Në përshëndetjen drejtuar deputetëve të dalë nga vota e grabitur e 26 majit
Nuk vjen papritur fjala e përsëritur e Presidentit Sali Berisha që deputetët e opozitës socialiste të zënë vend në Parlament, të cilin ai e ka artikuluar edhe më herët teksa ka përshëndetur deputetët e dalë nga votat e grabitura të 26 Majit, aq sa tek shumëkush ka lënë përshtypjen se duke vetë ceremoninë e organizuar për të mikluar socialistët. Por nëse socialistët nuk kanë asnjë dilemë në lidhje me vendimin e marrë të cilin ua imponoi vetë regjimi i Berishës me dhunimin zgjedhjeve të lira dhe me barbarinë që demonstroi më 26 Maj, na vjen keq që artikli i gjithë kësaj maskarade elektorale shprehet ende, teksa shprehet duke u lutur se “E ndjejmë shumë mungesën e tyre”, apo kur kërkon t’u mbushë mendjen se për të thënë fjalën në parlament nuk ka rëndësi numri. Jo zoti President! Socialistët respektojnë vullnetin e popullit, dhe për aq kohë sa ju nuk ngjeni as më të voglën shenjë të pendesës për atë që keni bërë, për sa kohë ju vazhdoni të trumbetoni legjitimitetin falls të një parlamenti realisht ilegal, askush prej tyre nuk do t’i kundërvihet vullnetit të popullit të shprehur më 26 Maj, por që ju e fyesni në rrugë të pandershme dhe antidemokratike. Nevojën e socialistëve ju duhet ta ndjeni atëherë kur ata ju drejtoheshin sinqerisht që të shkëputeshit nga roli i partizan fanatik dhe të ushtronit funksionin tuaj kushtetues si simbol i unitetit të popullit shqiptar, kur ju bënin thirrje të përgjegjshmërisë për të pranuar verdiktin e sovranit dhe jo për ta falsifikuar atë. Ajo që thoni sot nuk ka dukjen e sinqertë, për vendosjen e një bashkëpunimi, për të kombinuar mënyrën e popullit. Për të bashkëpunuar me parlamenti e dalë nga një rrugë kriminale, për të ridhënë atë mundësi që ju rrezikoheni nga pozicioni i Presidentit, për vetëm këshilla mund të bëni legjitim. Socialistët respektojnë institucionet e demokracisë, por respektojnë edhe institucionin e Presidentit. Për aq kohë sa ai është në shërbim të demokracisë dhe interesave të atdheut dhe kombit, për aq kohë sa garanton edhe mbrojtjen e të drejtave e njeriut, lirive politike të opozitës, për aq kohë sa ai është institucion legjitim.
Zhurmë antikrim[i?]
Krimi dhe korrupsioni në Parlament
Zhurmë antikrimi
Shumë mirë që miratohen ligje të reja, po ato ekzistuese përse nuk janë zbatuar?!...
Faqe 3
“E ndjejmë shumë mungesën e tyre?...”
Nga Vaçja - mbretëreshë e këngës, tek Elsa Lila, një zbulim...
Pasfestival
Dizinformacion e shpifje në adresë të PSSH të emetuara në teletekstin e ATSH-së
Prej më se 3 ditësh në teletekstin shqiptar jepen lajme të deformuara e deri shpifje mbi zhvillimet në PSSH të cilat pretendojnë se janë marrë nga “Gazeta Shqiptare”.
Natyrisht hartuesit e teletekstit të ATSH-së paraqesin në formë “të përshtatshme” disinformacionin dhe shpifjet e “Gazetës Shqiptare” pa u interesuar të konfirmojnë saktësinë e tyre nga burime të tjera.
Informacioni i “Gazetës Shqiptare” është i pasaktë ose i deformuar me synime të qarta diversive kundër PSSH-së. Veprime të tilla nuk bëjnë përgjegjës të gjithë stafin e kësaj gazete por ndonjë gazetar të veçantë të sektorit politik i cili në mënyrë të qëllimshme, disa herë rresht jo vetëm që deformon informacione, por saj(on) në lajme deri edhe shpifje për qëllime të caktuara, duke cenuar kështu edhe pavarësinë e vetë gazetës.
Në lajmin e ditës së diel të dhënë nga teleteksti mbi bazën e një artikulli të “Gazetës Shqiptare” shpifet në adresë të Sekretarit të Përgjithshëm të PSSH-së, sikur gjoja Prof.Dr.Rexhep Mejdani në një takim konfidencial me Musa Ulqinin i paska thënë: “Po” një kërkese për dorëheqje ndaj kryesisë së PSSH. Kjo shpifje bëhet me qëllime të qarta diversive pikërisht disa ditë para mbledhjes së KPD të PSSH dhe për të krijuar efekte në favor të tezës së dorëheqjes së Kryesisë, me shpresë që më pas PSSH të futet në një gjendje kaotike, pas së cilës të pritet edhe një Laço-parti tjetër.
PSSH hedh poshtë me neveri të tilla shtrembërime dhe shpifje në adresë të drejtuesve të saj dhe i kërkon stafit të “Gazetës Shqiptare” që të mos lejojë më të tilla disinformime nga individë të veçantë të saj. PSSH shpreson në pavarësinë e kësaj gazete tashmë të njohur prej opinionit publik shqiptar.
Gjithashtu PSSH duke qenë e hapur për informacione ndaj Agjencisë Telegrafike Shqiptare, e cila përgatit teletekstin në RTV, i kërkon asaj që në të ardhmen të verifikojë lajmet që lidhen me PSSH duke i krahasuar ato me të dhënat nga burimet direkte të kësaj të fundit.
Zyra e shtypit dhe informacionit e PS
Pasfestivali
Dizinformacion e shpifje në
550 studentë të Prishtinës i drejtohen me 9 kërkesa urgjente Presidentit Rugova
Faqe 9
Lajmërim
Lajmërohen anëtarët e Komitetit të Përgjithshëm Drejtues të Partisë Socialiste të Shqipërisë se mbledhja e KPD do të zhvillohet ditën e enjte, më 26 dhjetor 1996 ora 10.00 në selinë e PSSH.
Kryesia e PSSH