Hap i rrezikshëm që synon një 26 maj tjetër
Dekret i Presidentit për krijimin e Komisionit Qendror të Përhershëm të zgjedhjeve
Berisha e nis përsëri me bishtin. Dekreti i tij për të krijuar një Komision Qendror të zgjedhjeve si organ të përhershëm është një vendim arbitrar, alogjik, i paligjshëm i cili synon një 26 maj tjetër.
Rekomandimi i Këshillit të Evropës duhet të realizuar në mënyrë të ndershme, ai duhet të jetë produkt i një konsensusi të gjerë midis partive politike dhe jo pjellë e mendjes presidenciale, synimi i vetëm i së cilës është mbajtja me çdo kusht i pushtetit në mënyrë tinzare e të pandershme. Dikush mund të pyesë: Akoma prisni ndershmërinë nga Berisha? A nuk ju mjaftoi 26 dhe 28 maji për ta njohur atë?...
Berishën dhe pushtetin e tij shqiptarët e njohin mirë. Ata nuk pritën 28 majin për të parë se kush është ai, prandaj dhe votuan kundër tij në mënyrë masive më 26 maj. Por kur kërkojmë nga Berisha ndershmëri kemi parasysh zbatimin e ligjeve kushtetuese, vënien në jetë të rekomandimeve të KE-së dhe të organizmave të tjerë me qëllim realizimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike në Shqipëri.
Priten propozimet për të formuar komisionin.
Votat do të numërohen me ndershmëri...
Faqe 5