06/10/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

6 tetor 1996

Deklaratë e zëdhënësit të PSSH PSSH vlerëson deklaratën e zëdhënësit të Departamentit të Shtetit të SHBA mbi takimin Shehu - Wirth

Deklaratë e zëdhënësit të PSSH PSSH vlerëson deklaratën e zëdhënësit të Departamentit të Shtetit të SHBA mbi takimin Shehu - Wirth PSSH priti me interes të veçantë deklaratën e datës 2.08.1996 të zëdhënësit të shtypit të Departamentit të Shtetit të SHBA, zotit Nicholas Burns, mbi takimin e Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë Tritan Shehu me Nënsekretarin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, zotin Timothy Wirth. PSSH, në programin dhe në të gjitha qëndrimet e saj, i ka vlerësuar dhe i vlerëson marrëdhëniet Shqipëri-Amerikë në fushat politike, ekonomike, ushtarake e të tjera të një rëndësie ... të veçantë për vendin tonë. PSSH çmon lart kontributin e SHBA për vendosjen e demokracisë dhe ngritjen e institucioneve demokratike të shtetit ligjor në Shqipëri. Me këtë rast PSSH përsërit dëshirën që, edhe përmes vizitave dhe takimeve midis delegacioneve të qeverive të vendeve tona, marrëdhëniet Shqipëri-SHBA të zhvillohen më tej në shërbim të progresit të proceseve demokratike në Shqipëri dhe të sigurimit e të paqes në rajon. PSSH vlerëson kontributin e dhënë nga Departamenti Amerikan i Shtetit, Qeveria dhe Presidenti Amerikan për rivendosjen e besimit të elektoratit shqiptar tek proceset demokratike, besim që u trondit rëndë pas manipulimeve të dhunshme në zgjedhjet e 26 majit. PSSH vlerëson qëndrimin e zotit Wirth të shprehur në takim se “Besimi i SHBA-së është se stabiliteti në Ballkan mund të arrihet në rast që qeveritë e rajonit aderojnë procedura demokratike, respektojnë të drejtat e njeriut dhe vendosin një sistem gjyqësor të pavarur”. PSSH vlerëson pozicionin e palëkundur amerikan për zgjidhjen e krizës në vendin tonë, të shprehur përsëri nga Nënkryetari i Shtetit, zoti Wirth në takimin në Ministrinë e Jashtme, zotin Shehu: “Që Shqipëria të vazhdojë në rrugën e demokracisë, zgjedhjet e lira e të ndershme lokale duhet të konsiderohen si një hap i parë i indeksuar nga… (V/jon në faqen 4)

Sali Kelmendit i dalin tepër 90 mijë banorë të Tiranës

Operacione manipuluese me listat e zgjedhësve Deri të shtunën, listat e votuesve janë shpallur vetëm në 70 përqind të qendrave të votimit. Të vdekurit dhe emigrantët e Deri të shtunën, listat e votuesve janë shpallur vetëm në 70 përqind të qendrave të votimit Të vdekurit dhe emigrantët e

Zgjedhjet lokale do të sfidojnë pushtetin autoritarist të Berishës

Aktivitet intensiv elektoral i Partisë Socialiste. Sekretari i Përgjithshëm i PS Prof. Dr. Rexhep Mejdani në rrethet e Tepelenës dhe Gjirokastrës. Rexhep Mejdani: Mesazhi ynë është të ndihmojmë investitorët që të garantojnë prodhimin shqiptar. Ne kemi mundësi të prodhojmë shumë më tepër nga sa prodhojmë sot. Rexhep Mejdani: Mesazhi ynë është të ndihmojmë investitorët që të garantojnë prodhimin shqiptar. Ne kemi mundësi të prodhojmë shumë më tepër nga sa prodhojmë sot. Takime entuziaste të PS-së me pjesëmarrjen e sekretarëve të saj janë zhvilluar në Kuçovë, Poliçan, Skrapar, Gramsh, Sarandë, Delvinë etj. Faqe 2 - 3

Takim me Zv.Drejtorin Politik te Foreign Office, Dr. Emyr Jones Parry

Pritje ne selinë e PSSH Dje, Sekretari për Marrëdhëniet me Jashtë, Maqo Lakrori dhe anëtari i Kryesisë, Kastriot Islami, pritën në selinë e PSSH, Drejtorin Politik te Foreign Office, Dr. Emyr Jones Parry dhe Ambasadorin e Madhërisë së Saj në Tiranë, Andrew Tesoriere. Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime mbi zhvillimet aktuale politike dhe perspektivën e proceseve demokratike në Shqipëri. Takimi kaloi në frymën të ngrohtë miqësore. Zëdhënësi i PSSH

Të vdekurit dhe emigrantët e përtej kontinentit - të regjistruar si votues të mundshëm

Qendrave të votimit Të vdekurit dhe emigrantët e përtej kontinentit - të regjistruar si votues të mundshëm Faqe 5

Dokumenta nga manipulimi i 26 majit