Editorial
Të ashtuquajturat zgjedhje elektorale të 26 majit i hoqën edhe cipën e fundit këtij të Berishës dhe regjimit të tij.
Shkurt, zgjedhjet u quajtën farsë, Berisha u cilësua diktator në faqet e shtypit të gjithë botës, ndërsa Shqipëria u pa se nuk kishte demokraci, por rrezikohet seriozisht nga një neodiktaturë. Të gjitha këto kuptohen e nënkuptohen nga qëndrimi i vëzhguesve dhe gazetarëve të huaj, nga deklaratat e Departamentit të Shtetit dhe të OSBE-së, nga heshtja e qeverive perëndimore etj.
“Fatkeqësisht, këto zgjedhje u shënuan nga parregullsi, gjë që përbën një hap të dukshëm prapa nga zgjedhjet parlamentare të vitit 1992”, nënvizohen në deklaratën e Departamentit të Shtetit të SHBA më 1 Qershor. Pra, as më shumë e as më pak, për më shumë se katër vjet duket se pas kemi shkuar në boshllëk. Demokracia e proklamuar bujshëm më 1996 çenka thjesht një iluzion.
Shpallja e një diktatori duhet të na bëjë të trishtohemi të gjithë. Kjo duhet përjetuar si një fatkeqësi e rëndë kombëtare, si një katastrofë.
Fatkeqësia është e të gjithëve. Edhe demokracisë të Tiranës Shehut që duket se e ruajnë aparencën e optimizmit me Berishën në krye. Më shumë se optimizëm, ai ngjan me ankthin, pasigurinë dhe panikun. Sepse kaq na e ka mësuar historia: për hir të frontit të tyre, diktatorët nuk kursejnë asnjë, edhe shokët e miqtë më të ngushtë.
Nuk është as koha për të bërë profeci për gjëra që dihen botërisht, si për shembull për fundin e diktaturave e të diktatorëve. Punë është se si ta përballojmë me sa më pak humbje fundin e tyre në pashmangshmëri. Opozita në këtë rast ka një përgjegjësi historike jo vetëm përpara anëtarëve dhe simpatizantëve të vet, por përpara gjithë popullit. Me këtë duhet të shpjegohen veprimet e saj të maturuara dhe tepër të kujdesshme pas 26 majit, që gjithçka të zgjidhet në rrugë demokratike dhe legale. Opozita që tashmë pa asnjë dyshim ka me vete shumicën e popullit, ka përgjegjësinë e shmangjes nga kurthet e pushtetit dhe të diktatorit për konfrontime dhe gjakderdhje. Kjo nuk është frikë, por tolerancë, kulturë demokratike që e fituam me durim vite e vite. Është siguri në fitore. Fitimtarët nuk ngutën. Aq më tepër kur e dinë se koha punon për ta.
Zgjedhjet në Shqipëri të kryhen në një mënyrë të drejtë dhe të lirë
Shqipëria është në mes të një krize politike
Lexoni në faqet 2 - 3
Anullimi i bisedimeve, shpërfillje e konsiderueshme ndaj Presidentit Berisha
Presidenti i Komisionit të BE Zhak Santer dhe Ministri i Jashtëm i Italisë Lamberto Dini, vendi i të cilit është kryesuesi i radhës i BE-së përjashtojnë Shqipërinë nga turneu i tyre ballkanik gjatë të cilit ata do të vizitojnë Bosnje - Hercegovinën, Kroacinë, Serbinë dhe ish republikën jugosllave të Maqedonisë
Zhak Santer
Lamberto Dini
Presidenti i Shqipërisë të marrë masa për zgjedhje të reja
Kryetarja e grupit Parlamentar Socialist në Parlamentin Evropian Polin Grin:
Deklaratë e Federatës Ndërkombëtare të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut (IHF) dhe Komitetit Shqiptar të Helsinkit (KSHH)
- Të organizohen sa më shpejt të jetë e mundur zgjedhje të reja e të ligjshme, transparente, të lira dhe të ndershme në bashkëpunim të hapur e të plotë me të gjitha partitë politike si dhe në bashkëpunim me OSBE dhe organizatat e pavarura, vëzhguese të të drejtave të njeriut.
- Të zhvillohen hetime të pavarura e të paanshme ndaj dhunës policore dhe mashtrimit elektoral duke vënë para përgjegjësisë ligjore shkelësit e ligjit.
- Qeveria Shqiptare duhet të garantojë ndarjen institucionale të pushteteve, e domosdoshme kjo për një qeverisje demokratike dhe në mënyrë të veçantë pavarësinë e sistemit gjyqësor. Këshilli i Evropës do të tregojë kujdes dhe do të ndihmojë në mbarëvajtjen e këtij procesi.
Opozita fton përsëri qytetarët në sheshin "Skënderbej"
- Të shtunën, më 8 qershor, ora 19.00
Ne përfaqësuesit e opozitës ju drejtohemi ju me thirrjen:
Bashkohuni me ne në mitingun e ditës së shtunë, më datë 8 qershor, në orën 19.00 në sheshin "Skënderbej";
- Për të protestuar ndaj manipulimit e dhunshëm të zgjedhjeve të 26 majit,
- Për të kërkuar anulimin e zgjedhjeve dhe përsëritjen e tyre,
- Për të përshëndetur qëndrimin e bashkimit evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për zgjedhjet në Shqipëri,
Qytetarë të Tiranës!
Manifestimi ynë është paqësor dhe i ligjshëm.
Demokracia që ne të gjithë e dëshirojmë ka sot nevojë më shumë se kurrë për kurajon dhe guximin tuaj.
Të gjithë në sheshin "Skënderbej"
DITËN E SHTUNË MË 8 QERSHOR 1996 ORA 19.00
PAD, PSD, PA, PUK, PS