12/10/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

12 tetor 1996

Besim në fitore

Takime të suksesshme të drejtuesve të PSSH Prof.Dr. Rexhep Mejdani Sekretar i Përgjithshëm i PSSH “Të gjithë së bashku të kontribuojmë me alternativa për t’a çuar Shqipërinë drejt Evropës, drejt zhvillimit, drejt rimëkëmbjes kulturore e shpirtërore” Faqe 2

Në vazhdën e manipulimeve elektorale të PD

Takim në Ministrinë e Jashtme të Norvegjisë

Sekretarja e Shtetit për Punët e Jashtme Siri Bjerke priti Kryetarin e FRESSH-it Ilir Meta Dje paradite Punët e Jashtme Siri Bjerke priti në një takim të veçantë Kryetarin e FRESSH-it Ilir Meta. Në takim u bisedua për situatën politike në Shqipëri në prag të zgjedhjeve lokale dhe për rëndësinë e organizimit të ndershëm dhe të drejtë të tyre si domosdoshmëri për vazhdimin e proceseve demokratike dhe integrimin e Shqipërisë në strukturat euroatlantike. Kjo është arsyeja theksoi në takim Sekretarja e Shtetit për Punët e Jashtme të Norvegjisë Siri Bjerke që institucionet ndërkombëtare janë mobilizuar për të realizuar vëzhgimin e duhur ndërkombëtar. Në takim u bisedua edhe për situatën në rajon. Zëdhënësi i FRESSH

Rreth debatit për fajdet: Hapja e bankave private - hapi i parë për zgjidhjen e problemit

Atakimi që ministri financave shqiptare i bëri çështjes së fajdesë shqetësoi me të drejtë masën e madhe të huadhënësve. Shqetësim i ligjshëm jo vetëm përqindra milionë dollarë të dhënë hua me përqindje por edhe për faktin se me përqindjet e fituara nga to sigurojnë mbijetesën disa qindramijë shqiptarë. Të sulmosh mekanizmin e fajdesë do të thotë të ngacmosh e të çënosh jetën e këtyre njerëzve. Ministri i Financave, zoti ... Bode, përpara se të dyshonte për fajdenë do të bënte mirë të dyshonte për reformën e “suksesshme” financiare e bankare të programeve reformuese të qeverisë Meksi. Po t’i vështrash me realizëm këto dështime, kupton jo vetëm gafat e reformës ekonomike PD-iste, por edhe stadin foshnjor të konceptimit e të realizimit të saj. Fajdeja lindi në tranzicionin e ekonomisë shqiptare nga që sistemi bankar nuk u fut në proces reformimi real (nuk u krijuan bankat private dhe për rrjedhojë, nuk u krijua ambienti i nevojshëm konkurrencial për sistem bankar), por mbeti një sistem bankar shtetëror, madje i tillë që sot është në prag të falimentimit. Ky sistem bankar anemik nuk mund të garantojë kapitalet e lira para popullatës dhe për rrjedhojë nuk mund të stimulojë zhvillimin ekonomik nëpërmjet dhënies së kredive investitorëve. PS problemin e fajdeve e koncepton duke krijuar një bazë adekuate ligjore për principet e modalitetit e funksionimit të fajdesë dhe duke ndihmuar kompanitë e mëdha shqiptare, të cilat trajtojnë edhe fajdenë, për të hapur banka private. Çdo zgjidhje tjetër apo çfarëdo lloj ngacmimi që do t’i bëhej strukturave të sotme të fajdesë do të përbënte një aventurë të rrezikshme që do të paguhej me çmim të lartë. Dhe nëqoftëse dikush duhet të paguajë, atë le ta paguajnë ideatorët e reformës financiare PD-iste, por jo disa qindramijë shqiptarë të varfër.

Pas sulmeve të Berishës flet Agim Fagu

Si shumica e shqiptarëve, edhe unë nuk e ndjek Presidentin Faqe 4

Bashkia mbron falsifikimin

Në vazhdën e manipulimeve elektorale të PD Një manipulim i jashtëzakonshëm po përgatitet me listat e zgjedhësve të kryeqytetit Ja përgjegjësit: Sali Kelmendi, Kleanthi Kekezi, Rexhep Karanici, Fatbardh Meta, Soti(r) Qirjaqi, Jeton Krifsa, Ramazan Shushku, Malva Juka, Mario Veizi, Timoleo Maho, Asim Shehu, Bashkim Xhedia, Gazmend Pasho, Jani Xhumari. Në vazhdën e manipulimeve elektorale të PD Bashkia mbron falsifikimin Një manipulim i jashtëzakonshëm po përgatitet me listat e zgjedhësve të kryeqytetit Ja përgjegjësit: Sali Kelmendi, Kleanthi Kekezi, Rexhep Karanici, Fatbardh Meta, Soti(r) Qirjaqi, Jeton Krifsa, Ramazan Shushku, Malva Juka, Mario Veizi, Timoleo Maho, Asim Shehu, Bashkim Xhedia, Gazmend Pasho, Jani Xhumari. Banorë të kryeqytetit! Verifikoni emrat në listat e votimit Faqe 3

Zonë e lirë apo e mbyllur?

Vlora e sotme ka fytyrën e pushtetit Lexoni në faqet speciale 5-6-7-8

“Kryeqyteti” i naftës hesht

Potenciale materiale e njerëzore që duhen vënë në eficencë

Lajmërim

Njoftohen të gjithë nënkryetarët e komisioneve të zgjedhjeve të rretheve dhe të Bashkive, të propozuar nga PS, të paraqiten në Selinë e KPD të PS me datën 14 Tetor, ditën e Hënë ora 10.00, për të marrë pjesë në zhvillimin e një seminari lidhur me zbatimin korrekt të ligjit të zgjedhjeve lokale. Në këtë seminar do të marrin pjesë edhe të gjithë sekretarët e Komiteteve Drejtuese të PS në rrethe. Departamenti i Organizimit Koordinimi te KPD të PS