderbej”
Shqipëri Tiranë Sheshi “skënderbej”

Sot

Balo-komedia e Sali Berishës Në 9 zona elektorale sot ka balotazh, i 35 kandidatëve të rrëzuar të koalicionit të djathtë. Këto janë nga tre në Durrës, Berat, Gramsh dhe Vlorë, nga dy në Tiranë, Pogradec, Gjirokastër e Kolonjë dhe një në Fier, Lushnjë, Tepelenë, Korçë, Kukës, Lezhë e Kurbin. Në 26 maj, edhe pse raste të tilla kur fitoren e vendos vetëm një votë kanë qenë të rralla, janë parë dhe janë bërë kalkulime të tilla. Ato janë edhe në vlerësimet me këtë rast të aleatëve të Berishës për rezultatin e kontestueshëm të zgjedhjeve. Duke u marrë, për shembull, Partia e Unitetit Kombëtar, me të gjithë kontributin e saj, i jep demokratëve 13.500 vota. Sikur t’i ketë fituar të gjitha me votat e minoritetit, në rastin e Vlorës, për shembull, 9.100 mbajtën gjallë shpresat e humbjes së Gazidedes dhe 4.400 të tjera lanë për në “balotazh” me vetëm një votë diferencë kandidatin e Nistës. Kontributi i aleatëve për zonat ku ka balotazh është dhe më i ndjeshëm. Kur në asnjë nga 16 rrethet e mësipërme nuk ishte anuluar ndonjë vendim komisioni, 4.500 votat e tyre kthehen në “ndihmë të shpejtë” për Berishën, sot në zonat respektive. Për shembull; 560 në Vlorë, 470 në Tiranë, 9.100 në Gjirokastër, 1750 në Kolonjë etj. Të gjitha sipas votave të 26 majit, edhe nëse rastet e tjera të “ndihmës” ishin të vështira për t’u përsëritur. Por, duke qenë se përsëritja do të jetë që sot në emër të “votës së lirë”, Berisha do të mundohet ta arrijë me atë që i ka siguruar fitoren më 26 maj, edhe me para e polici. BSH e SHIK do të përforcojnë forcat në zonat e balotazhit dhe do të vazhdojnë “blerjen” apo “sekuestrimin” e votuesve atje ku ekzistojnë bazat. Po qe se idetë salomonike të Frojdit e Cekovskit janë gati ta rrëzojnë kandidatin e Djathtës në Kolonjë me 7 vota, po dhe idetë e Bashkim Finos e Vasil Toles mund të mbyllin hesapet me 28 copë vota të minoritetit në Vlorë. Subjektet politike të rreshtuara kundër regjisorit të SHBA Thomas Gallati
Sali Berisha Gazidede Nista Frojdi Cekovski[?] Durrës Berat Gramsh Vlorë Tiranë