Qeveria - piramida më e madhe e vjedhjes dhe e mashtrimit
Populli nuk ka besim se krizën e thellë mund ta zgjidhin ata që e shkaktuan
Thirrje e PSSH
Tanimë dyfytyrësia e politikës së PD-së ka marrë pamje të plotë. Dje liderët e saj ishin ata që ofruan garanci politike dhe ekonomike për depozituesit e fondacioneve, duke e deklaruar “huamarrjen” si një “akt intim dhe individual”. Sot PD-ja heq maskën për të vënë “maskën” tjetër, që është ajo e “shpëtimtarit të situatës” për të shpëtuar paratë e popullit.
Në rrethanat e krijuara shteti duhet të marrë të gjitha masat për të mos lejuar që paratë e popullit të dalin jashtë kufijve të vendit, siç mund të ketë ndodhur edhe më parë.
PSSH bën thirrje të gjitha subjekteve politike, të majta e të djathta, intelektualëve, studentëve dhe gjithë opinionit publik që të japin kontributin e tyre në zgjidhjen e situatës mjaft të vështirë të krijuar nga qeveria e keqe e PD-së!
Lexoni në faqen 3
Policia jep leje
Mitingje proteste
Tiranë: Të dielën më 26 janar 1997 ora 11.00 në aneksin e stadiumit “S. Stërmasi” (Dinamo)
Vlorë: Të dielën më 26 janar 1997 ora 11.00 në Sheshin e Flamurit
Korçë: Të dielën më 26 janar 1997 ora 11.00 në stadiumin “Skënderbeu”
Fushë - Krujë: Të dielën më 26 janar 1997 ora 10.00 në qendër të qytetit
Parlamenti i votave të vjedhura firmos vjedhjen e parave të popullit
Piramidat në parlament, si minareja në thes
Faqe 6
Shpërthejnë protestat
Shkodër, Durrës, Elbasan, Kukës
Shpërthejnë protestat
Poshtë qeveria!
Poshtë bajdutët!
Policia është me ne!
Duam paret tona!
Faqe 5
Nga protesta në qytetin e Durrësit (Foto: ROJTER)
PSSH kërkon:
Deklaratë e Kryesisë së PSSH për zgjidhjen e krizës së fajdeve
Dorëheqjen e qeverisë aktuale dhe formimin e një qeverie teknike ekspertësh me konsensusin e një tryeze të të gjitha partive politike të ngritur posaçërisht për këtë qëllim.
Deklaratë e Kryesisë së PSSH për zgjidhjen e krizës së fajdeve
PSSH kërkon:
Dorëheqjen e qeverisë aktuale dhe formimin e një qeverie teknike ekspertësh me konsensusin e një tryeze të të gjitha partive politike të ngritur posaçërisht për këtë qëllim.
Ndaj kësaj qeverie teknike PS ka këto kërkesa:
1. Të normalizojë gjendjen dhe të zgjidhë kërkesat e ligjshme të qytetarëve lidhur me fajdet në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe në veçanti të ligjit për procedurat e falimentimit. Për këtë të administrojë në favor të shtetasve fondet dhe pasuritë e paluajtshme të firmave të falimentuara me ndihmën edhe të Komiteteve të Kreditorëve.
2. Të vihen para përgjegjësisë penale drejtuesit e Bankës Qendrore dhe të Bankave Shtetërore të nivelit të dytë, të cilët kanë lejuar që në juridiksionin e tyre të kryhet veprimtari jashtë kontrollit bankar.
3. Organet e specializuara të shtetit të kontrollojnë dhe të bëjnë publike shumat e përfituara prej partive politike, administratës shtetërore, bankave dhe spon-sorizimeve të tjera si dhe të përcaktojnë fondet e shpër-doruara që duhet të kthehen në favor të qytetarëve.
4. Të llogariten dhe t’u akordohen qytetarëve interesat e depozitave të tyre të ngrira në llogaritë e firmave pranë bankave.
5. Të bëjë të mundur përpilimin e buxhetit të shtetit për vitin 1997 dhe administrimin financiar të vendit.