22/01/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

22 janar 1997

Ndalohet nga policia presidenti i “Gjallicës”

Ndërsa klientët presin të marrin paratë: Kujt duhet t’i drejtohen mijëra qytetarë që kanë futur të ardhurat e tyre tek kjo kompani?!... Ndërsa klientët presin të marrin paratë: Ndalohet nga policia presidenti i “Gjallicës” Kujt duhet t’i drejtohen mijëra qytetarë që kanë futur të ardhurat e tyre tek kjo kompani?!... Lajmin për ndalimin nga policia të presidentit të kompanisë “Gjallica”, Fitim Gërxhaliu, e bëri të ditur mbrëmë nëpërmjet “Zërit të Amerikës” zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Ndrekë Gjini.

Shteti skërmit dhëmbët

Mitingu i 19-janarit - 54 veta në gjykatë Ndjekje penale për opozitën nën akuzën për grumbullim të paligjshëm Mitingu i 19-janarit - 54 veta në gjykatë Shteti skërmit dhëmbët Ndjekje penale për opozitën nën akuzën për grumbullim të paligjshëm Gjykata e Tiranës kryen edhe një veprim tjetër të turpshëm; në vend që të nxjerrë përpara ligjit kriminelët që gjakosën popullin, dënon qytetarët e pafajshëm, të cilëve shteti pasi u vodhi paratë, kërkon t’u mbyllë edhe gojën. Rrezhohet para trupit gjykues alibia e bojës, ngritur nga njerëz të regjimit të diskredituar dhe transmetuar nga jeniçerët perversë të Televizionit Shqiptar Faqe 2-3

Luniku akuzon Qeverinë

“Për fajdet kemi informuar që në vitin 1994. Që në mars të 1996 qeveria ka bllokuar ligjin për pastrimin e parave dhe atë për fajdet” Faqe 7

Kërkohet ndjekje penale për ushtruesit e dhunës

Në Prokurorinë e Tiranës: PSSH i është drejtuar Prokurorisë së Tiranës me kërkesë për ndjekje penale ndaj disa drejtuesve kryesorë të Ministrisë së Brendshme, Drejtorisë së Policisë dhe të komisariateve të Tiranës, të cilët drejtuan dhe udhëhoqën ushtrimin e dhunës në mitingun paqësor në sheshin “Skënderbej” më 19.01.1997 dhe ndalimet e paligjshme gjatë natës pasuese. Korresp. “Zëri i popullit”

Mitingje paqësore proteste

Në vazhdim të mbështetjes së protestave mbarëpopullore për shkak të thellimit të krizës së fajdeve Në Tiranë: Të premten më 24 janar 1997 ora 16.00 në aneksin e stadiumit “Selman Stërmasi” (Dinamo) Në Durrës: Të enjten më 23 janar 1997 ora 16.30, në sheshin para pallatit të kulturës “Aleksandër Moisiu”

Faqe 3 Faqe 7