Miting i madh proteste
Sot në Tiranë, ora 11.00 tek sheshi i stadiumit “Selman Stërmasi”
Ftohet i gjithë populli i Tiranës në mitingun e protestës paqësore mbarëpopullore
Proteste paqësore në “Kryeqytetin e fajdeve”
Vlorë: Policia i jep leje për sheshin e Flamurit
Korçë: Sot ora 11.00 në stadiumin “Skënderbeu”
Fushë - Krujë: Sot ora 10.00 në qendrën e qytetit
Peshkopi: Nesër ora 11.00 përpara Hotel “Korabi”
Vlorë: Policia i jep leje për sheshin e Flamurit
Proteste paqësore në “Kryeqytetin e fajdeve”
Sot ora 11.00
Korçë: Sot ora 11.00 në stadiumin “Skënderbeu”
Fushë - Krujë: Sot ora 10.00 në qendrën e qytetit
Peshkopi: Nesër ora 11.00 përpara Hotel “Korabi”
Qeveria në panik
Faqe 4
Loja e humbur e Berishës
Siç dihet vija politike e Sali Berishës dhe e qeverisë së drejtuar prej tij, ka qenë pa asnjë ndryshim e vendosur dhe me shumë agresivitet e kundërreagime për të mashtruar çdo ditë me propagandën e saj të pavlerë mbarë opinionin vendas dhe të huaj. Kjo propagandë dhe kjo taktikë e qeverisë nuk arriti dhe është i sigurtë dështimi. Kështu ndodhi dhe me reagimin e qeverisë ndaj mitingut më të madh paqësor që u zhvillua ditën e shtunë në Vlorë. Mitingu i 11.00 u zhvillua sipas të drejtës së njeriut dhe të qytetarit për të protestuar ndaj mashtrimeve dhe grabitjeve që kanë ndodhur në vendin tonë.
Qytetarët e revoltuar dhe të mashtruar nga qeveritë e një pas njëshme u mblodhën në parkun e Sheshit të Flamurit, ku para tyre u shprehën shumë oratorë. E me qetësi, pa asnjë lloj organizimi as veprimi të dënueshëm, ata qëndruan me qindra e mijëra deri sa përfundoi kjo protestë madhore.
Aq sa nuk ka asnjë vend për t'u habitur, përse qeveria u zgjua e shqetësuar, duke parë një situatë aq të qartë ku çdo njeri e kuptonte se pakënaqësia dhe protestat e popullit kundër kësaj qeverie dhe shteti autoritar e policor janë në rritje dhe se kjo zemëratë e rebelim do të shtrihet në gjithë vendin.
Po si reagoi qeveria? Natën dhe ditën me shpifje e mashtrime publike, me deklarata të turpshme për gjoja ndonjë grup socialdemokratësh, deklarata të kryetarit të Grupit Parlamentar, e deri të ndonjë ish-sekretari të organizatës së partisë në Ndërmarrjen Bujqësore “8 Nëntori”, me zëra nga drejtues të vegjël të pushtetit lokal, etj., që me kurrfarë të drejte e janë marrë me denoncimin e protestës paqësore, të cilën e kanë quajtur vandalizëm dhe thyerje e qetësisë së qytetit.
Pa u ndalur në këtë çmenduri të Berishës e qeverisë, duhet të kujtojmë me vend qetësinë në Vlorë, e cila nuk do ta harrojë kurrë këtë protestë madhështore, sepse flet qartë për revoltën kundër politikës së mashtrimit dhe grabitjes.
Ndërsa në Tiranë, në qendër të sulmeve qëndroi sërish opozita, me akuzat bajate e tashmë pa efekt. E ne po i themi z.Berisha dhe militantëve të tij se për këtë gjendje katastrofike dhe humbjen e besimit te qeveria dhe qeverisja juaj, fajtori kryesor jeni ju dhe ata që ju ndjekin verbërisht.
Kjo është loja e humbur e Berishës dhe e qeverisjes së tij.
SP. P.
Interesat e loby-t krejtësisht individual, cenuan punën e përlypshme të PSSH-së
Jemi kundër djegjeve dhe shkatërrimeve dhe pro protestave popullore
- Cilët janë popullorët që u shkëputën te PS për t'u kthyer te loby-tit vendit?
Qëndrimi i Partisë Socialdemokrate të Shqipërisë ndaj krizës së rëndë politike, ekonomike e sociale të shkaktuar prej skemave piramidale, ka patur në qendër të veprimtarisë së vet denoncimin e qeverisë dhe të Presidentit Berisha si përgjegjësit kryesorë për gjendjen e krijuar.
Në emër të përgjegjësisë politike, por, është insistuar dhe në t'i refuzojmë me vendosmëri shprehjet e antiklerikalizmit, dhunës e të kundërvënies verbale për të cilat nuk kanë reshtur të spekulojnë armiqtë e demokracisë. Për ne, ngjarjet në Vlorë e në qytete të tjera të Shqipërisë, ishin dhe mbeten denoncim konkret i qeverisjes së dështuar berishiane. Shteti i së drejtës nuk mund të pranojë që qytetarët e vet të bien viktima të trafikantëve e mashtruesve ordinerë, që u zhvaten me skema të tilla kursimet e mundit të tyre. Prandaj, ne jemi kundër akteve të dhunës e të shkatërrimeve dhe jemi haptas për protestat popullore.
Pavarësisht disa deklaratave, pyetjes së organizuar ndaj PS-së për të njollosur luftën e saj politike, me gjasa ndaj opozitës e me gjepura të qëllimshme po radikalizohen sipas mendjes së tyre me konceptet asaj të pozitës pluraliste.
Loja e humor e Berishës
faqe 3
“Fajdet” djegin Shqipërinë
Banka Lushnja, Tepelenë, Kuova, Gjirokastër, Pogradeci, Kavaja, Belshi, Cërriku, Peqini përfshihen nga protesta
Faqe 3-5
Në seancë e PSSH:
Takim me ambasadorin e Turqisë
Sekretari i Marrëdhënieve Ndërkombëtare pranë Kryesisë së PSSH, Pëllumb Xhufi ka pritur të shtunën ambasadorin e ngarkuar me punë të Republikës së Turqisë në vendin tonë, z. Aydin Oktar. Në takim, pas shkëmbimit të mendimeve rreth situatës aktuale, u shprehën shqetësimet e ndërsjella për zhvillimet në vend. Gjithashtu përfaqësuesi i lartë i Turqisë vlerësoi qëndrimin e PSSH për stabilitetin e vendit, por theksoi rëndësinë e organizimit dhe mbajtjes së mitingjeve dhe manifestimeve popullore me maturi. Në takim z. Xhufi vlerësoi se lëvizjet e fundit e spontane të popullit janë, pasojat e skemave piramidale, shkaktues të drejtpërdrejtë të degradimit të ekonomisë dhe të jetesës së qytetarëve, si dhe të destabilizimit të vendit.
Ai nënvizoi rolin e moderuar dhe konstruktivist të PSSH në përpjekjet për mbrojtjen e vlerave dhe interesave kombëtare. Z. Xhufi nënvizoi se në çdo rast janë mbrojtur dhe garantuar të drejtat e njeriut dhe të qytetarëve sipas normave ndërkombëtare.
Faqe 7