Debati në PS: për çfarë bëhet dhe për çfarë duhet bërë
Editorial
Nuk është e rastit që debati që po zhvillohet në radhët e Partisë Socialiste ka tërhequr prej kohësh dhe ende vazhdon të mbajë ngritur vëmendjen e opinionit të gjerë brenda vendit, dhe pse jo, edhe jashtë në qarqe politike e forume prestigjoze si PSE etj. Arsyeja se përse ndodh kështu nuk është e vështirë të kuptohet. PSSH si forca politike më e organizuar dhe më e madhe në vend, dukë qenë edhe zëri i parë i opozitës progresive është bërë shprehëse e interesave të të gjithë atyre që luftojnë për demokraci e progres, kundër totalitarizmit, kundër dhunimit të institucioneve të votës së lirë, kundër shkeljes dhe nëpërkëmbjes së të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.
Jo vetëm socialistët, por edhe shumë më tepër se ata, ngaqë shpresojnë tek Partia Socialiste, nuk mund të qëndrojnë indiferentë kur vërejnë se debati jo rrallë degjeneron nga individë të veçantë në luftë për karrige, shprehur përmes akuzash, objeksionesh pa asnjë bazë, që dëshmojnë se nuk kemi të bëjmë me oponencë, por me nihilizëm e meskinite të sëmurë.
Cilat janë disa nga “tezat” për të cilat po flitet shumë? Rezultati i zgjedhjeve lokale ishte produkt i dhunës dhe manipulimit të regjimit, apo humbje që buron nga Mocioni i kryetarit të PSSH-së Fatos Nano? Të mbahet apo të mos mbahet Kongresi i Jashtëzakonshëm i partisë, të japë dorëheqje apo jo kryesia, të marrin pjesë apo jo anëtarët (Vijon në faqen 2)
Ja si do t’i shpërndaj paratë...
Sudja një ditë para datës së premtuar. Klientët në ankth?!
Për të gjithë ata që nesër presin të marrin paratë, flet Sudja në “Zërin e popullit”: “Kthimin e lekëve do ta nis aty ku e lashë ... dhe do të zgjasë deri në shkurt të vitit që vjen”
Për të gjithë ata që nesër presin të marrin paratë, flet Sudja në “Zërin e popullit”:
“Kthimin e lekëve do ta nis aty ku e lashë ... dhe do të zgjasë deri në shkurt të vitit që vjen”
Faqe 6
Ne nuk duam t’u japim njerëzve para verbërisht
Bankë amerikane në Tiranë
“Një qeveri demokratike u jep njerëzve liri për të investuar, por është njëkohësisht përgjegjësi e saj të mbrojë njerëzit e thjeshtë për gjëra që janë të rrezikshme e me pasoja”
Faqe 7
Vendin e kokë-fortësisë duhet ta zërë arsyeja
Të bësh vendin me kushtetutë në rrugë institucionale, nuk është gjunjëzim, por forcë e madhe morale
Faqe 3
Hetojnë pistat e përbashkëta të mafias italiane e asaj shqiptare
Ekspertë të antimafias italiane në Tiranë
Faqe 8
Ruaj brenda spirales, filozofinë time të artistit
Intervistë me “piktorin e popullit” Vilson Kilica
Faqe 9
Meksi jashtë nga Qeveria
Pas takimit të djeshëm
Meksi - Xheka, Azem Hajdari sulmon Kryeministrin
Ballë për ballë
Meksi:
Rritja e inflacionit ka ardhur nga liberalizimi i çmimit të bukës, zëvendësimi i tatimit të qarkullimit me tatimin mbi vlerën e shtuar, si dhe tejkalimi i deficitit buxhetor të parashikuar për këtë vit. Dy faktorët e parë, që në vetvete janë masa pozitive, mendohet se kanë dhënë një efekt të drejtpërdrejtë në indeks prej 7-8%, ndërsa pjesa tjetër është nga tejkalimi i shpenzimeve buxhetore
Berisha:
Ka një problem ekonomik që është shqetësues, realisht shqetësues, është deficiti buxhetor. Kjo rritje nuk është rezultat i shpenzimeve, për këtë ju siguroj se nuk janë rritur shpenzimet nga ana e qeverisë, gjë e cila do të kishte një domethënie shumë të keqe, se një qeveri që krahason jashtë ligjit, një qeveri që tejkalon përcaktimet apo regjimet për konsum është një qeveri jo ekonomike, është një qeveri, e cila nuk premton
Faqe 4-5
Raport i përkohshëm për Shqipërinë
Në Këshillin e Europës
Dje është mbledhur në Paris Komiteti Juridik i Këshillit të Evropës, i cili ka shqyrtuar Raportin për Shqipërinë, për shkallën e realizimit prej saj të angazhimeve dhe detyrimeve që rrjedhin nga anëtarësimi në KE një vit e gjysmë më parë.
Mbledhja në të vërtetë ka miratuar vetëm një raport të përkohshëm për Shqipërinë, duke e lënë për më 20 janar shqyrtimin dhe miratimin e një raporti të plotë për Shqipërinë. Kjo, sipas zotit Kolumberg, ka ardhur për arsye të kohës së pamjaftueshme për hartimin e një raporti përfundimtar.
Njoftohet gjithashtu se delegacioni shqiptar, i kryesuar nga Genc Pollo, ku mungonin përfaqësuesit e opozitës, e ka miratuar në parim raportin e përkohshëm, por ka patur kundërshtime për formulimin të tij lidhur me gjendjen e shtypit në Shqipëri dhe lidhur me procedurën e emërimit të Kushtetutës.
Korresp. / “Zëri i popullit”
Delegacioni i PSSH-së përfundoi vizitën në SHBA
Dje u kthye në atdhe, pas vizitës njëjavore në SHBA, delegacioni i PSSH, i kryesuar nga Sekretari i Përgjithshëm Prof. Dr. Rexhep Mejdani, në përbërje të të cilit ishte edhe Sekretari i Marrëdhënieve me Jashtë, Mago Lakrori.
Në aeroportin e Rinasit delegacioni u prit dhe nga Sekretari i Marrëdhënieve Publike, Pandeli Majko, anëtari i Kryesisë së PSSH-së, Kastriot Islami.
Zëdhënësi i PSSH