Mesazh elektoral i Partisë Socialiste të Shqipërisë
PS ju bën thirrje që me votën tuaj të lirë të kontribuoni për fitoren e demokracisë mbi totalitarizmin. Nuk ka vend për mëdyshje, as për pesimizëm.
Ne ju bëjmë thirrje:
- merrni pjesë në votimet e 20 tetorit
- votoni për kandidatët e Partisë Socialiste
- votoni për alternativën tonë demokratike
- votoni për ndershmërinë dhe aftësinë profesionale të kandidatëve të Partisë Socialiste
Socialistët ngrejnë siparin e fushatës elektorale
Durrës:
Drejt 20 tetorit për
Kolonjë:
Drejt 20 tetorit për të fituar
Kolonjë:
Faqe 2
Dyert e dijes presin ata që do të jenë specialistët e parë të shekullit të ri
Sot 1 Tetor
Faqe 6
Rezoluta e pestë për Nanon
Konferenca e 96 e Unionit Ndërparlamentar
Nga burime të autorizuara pranë Unionit Ndërparlamentar me qendër në Gjenevë mësohet se Këshilli i Drejtues ka miratuar Rezolutën e pestë radhazi në favor të Kryetarit të PSSH Fatos Nano.
Kjo është rezoluta më e fortë e miratuar në Konferencën e 96 të UNP që u zhvillua në Pekin, nga 15 - 20 Shtator 1996. As pjesëmarrja këtë radhë e Këshilltarit diplomatik të Berishës, deputetit Fatos Beja dhe fjala e tij e moderuar nuk ka mundur t’i shpëtojë autoritetet shqiptare dhe (pa) drejtësinë Shqiptare nga kritikat dhe qortimet e ashpra si dhe shqetësimin alarmant të organizmit më të madh parlamentar botëror të 131 vendeve të botës lidhur me motivet politike dhe arbitraritetin dhe shkeljet e shumta gjatë gjykimit dhe dënimit të Fatos Nanos. Sipas të njëjtit burim mësojmë se këshilli i UNP ka përsëritur se asnjë akuzë ndaj Nanos nuk qëndron dhe se kërkesat për shlyerjen e shumës prej 7,2 milion dollarë, gjoba të humbura apo të vjedhura nga “veprimet dhe mosveprimet e Nanos” janë absurde; Në këtë Rezolutë, Unioni ka avancuar më tej, duke i kërkuar Presidentit të Republikës hapur që të shfrytëzojë të gjithë kompetencat e veta ligjore për të shpallur *
Amnisti për të burgosurin politik të Bënçes. Kjo së bashku me pjesëmarrjen e vëzhguesve të huaj në rigjykimin e çështjes së tij janë garantici më të mira për zgjidhjen e “nyjes gordiane” të politikës dhe demokracisë shqiptare. Kësisoj, as ngritja e nivelit të përfaqësimit të delegacionit të parlamentit shqiptar, as dhe mungesa e avokatit e përfaqësuesve të Nanos në Pekin, nuk i kanë penguar mesazhet dhe kërkesat e Nanos që nga qelitë e Bënçes të fluturojnë në Pekin, duke shtuar vëllimin e dosjes Nano, e cila e fuqishme politike e regjimit të sotëm. Tani që argumentimi dhe shqyrtimi ligjor nga ana e Unionit ka përfunduar, pritet që në të ardhmen presioni i tij i hapur mbi autoritetet shqiptare dhe vetë Berishën të shtohen, çka do të pasqyrohet edhe në organizma të tjera prestigjoze ndërkombëtare.
Për më shumë informacion rreth Rezolutës, do mësoni në numrin e ardhshëm.
Korresp. “Zëri të Popullit”
Konferencë shtypi
AGIM FAGU: - Kandidati i Partisë Socialiste për kryetar Bashkie i qytetit të Tiranës:
AGIM FAGU:
- Kandidati i Partisë Socialiste për kryetar Bashkie i qytetit të Tiranës.
MYSA ULAQINI:
- Në emër të 45 kandidatëve për këshilltarë socialist në këshillin bashkiak, japin konferencë shtypi ditën e martë, datë 1.10.1996, në orën 11.00 në Pallatin e Kongreseve, me temë:
- “E sotmja dhe e nesërmja në qeverisjen lokale të kryeqytetit.”
Ftohen gazetarët dhe trupi diplomatik për të marrë pjesë.
K.D.I PS të qytetit Tiranë